-
Carlo Bollino: Ai gishti i mesit i Këlliçit, është e njëjta arrogancë që tregon çdo herë që flet
Këlliçi dhe bashkë me të Sali Berisha ngrenë gishtin e mesit në fytyrë të shqiptarëve të gjitha herët që nuk tregojnë respekt, sa herë nuk respektojnë inteligjencën dhe kulturën e atyre që nuk e mendojnë si ata. Dhe me atë gjest vulgar mendojnë se janë më të mirë se të gjithë.
25 Prill 2023, 20:11 -
Carlo Bollino: Misteri i një fushate zgjedhore pa fushatë mediatike
Berisha nuk ka fonde legjitime për të bërë fushatën zyrtare, ndaj edhe forcat e tjera të opozitës i përshtaten atij. Përfshi edhe Partinë Demokratike që luftoi për të marrë logon, por s'bën asgjë për ta reklamuar. Rreziku qëndron në faktin se kjo fushatë mund të transformohet në një festival informaliteti.
22 Prill 2023, 12:18 -
Padi 100 faqëshe në Gjykatë për një media, Bollino: E paguar nga ministra, ish ministra dhe ‘Foltorja’! Denoncoj fenomenin e ‘killerave mediatikë’! Mos paguani gjoba!
Fenomeni "i killerave mediatikë" duhet të marrë fund dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është rruga ligjore. Ky ishte mesazhi i gazetarit dhe botuesit Carlo Bollino sot nga Gjykata e Tiranës ku njoftoi se dorëzoi një padi ndaj një mediaje online, e cila e bullizon me shkrime-shpifje dhe ofendime prej 7 vitesh. Bollino tha se padia 100-faqëshe është për një media e cila financohet nga të gjitha palët politike, edhe nga ministra e ish-ministra të kësaj mazhorance.
4 Prill 2023, 13:25 -
Bollino: Tërheqjet e kandidatëve të PD mund t’i kthehen ‘boomerang’ Berishës! Bejko, ‘heroi i fundit’! Nazarko: Lojtar cilësor! Kulluri: Këlliçi s'ka as mbështetjen brenda 'Foltores'
Tërheqjet e kandidatëve të Partisë Demokratike nga gara për t’u shpallur kryebashkiakë në zgjedhjet lokale të 14 majit, mund të jenë edhe një ‘boomerang’ për Sali Berishën, sipas analizës së bërë nga gazetari dhe botuesi Carlo Bollino. Në emisionin ‘Real Story’ me Sokoll Ballën në Report TV, Bollino tha se edhe nëse Berisha po u bën presion kandidatëve të mbetur të PD-së për krerët e bashkive, jo domosdoshmërisht tërheqja e këtyre të fundit mund të rezultojë në favor të kreut të Rithemelimit
30 Mars 2023, 21:56 -
Carlo Bollino: Politikanët e urrejtjes, bashkëfajtorë moralë në agresionet ndaj medias
Sulmi i armatosur kundër Top Channel që i kushtoi jetën rojës së turnit të tretë Pal Kola, 60 vjeç dhe me 5 lekë në xhep, është pamja dramatike e një vendi ku mediat janë në qendër të një kaosi më të madh se vetë ato.
27 Mars 2023, 12:14 -
Alba Malltezi: E mbaj mend saktësisht kur gazetaria shqiptare u pushtua nga llumi
Ky llum që sot shohim në gazetarinë shqiptare e ka ekzaktësisht një kohë, një fillim. E mbaj mend futjen në këtë fushë kaq të bukur, të drejtë, të vlefshme dhe elitare për një vend, të afaristëve dhe të "gazetarëve" të paskrupujt. Ata vazhdojnë të "plasin bomba", të shpifin, të krijojnë urrejtje, dizinformim e të shpërthejnë, por edhe kjo, nuk mund të vazhdojë përjetësisht, pavarësisht momenteve të famës apo triumfeve..
25 Mars 2023, 14:16 -
Carlo Bollino: Sali Berisha, si një klandestin në zgjedhje
Pasi ka qenë protagonist për 32 vite në skenën politike shqiptare, që sot Sali Berisha nis një fushatë zgjedhore pa asnjë titull. Berisha jo vetëm nuk përfaqëson ligjërisht asnjë forcë politike, por as nuk mund të flasë në emër të askujt. Të gjitha vendime do të varen ligjierisht nga Ilir Meta dhe zemërgjerësia e tij. Po a do të marrë Ilir Meta edhe përgjegjësi ligjiore për financimin e fushatës së doktori?
18 Mars 2023, 16:07 -
Carlo Bollino: Po atëherë, nëse Alibeaj nuk do të garojë si PD më 14 maj, pse nuk ia dhuron vulën Sali Berishës?
Nëse PD me Enkelejd Alibeaj në krye e lë veten të përjashtohet nga zgjedhjet e 14 maj për faj të një shkelje formale lehtësisht të tejkalueshme (një qendrim që duket gati një kapriço), përse prej dy vitesh luftojnë në një betejë të egër dhe ligjore për të kontrolluar partinë? Apo kemi të bëjmë me ndonjë shantazh të panjohur alla Berishë që i detyron të bëjnë këtë hap?
