-
Kriza e çmimeve përkeqëson konsumin e qytetarëve, Banka e Shqipërisë: Besimi i qytetarëve u ul me 6.7%, si në pandemi! Kanë reduktuar blerjet, nisin kursimin
Kriza e çmimeve e nisur prej më shumë se një muaj, ka ulur menjëherë konsumin e qytetarëve, të cilët kanë nisur të kursejnë. Banka e Shqipërisë raporton se besimi i konsumatorëve në ekonomi në muajin mars ra në nivelin e dytë më të ulët historik pas uljes që shënoi në fillimet e pandemisë.
7 Prill 2022, 20:26 -
Mund të ketë çmim tavan edhe për produkte të tjera! Ministria e Financave: Kemi caktuar çmimet maksimale, ndryshojnë në varësi të importit! Nisin kontrollet për abuzimet
Përveç vajit , miellit, sheqerit dhe orizit, produkte të tjera mund ti shtohen monitorimit të bordit. Lajmi e dha për Report TV anëtari i Bordit Niko Lera i cili shton se kanë nisur kontrollet për zbatimin e vendimit në njësitë tregtare.
7 Prill 2022, 15:13 -
A po zbatohen çmimet e ushqimeve të caktuara nga Bordi? Vëzhgimi i Report Tv, disa markete abuzojnë, çmime më të larta! Qytetarët: Skandal, blejmë më pak
Jo të gjithë dyqanet ushqimore po e respektojnë vendimin e bordit për çmimet e vajit dhe orizit. Nga një vëzhgim i Report TV vihet re se në disa markete vaji shitet deri në 30 lekë më shtrenjtë se vendimi i bordit, ndërsa 20 lekë më shtrenjtë kushton edhe orizi.
6 Prill 2022, 20:36 -
Pritshmëritë e inflacionit– dilemat e bankave qendrore, rekomandime
Niveli më i lartë i inflacionit në 30 vite”, janë titujt që mbizotërojnë sot në fjalorin e debateve ekonomike e financiare, në të gjithë forumet, mediat, duke bërë që inflacioni të jetë tema më e nxehtë në tregje sot. Dhe jo më kot. Po t’u referohemi treguesve të fundit të inflacionit në disa vende, shifrat janë të tilla që tejkalojnë parashikimet edhe të një muaji më parë
6 Prill 2022, 10:55 -
Merret vendimi/ Ja sa do kushtojë vaji, sheqeri, orizi dhe mielli! Report Tv sjell krahasimin e çmimeve para dhe gjatë luftës! Bordi cakton marzh fitimi për bizneset
Mielli, vaj, sheqeri dhe orizi, janë 4 produktet që Bordi i Transparencës ka vendosur që të mbajë në monitorim dhe caktojë një çmim tavan për shitjen e tyre.
6 Prill 2022, 10:51 -
Rritet me 7 lekë çmimi i naftës! Nga sot deri në 12 prill, do të shitet me 233 lekë për litër! Rritet me nga 1 lekë benzina dhe gazi! Pakica marzh fitimi 12 lekë/litri
Nafta, benzina dhe gazi, do të kushtojnë më shumë në pikat e karburantit duke filluar nga dita e sotme. Këto çmime do që jenë në fuqi deri më 12 prill, ku dhe do të mblidhet sërish Bordi i administrimit të Karburanteve, për të parë në çmimet kanë pësuar ose jo një rritje në tregjet ndërkombëtare.
5 Prill 2022, 16:43 -
Rritja e çmimeve/ Ministrja e Financave: Me vështirësi përcaktuam marzhet e fitimit, çmimet referencë për miellin, orizin, vajin dhe sheqerin publikohen sot
Sot do të bëhen publike çmimet e referencës për katër produkte, miellin, orizin, vajin dhe sheqerin. Ministrja: Rritja ekonomike në 2021 ishte 8.5%, 4.76% krahasuar me vitin 2019! Është ulur papunësia
5 Prill 2022, 12:17 -
Sejko: Çmimet u rritën për shkak të luftës, do mbeten të larta gjatë 2022! Të ndërhyhet përkohësisht në politikat fiskale, por pa rritur borxhin publik
Sekjo tha se kjo rritje e çmimeve do të vijojë për të gjithë vitin 2022, ndërsa shtoi se autoritetet duhet të jetë përmes një ndërhyrje të përkohshme në politikat fiskale por duke mos u kthyer në rritje të borxhit publik.
5 Prill 2022, 11:21 -
Kriza nga lufta, Anastas Angjeli: Rolin kryesor e ka qeveria dhe jo banka, tre sektorët që duhen ndihmuar me paketa financiare
Anastas Angjeli është zgjedhur së fundmi nga Kuvendi si Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Për të folur rreth detyrës së tij të re dhe krizës ekonomike që imponon lufta Rusi-Ukrainë, ish-deputeti socialist ishte i ftuar në ‘Kontrast’ të Report TV.
4 Prill 2022, 18:35 -
Rritja e çmimeve si pasojë e luftës, Sejko takim me përfaqësuesit e Bankës Botërore: Sanksionet ndaj Rusisë kanë sjell një realitet të ri ekonomik
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim përfaqësuesit e Bankës Botërore. E pranishme në takim ishte Drejtoresha Rajonale e Bankës Botërore (BB) për vendet e Ballkanit Perëndimor me qendër në Vjenë, Linda Van Gelder, si edhe përfaqësuesi i Përhershëm i Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas.
