-
Kaosi në Kakavijë/ Autoritetet shqiptare apel udhëtarëve: Kthehuni mbrapsht! I pamundur kalimi këto ditë! Ja kushtet që duhet të plotësoni
Qëndrimi në radhë në pikën kufitare të Kakavijës për orë e ditë të tëra nuk është zgjidhje për emigrantët shqiptarë., kjo për faktin se kjo situatë është e diktuar nga rregullat që shtetet e BE përfshirë dhe Greqinë janë të detyruar të aplikojnë për shkak të pandemisë. Policia e shtetit dhe autoritetet qeveritare bëjnë apel që shqiptarët të kthehen mbrapsht pasi nesër është e diel dhe pritet që pala greke të punojë me staf të reduktuar.
15 Gusht 2020, 16:50 -
Të bllokuar me ditë në Kakavijë, policia shpërndan ujë për qytetarët (VIDEO)
Shumë reagime dhe kritika ka patur sidomos në dy ditët e fundit për situatën e krijuar në Kakavijë ku mijëra qytetarë janë bllokuar për shkak se kërkojnë të kalojnë në Greqi, shtet që ka vendosur disa kushte për shkak të pandemisë.Radha është bërë kilometr
15 Gusht 2020, 15:06 -
Media italiane pasqyron kaosin e krijuar në Kakavijë përmes pamjeve nga ajri (VIDEO)
Media italiane "Il fatto quotidiano" ka publikuar pamjet nga ajri të radhës në Kakavijë dhe situatës kaotike që po kalojnë qytetarët të cilët kanë 4 ditë që presin për të kaluar kufirin me Greqinë.
15 Gusht 2020, 14:51 -
Situata kaotike në Kakavijë/ Lleshaj: Patrulla policie për të këshilluar qytetarët të shtyjnë planet e udhëtimit drejt Greqisë
Situata kaotike e krijuar në Kakavijë ka bërë që në terren të dalin patrulla policie për të këshilluar qytetarët të shmangin në këtë kohë pikën kufitare deri në stabilizimin e situatës.
15 Gusht 2020, 12:57 -
Radhët në Kakavijë/ Rama kundër ‘tamponit’ grek, por sqaron: S’ka diskriminim
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën e rënduar në Kakavijë, ku është shprehur kundër tamponimit nga pala greke. Ai thotë se në këtë situatë shteti shqiptar nuk mund të bëjë asgjë, pasi ky është një rregull i përgjithshëm i shtetit grek që prek edhe vetë grekët që kthehen në Greqi.
15 Gusht 2020, 12:51 -
'100 mijë shqiptarë kanë kaluar në Greqi, në kufi vetëm 10 mijë', Çako për Report Tv: Shmangni dyndjet, monitoroni nga shtëpia situatën
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako në një intervistë për Report Tv në pikën e kalimit kufitare në Kakavijë u bën thirrje qytetarëve që ta monitorojnë situatën nga shtëpia dhe të mos dynden atje derisa të normalizohet situata.
15 Gusht 2020, 12:40 -
25 km radhë në Kakavijë, Rama: Vijojnë negocimet, procedurat e Greqisë për të gjithë shtetet! Forcat e Armatosura në shërbim të qytetarëve
Ka reaguar për herë të parë pas disa ditësh kaos në pikën kufitare të Kakavijës kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë, por njëkohësisht numri një i diplomacisë shqiptare ka thënë se pala shqiptare është në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e proceduarave të kalimit .
15 Gusht 2020, 11:23 -
FOTO/ Kush është 10-vjeçari që u përplas për vdekje nga ambulanca në Kakavijë kur po priste në radhë! Kishte ardhur me pushime, pak ditë më parë festoi ditëlindjen (VIDEO)
Një të mituri i nda jeta në mes taksa me nënën e tij ishte nisur për në shtetin grek. Ai priste në kalvarin humanitar të aksit Gjirokastër –Kakavijë për të të kaluar kufirin, kur u përplas nga një ambulance, shoferi i të cilës nxitonte për të shpëtuar jetën një tjetër qytetari që ndodhej në të.
15 Gusht 2020, 10:51 -
Radhët në Kakavijë/Panariti: Qeveria e ka kthyer vendin në 'kurth' për qytetarët e saj
Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar për radhët në Kakavijë duke e cilësuar si situatë të krijuar nga cinizmi dhe papërgjegjshmëria e qeverisë, që e kanë kthyer vendin në 'kurth' për qytetarët.
