-
Zgjerohet harta e shteteve që vendosin sanksione ndaj Rusisë! BE: 27 persona e institucione ruse që kërcënojnë Ukrainën do përballen sanksione! Ukraina shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Në sfondin e përshkallëzimit në konfliktin Rusi-Ukrainë, BE ka vendosur sanksione të reja. Edhe G7 dhe Britania e Madhe reagojnë me sanksione ndaj veprimeve të Moskës. Ukraina shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë në të gjitha rajonet, me përjashtim të Donetsk dhe Luhansk.
23 Shkurt 2022, 09:08 -
Vuçiç: Do ta dënoj Rusinë kur Ukraina të dënojë bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se do ta dënonte njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste në lindje të Ukrainë nga Rusia, kur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy të “dënojë bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999”.
22 Shkurt 2022, 21:29 -
Vizita e Patrushevit, për 'mercenarët' apo për diversionin në Ballkan?
Mediat pro-qeveritare në Serbi kanë raportuar se oficeri i parë i inteligjencës së Kremlinit, Nikolai Patrushev, i cili është bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, do të vizitojë Beogradin më 28 shkurt.
22 Shkurt 2022, 21:17 -
Putin urdhëroi ushtrinë të avancojë, të gjithë me sytë nga Ukraina! Perëndimi ‘grusht’ kundër Rusisë: Shpalle luftë, tërhiq vendimin! Kievi: 10 mijë trupa tashmë në territorin tonë
Orët e para të mëngjesit të sotëm Ukraina u zgjua më shumë se kurrë me “shijen” e keqe të luftës, pas njoftimit të mbrëmshëm të Putin që urdhëroi futjen e trupave ushtarake ruse në zonat separatiste të Ukrainës Lindore. Sipas “Daily Mail”, media e cila i referohet burimeve që kanë lidhje me inteligjencën ushtarake ukrainase janë futur gjithsej 12 mijë trupa në territor.
22 Shkurt 2022, 14:49 -
Analiza e fjalimit të Putinit, pretendimet dhe gënjeshtrat historike! Çfarë ndodh tani?
“Hiq gjakun nga venat dhe derdh pak ujë në vend të tij: atëherë po, nuk do të ketë më luftëra”. Në ditët kur Rusia lidhet me luftën, pa paqen, fraza e një shkrimtari rus që fliste për luftën (dhe paqen) mund të rikthehej vetëm sot: Leon Tolstoy.
22 Shkurt 2022, 13:54 -
Presidenti ukrainas: Jemi në tokën tonë, nuk i japim asgjë askujt!
Zelenskyi, tha se vendimi i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për t’i njohur si entitete të pavarura rajonet separatiste në lindje të Ukrainës, është shkelje e integritetit dhe sovranitetit të territorit të Ukrainës
22 Shkurt 2022, 12:43 -
Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Putin dëshrion të mbajë peng botën e lirë dhe të ringjallë Bashkimin Sovjetik! Tregoi fytyrën e tij të vërtet
Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov tha të martën se presidenti rus Vladimir Putin "ka treguar fytyrën e tij të vërtetë", duke e akuzuar atë se donte "të mbante peng botën e lirë".
22 Shkurt 2022, 11:42 -
Putin urdhëroi ushtrinë të hyjë në Ukrainë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së takim urgjent! Zbardhen mesazhet e forta: Rusia të anulojë vendimin, të tërheqë menjëherë trupat
Kombet e Bashkuara kanë hapur takimin urgjent të Këshillit të Sigurimit, pas thellimit të krizës në Ukrainë të hënën, 21 shkurt, pasi Rusia ka njohur pavarësinë e dy rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, dhe ka urdhëruar dërgimin e trupave ruse atje.
