-
200 kg heroinë në Has, vëllezërit Avdyli dhe mundësi Elis Guri mes 19 të pandehurve në dosjen e prokurorisë
Dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, mbyllin hetimet për dosjen 339. Mes personave të pandehur dhe Gjevi Ndoka, vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka. Hetimet për Admir dhe Hekuran Hoxhën, vijojnë ende.
3 Janar 2020, 14:41 -
-
-
Me pasaporta false drejt SHBA/ Zbulohet si u përdor shoqata vllahe për dokumente (Zbardhen përgjimet)
Detaje të reja lidhur me trafikun ilegal të emigrantëve drejt SHBA, Kanadasë dhe Anglisë. Report Tv mëson se pjesë e rrjetit kriminal ishte edhe kreu i shoqatës së vllehëve, i cili siguronte dokumente false për të interesuarit. Grupi kishte pajisur me pasaportë false edhe anëtarin e bandës së Shijakut. Arratiset organizatori i trafikut, Dritan Gramozi, Report Tv siguron përgjimet telefonike mes personave në kërkim. Seancë maratonë, Krimet e Rënda japin masat e sigurisë për 32 të arrestuarit
5 Shkurt 2019, 11:17 -
Sekuestrohet resorti 'Ador' në Rinas i 'baronit' të laboratorit të heroinës në Has Admir Hoxha
Prokuroria i ka sekuestruar biznesmenit Admir Hoxha resortin "Ador” me sipërfaqe 3320 m2, me katër kate bar restorant, parking dhe hotel, në Rinas dhe automjetin tip Audi me targë AA111MP. Pasuritë e Admir Hoxhës dyshohet se janë vendosur nga të ardhurat e krijuara nga aktiviteti kriminal, trafiku i drogës.
4 Shkurt 2019, 15:01 -
Ekskluzive/ 'Thuaju të ulen te kafja', dy turqit e heroinës së Hasit takuan 'Ronin e Shijakut' dhe Admir Hoxhën në Durrës, zbardhen përgjimet
Dy turqit, Iskender Sale dhe Nejdet Cesuroglu, ky i fundit u gjet i vdekur një ditë më parë në një banesë në Mitrovicë dhe një shtetas nga Kosova me emrin Xhemal Shalla, kanë takuar në Durrës, kushërinjtë Hekuran dhe Admir Hoxha, lidhur me fshehjen e heroinës që do përpunohej dhe më pas do trafikohej drejt vendeve të BE, përmes Portit të Durrësit. Shqiptarja.com publikon të plota bisedat telefonike mes Ronit të Shijakut, Admir Hoxhës dhe një personi tjetër.
25 Janar 2019, 09:05 -
Laboratori i heroinës në Has, turku i shpallur në kërkim gjendet i vdekur në Kosovë, shkaqet mister
Vdes në mënyrë misterioze turku Nejdet Cesuroglu, i kërkuar nga policia si importuesi i heroinës që përpunohej në laboratorin e Hasit. Trupi i pajetë u gjet në një banesë në Prishtinë, ku u arrestuan edhe dy bashkëpunëtorët e tij. Vdekja e tij konsiderohet misterioze pasi ende nuk dihet nëse është vrarë apo ka ndërruar jetë për arsye shëndetësore. Dy të arrestuarit dhe turku janë filmuar në hotelin e biznesmenit Admir Hoxha, i shpallur në kërkim si ideatori i laboratorit.
24 Janar 2019, 13:06 -
Probleme me zemrën, 'Roni i Shijakut' në spital, Gjykata jep masën e sigurisë arrest me burg
Hekuran Hoxha është shtruar me urgjencë në QSUT pas problemeve me zemrën vetëm disa orë pas arrestimit nga policia me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Seanca për masën e sigurisë u zhvillua në ambientet e spitalit ku dhe u vendos nga Gjykata arrest me burg.
21 Janar 2019, 14:32 -
Përgjimet/ Roni i Shijakut do e çonte heroinën në Belgjikë, u takua me biznesmenin Admir Hoxha në hotelin pranë Rinasit
Report Tv ka mësuar se Hekuran Hoxha, i njohur si Roni i Shijakut kishte porositur një sasi heroine që do e trafikonte nga Kosova me destinacion final Europën. Në një takim me biznesmenin Admir Hoxha, që ngriti dhe udhëhoqi punën e laboratorit në Has, ata flasin për heroinën që Roni do çonte në Belgjikë. Takimi në hotelin e Hoxhës, bashkë me të ndodhej edhe Saimir Gjepali.
20 Janar 2019, 10:47 -
Pushime ekzotike dhe makina luksoze/ Kush është 'Roni i Shijakut', porositësi i heroinës në Has që doli nga përgjimet (FOTO)
Hekuran Hoxha është 48-vjeçari i arrestuar mbërmjen e kaluar si koka i grupit të Shijakut të cilët porositën heroinën e Hasit e cila do përpunohej në fshatin e quajtur Brenog. "Roni i Shijakut" njihej për jetën luksoze me udhëtime ne vendet ekzotike si dhe automjetet e shtrenjta që përdorte. Gjithashtu ai është pronar edhe i disa bizneseve në Shijak. Shqiptarja.com sjell fotot nga jeta luksoze e "trurit" të grupit të Shijakut.
