-
Shefi i Pentagonit në Bruksel për bisedime të rëndësishme në NATO
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, mbërriti në Bruksel për të zhvilluar bisedime me udhëheqësit e NATO-s dhe ministrat e mbrojtjes së vendeve aleate, ndërsa dhjetëra mijëra forca ruse kanë rrethuar Ukrainën nga veriu, jugu dhe lindja.
16 Shkurt 2022, 10:56 -
Rusia tërhoqi disa trupa nga kufiri me Ukrainën, Biden: Mbetet për t'u verifikuar! Mundësia e një sulmi shumë e lartë
Rusia njoftoi tërheqjen e një disa trupave nga kufiri me Ukrainën, por Presidenti i SHBA, Joe Biden beson se mundësia që të ndodhë një sulm është shumë e lartë dhe se kostoja njerëzore do të ishte shumë e madhe.
16 Shkurt 2022, 09:58 -
DW: Njëherë për njeherë nuk ka luftë mes Ukrainës dhe Rusisë
Kancelari, Olaf Scholz u kritikua shumë në perëndim, për shkak se nuk donte ta përmendte fjalën Nord Stream2 në takime. Por tek presidenti, Putin ndoshta kjo ishte kartëvizita e tij për dialog, shkruan Michaela Küfner.
16 Shkurt 2022, 09:46 -
Bursat europiane rriten, pasi Rusia tërheq disa trupa që ishin afër Ukrainës
Aksionet europiane dhe aksionet amerikane u rritën ndërsa çmimi i naftës ra pas lajmeve se njësitë nga rrethet ushtarake jugore dhe perëndimore të Rusisë po ktheheshin në bazë pas përfundimit të stërvitjeve.
16 Shkurt 2022, 07:31 -
Pas takimit me Blinken në SHBA, Rama: Folëm për rajonin! Jemi krah me SHBA-në për Ukrainën
Pas takimit me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, për rreth 45 minuta, kryeministri Edi Rama ka zbardhur edhe detaje nga çështjet kryesore që diskutuan 'kokë më kokë' në Washington. I pyetur nëse do të ketë një Ukrainën, Rama tha se kjo nuk është një çështë që i takon Shqipërisë, por shtoi se në këtë proces do të jemi krah për krah me SHBA-në.
15 Shkurt 2022, 20:33 -
Tensionet në Ukrainë, deputeti Qefalia: Rusia po tregon se është e gatshme për ta sulmuar! Diskutimet për të shmangur luftën kanë arritur kulmin, ka mosbesim nga të dyja palët
Rusia po tregon se është e gatshme që të pushtojë Ukrainën! Kështu tha në një intervistë në emisionin 'Studio Live', në Report Tv, deputeti socialit Xhemal Qefalia, anëtar i Komisionit të Sigurisë. Duke u ndalur tek konflikti dhe tensionet në rritje mes Rusisë dhe Ukrainës, Qefalia tha se pala ruse ka instaluar rreth kufirit ukrainas mjete ushtarake
15 Shkurt 2022, 17:48 -
Scholz takon Putin: NATO dhe Europa të bashkuar për të zgjidhur krizën mes dy vendeve! Presidenti rus akuzon Ukrainën për gjenocid në Donbas
Kancelari gjerman Olaf Shulz ka deklaruar pas takimit me presidentin rus Putin në Moskë se perëndimi është fokusuar në zgjidhjen e krizës në Ukrainë sado e vështirë që mund të jetë. Edhe presidenti Putin tha se Rusia nuk dëshiron luftë ndërsa akuzoi Ukrainën për gjenocid në rajonin e Donbas.
15 Shkurt 2022, 17:04 -
I shpëtoi talebanëve dhe u shpërngul për një jetë më të mirë me familjen në Ukrainë, afgani i frikësuar nga pushtimit rus
I lindur në periudhën e luftës afgano-sovjetike, Jawed Ahmad Haqmal ka humbur pesë familjarë në konfliktin e viteve 1979–1989, i cili e ka kthyer vendlindjen e tij në një vend të rrënuar.
15 Shkurt 2022, 09:36 -
Kriza/ Rusia njofton tërheqjen e disa trupave ushtarake, reagon Ukraina: Kur ta shohim e besojmë! NATO mosbesuese! Biden-Johnson: Ka shpresë për zgjidhje diplomatike
Një tërheqje të trupave të saj është njoftuar sot nga Rusia, teksa SHBA kishte deklaruar se është planifikuar një sulm për nesër, më 16 shkurt. Moska e ka quajtur ditën e sotme si historike pasi sipas tyre kështu vërtetohet dështimi i propagandës së luftës nga perëndimi.
15 Shkurt 2022, 09:25 -
Tensionet Rusi-Ukrainë, eksperti për çështjet e sigurisë: Konflikti do jetë ekonomik, jo në llogore! Moska kryen luftë nervash, kërkon ta fitojë betejën në tavolinë përmes kërcënimeve
Eksperti për çështjet e sigurisë, Ilir Kulla në një intervistë për '5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, tha se nuk do të ketë luftë, por e gjitha do të jetë një "luftë nervash propagandistike" dhe kërcënimesh që Rusia të fitojë betejën e saj në tavolinë. Eksperti tha se në fakt e gjithë kjo luftë është ekonomike dhe se Rusia kërkon që të rrisë rolin e tij ndërkombëtar dhe për këtë shfrytëzon dobësitë e vendeve perëndimore.
