-
Periferi
Evi Kokalari vendosi një standard në grupimin që përfaqëson
Në fakt, nuk është e para që çon në gjykatë një kundërshtar të mendimit të saj, që e ofendoi publikisht duke i cënuar dinjitetin, por është e para që fitoi mes të tjerësh nga një grupim politik që ofendimin, përbaltjen, shpifjen dhe gënjeshtrën e ka ngritur në metodologji
25 Mars 2022, 11:49 -
Editorial
Carlo Bollino: Kanë frikë nga logjika dhe faktet e medias tonë! Tani paguajnë hakera (rusë?) për të na mbyllur gojën
Për më shumë se 16 orë dje dhe sot, faqet Shqiptarja.com dhe Report-tv.al kanë qenë në qendër të një sulmi kibernetik me përmasa të paprecedentë. Eshtë një aktivitet kriminal i mirfilltë me pagesë, që dikush e ka vendosur ta porosisë për të dëmtuar median tonë.
20 Mars 2022, 21:01 -
Editorial
Carlo Bollino: Egoizmi ynë, frika nga lufta dhe ato fytyra identike me tonat
Prej ditësh pyes veten se pse po më prek kaq shumë pushtimi i Ukrainës, edhe pse jam i ulur përballë një kompjuteri, ndërsa janë kolegë të tjerë që po rrezikojnë jetën në vijë të parë për të na e treguar. Dhe më në fund, e kuptoj përse. Sepse populli viktimë e kësaj lufte, këtë herë, është absolutisht identik me ne.
9 Mars 2022, 16:41 -
Editorial
Carlo Bollino: 6 marsi, prova që Basha e Berisha duhet ta lenë të lirë opozitën dhe duhet të largohen!
Rezultatet e 6 marsit tregojnë se në këtë moment si Berisha ashtu dhe Basha janë letra të djegura për një opozitë që ëndërron të kthehet në pushtet, me ose pa Ilir Metën në krah tyre. E vetmja mënyrë për të ndryshuar gjërat është të shkojnë në shtëpi që të dy.
7 Mars 2022, 15:22 -
Gazetari italian nga Moska për Report Tv: Përdoren armë bërthamore? Rusët, taktika të luftës së ftohtë! Oligarkët pa fuqi kundër Putinit! Shqiptarët përmenden se Kosova është plagë e hapur
Gazetari italian Gian Micalessin (Xhan Mikalesin), i dërguari për luftën i gazetës italiane ‘Il Giornale’, nga Moska në një intervistë ekskluzive për Report TV me gazetarin Carlo Bollino thotë arsyeja se pse rusët përdorin Kosovën dhe Shqipërinë në deklaratat e tyre në këto ditë lufte në Ukrainë është fakti se Kosova është plagë e tyre e vjetër e mbetur në Evropë.
6 Mars 2022, 10:45 -
EKSKLUZIVE/ Gazetari italian flet nga Moska për Report Tv, Micalessin: Rusët fillimisht ishin kundër luftës në Ukrainë, sanksionet mund të riafrojnë qytetarët me Putin
Gazetari italian Gian Micalessin, i dërguari i luftës i gazetës italiane ‘Il Giornale’, nga Moska në një intervistë ekskluzive për Report TV thotë se populli rus fillimisht ishte kundër luftës në Ukrainë, por pas sanksioneve të perëndimit rrezikojnë të ribashkohen me Putin.
5 Mars 2022, 17:14 -
Lufta në Ukrainë, Bollino: Përfshirja e Lavrov, shpresë për zgjidhje diplomatike! Është pjesa e moderuar e Rusisë! Situata ndihmon hapjen e negociatave për Shqipërinë në qershor
Emisoni ‘Kontrast’ trajtoi mbrëmjen e së premtes në ekranin e ‘Report TV’ zhvillime më të fundit nga lufta në Ukrainë. I ftuar në studio, gazetari Carlo Bollino u shpreh optimist kur vuri në dukje se nga dje një aktor i tretë ka hyrë në skenë dhe ai është ministri Sergei Lavrov.
4 Mars 2022, 20:16 -
Editorial
Carlo Bollino: Saimir Tahiri në burg, Sali Berisha i lirë
Dënimi, edhe pse i çuditshëm për shpërdorim detyre dhe jo edhe për bashkëpunim me trafikun e drogës që shpërdorimi i tij i detyrës do të kishte favorizuar, më detyron gjithësesi të rishoh bindjet e mia. Dua të bësoj në Drejtësinë e re dhe në këtë mënyrë duhet të pranoj idenë se Saimir Tahiri është me të vërtetë me faj. Por ama, pikërisht sepse besoj në këtë Drejtësinë e re e shoh të pabesueshme që Sali Berisha të jetë akoma i lirë nga çdo dënim.