4 Prill 2022, 15:48 -
Kriza tremb edhe vendet e zhvilluara, gazetarja nga Gjermania: Çmimet janë rritur 20-30%, ka mungesa për disa ushqime! Gjermanët po kursejnë, ndihen të pasigurt
Gjermania është përfshirë ditët e fundit nga një rritje e paprecedentë e çmimeve të ushqimeve si pasojë e krizës së prodhimit dhe furnizimit që ka shkaktuar lufta në Ukrainë. Mediat gjermane po raportojnë mbi një rritje të madhe të çmimeve të ushqimeve bazike.
4 Prill 2022, 14:10 -
Gjermania përfshihet nga rritja më e fortë e çmimeve të ushqimeve në histori
Gjermania është përfshirë nga një rritje e paprecedentë e çmimeve të ushqimeve si pasojë e krizës së prodhimit dhe furnizimit që ka shkaktuar lufta në Ukrainë. Mediat gjermane po raportojnë mbi një rritje të madhe të çmimeve të ushqimeve bazike.
4 Prill 2022, 10:17 -
Çmimet e energjisë dhe naftës do frenojnë rritjen ekonomike! BERZH: Lufta në Ukrainë, goditi tregjet si në 1970
Nafta dhe energjia konsiderohen rreziqet kryesore për frenimin e rritjes ekonomike të vendit. Kriza e shkaktuar prej luftës sipas BERZH do të ngadalësojë rritjen ekonomike të Shqipërisë, ndërkohë në tregjet e huaja çmimi i naftës është trefishuar, ndërsa çmimi i energjisë është pesëfishuar.
3 Prill 2022, 22:14 -
Përshkallëzohet kriza e çmimeve të ushqimeve, BB: Mos bllokoni tregtinë, ndihmoni familjet në nevojë dhe shtoni fondet për bujqësinë
Banka Botërore në një analizë të kryer për luftën në Ukrainë thotë se zhvillimet më negative që po sjell është kriza e çmimeve të ushqimeve, dhe ulja e prodhimit për sezonin e ardhshëm. Në analizë sugjerohet të ndihmohen familjet në nevojë, të mos ndalet tregtia e mallrave për të shmangur kequshqyerjen, të financohen fermerët dhe të ngrihen sisteme të tjera për diversifikimin e burimeve ushqimore.
3 Prill 2022, 19:28 -
Energjia, të kamurit dhe mbrojtja me çdo kusht e qytetarit
Këto ditë ra shi me shumicë në të gjithë vendin dhe basenet e hidrocentraleve nisën të fitojnë pak metra nivel. Kështu, Liqeni i Fierzës u ngrit me 3 metra, në 262 metra. Megjithatë, është në nivelin më të ulët që nga viti 2012.
3 Prill 2022, 17:04 -
Zbardhet shuma/ Qeveria 3 mld lekë garanci sovrane për bizneset që tregtojnë produktet e shportës: Rrisni rezevrat ushqimore, nëse s’iu shiten, jua blen shteti
3 miliardë lekë do të jetë fondi në dispozicion për të gjitha bizneset përfaqësues të zinxhirit të furnizimit me mallrat e shportës, që do të duan të përfitojnë nga kjo kredi me garantues shtetin, me qëllim mbulimin e kapitalit qarkullues për lëndët dhe ushqimet bazë.
2 Prill 2022, 16:51 -
Rritja e çmimeve, eksperti Gjokutaj: Ngritja e bordeve krijon pabarazi dhe kufizon lirinë në treg! Ndërhyrjet nuk janë funksionuese!
Eksperti i ekonomisë Eduard Gjokutaj tha se ngritja e këtyre bordeve krijon pabarazi dhe kufizon lirinë në treg. Për ekspertin e ekonomisë ndërhyrjet nuk janë funksionuese, ndërsa paralajmëroi se inflacioni i çmimeve do të zgjatet në të ardhmen.
1 Prill 2022, 13:51 -
Nga sot, çmimet e produkteve të shportës do të monitorohen nga bordi i transparencës! Gjobë deri në 10 mln lekë kush abuzon
Bizneset ushqimore me shumicë dhe pakicë janë të detyruara të garantojnë furnizim të pandërprerë me produkte ushqimore për një periudhë 3 mujore. Në vendimin që tanimë ka hyrë në fuqi për ngritjen e bordit të monitorimit të çmimeve të ushqimeve thuhet se të gjitha bizneset që nuk respektojnë marzhet e fitimit të përcaktuara nga bordi gjobiten deri në 10 milionë lekë dhe ju sekuestrohet malli.
1 Prill 2022, 08:33 -
Paketa e Rezistencës Sociale, Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore: Nga nesër nis shpërndarja e pensioneve të indeksuar dhe bonusi 3 mijë lekë
Nga nesër do të nisë shpërndarja e pensioneve të indeksuara me 3.3%. Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Astrit Hoda tha në Report Tv se pensionet këtë vit janë indeksuar me 3.3%, ndonëse ishte parashikuar të indeksoheshin me 2.6%. Ai shpjegoi se kjo është masa e marra nga qeveria për t’iu ardhur në ndihmë shtresave më vulnerabël me qëllim për të përballuar rritjen e çmimeve.
31 Mars 2022, 20:06