-
SHBA: Mbështesim SPAK, koha të bëjnë punën e tyre pa kërcënime pavarësisht kush është i pandehur! Kim: Kjo është për të ndëshkuar kriminelë të njohur
Ambasada e SHBA-së del sërish në mbështetje të SPAK dhe drejtësisë së re. Një mesazh i shkurtër, por i fortë, ku SHBA thekson se ka ardhur koha që SPAK të lejohet të bëjë punën e saj pavarësisht kush është i pandehur. Sipas saj, kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë dhe të ecin përpara drejt integrimit në BE.
7 Gusht 2020, 17:21 -
Listat, Spaho i përgjigjet Ramës: S'mund të jemi fasadë në Këshillin Politik! Do marrim të gjitha hapat, përfshirë protestat
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka deklaruar në një intervistë për Report Tv se opozita nuk do të marrë më pjesë në Këshillin Politik, teksa ka paralajmëruar edhe protesta kundër ndryshimeve Kushtetuese, të bëra sipas tij në mënyrë të njëanshme. I ftuar në emisionin "Pa Protokoll", Spaho është shprehur se me votimin e hapjes së listave dhe ndalimit të koalicione, u shkatërrua marrëveshja e 14 janarit, (atëherë kur u krijua Këshilli) dhe se opozita nuk do të qëndroj duarkryq, por do të reagojë. Një nga format e reagimit, Spaho sqaroi se do të jenë edhe protestat.
31 Korrik 2020, 22:46 -
Ekskluzive/ Report Tv në 'fshatin e krimit Zgjedhor'! Flasin të akuzuarit: Po u faktuan do var veten! Përgjimet llogje! Mesazhi i gruas që SPAK po i hetonte burrin e vdekur që në 2018
250 shtëpitë e fshatit Rubjek mes Tiranës e Gjirit të Lalzit prej 4 ditësh jetojnë mes lajmeve për manipulimin e zgjedhjeve të 2017, urdhër arresteve për të vdekurit që firmosi SPAK dhe versionit të tyre se e vërteta është krejt ndryshe. Në një rrëfim ekskluziv për Report Tv e veja e Besim Bregut bën përgjegjëse policinë që lejoi të votohej ditën e zgjedhjeve nga persona disa herë. Ndërsa i akuzuari se votoi 23 herë për emigrantët jashtë vendit Armelin Zela thotë se në ato zgjedhje ka votuar vetëm për veten e tij.
31 Korrik 2020, 18:49 -
Sfumohet dosja 339/ 21 komisionerët nuk do të hetohen nga SPAK dhe GJKKO! I kalojnë prokurorisë Durrës
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka shpallur moskompetencë për dosjen ndaj 21 komisionerëve të Durrësit. Në fakt janë 19 komisionerë, pasi 2 prej tyre kanë ndërruar jetë, dhe ata do i kalojë prokurorisë Durrës, duke treguar se kjo dosja po sfumohet.
30 Korrik 2020, 18:38 -
Sfumohet operacioni për dosjen 339, SPAK u çoi fletëarresti 2 të vdekurve, prokuroria: Nuk ishin çregjistruar, kjo s'e zhbën hetimin
Dy nga 21 komisionerët e zgjedhjeve të 2017 në Durrës për të cilët SPAK kërkoi arrest një ditë më parë rezultojnë se kanë vdekur prej disa javëve. Kjo situatë e zbuluar nga media ka vënë në pozitë SPAK, të cilët kanë sqaruar se nuk kishin dijeni pasi dy komisionerët figurojnë të gjallë në regjistrin e gjendjes civile.
29 Korrik 2020, 10:40 -
'Normalizimi' i Dosjes 339
Arrestimet e fundit për dosjen 339, shënojnë “normalizimin” e saj, duke e futur në një hulli banale vjedhjesh nga hajdutë xhepash, të cilët gjallojnë rregullisht në të gjitha votimet shqiptare, që prej 30 vjetësh. Drama politike që u ndërtua mbi këtë dosje, shërbeu vetëm që PD të krijojë opozitën e Murrizit e Hajdarit, duke relativizuar veten dhe duke bërë me dëshirën e saj një autogol të hatashëm politik, që vazhdon ta paguajë.
28 Korrik 2020, 21:26 -
Panariti në Report TV: Të hapur të hetohemi për shit-blerje vote! S'mund të ndryshohet kushtetuta në mënyrë të njëanshme!
