-
Kosova & Rajoni
Zaev nuk dorëzoi dorëheqjen në Kuvend, analisti nga Maqedonia në '5 pyetjet': Ky është cirk, përderisa nuk e bëri sot, s'do e bëjë më! Të enjten mblidhet seanca për mocionin e mosbesimit
Analisti Fejzi Hajdari, i ftuar në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, ka komentuar mbi situatën politike të krijuar së fundmi në Maqedoninë e Veriut. Hajdari thotë se kryeministri Zoran Zaev po luan cirk, pasi ai nuk e dorëzoi dorëheqjen në Kuvend, ashtu siç paralajmëroi pas disfatës që partia e tij, LSDM pësoi në zgjedhjet lokale.
8 Nëntor 2021, 22:55 -
Kosova & Rajoni
Zyrtare/ Opozita dorëzon mocion mosbesimi ndaj kryeministrit së Maqedonisë, reagon Zaev: S’lejoj pengmarrjen e vendit
Pas skadimit të ultimatumit që opozita e Maqedonisë së Veriut i kishte vendosur kryeministrit Zoran Zaev që të zyrtarizonte dorëheqjen, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoscki ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për mocion mosbesimi ndaj qeverisë.
8 Nëntor 2021, 17:05 -
Kosova & Rajoni
Kryetarja e re bashkisë merr zyrtarisht detyrën, Shkupi për herë të parë do të drejtohet nga një grua
Bashkia e Shkupit do të drejtohet për të parën herë nga një kryebashkiake grua. Danella Arsovska ditën e sotme ka marrë zyrtarisht detyrën. Në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, Arsovska si kandidate e pavarur fitoi me 28.130 vota në avantazh ndaj ish-kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov.
8 Nëntor 2021, 16:40 -
Kosova & Rajoni
Disfata e Zaevit largon Shkupin nga marrëveshja me Bullgarinë
Disfata e thellë e Lidhjes Social Demokrate (LSDM) në zgjedhjet lokale të Maqedonisë së Veriut dhe dorëheqja e kryeministrit, Zoran Zaev, kanë përkeqësuar pozicionin e këtij shteti në raport me Bullgarinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe heqjen e vetos për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.
6 Nëntor 2021, 16:42 -
Kosova & Rajoni
Maqedoni e Veriut/ Opozita ultimatum Zaevit: Ik deri të hënën, ose do të rrezojmë
Partia VMRO-DPMNE dhe shumica e re parlamentare, që u bë e ditur të premten në mbrëmje, pret që kryeministri në dorëheqje, Zoran Zaev, të dorëzojë të hënën dorëheqjen në Kuvend, në të kundërtën shumica e re do të kërkojë seancë parlamentare për të votuar mosbesimin e Qeverisë.
6 Nëntor 2021, 15:44 -
Kosova & Rajoni
-
Politikë
Vuçiç publikon foto nga darka me Ramën, kryeministrin e Malit të Zi dhe zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut: Miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit
Foto e publikuar nga VuçiçPresidenti Serb, Aleksandër Vuçiç ka publikuar foto nga darka në Beograd që ka shtruar për kryeministrin Edi Rama, kryeministrine Malit t&a
3 Nëntor 2021, 22:09 -
Politikë
Takimi i ‘Open Balkan’ në Serbi, Rama mbërrin në Beograd (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë mbrëmje në Beograd, ku do të zhvillohet takimi i radhës mes tre vendeve që kanë firmosur për iniciativën 'Open Balkan'. Kësaj nisme s’po i bashkohet Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mendon se iniciativa e “mini-Shengenit” ësht&
3 Nëntor 2021, 18:21 -
Politikë
-
Kosova & Rajoni
Dorëheqja e Zaev, opozita shqiptare në Maqedoni: Dy opsionet për qeverinë e re
Sekretari i Përgjithshëm i ‘Aleancës për Shqiptarët’, parti që në këto zgjedhje hyri në koalicion me VMRO-në e Mickoskit, Arben Taravari dha në një intervistë për Report Tv dy opsione për fatin e Maqedonisë së Veriut, ose qeveri teknike deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme ose shumicë e re pa BDI dhe LSDM.
3 Nëntor 2021, 14:07 -
Kosova & Rajoni
Zaev dorëhiqet nga posti i kryeministrit, opozita: Na duhen zgjedhje të reja parlamentare në Maqedoni
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp, deklaroi se Qeveria aktuale nuk ka legjitimitetin e qytetarëve andaj edhe kërkoi zgjedhje të reja parlamentare dhe dorëheqje të menjëhershme Zoran Zaevit dhe Qeverisë.
