-
Enver Hoxhaj e fton Albin Kurtin për përballje në 6 debate, PDK-ja konkuron me sloganin Rimëkëmbje
Në prezantimin e sloganit për zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe kandidati për kryeministër i kësaj partie Enver Hoxhaj, ka ftuar Albin Kurti për 6 debate televizive.
13 Janar 2021, 16:27 -
Ramush Haradinaj i heq vijat e kuqe, lë të hapur bashkëpunimin me Albin Kurtin pas zgjedhjeve
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik, mirëpo, koalicionet e mundshme mund të krijohen vetëm pas zgjedhjeve, ka deklaruar sot para gazetarëve kreu i këtij subjekti, Ramush Haradinaj.
13 Janar 2021, 13:58 -
Kërkesa e Vetëvendosjes për mos certifikimin e personave të dënuar, penalizon Kurtin
Rënia e qeverisë Hoti u pa si një fitore për Vetëvendosjen, por në fakt ajo u konceptua si një plumb qorr edhe për liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin, i cili në bazë të vendimit të fundit i cili nuk ka të drejtë të kandidojë në zgjedhjet e 14 shkurt, pasi edhe vetë është i dënuar për vepër penale.
12 Janar 2021, 15:26 -
Albin Kurti, asnjë fjalë për kandidimin ose jo për deputet e kryeministër: Qeveria jonë e re, shërbim i mirë për qytetarët!
Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.
7 Janar 2021, 13:02 -
A ka të drejtë Albin Kurti të kandidojë në zgjedhje? Konstatimet e Gjykatës Kushtetuese
Me njoftimin e Gjykatës Kushtetuese më 21 dhjetor, një interpretim sugjeronte se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe të tjerët që në tri vitet e fundit janë dënuar për çfarëdo vepre penale, nuk do të mund të kandidojë në zgjedhjet e parakohshme të cilat priten të mbahen në vend. Megjithatë ka ende shumë ngatërresa sa i përket mundësisë nëse Kurti, do të mund të rikandidojë.
6 Janar 2021, 16:33 -
Zyrtari i LDK-së Gecaj ironizon fjalët kontradiktore të Vjosa Osmanit: Ti ke thënë nëse nuk do të jem me LDK-në dal nga politika
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ia ka kujtuar presidentes në detyrë, Vjosa Osmani deklaratën kur ajo thoshte se nuk do të vazhdonte të qëndronte në politikë nëse nuk do të ishte më pjesë e LDK-së.
4 Janar 2021, 13:15 -
Kosova pa president, pa kryeministër, pa kryetar Kuvendi
Një vendim i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ka shpallur të pavlefshme votën e një deputeti në Kuvendin e Kosovës gjatë votimit për qeverinë “Hoti”, e cila ka pas marrë numrin kritik të votave. Pas vendimit, Qeveria ka humbur shumicën dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, që mbahen afërsisht për 45 ditë.
22 Dhjetor 2020, 19:09 -
Takimi Osmani-Kurti: Zgjedhjet sa më parë të jetë e mundur, Duhet të presim për aktgjykimin e plotë që ta themi aktgjykimin tonë,
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti pas përfundimit të takimit me Ushtruesen e Detyrës së Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, ka deklaruar edhe njëherë se qeveria Hoti ishte jolegjitime.
22 Dhjetor 2020, 14:15 -
Pa qeveri dhe president, Kosova në udhëkryqin më të madh që nga lufta
Kosova është zgjuar sot në udhëkryqin më të madh të historisë së pasluftës. Shteti më i ri i Ballkanit është pa president, pa një qeveri legjitime, me liderët kryesorë politikë në paraburgim në Hagë, me ekonominë e goditur rëndë nga pandemia dhe po aq të izoluar në skenën ndërkombëtare sa 12 vite më parë.
22 Dhjetor 2020, 10:31 -
Rrëzohet qeveria"Hoti" brenda 40 ditëvezgjedhje të parakohshme
Pas vendimit të Kushtetueses së Kosovës për rrëzimin e qeverisë, presidentja në detyrë, Vjosa Osmani këtë të martë do të zhvillojë një takim me partitë politike rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Kushtetuesja mbrwmw vendosi pro kërkesës së VV rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e qeverisë Hoti, duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme. Vota e deputetit Etem Arifi ishte vendimtare për zgjedhjen e qeverisë Hoti më 3 qershor.
22 Dhjetor 2020, 10:00 -
Përfaqësuesi i Vetëvendosjes, Abazi: Mbështesim çështjet që shpalosi Osmani në Shqipëri! (VIDEO)
Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë Bojken Abazi i është përgjigjur akuzave ndaj Presidentes në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani dhe Albin Kurtit. Ai thotë se LVV i mbështet 3 çështjet që ka shpalosur Osmani në Shqipëri gjatë vizitës së saj 3 ditore.
21 Dhjetor 2020, 22:47 -
'Kushtetuesja' i jep të drejtë Kurtit, çon Kosovën në zgjedhje brenda 40 ditësh! Vota e deputetit Etem Arifi pro 'qeverisë Hoti' e pavlefshme
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës sipas burimeve të Gazetes Express ka nxjerrë aktgjykimin për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me votën e deputetit, Etem Arifi, e cila ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.
21 Dhjetor 2020, 21:50 -
Albin Kurti prezanton anëtarin e ri të LVV-së! Mero Baze: Iu realizua ëndrra, u reformua si idhtar i Enver Hoxhës
Ditën e djeshme (19 dhjetor), kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë prezantoi anëtarin e ri të kësaj partie politike, Mustafë Bajramin. Kurti shkruan përmes një postimi në Facebook se Bajrami ka kryer studimet për Akaid-Filozofi në Universitetin “El-Az’har” në Kajro të Egjiptit. Gazetari Mero Baze e konsideron atë si radikal islamik.
20 Dhjetor 2020, 16:55 -
Për vizitën e turpshme dhe të dështuar të presidentes 'në dëshirë' në Shqipëri
Përderisa shumë opinionistë në Kosove po ankohen se Shqipëria po e përdorë shpesh Kosovën për debat të brendshëm, është mirë te bëjnë vetë kritikë pak e ta shohin sa shpesh, sa ulet e sa pafytyrë politikan të Kosovës po e përdorin Shqipërinë për interesa të ngushta personale.
19 Dhjetor 2020, 17:41 -
Për dy jeniçerët e rinj, Kur(d)i dhe Osmani
Ka gjithnjë politikanë në Kosovë që duan të bëhen të famshëm duke sulmuar politikën e Tiranës. Eshtë një lloj kompleksi i viktimizimit të tyre, duke dashur të shpjegojnë dështimet e tyre me politikën e Shqipërisë dhe jo me problemet e Kosovës.
17 Dhjetor 2020, 20:17