22 Shkurt 2022, 10:31 -
Putin njeh republikat separatiste në Ukrainë, Zelensky: Nuk do t'i japim asgjë askujt, të përgatitur për një akt agresioni rus! Biden: Sanksione ndaj dy rajoneve, asnjë investim amerikan në to
Pas njohjes së pavarësisë nga Rusia të dy rajoneve pro-Moskës në Ukrainës lindore dhe dërgimit të truoave ruse atje me pretekstin "për të ruajtur paqen" , presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu drejtua kombit mëngjesin e së martës duke thënë se "ne nuk i detyrohemi askujt dhe nuk do t'i japim asgjë askujt" pas veprimeve të fundit të Rusisë. Biden paralajmëroi sanksione.
22 Shkurt 2022, 09:24 -
Tensionet Rusi-Ukrainë, Vuçiç: Kam urdhëruar ushtrinë që të qëndrojë në gatishmëri
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka urdhëruar ushtrinë dhe policinë që të jenë në gjendje gatishmërie të lartë pas ngjarjeve në Ukrainë. Ai tha në një intervistë televizive, se ka lëshuar një urdhër për ushtrinë dhe një kërkesë për policinë që të përgatitet në mënyrën më të mirë në çdo kohë, për të vazhduar investimet në pajisje dhe armatim
22 Shkurt 2022, 09:07 -
Mes krizës në Ukrainë, presidenti rus do të dërgojë këshilltarin e tij të sigurisë në Ballkan
Ndërsa sytë janë drejtuar nga sulmi i mundshëm i Rusisë mbi Ukrainën, presidenti rus, Vladimir Putin, po dërgon këshilltarin e tij të lartë të sigurisë në Ballkan, ku Moska është përpjekur të ruajë ndikimin kryesisht përmes aleatit të saj Serbisë.
21 Shkurt 2022, 17:38 -
Kriza në Ukrainë, ja arma ruse të cilës i trembet Kievi në rast të një sulmi
I quajtur BMPT (Mjeti Luftarak i Mbështetjes së Tankeve) "Terminator" është një mjet i blinduar me shumë funksione, një mjet jashtëzakonisht i rrezikshëm. Nëse përdoret gjatë një pushtimi mund të krijojë mjaft probleme për forcat ukrainase dhe të NATO-s.
21 Shkurt 2022, 17:19 -
Përshkallëzohet konflikti, Putin njeh republikat separatiste, urdhëron trupat ruse të hyjnë në Lindje të Ukrainës! BE: Do reagojmë me vendosmëri! Ukraina kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar dekretin për njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste në Ukrainën lindore. Në një fjalim nga Moska, Putin u shpreh se kishte njoftuar me telefon për këtë veprim edhe Presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, teksa shtoi se do të ketë mbështetjen e popullit rus për këtë vendim.
21 Shkurt 2022, 17:07 -
Si do të ishte një pushtim rus i Ukrainës? Ja cilët janë 3 skenarët më të mundshëm
Pavarësisht se Kremlini pretendon të kundërtën, Ukraina mbetet e rrethuar nga trupat ruse, si përgjatë kufirit të saj të gjatë me Rusinë, po ashtu edhe nga brenda Krimesë së pushtuar. Federata Ruse ka vendosur atje forca të shumta tokësore, ajrore dhe detare, që i japin Moskës një sërë mundësish nëse do të synojë të nisë veprimet ushtarake.
21 Shkurt 2022, 14:15 -
'Jemi të frikësuar, kemi dëgjuar të shtëna', rrëfimet e banorëve që po largohen nga Ukraina
Për shkak të intensifikimit të luftimeve dhe rritjes së frikës nga një pushtim i ri rus, por edhe pretendimeve të rreme nga presidenti rus, Vladimir Putin se Qeveria ukrainase po kryen “gjenocid” në Donbas, liderët separatistë në Luhansk dhe Donetsk më 18 shkurt urdhëruan evakuim masiv për në Rusi. Më pas ata njoftuan se kanë urdhëruar mobilizim të përgjithshëm për burrat e moshës 18 deri 45 vjeç dhe ndaluan që ata të largoheshin nga territoret.
21 Shkurt 2022, 12:32