-
Carlo Bollino: Kur Lulzim Basha të zbulojë se gomari nuk fluturon
Lulzim Basha i shtyu tetë vitet e tij në opozitë duke ndjekur një strategji të gabuar, ndoshta të sygjeruar nga Sali Berisha. Tani që ka mbërritur në pragun e zgjedhjeve, Basha po përpiqet të ndryshojë imazhin e tij në kërkim të rreth 220,000 votuesve që ka humbur. Por "ëndrra që përpiqet të shesë me "angazhimet" e tij zgjedhore duke ulur taksat (vëtëm per oligarket) dhe duke shtuar shërbimet, do të prodhonte në botën reale një faturë financiare prej 3.14 miliardë eurosh në 4 vite qeverisje. Dhe si të mos mjaftonte, premton edhe të zerojë për një vit kontrollet tatimore. Kush mund ta besojë me të vërtetë?
13 Shkurt 2021, 20:14 -
Carlo Bollino: Katër rreshta të miat për Fatos Nanon që ende pas 25 vjetësh Berisha nuk i gëlltiti
Vetëm kur mungon kujtesa, historia është e gatshme të përsëritet. Kjo është arsyeja pse çdo deklaratë, çdo gjest dhe çdo njeri që kujton të kaluarën e këtyre ish-pushtetarëve është një dhuratë për Edi Ramën dhe një ndihmë për të fituar edhe mandatin e tretë.
5 Shkurt 2021, 13:29 -
Carlo Bollino: “Ndrangheta”, e vërteta mbi katër mafiozët italianë mitomanë që rindezin fabrikën e baltës në Shqipëri
Pas leximit të dy dosjeve të plota të prokurës antimafia dhe të gjykatës së Catanzaros në Itali, përmbi 2000 faqe, zbulova se gjithë kështjella e akuzave të ndërtuara nga politika shqiptare, rezulton edhe këtë herë një flluskë sapuni e ngritur në fantazitë dhe propagandën e tyre, dhe jo në faktet e dëshmuara nga përgjimet. Ja detajet
24 Janar 2021, 16:03 -
Bollino tregon për herë të parë scoop-in që bëri në News24: Si do të rridhte historia nëse pamjet e 21 janarit do të mbeteshin në xhepin e një gazetari
Gazetari Carlo Bollino në një intervistë për gazetarin Denis Minga tregon për herë të parë vendimin që mori kur ishte drejtues i News24 për të kërkuar e për të transmetuar videon që ndryshoi historinë e 21 janarit 2011 dhe pse pamjet e vrasjeve u gjetën në redaksi vetëm në orën 22.30 dhe si rrodhën më pas ngjarjet dhe pasojat e atij vendimi ndaj tij personalish dhe medias që kishte themeluar dhe drejtonte prej shumë vitesh.
22 Janar 2021, 00:49 -
Bollino: Zbulohet kontrata e Pfizer që demaskon edhe një herë bllofin e PD-së
Tani që kontrata është në dispozicion për të gjithë, rezulton se nuk kishte asgjë për të fshehur. Madje zbulohet se kryeministri ka mundur të sigurojë një cmim më të ulët sesa Bashkimi Europian. Por siç ka ndodhur në raste të tjera, kur del e vërteta, gënjeshtrat e opozitës bien në sy si piramidat në shkretëtirë.
19 Janar 2021, 20:33 -
Bollino: Mrekullia e parë e 2021 ndodhi, pas 7 vitesh dhunë në Shqipëri Basha 'tronditet' nga protesta në SHBA
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bollino e cilësuan si 'mrekullinë' e parë të vitit 2021 faktin që Basha është shprehur si 'thellësisht i tronditur', ndërkohë që prej 7 vitesh ai së bashku me Berishën nxitën dhe udhëhoqën të njëjtat skena dhune.
7 Janar 2021, 11:50 -
Carlo Bollino: Italia të rikthejë solidaritetin e 10 muajve më parë, duke i ofruar pak nga vaksinat e saj Shqipërisë
Gazetari Carlo Bollino shprehet se Italia duhet t'i rikthejë solidaritetin Shqipërisë duke e ndihmuar me sigurimin e dozave të vaksinës. Italia ka nisur vaksinimet anti-Covid ndërsa Shqipëria për shkak të një diskriminimi të tmerrshëm në shpërndarjen e tyre ka mbetur ende pa vaksina.
3 Janar 2021, 15:06 -
Carlo Bollino: Protestat, larg nga sheshi policët me rroba civile
Për të ruajtur respektin dhe mbështetjen e shumicës së shqiptarëve, policia duhet të ruajë edhe qetësi dhe gjakftohtësi në përplasjet në rrugë. Dhe neni 9 i Ligjit 8773 (miratuar nga Partia Socialiste në 2001) shprehet në mënyrë të qartë se shpërndarja në tubime mund të realizohet "vetem nga policia me uniformë".
14 Dhjetor 2020, 10:22 -
Nga Tik Tok-u, në shesh: A është e besueshme kjo revoltë adoleshentësh?
Nëse të pranishmit në këtë revoltë janë të dyshimtë për shkak të moshës së tyre të re, dyshimi më i madh lind nga të munguarit. Pse PD dhe LSI nuk marrin pjesë në protestë? Ku janë demonstruesit që ish-pushtetarët shpesh paralamerojne si një armë gati për të pushtuar sheshet? Pse populli. që Ilir Meta tha se përfaqësonte, kur erdhi puna për të mbrojtur privilegjet e tij, pikerisht tani që ka nje kauzë të fortë qëndron në shtëpi?
