-
Lufta/ Banka e Shqipërisë: Kriza në ekonomi do zgjasë mbi 1 vit! Do goditet energjia, ndërtimi, turizmi dhe drithërat, do ulet konsumi e investimet
Ndikimi i luftës në Ukrainë do të ndjehet edhe në ekonominë e vendit për një periudhë të gjatë. Ekspertët e Bankës së Shqipërisë thonë se sipas një vrojtimi të kryer me bankat vërehet se ndikimi negativ i luftës në ekonomi do të jetë mbi 1 vit.
29 Prill 2022, 11:40 -
Ulet çmimi i naftës, nga 235 lekë për litër, shkon në 232! Rritet çmimi i benzinës, shkon në 212 lekë për litër! Gazi do të kushtojë 9 lekë më pak
Referuar çmimeve të mëparshme të vendosura nga bordi, rezulton se uljen më të madhe me 9 lekë e ka pasur gazi i cili nga 115 lekë në 104 lekë. Nafta nga 235 Lekë/litri është ulur me 3 lekë, ndërsa benzina është rritur me 1 lek.
23 Prill 2022, 14:45 -
Guvernatori Sejko: Inflacion gjatë 2022 do jetë më i lartë sesa parashikimi! Rritja ekonomike do ngadalësohet
Inflacioni në Shqipëri për vitin 2022 pritet të jetë më lartë sesa është parashikuar, ndërsa rritja ekonomike do të ngadalësohet. Kështu deklaroi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mbledhjet e Pranverës me Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore në Uashington.
23 Prill 2022, 13:23 -
Bordi i ushqimeve nuk i ndalon plotësisht abuzimet me çmimet! 'Financat': Marzhi i fitimit s’mund të jetë 100% i saktë! Braçe: Vaji hyri me 223 lekë dhe u shit me 350 lekë
Çmimet tavan të përcaktuara për vajin, sheqerin, miellin e orizin nuk e ndalojnë plotësisht abuzimin nga tregtarët. Çmimet e importit dhe marzhet e fitimit ishin në qendër të debatit në Komisionin e Ekonomisë, ku deputeti Erion Braçe kërkoi sqarime pse ende nuk është ndërhyrë tek inputet bujqësore.
19 Prill 2022, 19:38 -
Nafta e shtrenjtë, peshkarexhat e Shëngjinit dalin gjithnjë e më rrallë në det, shtrenjtohen ushqimet e detit në restorante
Rritja e çmimit të naftës po jep efekt negativ si në sektorin e peshkimit ashtu dhe në industrinë e turizmit. Në Shëngjin peshkatarët nuk dalin në det, ndërsa bizneset po përballen me mungesë të produkteve. E gjitha kjo ka çuar në rritjen e çmimit të peshkut dhe prodhimeve të detit në restorante.
16 Prill 2022, 16:36 -
Kultivim pa plehra kimikë, më pak perime në Kuçovë, fermerët: Qeveria të ulë çmimet ose largohemi nga vendi
Çmimi i plehrave kimikë është kthyer në shqetësimin kryesor për fermerët e Kuçovës, një ndër zonat më prodhuese në vend si për perimet në sera ashtu dhe për drithërat. Ata kërkojnë që qeveria të ndërhyjë në treg për uljen e çmimeve ose t’u japë subvencione.
15 Prill 2022, 16:53 - Bota
-
Shtrenjtimi i energjisë, Braçe: Për të pasurit na duhet një tatim i ri progresiv për të ardhurat nga kapitali! Për energjinë, burime të reja
Për deputeti socialet Erion Braçe, fatura energjisë 13 mijë, 14 mijë lekëshe apo edhe 20 mijë lekëshe, nuk të bën të pasur. I pasur, thotë Braçe, janë ato që zotërojnë pasuri të paluajtshme e të luajshtme që zotërojnë përfitimet nga kjo pasuri dhe se tashmë duhet të ketë tatime të reja për to
14 Prill 2022, 12:09 -
Rritja e çmimeve të produkteve bujqësore, fermerët: E mbjellim tokën me para borxh
Rritja e kostos për të mbjellë produktet bujqësore ka vënë në vështirësi fermerët, të cilët ankohen për çmimin e lartë të pesticideve dhe karburantit. Sipërfaqja e tokës së papunuar është rritur, ndërsa disa prej tyre thanë se janë zhytur në borxhe.
