-
Rritet pabarazia/ 135 mijë familje pa shtëpi në pronësi, por Shqipëria ka dyfish më shumë banesa bosh!
Një në pesë familje në Shqipëri, nuk ka shtëpi në pronësi, por jeton me qira. Shifrat e CENS-it 2023, tregojnë se pabarazia është thelluar pasi edhe pse janë mbi 356 mijë banesa bosh, rezultojnë mbi 135 mijë familje pa banesë. Sipas ekspertëve ka nevojë për një plan kombëtarë për kredi të buta për çiftet e reja.
29 Korrik 2024, 17:34 -
Qytetarët e bizneset nuk po i paguajnë në kohë këstet e kredive, shkak rritja e interesave! Huatë me probleme u rritën në prill
Normat e larta të interesit kanë vënë në vështirësi qytetarët dhe bizneset për pagesat e kredive. Referuar shifrave të Bankës së Shqipërisë në prill kreditë me probleme u rritën me 2.1 miliardë lekë dhe arritën në vlerën 37.6 miliardë lekë, duke shënuar rritje në krahasim me muajin paraardhës.
10 Qershor 2024, 11:24 -
Kredia konsumatore u rrit me 30% për tremujorin e parë të këtij viti
Kredia konsumatore e ka nisur me rritje vitin 2024. Për tremujorin e parë të vitit, kredia e re për konsum e dhënë nga sektori bankar arriti vlerën e 9.1 miliardë lekëve, në rritje me pothuajse 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
28 Maj 2024, 07:39 -
Qeveria plan me 4 pika për rritjen e kreditimit të ekonomisë! Fokusi te bujqësia
Qeveria po diskuton me Bankën e Shqipërisë një plan me 4 pika për të rritur kreditimin e ekonomisë dhe kryesisht të sektorëve që e kanë të vështirë aksesin në Financë. Aktualisht portofoli i kredisë së dhënë nga bankat për bizneset e qytetarët arrin në 763 miliardë lekë.
14 Maj 2024, 16:38 -
Garanci sovrane fasonerisë! Transformim drejt industrisë së modës...por jo të gjithë do 'mbijetojnë'
Vetëm 70% e bizneseve të fasonerisë do të aplikojnë për të marrë kredinë sovrane, me normë interesi të ulët dhe të garantuar nga shteti. Përfaqësues të këtij sektori thonë se për shkak të krizave, manifaktura po shkon drejt transformimit për tu kthyer në industri mode, por këtij hapi jo të gjitha ndërmarrjet do i përgjigjen dhe një pjesë prej tyre do të mbyllen.
11 Maj 2024, 13:01 -
Më shumë borxhe! Në 3 muaj bankat dhanë 814 mln €! Biznesi do investime, qytetarët shtëpi
Muajt e parë të 2024 kanë rritur kërkesat e qytetarëve dhe bizneseve për të marrë kredi. Nga janari në mars sipas Bankës së Shqipërisë janë dhënë mbi 814 milion euro kredi nga bankat e nivelit të dytë, ku 62% e saj është marrë në lekë.
29 Prill 2024, 17:09 -
Çmimi i shtëpive në stratosferë, qytetarët në kërkim të kredive! 7.4 mld lekë vetëm në janar-shkurt, bankat rrisin kushtet
Kërkesa për kredi për të blerë shtëpi është rritur në tremujorin e parë të këtij viti, por për shkak të çmimeve të larta të apartamenteve, bankat janë treguar më të kujdesshme në miratimin e huasë. Sipas Bankës së Shqipërisë, bankat në këtë periudhë kanë shtuar kërkesat për kolateral për qytetarët.
22 Prill 2024, 15:11 -
BSH: Kreditë e këqija prekin nivelin më të ulët në 16 vite! Bien në 4.6%
Kreditë me probleme në fund të muajit shkurt, zbritën në 4.6% që është niveli më i ulët që prej vitit 2008. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vlera e kredisë së keqe përllogaritet në 344 milionë euro.