Edmond Panariti ish-deputet i LSI-së në një lidhje me skype në edicionin qëndror informativ në Report Tv e konsideroi një nismë pozitive faktin se frymëzuesit kryesorë të deformimit dhe presionit kundër votës së lirë po hetohen. Panariti e krahason marrëveshjen zgjedhore me pëlhurën e Penelopës që sipas tij thuret ditën e shthuret natën.
28 Korrik 2020, 19:01 -
Krimi zgjedhor në Durrës, SHBA: SPAK po zbulon lidhjet midis krimit dhe korrupsionit
Zhvillimet e sotme mbi dosjen '339' janë cilësuar si 'një një tjetër gur' për drejtësinë e re nga ambasadorja Yuri Kim. Ajo ka reaguar me anë të një shënimi në rrjetet sociale duke përshëndetur veprimin e SPAK për 23 urdhër arrestet e lëshuara mbi dy çështje të ndrysh
28 Korrik 2020, 13:55 -
Arrestimet për dosjen 339, Rama: PD-LSI prandaj s'duan depolitizim! Bardhi: Komisionerët u kërcënuan! Meta: Ndëshkim! SHBA: Po zbulohen
Për Edi Ramën, kjo që ka ndodhur është një mësim se përse duhet depolitizimi i administratës zgjedhore, të cilin e kundërshtoi PD-LSI në Këshillin Politik.
28 Korrik 2020, 12:43 -
'Kronikë e një ngjarje që dihej botërisht', Salianji reagon për urdhër arrestet '339-ës': SPAK sapo gërvishti dosjen
Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar për 23 urdhër arrestet e lëshuar nga SPAK në lidhje me dosjen 339 ku dy çështjet më të rëndësishme janë laboratori i drogës në Has dhe zgjedhjet e 2017 që PD-ja pretendon se janë të vjedhura.Sipas Salianjit kjo është një kronikë e dit
28 Korrik 2020, 12:12 -
Urdhër arrestet nga SPAK, si prokuroria arriti të zbulonte shkeljet e komisionerëve të dosjes '339'
Nga 23 urdhër arrestet e lëshuara sot nga SPAK për dosjen '339', 21 prej tyre kanë qenë për komisionerët, të cilët i përkasin partive të ndryshme dhe jo vetëm njerës. Por si ka arritur SPAK të dalë në këtë përfundim për komisionerët?Sipas burimeve të Report
28 Korrik 2020, 12:08 -
Dosja '339'/ Lejuan të votojnë në emër të 62 personave që ishin jashtë vendit, merren të pandehur 21 komisonerë të zgjedhjeve të 2017
Report TV ka zbardhur 23 urdhër arrestet e lëshuara së fundmi në lidhje me dosjen 339 që vazhdon të hetohet prej dy vitesh.Përveç njërit që është për laboratorin e drogës, të gjithë urdhër arrestet e tjera janë lëshuar për çështjen e vjedhjeve të pretenduara t&
28 Korrik 2020, 10:02 -
Dosja '339', 1 nga 23 urdhër arrestet për laboratorin e drogës në Has (EMRI)
Report TV ka zbardhur 23 urdhër arrestet e lëshuara së fundmi në lidhje me dosjen 339 që vazhdon të hetohet prej dy vitesh.Nga 23 urdhër arrestet një është për laboratorin e heroinës në Has ku u prodhuan 182.5 kilogramë heroinë. Bëhet fjalë për Fisnik Sadikun, ose siç njihet ndryshe dhe Fisnik Smai
28 Korrik 2020, 09:57 -
SPAK lëshon 22 urdhër arreste për dosjen 339, inkriminohen 21 komisionerë zgjedhorë të PD, PS, LSI dhe PR për zgjedhjet e 2017
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka lëshuar 22 urdhër arreste për dosjen e shumëpërfolur 339 per zgjedhjet 2017 në qarkun e Durresit. Nga 21 komisionerë të përfshirë të partive kryesore dhe më të vogla, PS, PD, LSI dhe PR, 8 janë në arrest shtëpie.14 prej tyre janë nga opozita (PD, LSI, PR) dhe 7 nga PS. Pranga edhe për një prej trafikantëve të drogës të heroinës në Has, Fisnik Sadiku.
28 Korrik 2020, 08:43