-
Fluksi i lartë i udhëtarëve në Portin e Durrësit, mbi 123 mijë turistë dhe emigrant erdhën në korrik
Të shumtë janë turistët dhe emigrantët që zgjedhin të udhëtojnë me tragete drejt vendit tonë. Gjatë muajit korrik porti i Durrësit numëroi mbi 123 mijë udhëtarë në hyrje dhe 32 mijë në dalje. Fluksi vijon të mbetet i lartë dhe gjatë gushtit!
17 Gusht 2023, 12:56 -
Turistët dynden drejt resorteve shqiptare me kosto të ulët, ‘Financial Times’: Shqipëria është ‘Italia e vogël’
Sezoni turistik në Shqipëri po shënon momentalisht pikun e vizitave nga turistët e huaj, të cilët kanë bërë që këtë verë aeroporti ‘ Nënë Tereza’ dhe Porti i Durrësit të gumëzhijnë prej vizitorëve nga e gjithë bota.
16 Gusht 2023, 13:37 -
VIDEO/ Kishin mbetur të bllokuar në një terren të thepisur në përroin e Cutit, shpëtohen 2 turistë francezë në Shkodër
2 turistë francezë janë shpëtuar nga policia e Shkodrës pasi kishin mbetur të bllokuar në një zonë të thepisur malore pranë përroit të Cutit. Operacioni për shpëtimin e turistëve zgjati rreth 8 ore ndërsa u kryer nga skuadrat e specializuara të policisë Alpine, si dhe asistencës së banorëve të zonës
15 Gusht 2023, 12:09 -
Berati i UNESCO-s, destinacioni i turizmit ndërkombëtar! Në mbrëmje të huajt kërcejnë e pijnë raki me banorët
Qyteti i një mbi një dritareve, ngritur buzë lumit Osum rreth 2400 vjet më parë, çdo vit tërheq me historinë dhe arkitekturën e tij mijëra turistë vendas e të huaj. REPORT Tv u takua me disa prej tyre që mbrëmjeve argëtohen duke pirë raki e kërcyer më banorët.
13 Gusht 2023, 20:34 -
Gjirokastër/ Mijëra turistë gjallërojnë qytetin e gurtë! Të huajt: Vend shumë i bukur, jemi surprizuar me Shqipërinë
Si asnjëherë më parë, Gjirokastra po vizitohet nga mijëra turistë që mbërrijnë çdo ditë në qytetin e gurtë. Për mikrofonin e Report TV, ata shprehen të impresionuar nga monumentet e kulturës, bukuritë natyrore dhe mikpritja e vendasve.
11 Gusht 2023, 19:54 -
1.7 milionë turistë vizituan Shqipërinë gjatë muajit korrik! Në 7 muajt e parë të 2023 në vendin tonë u futën 5.1 milionë të huaj
Nga muaji në muaj, në Shqipëri po vijnë më shumë turistë, ku vetëm gjatë korrikut erdhën 1.7 milion të huaj. Pas shqiptarëve të Kosovës, Spanja paraqitet me dyfishim të turistëve në vendin tonë, e më pas Turqi, Franca , Italia etj
11 Gusht 2023, 16:05 -
Manastiri i Ardenicës, atraksion për vizitorët e huaj! Turistët: Është fantastik, na pëlqen ky objekt kulti
Manastiri Mesjetar i Ardenicës edhe këtë sezon veror është shndërruar në një destinacion për vizitorët vendas dhe të huaj.Njohja përmes siteve në internet por dhe guidat turistike, kanë shtuar vëmëndjen e turistëve të huaj.
