-
Shqiptarët blejnë ushqimet me kursimet në bankë! BSH: Në korrik depozitat u tkurrën me 568 milionë lekë
Familjet shqiptare kanë nisur të shpenzojnë kursimet për të blerë ushqime, karburant apo produkte të tjera konsumi. Banka e Shqipërisë fakton uljen e depozitave në korrik me 568 milionë lekë, duke dëshmuar efektin negativ që po jep inflacioni i lartë në xhepin e konsumatorëve.
30 Gusht 2022, 20:50 -
Kredi hipotekore nga Fibank për emigrantë dhe shtetas të huaj
Fibank lancon një produkt të ri kredie në treg me interes që fillon nga 3.75% në Euro – Kredi hipotekore për emigrantët dhe shtetas të huaj. Kjo kredi u jepet shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit dhe si dhe për shtetasit e huaj që duan të investojnë në pasuri të paluajtshme në Shqipëri.
19 Gusht 2022, 19:30 -
Bankat stepen nga kriza, më shumë refuzime kredidhënieje! BSH: Standardet e kredisë shtrëngohen për bizneset
Bankat kanë nisur të mbrohen përballë krizës së çmimeve, që mund të ulë fuqinë paguese të kredimarrësve. Në tremujorin e dytë të vitit Banka e Shqipërisë thotë se bankat shtrënguan standardet e kreditimit, janë më pak tolerante ndaj klientëve si dhe kanë rritur numrin e refuzimeve për dhënie kredie.
14 Gusht 2022, 18:06 -
Komisioni i Ekonomisë kritika mikrofinancës, Braçe: Si mund të jepet kredi për 7 minuta? Sinaj: S'mund të bësh biznes me fatkeqësinë e tjetrit
Institucionet jo banka kanë norma interesi të papërballueshme nga qytetarët. Ky ishte shqetësimi i ngritur në Komisionin e Ekonomisë nga deputetët, të cilët sollën raste ku qytetarët kanë paguar 2 fishin e vlerës që kanë marrë. Ndërsa në pikëpyetje u vu edhe shpejtësia e dhënies së kredisë.
14 Qershor 2022, 13:52 -
Çmimet e larta rrisin kërkesën për kredi për blerje shtëpie! Në katër muaj shqiptarët morën 119,5 mln euro për shtëpi! Kostot e ndërtimit nga janari në mars 2022 u rritën me 5%
Çmimet e larta të shtëpive, ka shtuar kërkesat për kredi nga qytetarët. sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë nga janari deri në prill, është dhënë 119.5 milionë euro kredi për qytetarët për të blerë shtëpi, që është vlera më e lartë e dekadës. Kjo rritje e kërkesës për kredi pritet të vijojë, për shkak të kostove të rritura në ndërtim, të ndikuara edhe nga lufta në Ukrainë
12 Qershor 2022, 15:52 -
Bizneset marrin kredi në valutë për të importuar! BSH: Bankat refuzojnë kërkesat për kredi, shkak lufta! Rrisin kushtet e kreditimit e pasiguria
Çmimet e larta në tregjet ndërkombëtare, i kanë shtyrë bizneset drejt marrjes së kredisë në valutë në këtë tremujor të parë të vitit. Banka e Shqipërisë thotë se si pasojë e çmimeve të larta të produkteve në tregjet ndërkombëtare por edhe për shkak të pasigurisë bankat janë bërë më konservatore në dhënien e kredisë
21 Maj 2022, 22:48 -
Rritet kërkesa për kredi, 42% e bizneseve marrin hua! Mungesa e konkurrencës po penalizon punën e bizneseve
Për të përballuar kostot e aktivitetit dhe për të përshtatur biznesin me kërkesat e tregut, 42% e ndërmarrjeve morën hua në vitin 2021. Ndërkohë bizneset thonë se problemet me konkurrencën, vështirësitë në gjetjen e tregut dhe mungesa e punonjësve po dëmtojnë aktivitetin e tyre.
5 Maj 2022, 15:46 -
30% e familjeve në vend kanë borxhe për të shlyer, 22% kanë marrë kredi për kostot e jetesës! Qytetarët kërkojnë më shumë hua te të afërmit se në banka
30% e familjeve në vend gjatë vitit të kaluar kishin një borxh për të shlyer. Shumica prej tyre e kishte marrë tek të afërmit dhe jo në banka. Sipas një raporti të Bankës së Shqipërisë thuhet se nëpër banka më shumë janë marrë kredi konsumatore, me qëllim përballimin e kostove të jetesës dhe vetëm 21% e rasteve për të blerë shtëpi.
25 Prill 2022, 16:24 -
Kriza e çmimeve ndikon bankat, rrisin kushtet për kreditimin e biznesit të vogël! BSH: Janë të pasigurta, dhanë më pak kredi
Kriza e çmimeve dhe pasiguritë në tregjet e huaja dhe vendase janë reflektuar menjëherë edhe në sektorin bankar, i cili ka shtrënguar kushtet për të dhënë kredi. Banka e Shqipërisë raporton se në tremujorin e parë të vitit standardet e kreditimit janë shtrënguar për biznesin e vogël, ndërkohë që bankat kanë miratuar më pak kërkesa për kredi
21 Prill 2022, 19:55 -
Bllokoi llogaritë bankare të familjarëve të një personi që kishte për shkak të kredisë, lirohet përmbaruesi Fatos Alimadhi! Gjykata: Prokuroria të hetojë skemën
Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, Gjykata ka liruar nga qelia përmbaruesin Fatos Alimadhi. Përmbaruesi Alimadhi u arrestua dy ditë më parë, pas kallëzimit të një shtetaseje për bllokimin e llogarisë bankare padrejtësisht.