12 Dhjetor 2020, 17:47 -
Carlo Bollino: Tani edhe Yuri Kim quan opozitën "ish pushtetarë"
Sot për herë të parë në një deklaratë publike, ambasadorja amerikane Yuri Kim iu drejtua '' ish-pushtetarëve 'pa i përcaktuar ata si' 'opozitë' '. '' Ata që ishin në pushtet më parë nuk duhet të bëjnë gabimet e së kaluarës, duk sugjeruar se dhuna është e pranueshme'' shkruajti ajo në një deklaratë të lëshuar nga ambasada në gjuhën shqipe, mbase për të shmangur atë që në përkthimin nga anglishtja mund të humbasë këtë detaj.
11 Dhjetor 2020, 19:56 -
'Po i drejtojnë gishtin me referenca dhe dëshmi'/ Taulant Balla: Pse Lulëzim Basha nuk sqaron rolin në masakrat më të mëdha ndaj popullit të Kosovës?
Balla shkruan se dëshmitarë të të masakrave dhe luftëtarë të betejave për liri në Kosovë, drejtojnë gishtin me referenca kohore dhe dëshmi ndaj Bashës ndërkohë që ky i vendit vazhdon t’i fshihet përgjegjësisë morale e publike, duke gënjyer.
21 Nëntor 2020, 12:13 -
Carlo Bollino: Basha ishte në Kukës! Pse gënjen kur thotë se nuk është takuar kurrë me Milaim Bellanicën?
"Në prill 1999 Lulzim Basha ka qenë bashkë me prokurorin e Hagës, Rajandiren Muruga, te Hotel Turizmi, unë isha në një hotel tjetër. Te Turizmi ka qenë edhe Ilir Meta, si përfaqësues i shtetit shqiptar për krizën e refugjateve dhe Meta mund të dëshmojë që Basha ka qenë aty ditën e investigimit. Pse Basha nuk e pranon që ka takuar deshmitari Bellanicën?"
20 Nëntor 2020, 00:49 -
Bollino: TV Amerikane ndërpresin 'live' fjalimin e Trump sepse po gënjente, një shembull edhe për politikanët shqiptarë
Ndërprerja e fjalimit të Donald Trump nga disa media amerikane se po shpifte, botuesi i Shqiptarja.com, Carlo Bollino shprehet se duhet marrë shembull edhe nga politikanët shqiptarë.
6 Nëntor 2020, 11:15 -
Sulmi ndaj Shqiptarja.com/ Denaj: Distancohemi nga akti i fundit i Metës! Liria e fjalës duhet të mbështetet nga të gjithë
Listës së personazheve të politikës, dhe jo vetëm që kanë dënuar sulmin e presidentit Ilir Meta ndaj botuesit të Shqiptarja. com, Carlo Bollino dhe gazetarëve, i është bashkuar edhe ministrja e Financave, Anila Denaj.
26 Tetor 2020, 12:12 -
Meta sulmon gazetarin dhe botuesin e Shqiptarja.com që publikuan skandalin me nënshtetësitë! Rama: Çfarë katandie! Veliaj: Mbron gjobë-mediat, sulmon troç-mediat
Përballë sulmeve të presidentit Ilir Meta ndaj medias Shqiptarja.com, duke përmendur me emër dhe mbiemër pronarët e saj, Carlo Bollino dhe bashkëshortes Alba Malltezi, politika nuk ka heshtur.
25 Tetor 2020, 14:02 -
Veliaj-Metës: Çudira Presidenciale, mbron gjobë-mediat që ngrihen me trafikun e drogës dhe sulmon troç-mediat që hetojnë trafikun e pasaportave
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dënuar sulmin e paprecedentë të presidentit Meta i cili ka nisur një fushatë kundër medias e cila zbuloi skandalin me dhënien e pasaportave në kundërshtim me ligjin.
25 Tetor 2020, 13:55 -
Sulmi i Metës ndaj botuesit të Shqiptarja.com dhe gazetarëve/ Rama: I vetmi faj i tyre është që i shërbejnë publikut
Pas sulmeve të bëra nga presidenti Ilir Meta në adresë personale të botuesit Carlo Bollino dhe bashkëshortes së tij Alba Malltezi, ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama.
25 Tetor 2020, 13:14 -
Periferi
Sa me fat Armand Shkullaku që sulmon Ramën, në krahasim me Adriatik Doçin që denoncon Metën
Në të njëjtën ditë kur ndodhi ‘’incidenti’’me Shkullakun një tjetër gazetar, Adriatik Doçi nga Shqiptarja.com ka përcjellë gjithë aferën e dhënies së nënshtetësive me procedura të privilegjuara nga Presidenti Ilir Meta. Të gjithë mund të konsultojmë përgjigjet vulgare, ofenduese si nga ana e vetë Presidentit ashtu dhe të zëdhënësit të tij të cilët pa asnjë përpjekje për të përgenjeshtruar me fakte dokumentat e gazetarëve (si bëri Rama me Shkullakun) janë marrë drejtpërdrejt vetëm me gazetarin personalisht.
18 Tetor 2020, 12:51 -
Gjykata 'gjen' fantazmën Çlirim Gjata pas shkrimit të Carlo Bollinos, i cili i përgjigjet
Në një editorial të para pak ditësh që u botua në Shqiptarja.com dhe pati jehonë në shumë media të tjera, u denoncua rasti i Çlirim Gjatës, i cili për të shmangur përballjen me drejtësinë për shpifje pas denoncimit të gazetarit Carlo Bollino, u fsheh për 15 muaj, ndërkohë që gjyqtarja nuk e ka gjetur ende. Pas editorialit reagoi gjyqtarja e medias Edlira Petri. Publikojmë reagimin e saj dhe më poshtë një përgjigje të Carlo Bollinos.
13 Tetor 2020, 13:50