-
Mero Baze: Nuk do ndërpriten paret, por partneriteti me AZHBR
Lajmi se programi IPARD II, ka pezulluar pagesën prej rreth 450 mijë euro si detyrim I radhës për disbursim për qeverinë shqiptare për shkak të verifikimeve për korrupsion në AZHBR, nuk është një lajm I mirë për aftësitë menaxhuese të AZHBR dhe aftësisë së saj për të qenë partner I besueshëm I IPARD.
19 Korrik 2023, 19:35 -
Pezullimi i fondeve IPARD II për bujqësinë, Sula në ‘Kontrast’: Gropë e zezë korrupsioni, ka shkuar 50% ryshfeti për të përfituar fond! Vangjeli: Ka dyshime për abuzim
Deputeti demokrat Dash Sula ka komentuar në Report Tv pezullimin e fondeve IPARD II. Deputeti Sula thotë se IPARD ka qenë prej vitesh një ‘gropë përfituese e zezë’, ku është abuzuar gjithë kohën me fondet e dhëna nga Bashkimi Europian.
19 Korrik 2023, 14:44 -
BE pezullon fondet për bujqësinë në Shqipëri, zyra evropiane nis hetimet për financimet për IPARD II! Reagon Ministria e Bujqësisë
Fondet e BE për sektorin e bujqësisë në Shqipëri janë pezulluar për shkak të një hetimi të nisur nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit me dyshimin për abuzime. Zyra e BE në Tiranë njoftoi se deri në përfundim të kontrollit financimet nuk do të jepen ndërsa vijueshmëria e tyre do të varet nga gjetjet e hetimit.
19 Korrik 2023, 13:10 -
Ministrja Krifca në Bruksel: Angazhim maksimal për përthithjen e fondeve të BE-së për Bujqësinë
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, zhvilloi në Bruksel takimin me Komisionerin e Bashkimit Evropian Janusz Wojciechowski, ku u vlerësua ecuria pozitive e zbatimit të Programit IPARD II në vendin tonë dhe ecuria me përgatitjet për IPARD III
30 Mars 2023, 16:04 -
Programi IPARD II, në 2022 u disbursuan 19.1 milionë euro për përfituesit
Programi IPARD II që mundëson financimin e investimeve në bujqësi sipas hapësirave të parashikuara në kornizën e tij arriti të sigurojë 19.1 milionë euro për sipërmarrësit shqiptarë. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural raportoi se në këtë fond janë bërë pagesa të plota dhe të pjesshme për një numër të konsiderueshëm investimesh.
7 Mars 2023, 11:23 -
Ambasadorja e BE-së takim me ministren e Bujqësisë: Mbështetje nga BE për bujqësinë përmes programeve IPARD dhe IPA
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Christiane Hohmann zhvilloi sot një takim me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca. Takimin e bëri të ditur vetë ambasadorja në Twitter, ku shkroi për rëndësinë e madhe që ka bujqësia në ekonominë e vendit.
19 Shtator 2022, 15:30 -
Fermerët që prodhojnë grurë e misër do aplikojnë për fonde në skemën e IPARD 3, Ministrja: I kemi kërkuar BE ndryshim të programit
Edhe fermerët që mbjellin grurë e misër duhet të përfitojnë nga fondet që jep BE nëpërmjet programit të IPARD. Propozimi do të bëhet nga Ministria e Bujqësisë i për Bashkimin Evropian që pjesë e programit të IPARD 3 që fillon zbatimin vitin e ardhshëm të jenë edhe ata që kultivojnë këto dy produkte.
11 Gusht 2022, 13:45 -
BE 112 mln euro për ‘IPARD’, Ministrja e Bujqësisë: Ndihmë konkrete për fermerët! Rama: Nga tezgat kaluam në pika grumbullimi dinjitoze
Bashkimi Europian miratoi fondin 112 milionë euro për programin IPARD 3, që pritet të nisë zbatimin vitin e ardhshëm. Për ministren e Bujqësisë dhe kryeministrin Rama, kjo është një ngjarje mjaft e rëndësishme për fermerët shqiptarë
18 Maj 2022, 11:07 -
Zv.ministri i Bujqësisë në Report Tv: BE dhe qeveria shqiptare 5.2 mln euro grante për turizmin rural dhe atë artizanal! Sektor kyç për ekonominë, zgjat gjatë gjithë vitit
5.2 milionë euro grante nga BE dhe qeveria shqiptare i janë dedikuar të gjithë fermerëve dhe kujtdo që kërkon të investojë në turizmin rural dhe atë artizanal. Civici tha se ky fond sigurohet 75 % nga BE dhe 25 % nga qeveria shqiptare, ndërsa shtoi se ky turizëm është kyç për ekonominë pasi zgjat gjatë gjithë vitit.
28 Janar 2022, 18:25 -
Çelet thirrja e katërt për projekte të financuara nga BE, përmes programit IPARD II! Rama: Familjet që punojnë në agroturizëm kanë krijuar ekonomi të fortë
Thirrja e katërt për projekte të financuara nga Bashkimi Europian, përmes programit IPARD II, me fokus Turizmin Rural dhe Industrinë e Artizanatit e Manifakturën, është çelur për të gjithë ata që duan të investojnë në këto drejtime të turizmit rural. Thirrja për aplikime është e hapur deri në datën 25 shkurt dhe përmes saj synohet të të promovohet dhe të hapet një dritare komunikimi për të gjithë aplikantët potencialë për të patur sa më shumë investime në turizmin rural.
24 Janar 2022, 12:08 -
Drejt Punës
Hapet faza e katërt e aplikimeve për fonde për projektet në agroturizëm, 5.2 milionë euro për të gjithë që duan të përfitojnë nga IPARD II
Hapat faza e katërt për financimin e projekteve në agroturizëm. 5.2 milionë euro janë vënë në dispozicion në këtë fazë. Programi IPARD II, financon 65% të vlerës për investime në agroturizëm që shkojnë nga 10 mijë deri 400 mijë euro.
12 Janar 2022, 08:50 -
Mbështetje për fermerët/ Rama dhe dy ministrat vizitojnë pikën e grumbullimit në Korçë, Ekonomi: 65% e investimit është bërë nga programi IPARD
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ishte i pranishëm në fermën e Ilirjan Prengut në Maliq të Korçës. Ky i fundit është përfitues i skemës së mbështetjes nga AZHBR, përmes Programit IPARD II, për ndërtimin e një
29 Janar 2021, 15:01 -
Xarra, sërish histori suksesi në Bujqësi/ Traktorë të rinj me fond rreth 500 mijë euro për fermerët falë mbështetjes së IPARD
Një grup fermerësh në Konispol kanë përfituar falë qeverisë shqiptare dhe programit IPARD II, një fond prej gati 500 mijë eurosh, për të blerë 13 traktorë dhe agregatë të tjerë bujqësorë.
29 Nëntor 2020, 20:03 -
Impiant 1.5 mln euro në Lezhë, Shqipëria zgjidh problemin e trajtimit të mbetjeve me origjinë shtazore (VIDEO)
Krahas 30 të punësuarve sapo kompania të shfrytëzohet me kapacitet të plotë, vlerë e shtuar e këtij investimi është gjithashtu impakti i madh që do të ketë në uljen e kostove të ushqimit për blegtorinë, si dhe minimizon rrezikun e sëmundjeve zonotike tek kafshët. Rrjedhimisht në këtë mënyrë është i mbrojtur edhe shëndeti i konsumatorit.
16 Shkurt 2020, 11:01