4 Shkurt 2022, 20:19 -
Editorial
Carlo Bollino: Falë Imer Mushkolajt më në fund pas 27 viteve që prisja ta intervistoja, pashë se si reagon Berisha përballë pyetjeve të vërteta: si një fajtor!
Sali Berisha si Ramiz Alia dikur, është i autorizuar të gënjejë përballë “gazetarëve” shqiptarë të cilët, gati të gjithë, duhet të quhen “gazetarë” kështu me thonjëza rreth emrit. Mbreme kuptova se pse prej 27 vitesh Sali Berisha më shmang: sepse kur ka përballë një njeri të lirë që i kërkon sqarime, reagon ekzaktësisht siç reagon një fajtor.
14 Janar 2022, 17:55 -
Editorial
Carlo Bollino: Basha e Berisha po vetëasgjësohen, por jo opozitarët
Në emisionin 'Kontrast' në Report Tv, duke komentuar situatën në PD, gazetari Carlo Bollino u shpreh se rruga ligjore është në favor të Bashës. Bollino u shpreh se vendimi i marrë në Kuvendin e datës 18 dhjetor nga Basha, rrëzon vendimin e parë të marrë në 11 dhjetor nga Berisha.
7 Janar 2022, 20:21 -
Editorial
Bollino: Skandali nuk janë rrogat e larta, por gjithë ato rroga të ulëtat false që Shteti tani duhet të hetojë
Ajo listë zbulon një sërë anomalish të pafundme mbi të cilat nuk ka investiguar kurre asnjë inspektor i Tatimeve apo sigurimeve shoqërore. Eshtë fotografia e një ekonomie informale që prek të gjithë shtresat e shoqërisë e që bën bashkëfajtorë biznesmenë dhe të punësuar, duke përfshirë profesorë universitarë që duhet të përfaqësojnë elitën intelektuale të vendit, deri te gazetarë që në publik denoncojnë evazionin fiskal, por pastaj janë të parët që e mbështesin.
24 Dhjetor 2021, 15:56 -
Editorial
Bollino: Sheshi bosh i Sali Berishës! Ku përfunduan 40.000 anëtarët e referendumit anti-Basha?
Një prani e papërfillshme e demaskuar nga droni i Report TV që tregoi nga lart përmasat e vërteta të pjesëmarrjes që as telekamerat e TV të familjes, të vendosura pak sipër kokave të pjesëmarrësve, nuk mundën të shumëfishonin, siç do të dëshironin.
20 Dhjetor 2021, 19:47 -
Editorial
Carlo Bollino: Roli i policisë në mbrojtje të PD dhe foto e dhëndrit mbi makinë, simbol i politikës tepiste të Berishës
Selia e Partisë Demokratike nuk është as e Lulzim Bashës, as e Sali Berishës, ashtu si Policia e Shtetit nuk është as e Edi Ramës dhe as e Bledi Çuçit. Edhe në Shqipëri pra, ashtu si në gjithë botën perëndimore, i takon policisë së Shtetit të mbrojë selinë e PD-së dhe cilindo ndodhet brenda saj në rast se një turmë militantësh apo kundërshtarësh vendos ta sulmojë. E gjitha kjo, dukshëm, bie në kundërshtim me dëshirat, apo projektet e Sali Berishës.
19 Dhjetor 2021, 17:04 -
Editorial
Bollino: Drejtësia e re e SPAK dhe e vetmja gjë që duhet të bëjë Lulzim Basha për t'u ndarë nga Padrejtësitë e vjetra
Arrestimet e fundit tregojnë që Drejtësia e re po fillon. Por është normale që një shoqëri e tërë të pranojë pa asnjë reagim që një pjesë e politikës me në krye Sali Berishën dhe ish-ministrat e tij të ketë siguruar një imunitet total? Sot Lulzim Basha ka vetëm një mënyrë për t’u ndarë nga mëkatet që me siguri i ka bërë në bashkëpunim me ''doktorin'': të bëhet dëshmitar i akuzës dhe të thotë më në fund çdo gjë. Ndërkohë SPAK t'u kërkojë Shteteve të Bashkuara dosjen mbi Sali Berishën dhe të bëjë detyrën e vet
17 Dhjetor 2021, 17:29 -
Editorial
Situata në PD/ Bollino në 'Kontrast': Përplasja e madhe Berisha-Basha pritet më 18 dhjetor, dhuratë për Ramën e PS! Vangjeli: SHBA i dha një shpatë kreut të PD-së, ai e bëri bisturi
Situata e krijuar në Partinë Demokratike dhe çfarë pritet të rezervojnë zhvillimet e ditëve në vijim ishte tema e debatit sot në studion e emisionit 'Kontrast' në Report Tv.
