-
Të bllokuar prej 3 ditësh në Kakavijë, dërgohen ujë dhe ekipe mjekësore në ndihmë të qytetarëve! Xhaçka dhe Çako takim me autoritetet vendore dhe policisë në kufi
Situata e pazakontë në Kakavijë ka vënë në lëvizje emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve, të cilët prej tre ditësh vijojnë të jenë të bllokuar në rrugë, në pritje për të kaluar drejt territorit grek.
14 Gusht 2020, 15:38 -
VIDEO LAJM/ 'Ndalo o i korruptuar!' Pezullohet polici që tentoi të kalojë makinën pa radhë në Kakavijë! Qytetarët e kthyen pas
Ndërsa situata sa vjen e rëndohet në Kakavijë, ku qytetarët kanë tre ditë që presin në radhë për të bërë tamponin si kusht për të kaluar kufirin në Greqi, njëri nga policët ka tentuar që të kalojë një makinë pa radhë.
14 Gusht 2020, 14:13 -
Kreu i PD-së Greqi për Report Tv: Qeveria ta kishte gjetur zgjidhjen më përpara, shqiptarët viktimë të raportit Greqi-Shqipëri
Ai thotë se qytetarët po bëhen viktima të raportit mes Greqisë dhe Shqipërisë, ndërsa i bën thirrje kryeministrit Edi Rama dhe shtetit grek të mos i keqtrajtojnë shqiptarë që kanë ndërtuar prej vitesh jetën e tyre.
14 Gusht 2020, 13:49 -
Radha në Kakavijë/ Zv. ministri i Jashtëm për Report Tv: Greqia po diskuton të heqë tamponin për të gjithë dhe të bëhet vetëm me kampion, 1 në 10 makina
Pas më shumë se 3 ditë kaos në Kakavijë, kur situata mori përmasa alarmante, Greqia po diskuton të heqë tamponin për të gjithë dhe të bëhet vetëm me kampion, 1 në 10 makina. Lajmi është dhënë ekskluzivisht për Report Tv nga zv. ministri i jashtëm, Agron Tare.
14 Gusht 2020, 13:29 -
Kaosi në Kakavijë/ Meta: Duhet zgjidhje e menjëhershme! Xhixho: 'Shëndetësia' të çojë një ekip mjekësor
Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë dhe ministrisë së Jashtme që të vërë menjëherë kontakte me palën greke për të lehtësuar situatën në pikën kufitare të kalimit në Kakavijë. Meta shkruan se zgjidhja duhet të jetë e menjëhershme, pasi sikur të mos mjaftonte mungesa e ujit, ushqimit dhe e kushteve të higjenës personale, qytetarët janë të rrezikuar edhe ndaj COVID-19.
14 Gusht 2020, 12:10 -
Radha në Kakavijë/ Pa ujë e bukë, shqiptarët 3 ditë në pritje për testin që të ikin në Greqi! Radha e makinave 20 km! Shtohen mjekët dhe tamponët në kufi
Të dehidratuar, pa ushqyer dhe pa kushtet minimale të higjienës, mes temperaturave të larta, prej 3 ditësh qytetarët shqiptarë po qëndrojnë në pritje për të kaluar në Greqi. Me kalimin e orëve, situata në pikën kufitare të Kalimit në Kakavijë sa vjen dhe po rëndohet! Këto radhë janë krijuar për shkak se qytetarët duan të ikin përpara datës 16 gusht, pasi detyrohen të karantinohen për 7 ditë. Gjithashtu po punohet me vetëm 2 mjekë për kryerjen e tamponëve, të cilët nuk e përballojnë dot fluksin e qytetarëve. Vargu i makinave ka shkuar deri në fshatin Jorgucat, në drejtim të Sarandës.
14 Gusht 2020, 08:16 -
Radhët e gjata në Kakavijë, kryebashkiaku i Finiqit thirrje autoriteteve greke: Hapni Qafë Botën, lehtësoni lëvizjen e qytetarëve
Kryetari i Bashkisë Finiq, Kristo Kiço i ka bërë thirrje autoriteteve greke të hapin pikën doganore të Qafë Botës për të shmangur radhët e gjata në pikën kufitare të Kakavijës.
