-
Mbi 7.2 mln të huaj vizituan vendin tonë për 8 muaj, operatorja turistike: Zgjedhin edhe destinacionet historike, Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2 më të preferuarat
Këtë vit Shqipëria ka pasur një ‘bum turistik’ me turistë të huaj nga e gjithë bota që kanë zgjedhur të vizitojnë vendin tonë. Sipas INSTAT, 7.2 milion turistë të huaj kanë hyrë në territorin Shqiptar dhe 800 mijë të tjerë kanë dalë jashtë vendit, duke vizituar kryesisht Turqinë, Greqinë dhe Italinë.
1 Tetor 2023, 12:56 -
Kalaja e Krujës ‘pushtohet’ nga turistët! Muzeu pret mbi 1 mijë vizitorë në ditë, për 9 muaj mbi 75 mijë turistë
Në Krujë turizmi kulturor nuk ka sezon! Kalaja e Skenderbeut, muzeu dhe pazari karakteristik janë të tejmbushur me turistë edhe gjatë shtatorit. Drejtori i Muzeut tha për Report TV se nga Janari e deri më tani numërohen 75 mijë vizitorë, ndërsa në krye për këtë vit, janë turistët nga Spanja.
20 Shtator 2023, 15:29 -
Turistët sollën një rekord prej 1.55 miliardë euro në 6 muajt e parë! Shqiptarët lanë jashtë gati 1 miliardë euro
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave bëjnë të ditur se në 6 mujorin e parë të vitit 2023, shpenzimet e të huajve që kanë udhëtuar në Shqipëri arritën në total 1.55 miliardë euro. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë pas viteve ’90 dhe reflekton kthimin e Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik këtë vit
12 Shtator 2023, 07:32 -
‘Pushimet e vjeshtës’ vazhdojnë në bregdet! Operatorët turistikë: 80% e kapaciteteve të zënë në shtator! Durrësi, Vlora, Saranda në krye të hartës së turizmit
Vlora, Saranda dhe Durrësi vazhdojnë të kryesojnë hartën e turizmit. Në të treja qytetet bregdetare prenotimet janë të kënaqshme edhe për muajin shtator.
7 Shtator 2023, 18:29 -
Tiranë/ Ishin bllokuar te shpella e Pëllumbasit, shpëtohen 2 turistë francezë, 5 orë operacion te "Gryka e Skoranës" (VIDEO)
Policia e Tiranës njofton se pas më shumë se pesë orësh kërkime, ka arritur të gjejë dhe të shpëtojë 2 turistë francezë që kishin mbetur të bllokuar te Gryka e Skoranës afër “Shpellës së Pëllumbasit”, pa ujë dhe pa ushqim.
7 Shtator 2023, 11:11 -
Turizmi na shpëtoi, tani duhet ta shpëtojmë ne!
Turizmi është, pa dyshim, sektori që po shënon ecurinë më të mirë këtë vit. Vetëm në korrik hynë gati 1.8 milionë të huaj, shifër që është më shumë se gjysma e popullsisë banuese në vend (ndonëse qëndrimi i tyre është disaditor). Për 7-mujorin, hyrjet u rritën me mbi 30%. Fluksi i lartë i të huajve ishte si një “bekim” për ekonominë, që në tremujorin e parë u ngadalësua ndjeshëm, për shkak të rënies së konsumit si rrjedhojë e përshpejtimit të ritmeve të emigracionit
3 Shtator 2023, 19:45 -
Kapriçot e motit s’trembin pushuesit, vazhdon plazhi në Vlorë e Shëngjin! Hotelet të prenotuara deri në fund të shtatorit
Reshjet dhe era e ditëve të fundit të gushit në zonat bregdetare nuk i ka trembur pushuesit. Në Vlorë e Lezhë plazhet janë të tejmbushura, ndërsa pushuesit thonë se do të vijojnë pushimet në datat e planifikuara.
