-
Kronikë
Të riut nga Prizreni i vodhën makinë luksoze në Milot, flet babai: Grabitësit iu afruan me fenelina policie, më pas qëlluan në ajër me armë! E pyetën nëse mjeti kishte GPS
Makina luksoze “Audi Q7” me vlerë 42 mijë euro në pronësi të një 21-vjeçari nga Prizreni që u grabit në Milot, është vjedhur nga një mjet që mbante fenelina policie. Babi i Meriton Ahmetajt, të riut që iu vodh vetura, deklaroi se djalin e tij e kishin kërcënuar me armë në kokë.
7 Shtator 2021, 10:21 -
Kronikë
Masat anti-COVID në kufi, radha e automjeteve nga Kosova që duan të futen në vendin tonë shkon në 12 kilometra! Qytetarët: Kemi 3 orë që presim
Autobusë kamionë e makina të vogla në Kosovë, vijojnë edhe mëngjesin e sotëm të presin me orë të tëra për të hyrë në Shqipëri nga dogana e Morinës. Radha e automjeteve ka shkuar në 12 kilometra, deri në fshatin Zhur të Kosovës, ndërsa qytetarët ankohen për pritje deri në 3 orë.
7 Shtator 2021, 09:36 - Kosova & Rajoni
-
Kosova & Rajoni
Kurti flet me Blinken: Miqësia jonë me SHBA-në po bëhet më e fortë! Sekretari amerikan: E falënderova për mikpritjen e afganëve të rrezikuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar telefonatë me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken me të cilin ka biseduar për pranimin e afganëve, duke shtuar se do t’iu ofrojë ambient të sigurt. Lajmin e ka bërë me dije vetë Kurti në një shkrim në “Twitter”
6 Shtator 2021, 17:03 -
Kronikë
21-vjeçari nga Prizreni: Persona të armatosur më grabitën makinën 'Audi Q7' në Milot! Policia: Nuk janë përdorur armë, pika kontrolli për kapjen e autorëve
Një makinë 'Audi Q7' është vjedhur mbrëmjen e së dielës në Milot. 21-vjeçari Meriton Ahmetaj, nga Kosova, së bashku me shokun e tij, me automjetin tip "Audi Q7" me targa 04-599 FO, në aksin rrugor Milot-Rrëshen ka denoncuar se ka rënë pre e grabitjes me armë
6 Shtator 2021, 15:24 -
Kronikë
U fut në det për t'u larë, shpëtohet nga mbytja 40-vjeçari në Shëngjin
Një pushues nga Kosova është shpëtuar nga mbytja mesditën e sotme në Shëngjin. Bëhet me dije se 40-vjeçari Ded Perndoka u fut në det për t'u larë, por rrezikoi të mbytje, ndërsa në ndihmë i shkoi policia kufitare Shëngjin.
6 Shtator 2021, 13:28 - Kosova & Rajoni
-
Kronikë
Kosova kërkon vaksinë ose test COVID, sërish radhë kilometrike në Morinë, qytetarët: Kemi 3 orë që presim! Situata problematike prej 6 ditësh
Vijon pritja me orë të tëra e qytetarëve për të hyrë në Kosovë, përmes pikës kufitare të Morinës. Pasditen e sotme në Morinë është krijuar një radhë kilometrike automjetesh, me qytetarë prej orësh në pritje për të kaluar në anën tjetër të kufirit. Edhe pse në doganën e Kosovës janë vendosur tre pika kontrolli shtese sërish radhët nuk janë shmangur.
5 Shtator 2021, 18:30 - Kosova & Rajoni
- Kosova & Rajoni
- Kosova & Rajoni
-
Kronikë
Radhët kilometrike në Morinë, komandanti i kufirit në Kosovë për Report Tv: Kemi rritur stafet më 30 %, duhet ndërgjegjësim, ka ende që thonë ‘po vij për një drekë në Prizren’
Prej disa ditësh në pikën kufitare të Morinës mes Shqipërisë dhe Kosovës janë krijuar radhë kilometrike për të kaluar për shkak të masave anti-COVID që janë vendosur nga pala e Kosovës. Nexhmi Krasniqi, komandant i kufirit në Kosovë, tha se ka pasur shtim të stafit në pikën kufitare me 30 %, por fluksi është tepër i lartë për shkak se qytetarët kthehen edhe nga pushimet dhe është fundjavë. Ai kërkoi ndërgjegjësim edhe nga ana e qytetarëve.