15 Gusht 2020, 10:36 -
Arrihet marrëveshja! Rama: Sot do të punohet në Kakavijë edhe gjatë natës! Nga nesër kush hyn në Greqi 1 javë në karantinë! Qytetarët: Jemi shumë të gëzuar (VIDEO)
Pas 4 ditësh lodhje, stres, mërzitje, një dritë jeshile është ndezur për qytetarët që presin në Kakavijë. Pas negociatave të vazhdueshme të Shqipërisë me palën greke është arritur marrëveshja! Sot në Kakavijë do të punohet edhe gjatë natës! Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri Edi Rama, që do të thotë se në palën greke do të punohet përtej orës 22:00.
15 Gusht 2020, 08:14 -
Nevoja për një plan, kundër katastrofës humanitare në kufi me Greqinë
Nëse pala greke nuk hap kufirin, shteti shqiptar duhet të boshatisë radhën kilometrike dhe të riorganizojë udhëtimin e tyre, sipas një sistemi të drejtë aplikimi, që shmang katastrofën humanitare, e cila duket se është çështje orësh.
14 Gusht 2020, 21:07 -
Radhët në Kakavijë/ Xhaçka për Report TV: Kemi kërkuar nga pala greke zgjatjen e orarit përtej orës 22:00! Qytetarët që nuk e kanë me ngut udhëtimin të kthehen
Në një lidhje telefonike për Report Tv, ministrja Xhaçka tha se po komunikohet me palën greke për të rritur kapacitetet testuese të bërjes së tamponit në kufi, por edhe të zgjatjes së orarit të punës edhe përtej orës 22:00. Ajo gjithashtu i bëri thirrje qytetarëve se kush nuk e ka me ngut udhëtimin në Greqi, të kthehet për të shmangur krijimin e radhëve të gjata dhe të kontribuojë në lehtësimin e situatës.
14 Gusht 2020, 20:37 -
Greqia shtyn kufizimet deri më 31 gusht, në Kakavijë lejohet të hyjnë 750 persona në ditë e 300 persona në Kapshticë
Ambasada e Greqisë në Shqipëri njoftoi sot se sipas vendimit të qeverisë greke kufizimet për hyrjen në Greqi nga Shqipëria shtyhen deri më datë 31 gusht 2020.Gjithashtu është njoftuar se do të lejohet që të hyjnë 750 persona në ditë në pikën kufitare të Kakavijës, nd&eu
14 Gusht 2020, 17:48 -
S'ka marrëveshje mes Shqipërisë e Greqisë për radhët në Kakavijë! Pala greke mbyll kufirin në 22:00, rifillon nesër në 06:00! Qytetarët mbeten në rrugë, për 8 orë kaluan 1800 shtetas
Edhe pse Ministria e Jashtme ka qenë gjatë gjithë ditës së sotme në bisedimet me ministrinë e Jashtme greke për të bërë të mundur vijimin e punës në pikën kufitare edhe pas orës 22:00, masë kufizuese e marrë për shkak të pandemisë, nuk është arritur asnjë marrëveshje mes palëve. Ora 22:00 ka shënuar mbylljen e kufirit të Kakavijës nga pala greke për të rifilluar sërish nesër në orën 06:00. Nga ora 14 deri në orën 22:00, Ministria e Jashtme njofton se për 8 orë kanë kaluar 1800 shtetas drejt Greqisë.
14 Gusht 2020, 17:17 -
Qytetarët bllokohen në Kakavijë, Hajdari: Qeveria të lërë pushimet dhe të zgjidhë urgjentisht këtë situatë
Deputetja Rudina Hajdari është shprehur e shqetësuar për fatin e emigrantëve shqiptarë, të cilat prej tre ditësh po presin në radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës.Qytetarët shqiptarë ndodhen në kushtet e vështira të vapës së madhe, mungesës së hig
14 Gusht 2020, 16:17 -
Kaosi në Kakavijë, Ministria e Jashtme: Pala greke rriti numrin e testimeve, në bisedime për zgjatjen e orarin e punës
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka bërë me dije se pas bisedimeve me palën greke është rritur numri i testimeve në 330 në orë. Fluksi i madh i qytetarëve që duan të kalojnë në Greqi ka bërë që radha e automjeteve të arrijë deri në 20 km. Qytetarë
14 Gusht 2020, 15:53