9 Mars 2023, 17:41 -
Blendi Fevziu, Bunk’Art dhe autocensura për të mos bezdisur Berishën
Fevziu vendosi ta censurojë emrin tim si ideatori i Bunkart, dhe është njësoj sikur vendos të prezantosh një libër, por pa cituar autorin. Jo se emri im është i rëndësishëm në krahasim me vlerën e muzeut, por është dinamika që gjendet brenda këtij akti banal censure që frikëson.
8 Mars 2023, 18:03 -
Bollino: Pluralizmi vazhdon edhe pa Berishën, dhe ai refuzon aleancën me PD-në zyrtare sepse në fakt ëndërron vetëm një tjetër monizëm
Sali Berisha dhe klani i tij këmbëngulin të mbështësin se opozita u ca nga një ''plan i regjimit”. Por, nëse në të vërtetë i besojnë këtij komploti, përse nuk bëjnë asgjë për ta neutralizuar? E vërteta qëndron se Sali Berisha nuk lufton për të mundur Edi Ramën, por për të mundur Lulzim Bashën. Është i gatshëm të mos garojë me logo e PD-së se Alibeajt, dhe të garojë me logon e Ilir Metës, edhe duke e ditur se në këtë mënyrë rrezikon të humbasë zgjedhjet e 14 majit.
7 Mars 2023, 17:58 -
Carlo Bollino: Vetëm tani që PD u lirua nga Berisha, opozita mund të ringjallet! Ky është revolucioni i vërtetë
Gjithmonë Sali Berisha është mësuar të njohë si korrekte vetëm “ndeshjet” ku del fitues. Por sot pa Berishën, Partia Demokratike mund të shpresojë të ringjallet, pak për meritën e vet por dhe për faj të kundërshtarëve të saj. Ky është revolucioni i vërtetë që, pa e ditur, levizija e Berishës ka shkaktuar.
4 Mars 2023, 17:34 -
Vula e PD në dorë të Alibeajt/ Bollino: Berisha më i dobët se ditën kur Basha e përjashtoi nga PD! Meta sot ka më shumë forcë! Vendimi i ‘Apelit’ s’favorizon Ramën
Gazetari dhe botuesi Carlo Bollino, ka bërë një analizë të veprimeve politike që mund të pasojnë në kampin opozitës, pas vendimit të Apelit, që i dha vulën grupimit të Enkelejd Alibeajt.
3 Mars 2023, 20:46 -
Bollino: Rama duhet të rrinte në Kuvend! Opozita humbi besueshmërinë për 'McGonigal'! Kulluri: Seanca ishte e parakohshme! Nazarko: Hakmarrje e Berishës ndaj SHBA
Qëndrimin e kryeministrit Edi Rama në Kuvend vetëm gjatë kohës kur mbajti fjalimin e tij, pa u përballur me asnjë pyetje nga opozita, për gazetarin dhe botuesin Carlo Bollino është e gabuar.
2 Mars 2023, 21:45 -
Carlo Bollino: Dakord votat, por kush manipulon pjesëmarrjen e pamjaftueshme në një protestë?
Pjesëmarrja në protestën e sotme, tepër larg nga uragani mbarëpopullor i premtuar nga Berisha dhe nga Meta, duhet të reflektojë për këtë lidership pa energji që duhet ta pyesë veten se pse edhe përballë një mandati të tretë socialist, njerëzit vazhdojnë të qëndrojnë larg betejave të tyre.
11 Shkurt 2023, 15:13 -
Carlo Bollino: Sulmi ndaj meje si pronar imagjinar i ''Prapaskenës”, një modë e re e gazetarisë dhe politikës që adhurojnë gjobat
Prej disa muajsh, me zë apo nën zë, më “akuzojnë” si pronar të një portali me emrin “Prapaskena”. Prej muajsh e kam injoruar këtë legjendë duke besuar se do të shuhej vetvetiu, por jo, kjo shpifje reziston si çdo shpifje dhe rikthehet me forma të ndryshme në pikën që më detyron të bëj një reagim.
10 Shkurt 2023, 18:33 -
Carlo Bollino: Çështja FBI, drejtësia amerikane dhe inkuizicioni barbar i Berishës dhe Metës
Duke injoruar çdo koncept të drejtësisë, që përgjithmonë e konceptojnë si një mjet hakmarrje apo tutelë personale, liderët aktualë të opozitës vazhdojnë të manipulojnë ato pak dokumente të bëra publike në Shtetet e Bashkuara për t’i përdorur në mënyrë totalisht të deformuar. Provojmë të ripërmbledhim me pika se ku konsiston kjo barbari.
3 Shkurt 2023, 18:39 -
Carlo Bollino: Ja ku gënjen Berisha mbi agjentin e FBI, dhe pse as në 11 shkurt nuk do ketë asnjë ''uragan popullor'' kundër Edi Ramës
McGonigal ishte jashtë FBI-së që nga 2018, pra 3 vite para se të shpallej Berisha “non grata” në 2021, dhe atëherë ishte edhe nën hetim. Rrjedhimisht nuk mund të ketë pasur asnjë rol në vendimin e Departimentit të Shtetit. E vërteta qëndron se Rama nuk kishte nevojë për askënd që të shkatërronte opozitën, sepse opozita u shkatërrua me duart e veta.
1 Shkurt 2023, 17:58