-
'Kjo katastrofë mund të ishte parandaluar' DW: Ukraina do të mbijetojë, por Perëndimit duhet t’i vijë turp
E enjte, 24 shkurt 2022, këtë ditë nuk do ta harrojmë kurrë. Ditën, kur udhëheqja e çmendur ruse, nisi një luftë të madhe kundër Ukrainës. Ditën, për të cilën ukrainasit dhe miqtë e tyre në mbarë botën prej kohësh ishin të përgatitur, e megjithatë shpresonin, se ajo nuk do të vinte kurrë. Ditën, në të cilën Kremlini thjesht ndezi një luftë në Europë
25 Shkurt 2022, 10:11 -
Raketat ruse vijojnë të godasin pa pushim në ditën e dytë të pushtimit, 5 shqiptarë ende në Ukrainë! Ja qytetet në të cilët ndodhen
Report Tv mëson se nga 11 shqiptarë tani kanë mbetur 5 të cilët ndodhen atje në ditën e dytë të luftës, pas pushtimit që Rusia bëri një ditë më parë në Ukrainë
25 Shkurt 2022, 09:26 -
Sulmet kibernetike, 'arma' ruse që frikëson Perëndimin
“Grupet me bazë në Rusi kanë forcuar pozicionin e tyre duke u bërë kërcënim akut për ekosistemin digjital global”, ishte përfundimi i një raporti të detajuar të vitit të kaluar mbi rrezikun kibernetik, i përpiluar nga gjiganti i informatikës Microsoft.
24 Shkurt 2022, 22:32 -
Po nëse Rusia fiton?
Kur Rusia i’u bashkua luftës në Siri, në verën e 2015-s, e habiti SHBA-në dhe partnerët e saj. Presidenti i atëhershëm, Barack Obama tha se Siria do të jetë një gropë thithëse për Rusinë dhe Presidentin e saj. Siria do të kthehej një Vietnam apo Afganistan për Rusinë, një gabim i rëndë që do ta dëmtonte atë.
24 Shkurt 2022, 16:49 -
Vladimir Putin po bën një gabim historik
Në fillimin e vitit 2000, unë isha zyrtarja e parë e lartë e SHBA-së që u takua me Vladimir Putinin, në cilësinë e tij të re si ushtrues i detyrës së presidentit të Rusisë. Në atë kohë, ne në administratën Clinton nuk dinim shumë për të, veç faktit që ai e kishte nisur karrierën e tij në KGB.
24 Shkurt 2022, 16:12 -
Konsulli i Ukrainës në vendin tonë: Putin ka sulmuar bazat ushtarake! Pushtimi nuk do të zgjasë, do të gjendet një zgjidhje
Bledi Bajraktari, konsull i Ukrainës në vendin tonë tha se Vladimir Putin po sulmon një popull të pafajshëm, ndërsa theksoi se deri tani janë sulmuar bazat ushtarake. Bajraktari beson se pushtimi nuk do të zgjasë, pasi Rusia nuk mund të mbajë të pushtuar një shtet të pavarur, ndërsa thekson se d të gjendet një zgjidhje
24 Shkurt 2022, 12:42 -
Fjalimi i plotë, ja si e argumenton Putin thyerjen e rendit ndërkombëtar
Presidenti rus, Vladimir Putin ka mbajtur një flaim të gjatë përpara mediave duke justifikuar sipas tij ndërhyrjen në Ukrainë. Putin ka shfrytëzuar ngjarjet e mëparshme historike që nga Lufta e Dytë Botërore, shpërbërja e Bashkimit Sovjetik si dhe luftërat në Serbi, Siri dhe Irak për të thënë se Rusia nuk mund të qëndrojë më duarkryq. Sipas Putin, NATO-s, po e afron infrastrukturën e saj ushtarake gjithnjë e më pranë kufirit rus, pavarësisht shqetësimeve të ngritura prej tyre
24 Shkurt 2022, 11:27 -
Analiza në New York Times: Kjo është lufta e Putinit, por Amerika dhe NATO nuk janë spektatorë të pafajshëm
Në fjalimin e tij të mbajtur të hënën, Putin deklaroi se Ukraina nuk ka pretendime për të qenë e pavarur pasi ajo është një pjesë integrale e Rusisë, dhe se qytetarët e saj janë “të lidhur me ne nga gjaku dhe lidhjet familjare”. Kjo është arsyeja pse sulmi i Putinit kundër qeverisë ukrainase të zgjedhur në mënyrë demokratike, përjetohet si ekuivalenti gjeopolitik i një vrasjeje për çështje nderi.
