-
‘Lista e zezë’, SHBA: Rusia gati emrat që do të vrasin dhe dërgojnë në kampe! Në shënjestër disidentët rusë dhe bjellorusë, gazetarë dhe anëtarë të komunitetit LGBT
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë informuar kreun e OKB përmes një letre se kanë informacion të besueshme që tregon se Moska po përpilon një “listë të zezë” me ukrainas që duan të vrasin ose dërgojnë në kampe pas një okupimi ushtarak.
21 Shkurt 2022, 08:55 -
Paralajmëron Blinken: Rusia në prag të pushtimit Ukrainës! Biden është i gatshëm të takohet me Putin
SHBA përmes sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken deklaroi se nga zhvillmet e fundit duket se Rusia është në prag të pushtimit të Ukrainës. Ai tha se zgjatja e stërvitjeve Rusi-Bjellorisi rrit shqetësimet, ndërsa tha se në rast pushtimi Rusia do përballet me sanksione të ashpra. Ndërkohë putin ka pohuar në një bisede telefonike me homologun francez Macron se trupat ruse do të largohen nga Bjellorusia
20 Shkurt 2022, 21:47 -
Zelenskiy bën thirrje për armëpushim dhe bisedime urgjente për paqe
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, bëri thirrje për “regjim heshtjeje” dhe “intensifikim” të përpjekjeve për paqe, pasi presidenti francez zhvilloi biseda telefonike me liderët ukrainas dhe rusë, midis frikës për një pushtim rus të Ukrainës
20 Shkurt 2022, 21:09 -
Sekretarja e Jashtme britanike paralajmëron: Putini nuk do të ndalet në Ukrainë
“Ne duhet ta ndalim (presidentin rus, Vladimir) Putinin, sepse ai nuk do të ndalet në Ukrainë”, tha të dielën Liz Truss, sekretarja e Jashtme britanike, në një intervistë në Daily Mail, duke folur lidhur me pushtimin mundshëm të Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin.
20 Shkurt 2022, 17:30 -
Tensionet në Ukrainë, Zelensky kërkon takim me Putin për zgjidhjen e situatës! Boris Johnson: Rusia planifikon luftën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore
Kryeministri britanik Boris Johnson tha se Rusia po planifikon "luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945". Për këtë situatë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i bëri thirrje të shtunën Presidentit rus Vladimir Putin për një takim dhe për përpjekje për një zgjidhje të krizës, por ende nuk ka dhënë përgjigje nga Kremlini.
20 Shkurt 2022, 08:10 -
Tensionet Ukrainë-Rusi, Zelenskyy kërkon takim me Putin për zgjidhjen e situatës, ende asnjë përgjigje nga presidenti rus
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy që po përballet me një rritje të mprehtë të dhunës brenda dhe rreth territorit që mbahet nga rebelët e mbështetur nga Rusia dhe paralajmërimeve gjithnjë e më alarmuese se Rusia planifikon të sulmojë, i bëri thirrje të shtunën Presidentit rus Vladimir Putin për një takim dhe për përpjekje për një zgjidhje të krizës.
20 Shkurt 2022, 07:33 -
Rritet frika e pushtimit të Ukrainës, NATO letër ministrit të Jashtëm rus për të zbutur krizën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të shtunën se i ka dërguar një letër ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, duke ofruar më shumë bisedime për të shmangur një konflikt të mundshëm në Ukrainë, por paralajmëroi Moskën se po shtron kërkesa të sigurisë që është e pamundur të realizohen.
19 Shkurt 2022, 13:31 -
Tensionet në Ukrainë, Biden: Jam i bindur se Putin ka vendosur të pushtojë Ukrainën! Rusia e ka ende derën e hapur për diplomacinë
Presidenti i SHBA, Joe Biden ka thënë se është i bindur se presidenti rus, Vladimir Putin, ka vendosur të nisë një pushtim të Ukrainës dhe se një sulm mund të ndodhë në "javën e ardhshme" ose edhe më shpejt.
19 Shkurt 2022, 07:58 -
Tensionet me Rusinë, separatistët në Ukrainën lindore do të evakuojnë banorët e rajoneve pro-ruse
Separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore thanë të premten, se po planifikojnë të evakuojnë banorët e rajonit të tyre, një zhvillim shqetësues që Perëndimi beson se Moska do ta përdorë si pretekst për të sulmuar Ukrainën.
