-
'Ligjet' ngrihet nënkomisioni për vakancat në KLP e KLGJ, Alibeaj: Doni të emëroni njerëzit tuaj për të kapur kreun e SPAK
Kuvendi ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve nga radhët e avokatisë për plotësimin e 2 vendeve vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe 2 të tjerave në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka skualifikuar 6 kandidatë, ndërsa opozita ka akuzuar për tentative kapjeje të drejtësisë.
21 Maj 2024, 10:40 -
114 mijë dosje në pritje të gjykimit, KLGJ me strategji për uljen e ‘backlog’: Ndryshime ligjore, më shumë ndihmës ligjorë! Qeveria: Gati të japim paratë
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka hartuar një strategji kombëtare për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura në Gjykata, të cilat janë kthyer në një pengesë serioze të aksesit për drejtësi. KLGJ propozoi ndryshime ligjore, ndërsa qeveria premtoi edhe mbështetje financiare.
20 Maj 2024, 13:26 -
Meta i përgjigjet Gonzatos: Jemi mësuar me deklarata të tilla, argëtohemi! S'ndal sulmin ndaj SPAK: Veproni, se populli i Tiranës është i revoltuar, s'po e mbajmë dot
Presidenti i Partisë së Lirisë iu kthye sërish sot sulmit verbal ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani të cilin e akuzon se bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama. Në vijim replikoi dhe me ambasadorin e BE-së Silvio Gonzato: "Mendojnë se mund të bëjnë gallatë me popullin tonë"
2 Maj 2024, 15:08 -
Veliaj në SPAK dhe sulmet e Metës, Gonzato: S'komentojmë hetimet, lëreni drejtësinë të bëjë punën e vet! Mbështetja jonë e palëkundur
Ambasadori i BE në Tiranë theksoi edhe njëherë mbështetjen për SPAK-un dhe i kërkoi politikës të mos ndërhyjë. Diplomati i lartë tha nuk pranoi të komentonte paraqitjen në SPAK të Erion Velisë por tha se bashkëpunimi për projektet madhore në dobi të kryeqytetit do të vijojnë.
2 Maj 2024, 11:32 -
Sulmet e Metës, deputetja e PS: Shqetësuese! Protesta para bashkisë? Hipokrizi, një grup njerëzish po përdoren për interesa politike
Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv ka dënuar sulmet e Ilir Metës ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme
19 Prill 2024, 17:50 -
Drejtësia në Shqipëri, gazetarja: Mbi 38 mijë çështje në Gjykatën e Apelit, vetëm 26 gjyqtarë! Beci: Duhen shumë vite të rikthehet në normalitet
‘Drejtësia e vonuar’ është në qendër të diskutimeve të të ftuarve në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv. Gazetarja e Report Tv Keti Banushi zbardhi shifra në Gjykatën e Apelit dhe diferenca që ka mes gjyqtarëve dhe çështjeve që atyre u duhet të shqyrtohen
15 Prill 2024, 21:34 -
Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve
Ambasadori i Rumanisë në Shqipëri, Oktavian Sherban nga Korça ka komentuar reformën në drejtësi. Në një deklaratë për mediat, ambasadori tha se reforma në drejtësi është e rëndësishme dhe se duhet t’i drejtohet qytetarëve shqiptarë.
29 Mars 2024, 13:07 -
Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: E vetmja rrugë që e kemi zgjedhur të lirë! Unike ajo që kemi bërë në luftën kundër korrupsionit
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat e huaja lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian duke e konsideruar këtë si të vetmen rrugë që populli ynë e ka zgjedhur në mënyrë të lirë.
22 Shkurt 2024, 16:56 -
Ambasadori britanik takohet me Ramën: Mbështesim Shqipërinë për Reformën në Drejtësi dhe përpjekjet kundër korrupsionit
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith u takua sot me kryeministrin Edi Rama. Mësohet se ndër pikat kryesore të diskutimit, kanë qenë bashkëpunimi për Reformën në Drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, çështje për të cilat Britania e Madhe ka ofruar mbështetje të plotë ndaj Shqipërisë.
19 Shkurt 2024, 19:42 -
Blinken në Tiranë, takim 110 minuta me Ramën: Anëtarët e krimit të organizuar të përfundojnë në gjyq! Kryeministri: Rrëzuam mitin e pandëshkueshmërisë
Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatë të ngushtë përpara sfidave. Ky është zotimi që do të vijojë më tej dhe u përforcua sot edhe me vizitën e Sekretarit Amerikan Antony Blinken në Tiranë. Në konferencën e përbashkët për median u mësuan çështjet që kishin qenë pjesë e bisedimeve të përbashkëta.