24 Shkurt 2022, 10:58 -
Sulmi i Rusisë në Ukrainë 'ngre në këmbë' botën! BE: Orët më të errëta për Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore! Johnson: Bllokojmë linjat ajrore dhe bankat ruse! Lavrov: Perëndimi s'respekton ligjin ndërkombëtar
Kryeministri Britanik, Boris Johnson tha se Vladimir Putin ka zgjedhur rrugën e shkatërrimit duke theksuar edhe njëherë se vendi i tij është në krah të Ukrainës. Sulmin e Rusisë e ka dënuar edhe kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, i cili tha se Rusia ka tundur themelet e rendit ndërkombëtar. AI kritikoi veprimet e Rusisë dhe tha se do të bashkëpunojë me SHBA dhe komunitetin ndërkombëtar për t'iu përgjigjur me shpejtësi.
24 Shkurt 2022, 09:01 -
Ambasadori shqiptar në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit: Ukraina po sulmohet vetëm se kërkon të ekzistojë si vend demokratik
Përfaqësuesi i Përhershëm i Misionit të Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara Ferit Hoxha, ka mbajtur një fjalim në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit
24 Shkurt 2022, 08:38 -
Pushtimi i Ukrainës, Rama: Krah NATO-s e BE-së kundër agresionit rus! Meta: E pajustifikueshme!Kim: SHBA-Shqipëri, bashkë kundër Moskës! Basha: Putin njësoi si Millosheviçi
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, në orët e para të mëngjesit, ku thotë se qeveria shqiptare bashkohet me NATO-n dhe aleatët e BE-së. Presidenti Ilir Meta e konsideroi sulmin e Rusisë si të pajustifikueshëm, teksa i bën thirrje të tërhiqet nga veprimet ushtarake 'kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës'
24 Shkurt 2022, 08:16 -
Presidenti ukrainas thirrje Rusisë të ndalojë pushtimin dhe paralajmëron: Do të shihni fytyrat tona dhe jo shpinën! Kjo është toka jonë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu lut popullit rus që të ndalojë presidentin e tyre Vladimir Putin që të pushtojë vendin, ndërsa fliste për lidhjet e ngushta midis dy kombeve dhe paralajmëroi për dëshpërimin që do të vinte nga një luftë e panevojshme
24 Shkurt 2022, 07:34 -
Ç’mund të presim, pasi Ukraina të pushtohet nga Putin?
Le të supozojmë për një moment se Vladimir Putin arrin ta vendosë plotësisht nën kontroll Ukrainën. Cilat janë pasojat strategjike dhe gjeopolitike të këtij akti?E para do të jetë një vijë e re e frontit të konfliktit në Evropën Qendrore.
23 Shkurt 2022, 22:48 -
Ukraina, agresioni rus dhe Perëndimi
Në një shkrim nga Moska korrespondenti i FAZ e përshkruan hollësisht takimin e Putinit me bashkëpunëtorët e tij më të rëndësishëm dhe skenat shpesh bizare, ku ata duhet të qëndrojnë gatitu para shefit të Kremlinit si të ishin nxënës filloristë
23 Shkurt 2022, 14:32 -
Gjermania i kundërpërgjigjet Rusisë: Vendi mund të funksionojë pa gazin rus
Gjermania mund të plotësojë nevojat e saj për energji pa gaz rus, tha ministri i saj i ekonomisë të mërkurën, pasi qeveria vendosi të ndalojë miratimin e gazsjellësit të diskutueshëm, i njohur si Rrjedha Veriore 2, në mes të tensioneve në rritje në Ukrainë
23 Shkurt 2022, 13:48 -
Tensionet në Ukrainë, zyrtari i lartë rus: Sanksionet do na largojnë, duhet një konferencë si ajo në fund të Luftës së Dytë Botërore
Për zgjidhjen e krizës në Ukrainë është e nevojshme një konferencë, si ato që janë mbajtur në fund të Luftës së Dytë Botërore, paralajmëroi Pyotr Tolstoy, nënkryetar i Dhomës së Ulët të Parlamentit të Rusisë, që ndryshe njihet si Duma ruse.
23 Shkurt 2022, 13:17 -
Çfarë është gazsjellësi Rrjedha Veriore 2 (North Stream 2)?
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka pezulluar procesin e certifikimit të tubacionit të gazit natyror, të njohur si Rrjedha Veriore 2, pasi që Rusia i ka njohur si të pavarura rajonet e kontrolluara nga separatistët në pjesën lindore të Ukrainës.
23 Shkurt 2022, 11:04 -
'Kosova në NATO brenda 6 muajsh' (!?) Deklarata e Putinit të vogël serb dhe strategjia e Rusisë për shtrirjen e konfliktit nga Ukraina në Ballkan
Të gjitha mediat qeveritare dhe pro qeveritare ruse në datat 20 dhe 21 shkurt u mbushën me alarmin e ri, që ngriti presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në një mbledhje publike në 19 shkurt se Kosovën së shpejti do ta fusin në NATO
23 Shkurt 2022, 09:49