-
Trampistët që u kthyen në albinistë
Sekti i përkrahësve të Trumpit dje dhe Albinit sot, mund të vijojnë të ndërrojë kordinatat e dishepullit, sipas emrit që u del përpara, por kjo është një biçim tifozerie pastorale, më shumë sesa një mbështetje serioze për këtë apo atë politikan shqiptar a të huaj. “Kisha Trump” dhe jetimët që la pas, është precedenti i një dashurie të zjarrtë por kalimtare, që sot nuk i duhet as Albin Kurtit. Përkrahës të tillë janë si këpurdhat pas shiut. Mbijnë, lulëzojnë e vyshken në harkun e një ditë-nate…
18 Shkurt 2021, 17:40 -
Edhe Enver Hoxha, Albin, ishte i pakorruptueshëm
Personazhi i ditës në botën shqiptare është Albin Kurti. Ai korri në zgjedhjet e datës 14 shkurt një fitore spektakolare, një nga ato fitore që shenjojnë funde regjimesh e paralajmërojnë epoka të reja. Me këtë fitore ka bërë për vete edhe kritikë, të cilët nuk pritën gjatë për të kërcyer në karron e fitimtarëve dhe për t’iu bashkuar korit të atyre që Albinin e konsiderojnë një hero, supermen, gjeni, mesia, apo ku di unë çfarë.
18 Shkurt 2021, 16:21 -
Speciale/Fitorja historike e Vetëvendosjes, qytetarët presin drejtësi dhe punësim! Sfidat e qeverisë Kurti dhe dilema e Presidentit të ardhshëm
Zgjedhjet e 14 Shkurtit në Kosovë prodhuan rezultate historike, fitoren më të thellë të një partie politike dhe rënien e madhe të LDK. Ekipi i Report TV për dy ditë me rradhë ishte aty për të ndjekur nga afër zhvillimet me raportime orë pas ore, për të dhënë gjithmonë lajmin e fundit.
17 Shkurt 2021, 18:25 -
Herë-herë e kishim Albinin këtej rrotull
A do të jetë Albini kryeministër edhe në Tiranë? Pse jo? Një nga vëzhguesit e afërt të Kosovës ka deklaruar se ‘kjo është ambicia e Albinit’. Deklaratën e kanë përpirë të gjitha mediat në shqip; a thua se është një gjë e re. Në Tiranë e kemi pasur dikur Albinin edhe kryeministër. Shtatë muaj, mes viteve 1943 dhe ’44, këtu ishte kryeministër Rexhep Mitrovica; ministër i Brendshëm ishte Xhafer Deva, nga Kosova. Të dy ishin për luftën kundër ‘çlirimtarëve’ në Luftën e Dytë.
17 Shkurt 2021, 16:33 -
‘Dialogu me Serbinë përparësi e gjashtë ose e shtatë’ reagon kryeministrja serbe: Për keqardhje që dialogu nuk është përparësi e Kurtit
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka thënë se është për keqardhje që lideri i partisë fituese të zgjedhjeve në Kosovë, njëherësh kandidat për kryeministër, Albin Kurti ka thënë se vazhdimi i dialogut me Serbinë nuk është një përparësi e tij.
16 Shkurt 2021, 22:00 -
Zgjedhjet në Kosovë/ Babaramo: Në fitoren e Kurtit kontribuan kundërshtarët e tij! Klosi: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion për dialog me Serbinë ende pa nisur qeverinë (VIDEO)
Në emisionin "Repolitix" në Report Tv diskutimi është fokusuar në arsyet që çuan në votën e madhe popullore ndaj Albin Kurtit, që sollën fitoren e tij historike në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.
16 Shkurt 2021, 21:42 -
Pas dorëheqjes së Isa Mustafës çfarë po ndodh me LDK?
Doreheqja e Isa Mustafës pas 10 viteve në krye të partisë, ka krijuar shumë pikëpyetje në lidhje me atë që mund të ndodhë me partinë e cila ka qeverisur vendin për një kohë të gjatë. Nga partia e ish-presidentit të Ndjerë Ibrahim Rugova, në partinë që për të parën herë humbet mbështetjen edhe në fshatin e tij.
