-
COVAX firmos me Pfizer, Manastirliu: Lajm i mirë, kemi parapaguar dhe përfitojmë në dritaren e parë
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një reagimi në Twitter bën me dije se pas marrëveshjes se COVAX me kompaninë Pfizer/BioNTech, Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës, pasi ka parapaguar 3.9 milion dollarë.
23 Janar 2021, 14:37 -
VIDEO/ 'Drita e shumëpritur në fund të tunelit', Manastirliu publikon dëshmitë e mjekëve që bënë vaksinën anti-COVID
Në ditën e 13 të vaksinimit anti-COVID në vendin tonë, ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale ka publikuar dëshmitë e disa mjekëve që bënë vaksinën anti-Covid në stadiumin “Air Albania”.
23 Janar 2021, 10:26 -
Kushi dhe Manastirliu me ekspertë të shëndetësisë: Mësimi në universitete do të vijojë online! Kemi rritje të rasteve me COVID te të rinjtë (VIDEO)
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi po zhvillojnë një bashkëbisedim me Komitetin Teknik të Ekspertëve, ku bëjmë me dije se mësimi online në universitete do të vijojë online, për shkak se nga data 6 janatr kemi rritje të rasteve me COVID
21 Janar 2021, 16:56 -
Dita e 11-të e vaksinës anti COVID, Manastirliu: 549 mjekë dhe infermierë kanë kryer dozën e parë të vaksinës
Deri më tani në vendin tonë 549 personel shëndetësor kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti COVID. Është vetë Ministrja e Shëndetësisë që e bën me dije një gjë të tillë.
21 Janar 2021, 11:50 -
Rama e Manastirliu në qendrën e re shëndetësore në Rrogozhinë: E vijuam programin e rindërtimit të 300 qendrave, pavarësisht pandemisë (VIDEO)
Gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore të Rrogozhinës, që i shërben 14 mijë banorëve, Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se zinxhiri ftohës për vaksinat antiCOVD do të jetë i organizuar në të gjithë vendin.
20 Janar 2021, 17:40 -
Dita e 8, gjithsej 447 mjekë dhe infermierë kanë marrë vaksinën anti-COVID, Manastirliu: Vijojmë planin edhe për grupet e tjera (VIDEO)
Në nisje të javës së dytë të vaksinimit, e cila ka vijuar sot me 42 mjekë dhe infermierë, personel shëndetësor në pavionin COVID të Pediatrisë, ku trajtohen fëmijët e prekur nga COVID19, ka qenë e pranishme për inspektim edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
18 Janar 2021, 14:08 -
COVID-19/ Manastirliu: Rritje e qëndrueshme e rasteve, masat nuk ndryshojnë! Mësimi në universitete vijon online! Fluturimet me Britaninë të pezulluara deri më 1 shkurt
Masat anti-COVID në Shqipëri do të vijojnë të mbeten të njëjta. Ky është vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve të shëndetësisë të cilët e bënë të ditur këtë të shtunë gjatë një deklarate për shtyp. Në fuqi do të qëndrojë orari i kufizimit nga ora 22:00 - 06:00 si për qytetarët ashtu edhe për aktivitetin e bizneseve, bareve e restoranteve.
16 Janar 2021, 13:57 -
COVID-19/ OBSH sjell 1000 oksimetra të dhuruara nga Gjermania për Shqipërinë! Manastirliu: Së bashku do ia dalim! Ambasadori Zingraf: Do vazhdojmë mbështetjen tonë
Gjermania i dhuron Shqipërisë 1000 pajisje oksimetra të pulsit në kuadër të 'luftës' kundër koronavirusit. Sjellja e këtyre pajisjeve u realizua nga zyra e OBSH-së në vendin tonë. Oksimetrat i’u dorëzuan autoriteteve shqiptare në një ceremoni të organizuar të premten me praninë e ministres Ogerta Manastirliu, ambasadorit gjerman në Shqipëri Peter Zingraf, dhe Dr. Bettina Menne, Përfaqësuese e OBSh-së në vendin tonë.