5 Shtator 2021, 10:32 -
Kosova & Rajoni
Lajmi se SHBA do kthejë në Kosovë afganët që kanë lidhje me grupe terroriste, ambasada amerikane e mohon
Ambasada amerikane në Kosovë, përkatësisht Sektori për Diplomaci Publike, hedh poshtë lajmin e prestigjiozes ‘NBC News’, se SHBA do të kthejë në Kosovë afganët që dyshohet se kanë lidhje me talibanët ose grupe të tjera terroriste
4 Shtator 2021, 19:49 -
Kronikë
Test PCR ose certifikatë vaksinimi në Morinë, radha e makinave për të hyrë në Kosovë shkon në 12 kilometra! Situata problematike prej 5 ditësh
Qindra automjete të Kosovës dhe të Shqipërisë po presin në Rrugën e Kombit, për të hyrë në Kosovë duke krijuar një trafik të dendur. Trafiku në segmentin Bardhoc - Morine i Rrugës së Kombit dhe shkon deri në 12 kilometra.
4 Shtator 2021, 19:00 -
Kosova & Rajoni
Përleshje me armë mes bandave kosovare në Itali! 8 të plagosur pas sherrit për kantieret e ndërtimit! (FOTO+VIDEO)
Tetë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë mes dy bandave, me qytetarë me origjinë nga Kosova, në qytetin e Triestes në Itali. Përplasja kishte të bënte me mosmarrëveshjet në lidhje me kantieret e ndërtimit e disa objekteve të cilat ishin në progres.
4 Shtator 2021, 10:56 -
Kosova & Rajoni
E trishtë/ Ndërron jetë nga koronavirusi 28-vjeçarja shtatzënë në Kosovë, familjarët: Pusho e qetë me bebushin tënd që e doje aq shumë
Një 28-vjeçare shtatzënë ka ndërruar jetë nga COVID në Kosovë. Bëhet fjalë për Liberta Selacin, me profesion grimere, nga Vushtria. Lajmin e trishtë e kanë bërë me dije vet familjarët në një postim në rrjetet sociale.
4 Shtator 2021, 10:05 -
Kosova & Rajoni
Një vit pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, çfarë u nënshkrua dhe është zbatuar deri më tani
Një vit pas marrëveshjes Kosovë-Serbi në Uashington, Shtetet e Bashkuara thonë se po vazhdojnë të punojnë “me Serbinë dhe Kosovën për të zbatuar angazhimet e tyre në mbështetje të qëllimit të normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve”, por toni i Uashingtonit ka ndryshuar me administratën e re demokrate, pasi presidenti Joe Biden që me marrjen e detyrës e ka vënë theksin tek “njohja e ndërsjellë”
4 Shtator 2021, 09:16 -
Kosova & Rajoni
Pamje të rënda, një burrë rreh brutalisht tri vajza në mes të ditës në Prishtinë, flet njëra nga të dhunuarat: Veç masazhit, kërkonte shërbime ekstra
Një burrë ka rrahur brutalisht trI vajza në mes të ditës në rrugën 'Ahmet Krasniqi' në Prishtinë. Siç shihet në videon e bërë virale, burri sulmon të rejat me një shkop gome, ndërsa ato përpiqen që të mbrohen
3 Shtator 2021, 09:40 -
Kosova & Rajoni
COVID në Kosovë, drejtori i Shërbimeve spitalore: Situata në spitale e rënduar, numri i të shtruarve më i larti që prej fillimit të pandemisë
Numri i pacientëve me COVID të shtruar në spital në Kosovë ka shkuar në 1250 dhe sipas Valbon Krasniqit, drejtor i Shërbimeve spitalore Kosovë, ky është numri më i lartë që prej fillimit të pandemisë. Për 'Report Tv' ai u shpreh se situata në spitale është e rënduar dhe se numri i lartë i infektimeve në një kohë të shkurtër, ka rënduar sistemin.
2 Shtator 2021, 19:24 -
Kronikë
Test PCR ose certifikatë vaksinimi në Morinë, radha e makinave për të hyrë në Kosovë shkon në 10 km! Shoferët i bien borisë në shenjë proteste: Kemi orë që presim, më mirë të ishte mbyllur kufiri
Për të hyrë në territorin kosovar, qytetarët duhet të paraqesin një test negativ të PCR-së ose vërtetim vaksinimi, por kjo ka shkaktuar një situatë të pazakontë në Morinë. Tashmë prej disa orësh qytetarët që duan të shkojnë në Kosovë, po presin për të kaluar në pikën e kalimit kufitar në Vermicë, gjë që ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh
2 Shtator 2021, 18:12