18 Shkurt 2022, 19:31 -
Në kulmin e tensioneve me Ukrainën, Rusia do të zhvillojë stërvitjen më të madhe ushtarake, Putin: Do shohim se sa gati janë armatimet tona bërthamore
Në një kohë që tensionet me Ukrainën sa vijnë edhe shtohen, Presidenti rus Vladimir Putin do të mbikëqyrë stërvitjet e mëdha ushtarake më 19 shkurt. Rusia thotë se do të ketë lëshime raketash balistike dhe të lundrimit dhe teste për të parë se sa gati janë armatimet e saj bërthamore.
18 Shkurt 2022, 14:52 -
Situata kritike, Ministria e Mbrojtjes britanike nxjerr videon: Ja si mund ta pushtojë Putin Ukrainën
Rusia do të lëshojë raketa balistike në stërvitjen bërthamore nesër ndërsa liderët botërorë mblidhen në Mynih për të provuar të shmangin luftën në Ukrainë - pasi Moska pretendon se 9,000 civilë kanë vdekur dhe ka pretendime për 'gjenocid'.
18 Shkurt 2022, 12:23 -
Tensionet, Presidenti i Ukrainës: Nuk ka rrugë tjetër për ne veç NATO-s! Stoltenberg: Rusia mund të përdorë një pretekst për të justifikuar pushtimin
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se për vendin e tij nuk ka rrugë tjetër veç anëtarësimit në NATO. Ai i ka dhënë kështu një përgjigje të qartë Rusisë, që kërkon që një gjë e tillë të mos lejohet, por megjithatë Zelenskypranoi se anëtarësimi në NATO nuk mund të ndodhë tani. Sipas tij, ky është një proces i gjatë dhe Ukraina as që e ka filluar.
17 Shkurt 2022, 14:00 -
Blinken paralajmëron Rusinë: Mos njihni si të pavarura dy rajonet separatiste në Ukrainën lindore
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken denoncoi të mërkurën një lëvizje të ligjvënësve rusë për të njohur si të pavarura dy rajone separatiste në Ukrainën lindore, të cilat mbështeten nga Rusia.
17 Shkurt 2022, 10:49 -
Ukrainë-Rusi, sërish tensione! Separatistët e Donbasit akuzojnë: Po na sulmojnë! Mohon Kievi: Rebelët kanë qëlluar! SHBA: Lajmet për tërheqje janë false, rusët kanë shtuar 7000 ushtarë
Pavarësisht njoftimeve për tërheqje nga Moska dhe hapjen e negociatave nga ukrainasit, tensioni vazhdon të rritet në kufirin mes dy Rusisë dhe Ukrainës në zonën e Donbasit. Separatistët rusë akuzojnë forcat qeveritare në Kiev se kanë përdorur mortaja, granatahedhës dhe mitralozë për të sulmuar territorin e tyre në agim të së enjtes, në kundërshtim me marrëveshjen e planifikuar për t'i dhënë fund konfliktit.
17 Shkurt 2022, 10:11 -
Kriza/ Lideri i Ukrainës: S'shohim tërheqje të trupave ruse nga kufiri! NATO: S'ka qetësim të situatës në terren! Rusia: Pozitive që Biden dëshiron të vazhdojë bisedimet
Presidenti i Ukrainës tha se nuk shohin ende ndonjë tërheqje të trupave ruse nga kufijtë e Ukrainës. Kjo vjen pasi Rusia tha se po tërhiqte më shumë trupa, këtë herë nga gadishulli i Krimesë. Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg thotë se nuk ka parë asnjë de-përshkallëzim as në terren.
16 Shkurt 2022, 13:38 -
Ukraina skenar i rrezikshëm dhe i ngjashëm me Poloninë në Luftën II Botërore
Pse situata e Ukrainës është e ngjashme me atë të Polonisë në Luftën e II? Sepse, Rusia ashtu si Hitleri po fiton terren me agresion ushtarak! Rasti i Krimes ishte i ngjashëm me ata të Sudeteve në Luftën e II, por me dallim se këtë herë Rusia nuk e mori publikisht në tavolinë me marrëveshje, por duke e bërë fakt të kryer ndërhyrjen ushtarake!
16 Shkurt 2022, 13:08 -
Von der Leyen: Këtë dimër jemi të sigurt për furnizimin me gaz, por BE duhet të çlirohet nga varësia ruse
Këtë dimër, Bashkimi Europian është i sigurt do në gjendje të përballet me një ndërprerje të pjesshme të importeve të gazit nga Rusia, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
16 Shkurt 2022, 13:02