-
Nëndeklarimi i pagave godet dhe buxhetin, 4.5 mln euro më pak vetëm në 3 muajt e verës
Nëndeklarimi i pagave po godet buxhetin e shtetit i cili po mbledh më pak para nga tatimi mbi të ardhurat personale sesa plani i ministrisë së Financave. Vetëm në tre muaj janë mbledhur 456 milionë lekë më pak të ardhura sesa planifikimet fillestare nga Tatimi mbi Pagat.
4 Tetor 2024, 15:01 -
2025-a më shumë buxhet për rrugë, aeroporte, ushtrinë! Bujqësia rritje minimale
Projektet rrugore do të jetë në fokus edhe për vitin e ardhshëm, dhe do të marrë pjesën më të madhe të buxhetit të Ministrisë së Infrastrukturës. Sipas dokumenteve zyrtare për vitin 2025, do të shpenzohen më shumë para për fuqizimin e ushtrisë, dhe për sistemin arsimor. Ndërsa bujqësia edhe pse në krizë, do të ketë rritje minimale të buxhetit.
20 Gusht 2024, 15:49 -
Rriten të ardhurat në gjashtëmujor, por shtyhet rishikimi i buxhetit dhe garancia e paralajmëruar për bujqësinë
Në thesarin e shtetit janë arkëtuar 230 milionë euro më shumë se në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar. Por kjo rritje e të ardhurave nuk ka mjaftuar për të rishikuar buxhetin e shtetit dhe për të miratuar garancinë sovrane për fermerët, siç ishte paralajmëruar nga qeveria.
22 Korrik 2024, 17:04 -
Rishikohet buxheti dhe miratohen rrogat e reja të administratës këtë muaj! Gati drafti me fashat e reja të tatimit për pagat e të rinjve
Këtë muaj qeveria do të rishikojë buxhetin e shtetit duke rritur pritshmëritë për të ardhurat, si dhe do të përfshijë një garanci sovrane për bujqësinë, si dhe një paketë ndihme për shtresat në nevojë. Po ashtu Ministria e Financave po bën gati projektligjin me fashat e reja të tatimit mbi pagat si dhe paketën e mbështetjes për të rinjtë e punësuar deri në 29 vjeç.
9 Qershor 2024, 17:22 -
Bilanci i vitit 2023/ Buxheti mblodhi një rekord prej 6 miliardë euro, borxhi publik në vlerat më të ulta prej 2008
Afro 6 miliardë euro është vlera e të ardhurave të mbledhura nga buxheti i shtetit në vitin e kaluar, ku ndikim kryesor ka dhënë ecuria ekonomike, ecuria e pozitive e sektorëve të ekonomisë kryesisht turizmit, por edhe rritja e pagave dhe e punësimit. Ministria e Financave raporton se vjet borxhi publik zbriti në nivelin më të ulët që prej 2008-ës, ndërsa deficiti regjistroi vlerën më të ulët historike.
19 Shkurt 2024, 11:11 -
115 mln euro humbje nga zhvlerësimi i monedhave të huaja! Financat: Nëse vijon rënia e Euros, humbjet do të thellohen
Zhvlerësimi i euros dhe dollarit ka dëmtuar buxhetin e shtetit, i cili nuk ka arritur të arkëtojë paratë e parashikuara. Sipas Ministrisë së Financave humbja në buxhet në 9 muaj ka arritur në rreth 115 milionë euro. Situata mund të përkeqësohet nëse vijon mbiçmimi i lekut
26 Tetor 2023, 16:57 -
Rishikimi i buxhetit/ Shtohen mbi 82 mln euro për transportin rrugor, pakësohet për Sigurimet Shoqërore
Projektet infrastrukturore për këtë vit do ti kushtojnë buxhetit të shtetit plot 34.5 miliardë lekë (rreth 342.3 milionë euro). Në rishikimin e bërë të buxhetit të këtij viti, i shtohen rreth 8,3 miliardë lekë, që do të përdoren për projektet rrugore deri në fund të këtij viti.
24 Tetor 2023, 17:42 -
8 muaj të artë për buxhetin e shtetit, merr 425 mld lekë të ardhura! Efekt rritja e pagave, nga sigurimet 13.7 mld lekë më shumë
8 muajt e parë të vitit ishin të artë për buxhetin e shtetit duke mbledhur 425 mld lekë. Krahasuar me 8 muajt e vitit të kaluar, shtetit ka marrë 48.5 mld lekë më shumë. Efekt direkt ka dhënë rritja e pagave, ku më shumë para në shtet janë derdhur nga kontributet shoqërore me një rritje 13.7 miliardë lekë më shumë se janar gushti i vitit të kaluar.
28 Shtator 2023, 16:18 -
Fatura e paguar nga buxheti në 7 vjet për dëmshpërblimet për të larguarit nga puna, arrin vlerën e 127 mln USD
Bëhet fjalë për punonjës të qeverisjes qendrore dhe vendore të cilët janë larguar padrejtësisht nga puna, por pas vendimeve të formës së prerë të gjykatës kanë përfituar dëmshpërblimin
17 Korrik 2023, 07:51 -
Të ardhurat në buxhet rriten me 9.7% për 4-mujorin e 2023, rekord nga fitimet dhe tatimi mbi individët
Të ardhurat në buxhet arritën në 206.5 miliardë lekë në katër muajt e parë të vitit, me rritje prej 9.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas statistikave të Ministrisë së Financave.
