-
Qyteti i Gjirokastrës gjallërohet me turistë të huaj: Është më i bukuri në Shqipëri! E veçantë mikpritja e ngrohtë
Fluksi i pushuesve në vendin tonë i ka dhënë një pamje gjallëruese qytetit të Gjirokastrës. Turistët e huaj dhe emigrantët shqiptarë që vijnë nga shtete të ndryshme të botës janë surprizuar nga kjo pamje. Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama thotë se komenti i tyre dëshmon rilindjen e Gjirokastrës që e cilëson si ‘perlë botërore’.
20 Gusht 2022, 19:08 -
‘18.820 turistë spanjollë vizituan vendin tonë këtë verë’, Rama publikon artikullin e një reviste spanjolle për Shqipërinë
18.820 turistë spanjollë kanë vizituar Shqipërinë nga janari e deri në korrik të këtij viti, nga 4.228 që e kanë vizuar vjet në të njëjtën periudhë. Kështu shkroi në Facebook kryeministri Edi Rama.
12 Gusht 2022, 16:37 -
Turistët ‘në grackën’ e aventurave për ngjitjet në lartësi! Për 4 muaj, 14 të shpëtuar, 1 viktimë
Turistët e huaj shpesh herë janë gjendur të kapur në grackë teksa nisin aventuarat e tyre në ngjitjet drejt lartësive të maleve dhe terreneve në Shqipëri. Përmes materialit që do të ndiqni, shumë prej tyre kanë pësuar dëmtime të rënda dhe të tjerë kanë humbur jetë teksa kanë ndjekur shtigje të panjohura.
13 Korrik 2022, 12:07 - Bota
-
Mbetën të bllokuar për disa orë në terrenin e thepisur mes Thethit e Valbonës, shpëtohen 3 turistët çekë (VIDEO)
Mes kufirit të Thethit e Valbonës për shkak të terrenit të thepisur, ditën e sotme 3 turistë çekë mbetën të bllokuar për disa orë në humnerë në zonën e Bjeshkës së Dushajt, dhe u shpëtuan nga policia e Kukësit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se çekët, dy vajza dhe një djalë, janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
10 Korrik 2022, 12:34 -
Shëngjin/ 7 turistë kërkojnë ndihmë, varka e tyre me pedale po fuste ujë 2 milje nga bregu! Shpëtohen nga policia
2 milje nga bregdeti i Shëngjinit, 7 turistë të cilët po lundronin me një varkë me pedale, kanë kërkuar ndihmën e policisë pasi varka e tyre po fuste ujë dhe u rrezikohej jeta.
2 Korrik 2022, 22:29 -
Turizmi i aventurës, nga Kukësi në Sarandë me motor! Turistët: Flasim me njerëzit me ‘google translate’! Preferojmë më shumë rrugët në male
Shqipëria po kthehet në një destinacion të ri për turizmin e aventurës. Të shumtë janë të huajt që eksplorojnë vendin duke udhëtuar me motorë apo biçikleta nga veriu në jug. Këtë eksperiencë të jashtëzakonshme e kanë rrëfyer në Report Tv turistët e huaj që ndodhen në Kukës.
26 Qershor 2022, 16:42 -
Kampingjet në plazhin e vjetër të Vlorës, turistët: Mrekulli e natyrës, por mungon pastërtia
Kampingu është një mënyrë alternative pushimesh, që po praktikohet gjithnjë e më shumë. Në brigjet e Vlorës gjen me qindra turistë të huaj që kanë mbërritur me kampera në rrugë tokësore nga shtete të ndryshme kryesisht gjermanë, polakë dhe çekë. Në u ndalëm sot në Plazhin e Vjetër, ku turistët shprehen ankesa sa i përket pastërtisë.
13 Qershor 2022, 21:07 -
Qershori nis i nxehtë, fluks pushuesish në Vlorë, 80% e dhomave të zëna! Pushuesit: Çmime të larta
Fundjava e parë e qershorit solli fluks pushuesish dhe turistësh të huaj në bregdetin e Vlorës. Pushuesit thonë se ka një përmirësim të kushteve të plazheve por problematikë për ta mbeten çmimet e larta dhe mungesa e tualeteve publike.
4 Qershor 2022, 17:44 -
Izraelitët ‘pushtojnë’ tunelet nëntokësore të Kukësit, turistët: Bëjini muze të komunizmit
Një grup turistësh Izraelitë vizituan tunelet nëntokësore ushtarake në Kukës duke veçuar vlerat e rralla kulturore e historike. Turistët apelojnë që objekte të tilla të kthehen në atraksione turistike.
28 Maj 2022, 20:38 -
Turizmi/ Rriten hyrje-daljet në katër muajt e parë të vitit, ulet numri i turistëve nga Kosova që vijnë në Shqipëri
Turizmi duket se po fillon të lulëzojë sërish në vendin tonë pasi sëmundja e Covid-19 është drejt shuarjes. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në katër muajt e parë të këtij viti në vendin tonë kanë hyrë 1.07 milionë shtetas të huaj duke rritur hyrjet e të huajve në vend me 42% në krahasim me vitin e kaluar.
27 Maj 2022, 08:52 -
Turisti zviceran bien në greminë në Valbonë dhe humb jetën! Shpëton shoqja e tij! Helikopteri transporton trupin në spitalin e Bajram Currit
Një turist zviceran ka gjetur vdekjen në Valbonë, pasi ka rënë aksidentalisht në greminë. I riu po eksploronte natyrën bashkë me tre turistë të tjerë në shtegun alpin Valbonë-Theth.
10 Maj 2022, 13:24 -
Kalaja e Lezhës pa rrugë, s’pret dot vizitorë! Turistët nuk shkojnë dot në monumentin e kulturës, nëse do kishte rrugë do priste 10-fishin e tyre
Autobusët me turistë nuk mund të kalojnë në rrugën që të çon për në Kalanë e Lezhës. E ndërtuar një dekadë më parë rruga është tepër e ngushtë, ndaj në këtë monument kulture, arrijnë të shkojnë më pak se 0,3% e turistëve. Përgjegjësi i Kalasë Ded Margjoni, thotë se nëse rruga do të ishte funksionale numri i turistëve do të ishte 10-fish më i lartë.
10 Prill 2022, 20:44 -
Pas 2 vitesh, mbërrin në Sarandë kroçera me 450 turistë nga vende të ndryshme të botës
450 turistë nga e gjithë bota kanë mbërritur në portin e Sarandës me kroçeren “Silver Moon”. Kjo është kroçera e parë që ankorohet në brigjet e jugut pas dy vitesh pandemi. Nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së Kryeministrit, i cili përmes në rrjetet sociale shkruan: Kjo është dallëndyshja e parë që lajmëron ardhjen e sezonit më të bukur e më të pastër turistik deri më sot"
8 Prill 2022, 14:43