16 Janar 2021, 10:14 -
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve letër qeverisë: Të vaksinohet edhe stafi akademik, krahas bluzave të bardha
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministres së Arsimti, Evis Kushi ku kërkojnë që të vaksinohet edhe stafi akademik dhe ndihmës akademik të universiteteve krahas personelit të sistemit shëndetësor.
14 Janar 2021, 22:41 -
Çfarë na sjell mos pranimi i vaksinës
Procesi i vaksinimit është shumë i rëndësishëm për sa i përket imunzimit të popullatës nga Covid-19. Prej 3 ditësh ka nisur procesi i vaksinimit edhe në Shqipëri. Në daljen publike, Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, shpjeguan se vaksina nuk do të jetë e detyrueshme, ndërkohë njerëzit janë skeptik për sa i përket pranimit të saj. Por çfarë do të thotë kjo për imunizimin e një popullate?
13 Janar 2021, 12:35 -
Vaksinat anti-COVID ruhen me policë te dera dhe kamera sigurie! Rama: T’ua tregojmë njerëzve, se konspiracionet bëjnë punën e vetë (VIDEO)
Në ditën e tretë vaksinimit anti-COVID në vend, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu inspektuan sot frigoriferët në ISHP ku ruhen vaksinat, përfshirë dhe vaksinën Pfizer në temperaturë -80 gradë dhe në kushte optimale sigurie me efektiv policie.
13 Janar 2021, 12:23 -
Autoambulancat e reja në spitalin e Fierit, Manastirliu: Lufta nuk ka mbaruar, vaksinimi antiCovid i kombinuar për grupet prioritare
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Spitali Rajonal i Fierit ku janë shpërndarë autoambulancat e reja të flotës antiCOVID, deklaroi se sfida e radhës është vaksinimi, i cili do të jetë i kombinuar për grupet prioritare.
12 Janar 2021, 19:23 -
Rama: 975 doza Pfizer na u dhanë nga një vend mik i BE! Nuk do ketë pasoja administrative për atë që nuk bën vaksinën
11 janari i 2021 është ditë shumë e rëndësishme për vendin në rrugën për t'i dhënë fund betejës disa mujore me COVID-19. Procesi do të nis pasditen e kësaj të hëne, teksa është parashikuar edhe një konferencë nga Ministria e Shëndetësisë ku do të japë më shumë detaje. Theksojmë se vaksinimi është falas dhe jo me detyrim. Rama: Javën e tretë të janarit vijnë 10750 doza nga Pfizer, direkt nga kompania. Presim dhe 2 mijë të tjera nga i njëjti vend mik.
11 Janar 2021, 07:32 -
'Shqipëria buzëqesh'/ Rama: Nesër nis vaksinimi anti COVID-19 në 'Air Albania'! Vaksina e Pfizer falas dhe jo e detyrueshme
Nesër, 11 janar 2021 do të nis në Shqipëri vaksinimi i personave të parë anti-COVID! Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama me anë të një reagimi të shkurtë, ku shkruan "Lajm i mirë. Nesër nisim vaksinimin anti COVID-19". Në total është parashikuar vaksinimi i 60 qytetarëve në orë.
10 Janar 2021, 19:36 -
Manastirliu në spitalin rajonal Durrës: Nis shpërndarja e 36 autoambulancave të reja si përgjigje ndaj COVID (VIDEO)
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga spitali rajonal i Durrësit tha se ka nisur shpërndarja e 36 autoambulancave të reja, që do të vijojë në të gjithë spitalet e vendit për të ndihmuar me situatën e pandemisë dhe jo vetëm.
10 Janar 2021, 10:48 -
36 ambulanca të reja për betejën me COVID/ Brataj: Kanë 4400 litra oksigjen, mund ta çojmë pacientin nga Konispoli në Tropojë! Rama: Hedhim pas krahëve rrënimin (VIDEO)
36 ambulanca të reja i janë shtuar flotës së Urgjencës Kombëtare në betejën me COVID-19, si një investim i qeverisë shqiptare për përballimin e pandemisë. Këto ambulanca janë të pajisura me 4400 litra oksigjen, të mjaftueshme sipas Kreut të Shërbimit të Urgjencave, Skënder Brataj për ta çuar një pacient nga Konispoli në Tropojë.
5 Janar 2021, 12:10