19 Maj 2023, 07:19 -
Banka e Shqipërisë po zgjedh 'kurën e dhimbshme', efekti te kredimarrësit dhe buxheti
Banka e Shqipërisë rriti përsëri normën bazë të interesit javën e kaluar, duke treguar se është e vendosur të ndjekë një shtrëngim të shpejtë monetar, në përpjekje për të kontrolluar inflacionin e lartë. Por, rritja e shpejtë e normave të interesit pritet të sjellë efekt të ndjeshëm negativ për kërkesën e brendshme, duke ngadalësuar më shumë konsumin dhe investimet.
16 Tetor 2022, 07:48 -
Çmimet e larta mbushin arkën e buxhetit të shtetit! ‘Financat’: Të ardhurat në 7-muaj janë rritur me 44.9 mld lekë
Në buxhetin e shtetit nga janari deri në korrik janë arkëtuar 44.9 miliardë lekë më shumë se vjet. Ndikimin kryesor në rritjen e të ardhurave mbi planin e Ministrisë së Financave e ka dhënë rritja e çmimeve si dhe përmirësimi i aktivitetit ekonomik të bizneseve. Ndërkohë shpenzimet kanë pësuar ulje dhe janë mbledhur 567 milion lekë më pak se 2021.
17 Gusht 2022, 21:53 -
Ndryshimet në buxhet/ Më shumë fonde për rrugët dhe ‘e-qeverisjen’! 1.9 mld lekë plus për programe zhvillimi, ulje për Shëndetësinë, Financat dhe Mbrojtja
Me rishikimin e buxhetit të shtetit, qeveria ka bërë edhe një shpërndarje të re të fondeve për institucionet. Është vendosur ulja e buxhetit për ministrinë e Financave, për Shëndetësinë, për Mbrojtjen dhe Institutin e Statistikave. Ndërkohë janë vënë më shumë para në dispozicion të transportit rrugor, projekteve të zhvillimit dhe për sistemet digjitale.
10 Gusht 2022, 15:24 -
Rishikohet buxheti i shtetit, shtohen me 13 mld lekë shpenzimet! Miratohet Paketa e Dytë e Rezistencës Sociale me vlerë 6.1 mld lekë
Rishikohet për herë të dytë buxheti i shtetit. Pritshmëritë për të ardhurat janë rritur me mbi 30 miliardë lekë. Ndërkohë, është miratuar edhe paketa e dytë e Rezistencës Sociale me vlerë 6.1 miliardë lekë.
9 Gusht 2022, 11:23 -
Shtrenjtohen çmimet e produkteve të shportës, buka, vaji, bulmeti dhe sheqeri rritje vjetore nga 14% -24% në prill
INSTAT raportoi se ritmet e rritjes së çmimit të bukës u intensifikuan më tej gjatë prillit, teksa çmimet ishin 16.7% më të larta se prillin e kaluar. Rritjen më të lartë e pësoi çmimi i vajit, i cili muajin e kaluar ishte 24.2 për qind më e i lartë se vjet në prill.
10 Maj 2022, 09:40 -
Nga karburanti, telefoni dhe qiraja, dietat e deputetëve i kushtojnë buxhetit të shtetit rreth 120 mijë euro! Ja deputetët që hoqën dorë nga përfitimet
Rreth 120 mijë euro ose 14 774 306 lekë i ka kushtuar buxhetit të shtetit dietat e 127 deputetëve gjatë muajit shkurt në bazë të ligjit, ndërsa 13 të tjerë kanë hequr dorë nga ata duke mos pranuar përfitimet.
18 Prill 2022, 20:16 -
Pandemia ‘fshiu’ 53 mld lekë nga buxheti i shtetit në 2020
Mbi 53 miliardë lekë ka humbur buxheti i shtetit si pasojë e goditjes që mori nga pandemia në vitin 2020. Të dhënat më të fundit të publikuara nga INSTAT, tregojnë se konsumi i popullatës u tkurr, ndërsa të ardhurat për frymë ranë me 14 mijë lekë.
1 Prill 2022, 18:08 -
Nisma ligjore / Zyrtarët do paguajnë nga xhepi i tyre dëmet që shkaktojnë në buxhetin e shtetit dhe pasuritë publike, rastet ndëshkimit e si llogaritet kostoja
Maxhoranca sfidohet nga depozitimi i projektligji në Kuvend për kompensimin e dëmeve ndaj interesave publike nga zyrtarët që shkarkojnë dëmin. Përjashtohen vetëm njerëzit e drejtësisë. Përfshihen abuzimet me fondet publike, emërimet dhe shkarkimet e paligjshme, keqmenaxhimi i pasurive publike, sjelljet korruptive, përfitimet e padrejta, moszbatimi i kontratave dhe përdorimi i aseteve publike për interesa private.
14 Shkurt 2022, 09:32