10 Gusht 2023, 16:16 -
VIDEO/ Himara, perla e bregdetit josh turistë nga e gjithë bota
Himara ka joshur jo vetëm shqiptarët që përherë e më tepër e shikojnë si një nga zonat më përfekte për plazh e pushuar, por të huajt, e shikojnë këtë vend, si perle bregdetare, ku gjen ushqim të mirë, jetë të egër, siguri e miqësi
10 Gusht 2023, 14:52 -
Sezoni turistik, Rama për 'La Stampa': Kjo verë ka qenë përtej pritshmërive, kemi 35% më shumë turistë se një vit më parë
Sezoni turistik po shënon momentalisht pikun e vizitave nga turistët e huaj. Aeroporti ‘ Nënë Tereza’ dhe Porti i Durrësit nuk ‘flenë’ që nga qershori, pasi vizitorë nga e gjithë bota kanë mbushur këtë vit më shumë se kurrë sportelet e tyre.
10 Gusht 2023, 11:26 -
VIDEO/ Ngecën me makinë në baltë gjatë eksplorimit në lagunën e Karavastasë, policia u vjen në ndihmë 8 turistëve italianë
Tetë turistë italianë janë ndihmuar mesnatën e djeshme nga Policia e Divjakës, pasi kishin ngecur në baltë në mes të pyllit, gjatë eksplorimit në lagunën e Karavastasë.
6 Gusht 2023, 12:30 -
Njihen me të shkuarën diktatoriale! Qindra turistë vizitojnë çdo ditë Bunk’Art: Na pëlqen shumë, tregon një pjesë të historisë së Shqipërisë
Atraksionet e kryeqytetit i shikon çdo ditë, plot të mbushura me turistë të huaj. Për historinë, njerëzit e sjellshëm por edhe detin e ushqimin, ata thonë se do të riktheheshin sërish në Shqipëri.
4 Gusht 2023, 15:07 -
FOTO/ Mbërrin në Vlorë kroçeria me turistë nga Belgjika, Franca, Italia dhe Algjeria! Pasagjerët do të zbresin për të vizituar disa pika turistike
Në pikun e sezonit turistik, në qytetin bregdetar të Vlorës duket se ka një dyndje të shtuar të turistëve, të cilët mbërritën me kroçeren CLUB MED II me flamur Francez ditën e sotme.
4 Gusht 2023, 13:36 -
Piku i sezonit turistik, të huajt zgjedhin Shqipërinë! Topuzi për Report TV: Ka shumë kërkesa, na duhen hotele
Klima e freskët, ushqimi, qetësia dhe çmimet e arsyeshme e bëjnë Shqipërinë çdo vit e më shumë një destinacion të preferuar për turistët e huaj. Këtë vit sezoni ka qenë një sukses më vete, por problemet në lidhje me shërbimet dhe kapacitetin akomodues mbeten pengesë për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit.
28 Korrik 2023, 13:34 -
Turizmi, Pogradeci ‘i rezervuar’ deri në fillim të shtatorit! Turistët e zgjedhin qytetin për qetësinë, klimën dhe çmimet e arsyeshme
Klima e freskët, ushqimi, qetësia dhe çmimet më të arsyeshme se në bregdet e bëjnë çdo vit Pogradecin një destinacion të preferuar të një numri shumë të madh turistësh. Megjithatë këtë vit sezoni ka qenë një sukses më vete. Qyteti liqenor është plotësisht i rezervuar nga tani deri në javën e parë të shtatorit.
22 Korrik 2023, 16:04 -
Shkodër/U dëmtua gjatë eksplorimit në ‘Kodër Kunje’, policia dhe banorët i shkojnë në ndihmë turistes gjermane
Policia e Shkodrës dhe banorët e zonës i shkojnë në ndihmë një turisteje gjermane që ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime fizike, gjatë eksplorimit të zonës me një turist tjetër, në vendin e quajtur “Kodër Kunje”.
21 Korrik 2023, 09:43 -
VIDEO/ Tiranë, u dëmtua gjatë eksplorimit të kanioneve të lumit Erzen, helikopteri i shkon në ndihmë turistes gjermane me dy fëmijë të mitur
Një helikopter ka shkuar në ndihmë të një turisteje gjermane e cila ishte dëmtuar gjatë eksplorimit të kanioneve të lumit Erzen së bashku me dy fëmijët e saj të mitur.
19 Korrik 2023, 20:30