15 Shkurt 2024, 17:41 -
Ambasada e SHBA takim me gjyqtarët e GJKKO: Pavarësia e gjyqësorit rol vendimtar në luftën kundër korrupsionit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranës, ka rikonfirmuar mbështetjen për gjyqtarët e Shkallës së Parë dhe Apelit në GJKKO. Sipas ambasadës së SHBA, gjyqtarët e pavarur kanë rol vendimtar në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit
14 Shkurt 2024, 09:36 -
Vizita e Blinken në Tiranë, Ngjela: Favor për Shqipërinë! Në fokus Reforma në Drejtësi, është në kryqëzim të rrezikshëm politik
Në një lidhje skype për Report Tv Ngjela tha se një vizitë e nivelit kaq të lartë është në favor të politikës shqiptare në Ballkan dhe se fokusi do të jetë edhe tek Reforma në Drejtësi e cila sipas tij drejtohet nga vetë sekretari amerikan i shtetit.
10 Shkurt 2024, 18:12 -
Magjistratura heq mesataren mbi 8 për lëndët kryesore, ish-prokurori: Ulet cilësia, s’është zgjidhje për plotësimin e vakancave! Avokati: Duhet të forcojmë kriteret
Mesatarja mbi 8 për lëndët kryesore për të gjithë aplikantët për në Shkollën e Magjistraturës nuk do të jetë më e nevojshme. Por për ish-prokurorin Eugen Beci, ky vendim i Shkollës së Magjistraturës do të bëjë që të ulet cilësia dhe se kjo nuk është zgjidhje për plotësimin e vakancave
2 Shkurt 2024, 14:57 -
Gazetarja bën deklaratën e fortë në ‘Frontline’: Për Reformën në Drejtësi pati përplasje! U morën peng deputetë që nuk donin ta votonin
Gazetarja Anduena Llabani e ftuar në studion e emisionit “Frontline” me gazetaren Marsela Karapançon në Report Tv ku u diskutua mbi korrupsionin në Shqipëri dhe rolin e SPAK, riktheu në kujtesë votimin e Reformës në Drejtësi në Kuvend, duke deklaruar se asokohe janë marrë peng deputetë që nuk donin ta votonin në 2016-ën.
1 Shkurt 2024, 21:35 -
‘Dilema kushtetuese’, drejtësia ‘e skanuar’ nga Florian Kalaja, gjyqtari i 'Apelit': E shkrova gjatë detyrës në tri gjykata! Kolegët: ‘Manual’ për çdo prokuror a avokat!
Në praninë e personaliteteve të drejtësisë është promovuar vëllimi i tretë i botimit “Dilema Kushtetuese” i gjyqtarit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Florian Kalaja. Autori shtron probleme aktuale të drejtësisë dhe sugjerime për ta sjellë atë më pranë sistemeve ndërkombëtare.
31 Janar 2024, 15:54 -
Reforma në drejtësi po jep efekte edhe në interesin e SHBA-ve për të rritur investimet në vend
Efektet e para të reformës në drejtësi nuk janë vetëm në shërbim të shtetit të së drejtës dhe demokracisë në vend e rritjes së cilësi së drejtësisë, por edhe në rritje të investimeve dhe të interesit të SHBA-ve ndaj Shqipërisë!
17 Janar 2024, 11:23 -
Ish-presidenti Bamir Topi thirrje ndërkombëtarëve: Të bëjnë presion për reformën në politikë! Nuk pritet ndryshim i vullnetshëm nga mëkatarët
Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në "Kontrast" me gazetarin Denis Minga në Report Tv, ka bërë thirrje ndaj partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që të ndërhyjnë dhe të ushtrojnë presion për një reformë në politikën shqiptare.
8 Janar 2024, 20:07 -
Reforma në Drejtësi, kreu i ILD, Metani vë theksin te ndarja e pushteteve: Politika të mos ndërhyrjë në pushtetin gjyqësor
Sot Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani mori pjesë në konferencën “Reforma në Drejtësi në Shqipëri dhe roli i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në forcimin e shtetit të së drejtës”.
7 Dhjetor 2023, 12:15