-
Carlo Bollino: Dosja Partizani, SPAK zbulon edhe mijëra metra katrorë që dhëndri dhe trashëgimtarët i morën dhe s’i paguan Shtetit
Pas skandalit të privatizimit të Klubit Partizani nuk fshihen vetëm procedurat për të lehtësuar dhe abuzimet që Sali Berisha dhe qeveria e tij bënë për të favorizuar Jamarbër Malltezin e për të bërë të fitonte shumë milionë euro edhe pse ishte pronari i vetëm 113 metra katrorëve tokë. Në dosjen e SPAK hidhen hipoteza për abuzime me sipërfaqen e kthyer trashëgimtarëve dhe mbi vlerën që i duhej paguar në të vërtetë Shtetit.
28 Tetor 2023, 17:48 -
Djemtë e Hemingway Tirana dhe “Ulkonja” e hekurudhës shqiptare
Eljan Tanini solli në “Esencë” në Report TV historinë mbresëlënëse të restaurimit të një prej lokomotivave historike të Shqipërisë, kryer me përkushtim dhe pasion nga vëllezërit Sukaj të Club Hemingway Tirana. Me detaje që nuk duhen humbur!
15 Tetor 2023, 12:20 -
Carlo Bollino: Kukësi, ja pse në më pak se 4 muaj Berisha përgjysmoi mbështetësit e tij
Në asnjë nga dy votimet e Kukësit Partia Demokratike e Lulzim Bashës nuk luajti asnjë rol, as në favor dhe as kundër Berishës. Thjesht nuk mori pjesë në garë. Dhe kjo tregon një herë e përgjithmonë që nga 2013 deri më sot, ka qenë gjithnjë dhe vetëm Sali Berisha shkaktar i humbjes së opozitës, jo Lulzim Basha.
25 Shtator 2023, 20:56 -
Carlo Bollino: Dy fjalë për Ramën, kullën dhe Klanin Berisha
Prej ditësh mediat po diskutojnë për kullën gjigante të quajtur ‘Mali i Tiranës’, e cila do të ngrihet në vend të asaj që prej dekadash njihej si gropa e Hajdin Sejdisë. Dhe ashtu siç ndodhi me gropën tashmë i takon kullës të ngrejë polemika të mëdha.
12 Gusht 2023, 15:40 -
Carlo Bollino: Fakte të reja/ Kush i mban të prishura në QSUT aparatet që mund t’u shpëtojnë jetën falas shqiptarëve?!
Pas editorialit të dy ditëve më parë, përmes të cilit denoncova turpin e një shëndetësie private që merr dhuratë nga Shteti një terapi jetëshpëtuese siç është trombectomia, më erdhën shumë informacione shtese.Dhe në këtë mënyrë zbulova se gjëndja është edhe më e rëndë nga sa shkruajta.
2 Gusht 2023, 14:34 -
Carlo Bollino: Ato 6 orë dhe 20.000 euro për të shpëtuar jetën, nga QSUT në trotuarin përballë
Rasti i Genci Fugës tregon se skandalet nuk ndodhin vetëm në tenderat e bërë. Ndonjëherë skandalet janë edhe në tenderat që nuk bëhen. Përse QSUT nuk i ka blerë aparatet e duhura për t’u pajisur me trombectomi si mjete jetëshpëtuese? A ekziston një lidhje mes kësaj neglizhence dhe rreth 600.000 eurot që Spitali Amerikan fiton çdo vit nga ky monopol, që është vetëm një pikë në mes të detit të favorizimeve që vazhdon të përfitojë? Sepse në të vërtetë trombectomia nuk është i vetmi monopol që Shteti i ka dhuruar shëndetësisë private duke ja pasuruar xhepat.
31 Korrik 2023, 17:58 -
Carlo Bollino: Sa herë që Berisha humb, Shqipëria moderne dhe europiane feston
Kishin të drejtë si Sali Berisha, ashtu dhe Ilir Meta që bënë rekurs kundër rezultatit të votimeve në Rrogozhinë. Ajo diferencë prej vetëm 21 votash në favor të kandidatit socialist, fituar me 14 maj, nuk mund të ishte e vërtetë. Dhe në fakt, dje u rivotua dhe diferenca u zmadhua me 1700 vota.
24 Korrik 2023, 13:35 -
Carlo Bollino: Berisha nuk ka frikë se investigimet e mia i përdor Anglia apo SHBA, më demonizon se po i përdor SPAK
Pavarësisht faktit se si i kanë përdorur amerikanët dhe anglezët, ato investigime me dokumente dhe dëshmi, përmbajnë provën e pakundërshtueshme të korrupsionit të Sali Berishës dhe të familjes së tij që edhe SPAK po përdor tani në hetimet që po kryen. Eshtë vetëm kjo arsyeja që e shtyn Berishën të më demonizojë dhe të më transformojë në obsesionin e tij
17 Korrik 2023, 19:55 -
Berisha ‘non grata’ nga Britania, Baçi: S’ka pasur fakte, shpifje! Muça: Sot s’dha asnjë provë, vetëm sulmoi Carlo Bollinon e mediat për investigimet serioze
Sulmi i kamufluar si fakt, ka qenë strategjia e vjetër e prezantuar si e re nga ish kryeministri Sali Berisha për të argumentuar damkosjen ‘Non Grata’ nga vendet më të zhvilluara të globit SHBA e Britani e Madhe. Për të justifikuar akuzat për minim demokracie e korrupsion madhor, Berisha sot prezantoi një raport ku sulmonte median e lirë Shqiptarja.com e Report Tv dhe botuesin Carlo Bollino.