13 Prill 2022, 18:43 -
Vendimi hyn sot në fuqi, rritet sërish çmimi i karburanteve, ja sa do të kushtojë nafta, benzina e gazi
Duke filluar nga ora 18:00 e ditës së sotme do të ketë një rritje të çmimit të karburanteve. Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të naftës dhe benzinës, pas shtrenjtimit të tyre në bursat ndërkombëtare.
13 Prill 2022, 13:39 -
Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Jemi në mes të një krize çmimesh, bordet po tregojnë abuzimet dhe përqendrimet në tregje! Te karburantet ka mungesë transparence
Deputeti u ndal edhe te tragu i karburanteve, ku tha se ka jo vetëm përqendrim, por edhe mungesë transparence të plotë. Sipas Braçes 'dikush fsheh diçka' dhe askush nuk merr përsipër ta zbardhë deri në fund, duke shtuar se duhet kuptuar si blihet nafta nga kompanitë e shumicës, si furnizohen ato dhe si më pas furnizojnë kompanitë e pakicës.
13 Prill 2022, 13:09 -
Kursim për energjinë, Qeveria po përgatit vendimin: Familjet që harxhojnë më shumë se 700 kWh në muaj e paguajnë më shtrenjtë
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka paralajmëruar një vendim të qeverisë i cili do ta bëjë më të shtrenjtë energjinë për të gjitha ato familje që harxhojnë më shumë se 700 kilovat/ orë në muaj.
13 Prill 2022, 13:02 -
Rritja e çmimeve dhe turizmi, debati në Report Tv! Kreu i shoqatës së Bareve: Konsumi ka rënë 20%, priten çmime më të larta! Eksperti Ozuni: Do të preket turizmi
Rritja e çmimeve të ushqimeve ka shkuar një rritje edhe të çmimeve në bare dhe restorante. Kjo pritet të sjellë probleme dhe ulje edhe më tej të konsumit, çka do të ndikojë edhe në sezonin turistik që fillon së shpejti.
11 Prill 2022, 16:22 -
Bllokimi i Rrugës së Kombit në protestën kundër rritjes së çmimeve, lirohet disa orë pas ndalimit kryetari i ish-të Përndjekurve Politikë, Kol Nikolli: S’kam qenë i pranishëm, do padis policinë
Kol Nikolli, kryetar i ish-Përndjekurve Politikë të Mirditës është ndaluar në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Ai po tentonte që të kalonte kufirin për të shkuar drejt Italisë, përmes aeroportit të Podgoricës dhe i është komunikuar urdhër-arresti, i lëshuar në lidhje me protestën e zhvilluar në muajin mars për çmimet ku u bllokua Rruga e Kombit, në hyrje të Rrëshenit
11 Prill 2022, 11:35 -
Më i shtrenjti në 20 vite/ Inflacioni në mars ishte 5.7%, muaji që kulmoi rritja e çmimeve! Në krahasim me një vit më parë ushqimet dhe pijet joalkoolike janë shtrenjtuar me 9.3 %
Nga fillimi i muajit Mars, çmimet u rritën fort jo vetëm për produktet e shportës dhe të karburantit, por aktualisht në vendin tonë është rritur çdo produkt . Sipas INSTAT inflacioni në muajin e kaluar ishte 5.7%, ndërkohë që vetëm çmimet e ushqimeve u rritën me 9.3% krahasuar me një vit më parë
8 Prill 2022, 11:18 -
Lufta në Ukrainë/ Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin e Bujqësinë (FAO): Çmimet botërore të ushqimeve nuk kanë qenë kurrë kaq të larta
Çmimet botërore të ushqimeve u rritën ndjeshëm në mars, duke arritur nivelet e tyre më të larta ndonjëherë, ndërsa pasojat e luftës në Ukrainë përfshinin tregjet kryesore të drithërave dhe vajrave vegjetale. Çmimet e grurit u rritën me pothuajse 20 për qind, indeksi i çmimeve të vajit vegjetal të FAO-s u rrit me 23.2 për qind, i nxitur nga kuotimet më të larta për vajin e farës së lulediellit, nga i cili Ukraina është eksportuesi kryesor në botë.
8 Prill 2022, 10:49