9 Prill 2024, 17:08 -
Në 2 muaj, bizneset dhe qytetarët morën 516 mln euro kredi, u dha 166 mln € më shumë se vjet
Muajt e parë të 2024 kanë rritur kërkesat e qytetarëve dhe bizneseve për të marrë kredi. Në janar dhe shkurt sipas Bankës së Shqipërisë janë dhënë mbi 516 milion euro kredi nga bankat e nivelit të dytë. Por janë ulur kursimet e qytetarëve
28 Mars 2024, 21:16 -
Rriten kreditë e këqija, shkak, çmimet dhe këstet e larta! BSH: Niveli i huave me probleme në janar ishte 34,8 mld lekë
Banka e Shqipërisë raporton se është rritur niveli i kredive të këqija në janar krahasuar me dhjetorin 2023. Shkak është bërë shtrenjtimi i vazhdueshëm i ushqimeve që boshatis xhepat e qytetarëve dhe rritja e këstit mujor të kredive
11 Mars 2024, 12:04 -
Në janar u dha më shumë kredi, u tërhoqën 23.3 mld lekë! U rritën kursimet në lekë u ulën në valutë
Bizneset dhe qytetarët kanë tërhequr 23.3 miliardë lekë kredi në muajin e kaluar, vlera më e lartë e regjistruar prej 2016. Nga ana tjetër muajin e kaluar është rritur edhe vlera e kursimeve. Në këtë fillim viti raportohet për forcim të pozitave të lekut.
28 Shkurt 2024, 18:53 -
Fasoneritë humbje 110 mln € prej rënies së euros, qeveria ju jep garancinë sovrane! Pro-eksport: Norma e interesit jo mbi 1.5%, shteti të garantojë 80% të kredisë
Kriza që përfshiu sektorin e tekstileve dhe këpucëve, i ka vënë kompanitë në kushte të vështira, disa kanë mbyllur aktivitetin e të tjerat kanë ulur numrin e punonjësve.
21 Shkurt 2024, 16:40 -
Bien në 4.7% kreditë me probleme, niveli më i ulët prej 2008-ës! Banka e Shqipërisë: Në fund të 2023-shit, kredia e keqe ishte 35.2 mld lekë
Edhe pse norma bazë e interesit është rritur disa herë në vitet e fundit, duke shkaktuar shtrenjtim të kredive për qytetarët e bizneset, Banka e Shqipërisë raporton se kreditë me probleme përgjatë 2023 kanë zbritur në nivelin më të ulët historik.
9 Shkurt 2024, 14:31 -
Në vitin 2023 u rritën kursimet, por u shtua edhe kreditimi! Qytetarët ‘heqin dorë’ nga valuta, kredi e kursime në lekë
Gjatë vitit 2023 është regjistruar rritje e kredive të miratuara nga bankat, por janë shtuar gjithashtu edhe depozitat. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vitin e kaluar, si kreditë ashtu edhe depozitat janë orientuar drejt lekut, për shkak të zhvlerësimit të fortë të valutave
5 Shkurt 2024, 20:15 -
Bankat do të shtrëngojnë kushtet në 2024-ën, më pak kredi për shtëpi dhe për bizneset! Viti 2023 u mbyll me rritje të refuzimeve për dhënie kredie
Qytetarët dhe bizneset do e kenë më të vështirë të marrin kredi përgjatë këtij viti. Bankat kanë paralajmëruar se do të jenë më të kujdesshme në dhënie kredie kryesisht për qytetarët që duan të blejnë shtëpi. Po ashtu pritet të rriten kushtet për për të dhënë hua për bizneset e mëdha.
21 Janar 2024, 15:51 -
Ulen normat maksimale të interesit të kredisë konsumatore për jo-bankat
Institucionet jo-banka që japin kredi konsumatorë do të vendosin norma më të ulëta interesi për qytetarët. Në tavanet e reja të miratuara nga Banka e Shqipërisë, përcaktohet se norma maksimale për kreditë deri 200 mijë lekë do të jetë deri 100% nga rreth 119% që ishte, ndërsa interesat më të ulëta janë për kreditë e marra në euro.
11 Janar 2024, 16:28