30 Gusht 2023, 15:59 -
Helmimi i 41 turistëve polakë në Vlorë, dalin analizat e ISHP
41 turistët polakë që u helmuan në Vlorë javën e kaluar rezultojnë të prekur nga norovirusi. Ky lloj virusi, i cili ndryshe quhet “gripi i stomakut” ka shenja gastro intestinale përhapet për shkak të mungesës së higjienës në ushqime, kontaminimit të ujit të pijshëm, perimeve dhe fruta të palara
28 Gusht 2023, 16:27 -
Sport, qetësi dhe ajër i pastër! Liqeni Artificial plot në fundjavë, preferohet nga të gjitha moshat! Turistët: Është vërtet bukur të jesh këtu
Liqeni Artificial është kthyer në destinacionin më të preferuar nga banorët e kryeqytetit dhe turistët jo vetëm në fundjavë por edhe për disa orë pushim në natyrë, larg zhurmës urbane. “Report Tv” përcolli gjatë një ditë atmosferën atje ku nuk mungojnë fëmijët që argëtohen por turistët e huaj të surprizuar për mirë.
27 Gusht 2023, 16:50 -
Bujtinat e Thethit të mbushura me turistë, Rama-qytetarëve: T'i që bën ecje shtigjeve atë kanaçen mos e hidh nëpër ferra
Kryeministri Edi Rama po e shfrytëzon faqen e tij në Facebook jo vetëm për të përcjellë mesazhet e tij politike por dhe për të promovuar Shqipërinë dhe për të përcjellë mesazhe sensibilizuese
26 Gusht 2023, 19:45 -
Vlorë/ U helmuan pasi konsumuan ushqime të prishura gjatë turit në Sazan, 41 adoleshentë polakë lënë spitalin! Anija gjobitet me 600 mijë lekë
Adoleshentët polakë që u helmuan mbrëmjen e djeshme në Vlorë sot kanë lënë spitalin në gjendje të mirë shëndetësore. Shkaqet e helmimit pritet të dalin nga ISHP pas analizimit të mostrave ushqimore, megjithatë masa e parë është marrë! Anija turistike “Black Pearl” u gjobit me 600 mijë lek pasi ofronte ushqime pa pasur leje për kuzhinë.
26 Gusht 2023, 09:32 -
5.2 milionë të huaj hynë në Shqipëri në janar-korrik! Turistët nuk largohen pa vizituar Tiranën: I ofron të gjitha, do rikthehemi
Ky sezon turistik ka qenë historik për vendin, ndërkohë që raportohet se vetëm në 7 muajt e para të këtij vitit kanë hyrë në Shqipëri 5.2 milionë shtetas të huaj. Kryeqyteti është në hartën e vendeve më të vizituara, teksa ofron vendet historike, kulinarin e pasur dhe bukuritë natyrore
25 Gusht 2023, 17:10 -
‘Shqipëria është speciale, deti i ngjashëm me atë në Greqi dhe Itali', Reuters: Turistët italianë ‘pushtojnë’ resortet e Shqipërisë
Shqipëria ka qenë ‘kryefjala’ e këtij sezoni turistik dhe destinacioni i preferuar i turistëve të huaj, të cilët të tërhequr nga natyra, çmimet loë coast dhe mikëpritjen e përzemërt kanë mbushur rrugët e qyteteve turistike.
24 Gusht 2023, 15:12 -
Miliarderi Flavio Briatore: Do të bëja pushime në Shqipëri! Shërbim i shkëlqyer, deti si në jug të Italisë, mikpritje e jashtëzakonshme
Në një kohë kur riviera shqiptare po “vlon” nga fluksi i turistëve të huaj, Flavio Briatore, një nga biznesmenët më të njohur italian ka deklaruar se ka zgjedhur vendin tonë për të kaluar këto ditë të nxehta gushti.
24 Gusht 2023, 11:04