-
Si gënjen Shoqata e Hidrokarbureve duke u fshehur pas Bordit të Transparencës
Shoqata e Hidrokarbureve në vend ka çuditur jo pak sot me një deklaratë, dhënë për revistën ‘Monitor’. Grupimi në fjalë, që ka në përbërje shumicën e firmave që tregtojnë lëndët djegëse në treg, është ankuar se çmimet do të ishin më të ulëta nëse nuk do të ndërhynte Bordi i Transparencës.
6 Korrik 2022, 19:34 -
Banka e Shqipërisë rrit normën bazë e interesit, Sejko: Vijon rritja e çmimeve edhe këtë tremujor, inflacioni do të arrijë nivele maksimale
Banka e Shqipërisë ka rritur normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindjeje. Në përpjekje për të ulur inflacionin, që është në normat më të larta të 20 viteve të fundit, Banka e Shqipërisë mori vendimin për rritjen e normës bazë të interesit për herë të dytë brenda pak muajsh.
6 Korrik 2022, 16:29 -
Rritja e çmimeve ka sjellë 130 mln dollarë më shumë në buxhet, qeveria ende pa vendim për mbështetjen e kategorive në nevojë! Përfundon paketa e rezistencës sociale
Rritja e çmimeve që vjen si pasojë e agresionit rus në Ukrainë ka sjellë 130 milionë dollarë më shumë në buxhetin e shtetit. Pavarësisht kësaj, qeveria nuk ka ende një vendim për mbështetjen e kategorive në nevojë pasi nga dita e djeshme, ka përfunduar paketa e parë e rezistencës sociale.
1 Korrik 2022, 09:51 -
Me 75 vota pro, miratohet akti normativ për kompensimin e çmimeve për materiale ndërtimi, Ministrja: Paketë anti krizë, përfitojnë 300 kompani! Duma: Gënjeni, publikoni fituesit! Favorizoni miqtë e Ramës
Opozita akuzoi ashpër qeverinë, se me aktin normativ për kompensimin e materialeve të ndërtimit, po përpiqet të favorizojë miqtë e kryeministrit Rama. Ata kërkuan kompensimin e shtresave të tjera në nevojë, por për ministren e Ekonomisë, ky akt synon mbështetjen e sektorit të ndërtimit, veçanërisht për investimet publike, që sjell rritje ekonomie.
30 Qershor 2022, 07:59 -
Skënder Minxhozi: Ramën e rrezikojnë çmimet, jo protestat e opozitës me asteriks
Basti i radhës është ky: a do të mbledhë më shumë njerëz në shesh Sali Berisha i sotëm, sesa Lulzim Basha i djeshëm?! A peshon më tepër Partia Demokratike e dalë nga Rithemelimi, se PD e nëntë viteve të fundit, kur Basha mblidhte protestues në shesh, me Berishën, Kryemadhin dhe një dyzinë kryetarësh e VIP-ash të tjerë të opozitës në rreshtin e parë të foltores?!
27 Qershor 2022, 12:09 -
Rritja e çmimeve, eksperti i ekonomisë në Report Tv: Bordet janë element populist! Duhen mbështetur fermerët dhe shtresat në nevojë
Çmimet e larta në vend janë kthyer në një nga temat më të rëndësishme të diskutimit. Për ekspertin e ekonomisë Azmi Stringa kjo rritje do të vazhdojë edhe në vitet që do të vijnë pasi do të ndikojë dhe lufta në Ukrainë.
23 Qershor 2022, 13:57 -
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet sërish çmimi i naftës, 3 lekë më pak! Benzina rritet me 3 lekë
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve, ku nafta dhe gazi janë ulur, ndërsa çmimi i benzinës është rritur. Çmimi i naftës është ulur me 3 lekë, ku nga 261 lekë/ litri që ishte më parë do të tregtohet me 258 lekë/litri. Ulet çmimi i gazit, nga 86 lekë/litri në 83 lekë/litri
23 Qershor 2022, 13:17 -
Civici: Pa mbarimin e luftës, rritja e çmimeve do të jetë e lartë deri në 2023! Bordet s’lejojnë spekulimet! Duhet një tjetër Paketë për Rezistencën Sociale
Rritja e çmimeve është kthyer në një epidemi globale. Kështu thotë eksperti i ekonomisë, Adrian Civici, i cili paralajmëroi se në rast se nuk marrë fund konflikti ushtarak në Ukrainë, inflacioni do të vijojë deri në vitin 2023. Duke u ndalur tek Bordet për kontrollin e çmimeve, për ekspertin e ekonomisë ato funksionojnë për të garantuar një lloj transparence dhe për të mos lejuar spekulimet. Sipas Civicit, bordet duhet të jenë të përkohshme
22 Qershor 2022, 12:49 -
Ekskluzive/ Paketë e dytë financiare në mbështetje të qytetarëve dhe bizneseve për kompensimin e rritjes së çmimeve! Do jetë në fuqi deri në fund të vitit
Report Tv mëson se qeveria ka gati një paketë të dytë financiare që qytetarët të mund të përballojnë rritjen e çmimeve. Mbështetja do të jetë deri në fund të vitit dhe ndryshe nga e para, zgjeron kategoritë e përfituesve.