17 Prill 2022, 11:38 -
Kriza e çmimeve do të pengojë uljen e kredive të këqija, në shkurt huatë e këqija zbritën në 5.3%
Kreditë me probleme në muajin shkurt zbritën në 5.3% që është niveli më i ulët historik. Por, pavarësisht kësaj rënie të vazhdueshme tani rrezik janë çmimet që shtrenjtohen dita-ditës dhe që mund të përkeqësojnë gjendjen financiare të familjeve dhe bizneseve.
11 Prill 2022, 22:49 -
Rriten me 58 mld lekë kërkesat për kredi gjatë 2021, qytetarët i marrin për blerjen e apartamenteve, bizneset për investime
Kredia e dhënë për ekonominë në vitin e kaluar është rritur me 58 miliardë lekë në raport me vitin 2020. Banka e Shqipërisë raporton rritje të kërkesave për kredi me qëllim blerjen e banesave si dhe për investime.
4 Shkurt 2022, 21:12 -
BSH publikon tavanin për interesat e kredive konsumatore! Për shuma deri 200 mijë lekë interesi 171.41%! Braçe: Mos u joshni nga borxhet e shpejta, janë zhvatje
Pasi vendimi hyri në fuqi në 31 dhjetor 2021, Banka e Shqipërisë ka publikuar për herë të parë tavanin e normave të interesit për kreditë konsumatore. Sipas të dhënave të bankës për të gjithë qytetarët që do të marrin kredi deri në 200 mijë lekë, norma efektive maksimale e interesit do të jetë 171.41% për kreditë me këste. Për overdraftet në këtë vlerë norma maksimale do të jetë 19.55% dhe 27.28% për kartat e kreditit.
20 Janar 2022, 11:29 -
Ekonomi
Ka fuqi paguese dhe nuk i kthen kredinë sovrane, pr/ligji: Kredimarrësit i bllokohen llogaritë dhe i sekuestrohet shuma e papaguar
Ministria e Financave ka hartuar një projektligj të ri për ndryshimin e ligjit për garancitë shtetërore, ku parashikohet bllokim i llogarive bankare për të gjitha subjektet që nuk shlyejnë kredinë sovrane, në rast se janë të aftë për ta paguar. Po ashtu pjesë e ndryshimeve është edhe sekuestrimi i vlerës së borxhit që nuk ka shlyer.
29 Nëntor 2021, 18:05 -
Ekonomi
Kreditë për investime spekulative në prona së shpejti mund të jenë më të shtrenjta
Kreditë për blerjen ose ndërtimin e pronave me qëllim investimi së shpejti mund të jenë më të shtrenjta. Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime rregullatore, që do të kërkojnë nga bankat më shumë kapital për mbulimin e kredive që financojnë investimet spekulative në pasuritë e paluajtshme.
26 Nëntor 2021, 08:37 -
Ekonomi
Rekord/ Shqiptarët marrin 238 milionë euro kredi për të blerë shtëpi, niveli më i lartë që prej 2015! Shkak rritja e çmimit të apartamenteve
Mbi 238 milionë euro është vlera e kredisë që qytetarët shqiptarë kanë marrë deri në shtator, për të blerë shtëpi. Ky është niveli më i lartë në vend që prej vitit 2015, dhe shkak për këtë është rritja e çmimit të apartamenteve. Në raport me vitin e kaluar, vlera e kredisë sipas bankës së Shqipërisë është rritur me 90.2 milionë euro.
21 Nëntor 2021, 20:39 -
Ekonomi
Bankat japin më shumë kredi për bizneset! Banka e Shqipërisë: U lehtësuan kushtet pas përmirësimit të situatës ekonomike
Në periudhën Korrik-Shtator kërkesa e bizneseve për të marrë kredi ka qenë shumë më e lartë se në vitin e kaluar sa i takon biznesit të madh, ndërsa për biznesin e vogël dhe të mesëm ka pasur rënie të kërkesës për kredi. Ndikim në shtimin e kërkesës për kredi sipas bankave ka dhënë nevoja për financimin e borxheve ekzistuese, për financimin e investimeve dhe të kapitalit qarkullues.
20 Tetor 2021, 20:32 -
Ekonomi
Bankat shtyjnë afatin e shlyerjes së 60% të kredive, rishikohen 35% të kredive të fasonëve dhe fabrikave
Në pamundësi për të marrë pagesat e kredive të bizneseve pas pandemisë, bankat kanë rishikuar kreditë e tyre, kryesisht të fasonëve dhe fabrikave të përpunimit. Për 60 % të tyre u vendos shtyrja e afateve të shlyerjes si një nga lehtësitë më të mëdha për subjektet.
26 Shtator 2021, 09:36 -
Ekonomi
Lehtësohen kushtet e kredisë për bizneset e qytetarët, eksperti Muço: Lehtësimi vjen pas përmirësimit ekonomik! Rriten kreditë për shtëpi, shkak çmimet e larta
Bankat e nivelit të dytë në vend kanë lehtësuar kushtet për të dhënë kredi për bizneset dhe familjet në vend, ndërsa ka pasur edhe rritje të kërkesës për hua. Qytetarët sipas Bankës së Shqipërisë po marrin kredi më shumë për të blerë shtëpi, kjo sipas ekspertëve vjen si pasojë e çmimeve të larta të apartamenteve.
27 Korrik 2021, 18:37