13 Gusht 2020, 15:53 -
Kakavijë, 12 km radhë për të kaluar në Greqi! Rinis puna në sportelet greke pas 2 orësh mbyllje! Qytetarët: Jemi mall pa zot (VIDEO)
Një situatë e pazakontë është krijuar në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, ku qytetarë të shumtë kanë kaluar natën aty duke pritur në një radhë prej 12 kilometrash për bërjen e tamponit për të kaluar në Greqi. Situata është rënduar sepse pala greke ka pezulluar punën dhe ka mbyllur portat për 2 orë, për të rinisur sërish më vonë, ku fluksi i mjeteve vijon të jetë i lartë.
13 Gusht 2020, 09:35 -
Radhë në kakavijë/ Qytetarët presin për testin e COVID! Konsulli Shqiptar për Report Tv: Problem me grupin që merr tamponët (VIDEO)
Testi i tamponit që duhet të kryejnë emigrantët shqiptarë që kthehen në Greqi ka krijuar radhë të gjata e pritje prej disa orësh në doganën greke në Kakavijë. Ministrja e Jashtme tha për Report Tv se ka kontaktuar me autoritetet greke dhe se kufiri nuk është mbyllur por ka pasur vetëm një problem me ekipin shëndetësor të palës greke që bën tamponin, por puna vazhdon.
12 Gusht 2020, 12:36 -
Sekuestrohen mbi 30 mijë euro dhe një automjet në Kakavijë! Procedohen 4 persona, mes tyre dy grekë dhe një italian
Katër persona kanë tentuar që të fusin përmes pikës kufitare në Kakavijë një shumë të konsiderueshme parash dhe mjete motorike. Mes të proceduarve janë një shqiptar, një italian dhe dy shtetas grekë.
8 Gusht 2020, 09:23 -
Kufijtë me Greqinë të mbyllur çdo mbrëmje, hapja krijon radhë në Kakavijë! Pala greke u bën tamponin qytetarëve (VIDEO)
Në kufi është krijuar radhë mjetesh pasi pala greke punon me dy sportele, me ritme të ngadalta dhe të gjithë qytetarët që hyjnë u bëhet tamponi. Aktualisht pala greke punon me një grup pune epidemiologësh për marrje të tamponin për COVID-19 dhe kjo ka shkaktuar edhe radhë në kufi.
7 Gusht 2020, 11:38 -
Greqia mbyll Kakavijën e Kapshticën në orarin 22:00-06:00! Karantinë 7 ditë kush hynë në territorin grek nga 16 gushti
Pikat e kalimit të Kakavijës dhe Kapshticës do të jenë të mbyllura nga ora 22:00 deri në orën 06:00 duke filluar nga sot si në hyrje dhe në dalje të Greqisë. Kalimi do të jetë i lirë çdo ditë nga ora 06:00-22:00 ku do të lejohen të kalojnë kufirin vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatëse.
6 Gusht 2020, 18:58 -
Mbi 2 mijë qytetarë u bëhet testi i COVID në Kakavijë, krijohen radhë të gjata në doganë
Rreth dy mijë qytetarë nga Shqipëria iu nënshtruan testeve. Edhe pse orët e mëngjesit kaluan pa probleme, mësohet se procedura e testimit ka shkaktuar radhë të pafundme në pikën e kufirit me Greqinë.
6 Gusht 2020, 10:38 -
Falsifikuan dokumentet dhe u hoqën si punëtorë sezonal në Greqi, arrestohen 4 shqiptarë dhe 2 grekë në Kakavijë
4 shtetas shqiptarë dhe dy grekë janë arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia greke pasi akuzohen se kanë falsifikuar dokumentet duke u hequr si punëtor sezonal në Greqi për të kaluar kufirin. Njëri prej tyre madje ka rrezikuar jetën e një efektivi në tentativë për të kaluar pikën kufitare në Kakavijë për të hyrë në anën shqiptare por është ndaluar nga autoritete tona kufitare.
31 Korrik 2020, 15:05 -
Greqia s'hap kufijtë tokësore me Shqipërinë së paku për dy javë, kalojnë vetëm ata me leje qëndrimi (VIDEO)
Shteti grek nuk pritet t'i hapë kufijtë për shqiptarët së paku dhe për dy javë. Gazetari i Report Tv, Piro Nase kreu një vëzhgim në Kakavijë, ku lejohen të kalojnë vetëm shtetasit me pasaportë greke dhe shqiptarët me leje qëndrimi në Greqi. Në këtë doganë, nuk lejohet të kalojnë as shtetasit e huaj që janë tranzit nga Shqipëria.
2 Korrik 2020, 14:54