17 Korrik 2023, 18:47 -
Nderi që i bëri sot Berisha gazetarit Bollino duke e sulmuar për ‘non grata-n’
Carlo Bollinon e njohin të gjithë. Është një gazetar i sprovuar që ka sjell risi në mediat shqiptare dhe ka qenë një shkollë gazetarie për Shqipërinë tonë që nga vitet 90. Sepse ai vinte nga shkolla italiane ndërsa ne ishim të verbër nga propaganda diktatoriale
17 Korrik 2023, 16:37 -
Ja pse sulmoi sot Sali Berisha Carlo Bollinon! Investigimi i Report TV për aferat serbe të tij me Damir Fazlliç dhe milionat e eurove në studion e Argitës nga Lazareviç
Fakt është që Report TV dhe Shqiptarja.com janë mediat të cilat kanë denoncuar me fakte dhe dokumente, falë investigimeve tepër serioz lidhjet e Berishës me Damir Fazllic. që vlen si dokument historik për të njohur se fytyrën e vërtetë të ish kryeministrit.
17 Korrik 2023, 15:46 -
Carlo Bollino: Pas dorëheqjes së deputetit dhe spastrimeve në polici, ministri Çuçi duhet të paktën të kërkojë falje*
Ndërkohë Ministria që i ka dhënë leje për guroren dhe përdorimin e eksplozivit ka për detyrë të nisë një inspektim për të verifikuar nëse janë respektuar të gjitha kushtet.
8 Korrik 2023, 18:10 -
Carlo Bollino: Ekziston një lidhje mes MEK, Berishës dhe sulmit hacker kundër Shqipërisë? Ja disa fakte
Eshtë e mundur që sulmet kundër institucioneve shqiptare të kenë nisur pikërisht nga kampi i Manzës për t’ja kaluar përgjegjësinë qeverisë së Teheranit? Në luftë quhet “false flag”. Dhe përse prej dy ditësh Sali Berisha është kaq i shqetësuar për hetimet që po bëhen në Manzë? Dhe si shpjegohet që mes shumë avokatëve, si mbrojtës i muxhahedinëve, është emëruar pikërisht avokati personal i familjes Berisha?
22 Qershor 2023, 19:17 -
The Economist artikull për Bunk’Art: Një muze që përkujton një të kaluar të dhimbshme
Synimi i Bunk'Art është të bindë më shumë shqiptarë që të kujtojnë të kaluarën në mënyrë që të mos e përsërisin atë. Sipas krijuesit të muzeut, Carlo Bollino, mungesa e njohurive ka "parandaluar shërimin e plagës së komunizmit". Kjo, mendon ai, është arsyeja pse “edhe sot është e vështirë të flasësh me qetësi për atë që ndodhi në periudhën komuniste”.
9 Qershor 2023, 12:02 -
Carlo Bollino: Nga Vangjush Dako te Klubi Partizani, pse SPAK vazhdon me dopio standard?
Nuk mund të pranohet një drejtësi e reformuar njësoj si ajo e pareformuara: I vetmi ndryshim është se ajo e vjetra nuk prekte askënd, kjo e reja prek vetëm një anë politike. Berisha, Meta dhe njerëzit e tyre vazhdojnë të shijojnë një imunitet skandaloz. Dhe vetëm pse Edi Rama nuk proteston ndërsa bandat politike të Berishës kërcënojnë me kryengritje të armatosur. Le ta bëjnë nëse kjo do të thotë të vendoset në vend drejtësia.
7 Qershor 2023, 20:42 -
Carlo Bollino: Përse opozita, në vend që të shpikë vota të vjedhura, nuk pyet veten për votat e humbura?
Ku qëndrojnë manipulimet elektorale nëse PS fitoi jo se ka shtuar votat, por sepse i ka humbur kundërshtari? Ç’faj kanë socialistët nëse me 14 maj mbi 200.000 shqiptarë që në 2021 kishin votuar për PD ose për LSI nuk u paraqitën në votime?
16 Maj 2023, 18:40 -
Carlo Bollino: Përbindëshi u vetëgllabërua
Sipas qendrave të votimit të numëruara deri tani, Sali Berisha bashkë me Ilir Metën dje kanë marrë 283.292 vota më pak në krahasim me zgjiedhjet e vitit 2021. Partia Socialiste ka marrë 13.591 vota më shumë. Pra, shifrat faktojnë se bojkoti i djeshëm i zgjedhjeve, ishte vetëm kundër atyre të dyve, jo kundër Edi Ramës.
15 Maj 2023, 18:40