-
Iran, pas 5 vitesh e dënuar Zaghari-Ratcliffe i hiqet byzylyku elektronik, të dielën tjetër sërish para gjykatës
Nazanin Zaghari-Ratcliffe u lirua nga byzylyku elektronik pasi vuajti një dënim me pesë vitesh në Iran, tha një deputet britanik i cili foli me familjen e saj, por ajo është thirrur përsëri në gjykatë të Dielën e ardhshme.
7 Mars 2021, 14:33 -
Rusia dhe Irani, ndër shtetet kyçe që praktikojnë shtypjen jashtë shtetit
Rusia dhe Irani janë renditur në mesin e shteteve më autoritare në botë, duke shtrirë taktikat e tyre të shtypjes edhe në shënjestrat jashtë shtetit, është thënë në raportin e ri të organizatës Freedom House.
4 Shkurt 2021, 14:41 -
Joe Biden dhe marrëveshja bërthamore me Iranin
Me ardhjen e Joe Bidenit në pushtet, të gjitha palët e marrëveshjes bërthamore duan të merren sërish me të. Irani kërkon që të qëndrojë tek marrëveshja e vjetër. Por ka mundësi që Perëndimi të kërkojë më shumë se kaq. Nuk do jetë e lehtë t'i kthehesh një marrëveshjeje që kërkoi vite me radhë që të arrihej dhe u sabotua jashtë çdo rregulli menjëherë pasi u arrit, por presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së Joe Biden ka treguar interes të merret me të. Irani e mirëpriti këtë gjë.
23 Dhjetor 2020, 10:34 -
Irani ekzekuton gazetarin për nxitje të protestave masive
Irani ka ekzekutuar gazetarin Ruhollah Zam, i dënuar për shpëndarjen e orareve të protestave dhe të dhënave të turpshme për zyrtarët iranianë në faqen e tij të internetit, në kohën kur vendin e kishte përfshirë një valë e gjatë protestash antiqeveritare.
12 Dhjetor 2020, 10:11 -
Kush ishte Mohsen Fakhrizadeh, shkencëtari iranian i ekzekutuar, 'babai' i armëve bërthamore
Shkencëtari ushtarak iranian, Mohsen Fakhrizadeh, i vrarë gjatë një sulmi në periferi të Teheranit më 27 nëntor, nga inteligjenca perëndimore është parë gjerësisht si arkitekti i përpjekjeve klandestine të Iranit për të zhvilluar armë bërthamore. Fakhrizadeh u varros më 30 nëntor, në ceremoninë mortore të të cilit morën pjesë zyrtarë të lartë iranianë, përfshirë ministrin e Mbrojtjes, Amir Hatami.
30 Nëntor 2020, 19:31 -
(Video) Sulmi me mitraloz ndaj shkencëtarit iranian zgjati 3 minuta
Mediat iraniane kanë shpërndarë momente të vrasjes së shkencëtarit bërthamor iranian të premten në lindje të Teheranit duke u qëlluar nga një mitraloz me telekomandë që operonte nga një makinë tjetër, sulm i cili zgjati të paktën 3 minuta.
30 Nëntor 2020, 15:23 -
Varroset në Iran shkencëtari bërthamor Fakhrizadeh
Një një atmsosferë tejet të tensionuar është zhvilluar sot ceremonia e varrimit të shkencëtarit të lartë bërthamor iranian, Mohsen Fakhrizadeh, i cili u vra në një sulm, për të cilin Teherani e ka fajësuar armikun e tij të madh, Izraelin
30 Nëntor 2020, 11:37 -
Numri dy i Al Kaidës u vra nga operativët izraelit
Numri dy i Al Kaidës grupit terrorist islamik me lider të parë Osama Bin Laden, i akuzuar për ndihmën e organizuar të bombardimeve në vitin 1998 të dy ambasadave amerikane në Afrikë, u vra në Iran më 7 gusht nga operativët izraelitë me urdhër të Shteteve te Bashkuara.
14 Nëntor 2020, 11:45 -
Irani kundër marrëveshjes Izrael- Emiratet e Bashkuara: Është bërë që Trump të fitojë zgjedhjet
Presidenti i Iranit Hassan Rouhani ka thënë në një deklaratë zyrtare se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bërë një "gabim të madh" në arritjen e një marrëveshje për normalizimin e lidhjeve me Izraelin.
15 Gusht 2020, 15:59 -
Myslimanët në botë Bajram në shtëpi/ Në Afganistan talibanët shpallin armëpushim 3 ditor
Myslimanët festojnë sot fundin e Ramazanit mes thirrjeve për vigjilencë për të shmangur një rikthim të pandemisë, ndërsa Europa vazhdon të lehtësojë kufizimet duke lejuar, ashtu si në Francë, rifillimin e shërbimeve fetare.
24 Maj 2020, 15:19 -
Iran, 19 marinarë të vdekur dhe 15 të plagosur gjatë një aksidenti në manovrat luftarake në Gjirin e Omanit
Nëntëdhjetë marinarë iranianë vdiqën dhe 15 të tjerë u plagosën në një aksident të shkaktuar gjatë disa manovrave luftarake në det, në Gjirin e Omanit, jashtë Gadishullit Arabik
11 Maj 2020, 09:49 -
Koronavirusi/ Me 793 viktima në 24 orë, Italia në ditët e saj dramatike. Piku i infeksioneve ndoshta pas 2 javësh. 11,942 të vdekur në të gjithë botën
Shkon në 4,825 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali, ndërsa 793 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit. Ky është numri më i lartë i të infektuarve brenda një dite, i arritur deri tani. Sipas të dhënave të fundit nga autoriteti shëndetësor ka arritur në 53.578 numri i përgjithshëm i të infektuarve. Një rreze drite në errësirën që ka kapluar vendin ditën e sotme ishte numri i përgjithshëm i të shëruarve, 943 duke kaluar numrin e të vdekurve 793.
21 Mars 2020, 09:19