3 Nëntor 2021, 13:13 -
Politikë
Takimi i radhës i 'Open Balkan'/ Rama mbërrin në Beograd! Darkë miqësore me Vuçiç dhe zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut! Merr pjesë edhe Krivokapiç i Malit të Zi
Ditën e nesërme, 4 nëntor, do të zhvillohet në Beograd takimi i radhës mes tre vendeve që kanë firmosur për iniciativën e 'Open Balkan', Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kryeministri Edi Rama mbërriti në Beograd mbrëmjen e sotme, ndërsa ishte i pranishëm në darkën që shtroi Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ku të ftuar ishin edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov dhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç.
3 Nëntor 2021, 07:50 -
Kosova & Rajoni
Ngrihen dyshime rreth dorëheqjes së Zaevit
Të gjithë partnerët që përbëjnë koalicionin qeverisës në Maqedoninë e Veriut pas takimit me kryeministrin në dorëheqje, Zoran Zaev, janë shprehur se përbërja qeveritare është e qëndrueshme, duke ripërsëritur qëndrimin se janë kundër dorëheqjes së kreut të qeverisë
3 Nëntor 2021, 07:38 -
Kosova & Rajoni
Nesër mbahet samiti i ‘Open Balkan' në Beograd, Zaev zëvendësohet nga zëvendësministri Dimitrov
Edhe pse pas paralajmërimit për dorëheqje të Zoran Zev, ‘Open Ballkan’ në Beograd u vu në pikëpytje, nesër takimi do të mbahet dhe nga Maqedonia e Veriut do të marrë pjesë zv. kryemnistrit Nikolla Dimitrov.
2 Nëntor 2021, 21:08 -
Kosova & Rajoni
Zaev dorëhiqet nga posti i kryeministrit, BE thirrje Maqedonisë së Veriut: Vazhdoni zbatimin e reformave
Zëdhënësja e Bashkimit Europian për çështjen e Integrimit, Ana Pisonero i ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut që të vijojë me zbatimin e reformave të vendosura si kusht për integrimin nga vendet e unionit.
2 Nëntor 2021, 18:28 -
Kosova & Rajoni
Nuk pajtohen me dorëheqjen e Zaev, zv.ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut: Zgjedhjet vendore të mos lidhen me legjitimitetin e qeverisë! Vijojmë të mbështesim nismën për 'Ballkanin e Hapur'
Partitë e koalicionit qeveritar në Maqedoninë e Veriut nuk e pranojnë dorëheqjen e Zoran Zaev. Drejtuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), të Lëvizjes Besa, të PDSH-së, dhe partitë tjera më të vogla maqedonase, pas takimit të zhvilluar mes tyre vlerësuan se qeveria duhet të vazhdojë punën me çdo kusht për të çuar reformat përpara
2 Nëntor 2021, 13:01 -
Kosova & Rajoni
-
Kosova & Rajoni
Partitë e koalicionit qeveritar në Maqedoninë e Veriut nuk pranojnë dorëheqjen e Zaev: Koalicioni LSDM-BDI-PDSH të vijojnë me programin qeverisës
Partitë e koalicionit qeveritar në Maqedoninë e Veriut nuk e pranojnë dorëheqjen e Zoran Zaev. Drejtuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), të Lëvizjes Besa, të PDSH-së, dhe partitë tjera më të vogla maqedonase, pas takimit të zhvilluar mes tyre mbrëmjen e së hënës vlerësuan se qeveria duhet të vazhdojë punën me çdo kusht për të çuar reformat përpara, përfshirë edhe kontestin e hapur me Bullgarinë dhe integrimet për në Bashkim Evropian
2 Nëntor 2021, 08:06 -
Opinion
Mero Baze: Sinjalet që sjellin zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, për rajonin dhe Europën
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut kanë dërguar disa sinjale të trazuara për Bashkimin Europian dhe politikën e Perëndimit në tërësi në Ballkanin Perëndimor, ashtu siç kanë dhënë një leksion të qartë për liderët politik në Ballkan dhe nevojën për reforma të vazhdueshme.
1 Nëntor 2021, 18:37 -
Kosova & Rajoni
Çfarë çoi në humbjen e Zaevit në zgjedhjet lokale?
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, përkatësisht partia e tij, Lidhja Social –Demokrate, në zgjedhjet lokale të tetorit u ndëshkua për shkak të mosrealizimit të premtimeve që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, mungesën e rezultateve në luftën kundër krimit në nivele të larta, reformat në administratë dhe veçanërisht keqmenaxhimin e problemeve të shumta me të cilat përballen qytetarët në komunat e udhëhequra nga socialdemokratët.
1 Nëntor 2021, 17:52