19 Janar 2019, 17:18 -
Kush është ‘Roni i Shijakut’, 48-vjeçari që u arrestua sot në Durrës, dyshohet se porositi heroinën në Has (E shkuara kriminale)
Roni i Shijakut me një të kaluar kriminale. I arrestuar 2 herë, në vitin 2009 dhe në vitin 2011. Hekuran Hoxha dyshohet se porosiste heroinën që prodhohej në laboratorin e Hasit.
18 Janar 2019, 21:46 -
'Vol-vo 4'/ Arrestohet 'truri' i grupit të Shijakut, Hekuran Hoxha, porositi heroinën në Has
Një 48-vjeçar nga Shijaku është arrestuar nga Policia e Durrësit në bashkëpunim me prokurorinë e Krimeve të Rënda në kuadër të operacionit "Vol-vo 4". I arrestuari është Hekuran Hoxha i cili sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda është koka i grupit kriminal të Shijakut, të shkatërruar nga megaoperacioni i FNSH dhe RENEA-s në tetor të 2018-ës. "Roni i Shijakut" dyshohet se porositi bashkë me Sajmir Gjepalin, heroinën që prodhohej laboratorin e Hasit.
18 Janar 2019, 20:56 -
Apeli shtyn për të enjten vendimin për grupin e Shijakut, Astrit Avdyli: Rroftë Dako, rroftë PS, i kam miq
Seancë maratonë kjo e sotmja te Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda për 24 të arrestuarit e grupit "Avdylaj". Të pranishëm në seancë ishin 16 të pandehur ndërsa munguan dy ish-deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.
13 Nëntor 2018, 08:42 -
Laboratori i heroinës në Has, edhe Krimet e Rënda lënë të lirë të moshuarin dhe gruan, tre në burg (VIDEO)
Krimet e Rënda ashtu si gjykata e Kukësit kanë dhënë të njëjtën masë sigurie, duke lënë të lirë Mustafë Shutin 76-vjeç dhe Anila Shutin, ndërsa vijojnë që të mbeten në burg Xhevit Shuti, Flamur Çela dhe Vehbi Barushi.
8 Nëntor 2018, 12:26 -
Laboratori i Hasit/ Shkrimi i ‘Corriere Della Serra’ : Droga nga fshati i barinjve në Milano, kush është ‘Mani’ i mafies ballkanike
Në shkrim thuhet se kjo drogë që prodhohej në një fshat “barinjsh” në veri të Shqipërisë, reflekton për të kuptuar sesi droga hyn në Itali, e më pas në Europë.
27 Tetor 2018, 18:13 -
Laboratori i Hasit/ 'Furgoni u nis në datë 16', Artan Hoxha zbulon mesazhin për policinë: Shkoni dhe kontrolloni
Një informacion i kufizuar për policinë lokale të Hasit, çoi në zbulimin e laboratorit të heroinës në Has. Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, zbardh detaje nga sekuestrimi i punishtes së drogave të forta në veri të vendit.
27 Tetor 2018, 15:37 -
Zbulohen emrat e dy turqve që sollën heroinën në Has, në kërkim ndërkombëtar biznesmeni që financoi laboratorin
Admir Hoxha që është në kërkim mësohet se është arratisur nga Shqipëria 9 ditë para se policia të finalizonte operacionin. Hoxha pronar i hotelit luksoz ‘Ador’ në Rinas, ka dalë nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, ndërsa më pas ka udhëtuar drejt Maqedonisë, por nuk dihet destinacioni final.
25 Tetor 2018, 11:51 -
Ndërpritet seanca për Avdylajt te Krimet e Rënda, një prej të arrestuarve humb ndjenjat në gjyq (FOTO+EMRI)
Gjatë zhvillimit të seancës për masën e sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, një prej të arrestuarve ka pësuar gjendje të fikëti dhe është transportuar me urgjencë për në spital.
24 Tetor 2018, 11:14 -
Ekskluzive/ Report Tv publikon skemën si funksiononin familjet Avdyli, Bajraj dhe Ndoka
Report Tv zbardh ekskluzivisht skemën se si familjet Avdylaj, Bajri, Ndoka e Sulejmani kishin ndarë detyrat e kryenin trafikun e drogës në dy linja nga Greqia e Italia me destinacion BE-në. Nga përgjimet rezulton se Ndokajt, Bajrat, anëtarë të familjes Sulejmani në Fier dhe një tjetër grup kriminal në Delvinë kryenin trafikun e drogës në linjat e ngritura nga Aadylajt.
23 Tetor 2018, 15:13 -
Udhëtime të shpeshta në Turqi dhe Kinë, kush është biznesmeni nga Elbasani i arrestuar për lidhje me Avdylajt
Biznesmeni vizitonte vazhdimisht Kinën dhe Turqinë prej nga ku importonte lëndë të parë për prodhimin e veshjeve. Ai u arrestua pasi rezulton në përgjimet telefonike me grupin Avdylaj nga Shijaku.
22 Tetor 2018, 21:13