16 Shkurt 2021, 15:56 -
Kryetari i LVV-së Albin Kurti takim me ambasadorin amerikan në Kosovë: Së shpejti do të kemi qeverinë e re! Do të thellojmë marrëdhëniet bilaterale mes 2 vendeve
Kryetari i LVV-së Albin Kurti, partisë fituese në zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Kosovë është takuar ditën e sotme me ambasadorin e SHBA-së në vend, Philip Kosnett.
16 Shkurt 2021, 13:52 -
Përfundon numërimi i votave në të gjitha vendvotimet në Kosovë, fitore historike e Vetëvendosjes
Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fiton bindshëm zgjedhjes të 14 shkurtit, ku me përfundimin e numërimit të votave në të gjitha vendvotimet e Kosovës, subjekti fitues i zgjedhjeve, ka marrë 47,86% të votave, duke u bërë kështu partia e parë pas shpalljes së pavarësisë që këtë rezultat të lartë në Kosovë
16 Shkurt 2021, 07:40 -
Shqipëria do lindë një Albin, kur një avion i Hagës të burgosë në Rinas, njësoj si në Kosovë, 3 kundërshtarët e 'Albinit të Tiranës'
Shqiptarët e Kosovës ishin lodhur dhe dërmuar maksimalisht nga qeverisjet e korruptuara por establishmeniti ishte i pathyeshëm si në Shqipëri. Edhe Albini nuk arrinte të shkatërronte establishmentin deri sa drejtësia ndërkombëtare filloi arrestimet.
15 Shkurt 2021, 21:49 -
Kosova me Albinin e Vjosën, Shqipëria me Saliun e Ilirin
Kjo pamundësi totale e klasës politike shqiptare për të ndryshuar, stonon klithshëm sot, një ditë pas zgjedhjeve në Kosovë. Sepse kosovarët çuan për “skrap” me votë brezin që kishte bërë luftën, kurse ne nuk çojmë dot në pension as zullumqarin që bëri vitin e mbrapshtë ’97! Kjo është diferenca e madhe, që sot na nxjerr të turpëruar me Kosovën. Të tjerat janë vetëm pjesërisht të rëndësishme.
15 Shkurt 2021, 16:53 -
Fitorja e Vetëvendosjes/ Rama: Shpresoj për qeveri të qëndrueshme! PD e LSI: Qeveria jonë do jetë krah me Kosovën! U hap një faqe e re
Krerët e politikës shqiptare kanë uruar Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen për fitoren e zgjedhjeve në Kosovë. Meta, Rama e Basha thanë se procesi zgjedhor i ditës së djeshme demonstroi demokraci.
15 Shkurt 2021, 08:57 -
Zgjedhjet/ Numërohen 99.8% e votave, fitore historike e Vetëvendosjes, rezultati më i lartë që nga shpallja e pavarësisë! Dorëhiqet Mustafa: Rikthehemi fuqishëm
Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit kryeson bindshëm për fitoren e zgjedhjeve të 14 shkurti, ku nga 99.8% e votave të numëruara deri më tani ka siguruar 47.86%, duke u bërë kështu partia e parë pas shpalljes së pavarësisë që këtë rezultat të lartë në Kosovë.
15 Shkurt 2021, 07:42 -
Pse, sot ndodh plebishit i ngjashëm në Kosovë me revolucionin e Kubës!
Kjo analizë e imja është në këndvështrimin e analizës, pa vendosur në përfshirje pasionet e mia, apo bindjet e mia personale. Sot, diskutimi mbi Kurtin lidhet me faktin, se ai është i majtë dhe madje disa e lidhin me ekstremin e majtë, duke hamendësuar me ekstremin e majtë, me bindjen se Kurti është komunist dhe ai do të vendos komunizmin në Kosovë.
14 Shkurt 2021, 16:07