13 Dhjetor 2021, 21:31 -
Editorial
Carlo Bollino: Partia e rithemeluar ''alla Berisha'', pa trasparencë dhe asnjë votë kundër
Partia Demokratike e rithemeluar nga Sali Berisha lind pa as edhe një votë kundër. Një unaminitet qesharak i arritur pa asnjë transparencë, si ai i fitores zgjedhore të 1996, e mbetur në histori si zgjedhjet më skandaloze të organizuara ndonjëherë në Shqipëri, pas atyre të Enver Hoxhës. Eshtë paradoksale, por fati i betejës së Berishës përfundon në duart e një gjykatësi, dhe kushedi nëse do të ketë fat në short dhe i qëllon një nga gjykatësit e përgatitur nga Argita, apo do të qëllojë një gjykatës i pavarur i mbijetuar nga vettingu që do të vendosë. Po ndërkohë? A do të jetë i aftë Sali Berisha të presë rezultatin e gjykimit, apo do të zgjedhë rrugën e vetëgjyqësisë, që e ka zgjedhur përherë?
11 Dhjetor 2021, 17:06 -
Editorial
Carlo Bollino: Medalja 'e pamerituar' që më vë në gjoks Sali Berisha
Mbrëmë duke harruar Sorosin ai më akuzoi si burim kryesor të Departamentit të Shtetit për shpalljen 'Non Grata, duke pranuar de fakto që dy investigimet e mia mbi korrupsionin e familjes së tij ishin thjesht të vërteta. Por unë nuk besoj se kam asnjë meritë të veçantë. Në fakt, çka ka dënuar përfundimisht Sali Berishën më shumë se korrupsioni, është roli i tij si “minues i demokracisë”.
10 Dhjetor 2021, 18:32 -
Editorial
Carlo Bollino: Ringjallja e PD-së pas Foltores? Thjesht mashtrimi i fundit i Sali Berishës, që humb zgjedhjet prej 10 vitesh
Militantët e opozitës, është sikur të jenë zgjuar nga një makth, të gjithë të ngujuar të të njëjtit iluzion që i ka katapultuar sërish në një botë paralele, ku 25 prilli nuk ka ndodhur ende dhe ku për pak javë do ketë zgjedhje përsëri.Por cili është ilaçi misterioz që doktori do ta nxirrka nga “kapelja” pas 11 dhjetorit, duke premtuar atë që nuk arriti të bëjë dot për 10 vite? Nëse do ta kishte më të vërtetë këtë formulë speciale për të shpartalluar “regjimin” e Edi Ramës, Sali Berisha do ta kishte përdorur tashmë në 5 palë zgjedhje që i ka humbur që nga 2013 e tutje, i mundur disa herë më shumë se Lulzim Basha.
3 Dhjetor 2021, 17:23 -
Opinion
Carlo Bollino: Foltorja e Berishës, faji i Bashës është që nuk ka rrahur Bollinon dhe Çupin, na kanë dëmtuar shumë (VIDEO)
Por a është me të vërtetë vetëm fanatizëm dhe urrejtje kjo që po gjeneron Foltorja, siç duket nga jashtë rrethit të ngushtë të militantëve më ekstremistë? Ashtu si “katarsisi” që Fatos Nano ndërmori në vitin 2001 brenda Partisë Socialiste, për të pastruar “krijesën e tij” politike nga armiqtë e brendshëm, ashtu edhe Partia Demokratike po përjeton katarsisin e vet.
24 Nëntor 2021, 17:31 -
Opinion
Carlo Bollino: E megjithatë, me 10 shtator, Sali Berisha duhet të jetë në Kuvend
Sot Sali Berisha duhet mbrojtur jo sepse e meriton, por që i njëjti trajtim të mos bëhet nesër për dikë tjetër: respekt i demokracisë dhe sovranitetit dhe do të thotë fatkeqësisht edhe që të garantohet vendi në parlament për një ish-kryeministër të korruptuar dhe joliberal që asnjë gjykatë vendase nuk ka pasur ende kurajon ta hetojë dhe gjykojë.
7 Shtator 2021, 20:23