21 Qershor 2022, 13:40 -
Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës me 4 lekë! Gazi nuk ndryshon, benzina bie me 5 lekë
Çmimi i naftës dhe benzinës është ulur. Bordi i Transparencës ka publikuar vendimin e ri, ku vihet re se çmimi i naftës ka rënë me 4 lekë, ndërsa benzina është ulur me 5 lekë. Nafta do të shitet me 261 lekë/litri nga 265 lekë/litri që ishte një ditë më parë. Benzina do të tregtohet me 236 lekë/litri, nga 241 lekë litri. Gazi mbetet i pandryshuar.
18 Qershor 2022, 14:25 -
Rritja e çmimeve/ Tabaku: Qeveria duhet të rishikonte buxhetin, duhet një paketë e re rezistence
Për shkak të rritje s së çmimeve, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku është shprehur se qeveria duhet të kishte rishikuar buxhetin dhe duhet të ofronte një paketë të re rezistence. Nga Kuvendi, ajo tha se i sheh me shumë shqetësim të ardhurat publike. "Duhet të ki
16 Qershor 2022, 12:29 -
Qytetarë të paktë protestë në sheshin 'Skënderbej': Do dalim në rrugë me qindra e me mijëra, po nuk ranë çmimet do bjerë qeveria (VIDEO)
“Do dalim në rrugë me qindra e me mijëra, po nuk ranë çmimet do bjerë qeverië”...më këto thirrje ka nisur protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve. Protestuesit janë mbledhur në shesh, ku presin që të mblidhen një numër më i madh dhe më pas do të marshkojnë drejt Kryeministrisë.
15 Qershor 2022, 18:12 -
Rritja e çmimeve/ Braçe: Vendi ka varësi totale nga importi! Urgjent investime në sektorin e energjisë, të mendojmë për një rafineri
Deputeti socialist Erion Braçe thotë se çmimet e produkteve ushqimore por edhe të hidrokarbureve janë rritur ndjeshëm edhe për shkak se vendi ka një varësi totale nga importi sa i përket energjisë. Braçe thotë se vendi ka nevojë urgjente për të investuar sa më parë për diversifikim t&
14 Qershor 2022, 17:20 -
Rritja e çmimeve, Braçe: Ka abuzime, Bordi po humb funksionin! Kemi varësi nga importi, duhen masa urgjente! Taksë profesioneve të lira? Sjell drejtësi fiskale
Për deputetin socialist, Erion Braçe, Bordi i Transparencës për çmimet e naftës nuk e ka përmbushur detyrën dhe sipas tij shumë shpejt do e humbasë funksionin pasi në pika të ndryshme të karburanteve pasqyrohen çmime të ndryshme, nga çmimi tavan që është vendosur.
14 Qershor 2022, 17:16 -
Bordi heq çmimin tavan për vajin: Shkak diferenca e ndjeshme e çmimit të importit! Shtrenjtohet mielli, orizi e sheqeri do shiten më lirë
Bordi i Transparencës ka hequr çmimin tavan për vajin. Sipas Ministrisë së Financave ky vendim është marrë sepse disa kompani e blinin vajin më lirë dhe e shisnin atë më shtrenjtë, për shkak të çmimit tavan të caktuar nga bordi. Sakaq, kompani të tjera e blinin vajin më shtrenjtë, por e shisnin sipas tavan, pasi ishin të detyruar të respektonin vendimin e bordit.
10 Qershor 2022, 18:02 -
Rritja e çmimeve/ Deputeti i PD thirrje shqiptarëve: Ejani të dalim në rrugë dhe t’i vëmë fre qeverisë
Deputeti Dashnor Sula, në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se akti normativ për Bordin e Transparencës, nuk i mbështet qytetarët. Po ashtu theksoi se anëtarët e qeverisë kanë pagat më të larta dhe se në këtë mënyrë nuk e ndjejnë rritjen e çmimeve, por ftoi qytetarët q&
9 Qershor 2022, 14:29 -
Çmimi i naftës 258 lekë për litër, 'dështon' protesta, qytetarët në Tiranë dhe Elbasan nuk fikin makinat! Konfindustria: Të zhbëhet Bordi! Ahmetaj: Ai frenon abuzimet
Çmimi i naftës ka arritur në maksimum duke u shitur me 258 lekë për litër dhe kjo ka bërë që qytetarët të paralajmërojnë në protestë.
9 Qershor 2022, 09:08 -
Shtrenjtohet gjithçka, nga prodhimi deri tek importi, eksperti për Report Tv: Çmimet e larta do vijojnë, abuzuesit po shtojnë barrën mbi konsumatorët
Nuk ka asnjë shpresë që çmimet të pësojnë ulje apo të stabilizohen, dhe sipas ekspertit Agim Rrapaj i cili për Report Tv mori në analizë situatën, do të ketë rritje të mëtejshme të çmimeve të produkteve, për shkak se kostot dhe pasiguritë po shtohen.
8 Qershor 2022, 21:15 -
INSTAT: Inflacioni gjatë muajit maj arrin në 6.7%, rritja më e madhe e karburantit me 21.7%! Ushqimet dhe pijet joalkoolike u shtrenjtuan me 11.4 %
Inflacioni në maj arriti rekord ne 6.7%, nga 6.2% që ishte në Prill. Rritja më e madhe ishte tek transporti me 21,7 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” që u shtrenjtua me 11,4 %. Tek grupi i ushqimeve çmimi i vajit u rrit me 29%, “bukë dhe drithëra” me 18,6 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 18,4
8 Qershor 2022, 13:50