14 Shkurt 2022, 22:42 -
Analiza e 'Financial Times': Putini, Ukraina dhe 'teoria e diplomacisë së të çmendurit'
A do të ketë luftë në Ukrainë? I vetmi njeri që mund ta dijë me siguri këtë është Vladimir Putin. Presidenti rus ka urdhëruar grumbullimin e trupave ruse në kufi më Ukrainën. Vendimi përfundimtar nëse do ta pushtojë apo jo vendin fqinj, do të jetë vetëm i tij. Por si do të vendosë Putin
14 Shkurt 2022, 22:15 -
Tensionet Rusi-Ukrainë, çfarë po ndodh, ku dhe pse
Përpjekjet diplomatike për të shmangur atë që zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se mund të jetë një sulm i afërt rus në Ukrainë, hynë në një fazë të re të hënën. Kryediplomati rus Sergei Lavrov këshilloi presidentin Vladimir Putin të vazhdojë bisedimet ndërsa kancelari gjermane u takua me presidentin ukrainas.
14 Shkurt 2022, 21:01 -
Putin: Lidhjet Rusi-Serbi i kontribuojnë sigurisë në Evropë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e uroi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për Ditën e Shtetësisë së Serbisë, duke i thënë se marrëdhëniet midis dy vendeve po zhvillohen në mënyrë dinamike dhe në frymë të partneritetit strategjik, njoftoi të hënën Presidenca e Serbisë.
14 Shkurt 2022, 19:56 -
Tensionet me Rusinë, Shqipëria: Mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës! Duhet zgjidhje diplomatike! Mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare: Jemi krah aleatëve
Për rreth 1 orë, Presidenti Ilir Meta ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë, ku është diskutuar mbi situatën në Ukrainë, në një kohë ku konflikti me Rusinë ka precipituar ndjeshëm. Meta dhe anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare konfirmuan se, Shqipëria, edhe si vend anëtar i NATO-s dhe anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është në krah të Ukrainës, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të saj
14 Shkurt 2022, 13:06 -
Rusi-Ukrainë, jemi vërtet në prag të konfliktit?
Shtëpia e Bardhë po bind ende aleatët evropianë që të godasin eksportet ruse të gazit, në rast pushtimi. Zyrtarisht, SHBA dhe BE thonë se janë në një linjë. Por shumëkush mendon që nuk është kështu. Mes këtyre janë sigurisht rusët.
14 Shkurt 2022, 12:34 -
Konflikti me Rusinë/ 'Gati të sakrifikojmë anëtarësimin në NATO', ambasadori ukrainas në Britani tërhiqet nga deklarata: E kemi angazhim Kushtetues për t'ju bashkuar Aleancës
Teksa tensionet në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës rriten, u duke se ngjarjet do të merrnin një pikë kthese pasi ambasadori ukrainas në Britani deklaroi se ata ishin 'fleksibël' në lidhje me ambicien për t'u anëtarësuar në NATO, që do të ishte një lëshim i madh. Por vetëm pak orë më vonë, ai hodhi po vetë poshtë këtë deklaratë.
14 Shkurt 2022, 12:14 -
Scholz në një mision delikat, viziton Kievin dhe Moskën: Nëse sulmohet Ukrainë i kemi përgatitur sanksionet për Rusinë
Shërbimet e inteligjencës amerikane po japin alarmin, edhe Gjermania u kërkon qytetarëve të saj të largohen nga Ukraina. Kancelari Scholz tani viziton Kievin dhe Moskën. Situata është jashtëzakonisht e rrezikshme.
14 Shkurt 2022, 11:25 -
Frika nga pushtimi rus i Ukrainës rritet! Rusët japin sërish shenja pozitive: Të vazhdojnë bisedimet! Zelensky: Anëtarësimi në NATO, garanci për sigurinë e vendit
Më shumë se një duzinë vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA, u kanë kërkuar qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina mes paralajmërimeve për një pushtim "të afërt" nga Rusia. Kjo e fundit mohon planet për të pushtuar, pavarësisht se ka grumbulluar 100,000 ushtarë në kufijtë e Ukrainës. Pavarësisht tensioneve dhe kërcënimeve nga ana e Moskës, duket se kjo nuk e ka penguar presidentin e Ukrainës të shprehë hapur se vendi do të vazhdojë me kërkesat për të qenë pjesë e NATO-s.
14 Shkurt 2022, 11:22 -
Ukraina ka bërë thirrje për një takim me Rusinë lidhur me përshkallëzimin e tensioneve në kufirin e saj
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se Rusia kishte injoruar kërkesat zyrtare për të shpjeguar rritjen e numrit të trupave. Ai tha se "hapi tjetër" ishte të kërkohej një takim brenda 48 orëve të ardhshme për "transparencë" në lidhje me planet e Rusisë.
13 Shkurt 2022, 23:03