-
Aksidentet, Shqipëria në ‘top listën’ e keqe të shteteve evropiane
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar të dhëna të reja lidhur me vdekjet në aksidentet rrugore për 100 mijë banorë. Me 13.7 vdekje për 100 mijë banorë, Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të vdekjeve nga aksidentet në Europë.
9 Dhjetor 2018, 07:49 -
Në raport me vendet e Evropës, Shqipëria gëzon raportin më të ulët të varësisë ndaj të moshuarve
Plakja e popullsisë është bërë më e dukshme në Shqipëri pas viteve 2000. E megjithatë, Shqipëria në krahasim me vendet e Evropës ruan raportin më të ulët të varësisë ndaj të moshuarve.
30 Nëntor 2018, 10:35 -
Energjia elektrike/ Rreshjet e bollshme, rritet katër herë prodhimi nga HEC-et në vend
Në totalin e energjisë elektrike të prodhuar, hidrocentralet publike kontribuan në masën 80%, ndërsa hidrocentralet private dhe koncensionare realizuan 20% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.
23 Nëntor 2018, 07:27 -
Raporti i INSTAT: Gjysmën e prodhimit vendas e realizojnë 1.2% e ndërmarrjeve
Gjatë vitit 2017, sektori i tregtisë zë peshën më të lartë të shitjeve neto me 46,8 %, i ndjekur nga sektori i ndërtimit me 12,0 %. Sektorët me peshën më të vogël janë sektori i akomodimit dhe restoranteve (2,5 %) dhe sektori i industrisë nxjerrëse (3,4 %).
9 Nëntor 2018, 19:26 -
Krimi në 3 muaj, INSTAT: 'Skifterët' bëjnë kërdinë, rritet numri i banesave dhe bizneseve të vjedhura
“Skifterat” dhe aktiviteti i tyre kriminal i vjedhjes së banesave, pronave, lokaleve, dyqaneve ka njohur rritje krahasuar me tremujorin e tretë të një viti më parë. Sipas statistikave të INSTAT vjedhjet dhe veprat penale në fushën e drogës kanë pësuar rritje ndërsa vrasjet me dashje janë një më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
26 Tetor 2018, 18:06 -
Raporti për popullsinë, çiftet kërkojnë më pak fëmijë, në 50 vitet e ardhshme numri i lindjeve do të reduktohet
Çiftet e reja kërkojnë të kenë më pak fëmijë. Kushtet ekonomike, por edhe dëshira për familje më të vogël janë disa prej të dhënave që agjencia e kombeve të bashkuara, prezantoi sot raportin “Gjendja e Popullsisë së Botës 2018”, pjesë e së cilit ishte edhe Shqipëria.
17 Tetor 2018, 16:03 -
Politika fiskale/ Tatimet: Kalimi i biznesit të vogël në TVSH kaloi pa asnjë kosto
Kalimi i biznesit të vogël në skemën e TVSH-së është një politikë e ndërmarrë nga qeveria shqiptare, me synim rritjen e formalitetit në ekonomi si dhe kontrollin e plotë të zinxhirit të transaksioneve të TVSH-së, me fokus biznesin e madh.
27 Shtator 2018, 07:27 -
Ekonomia rritet me 4.3% në tremujorin e dytë, peshën kryesore e zë sërish shitja e energjisë
Paraditen e sotme INSTAT ka publikuar shifrat e rritjes ekonomike në tremujorin e dytë të vitit 2018. Produkti i Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë të këtij viti vlerësohet me rritje prej 4,32%, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2017.
26 Shtator 2018, 11:57 -
Aksidentet rrugore, INSTAT: Në gusht humbën jetën 27 persona, 143 të vdekur në 8 muaj
Në muajin Gusht 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 27 persona nga 22 që ishte një vit me parë. Në tetëmujorin 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 143 nga 149 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
21 Shtator 2018, 13:50 -
Dibranët dhe korçarët më ‘punëtorët’, tiranasit dhe vlonjatët më ‘dembelët’
Teksa në qytetin e Dibrës dhe Korçës, forca e punës është drejt shterimit, në Qarkun e Vlorës papunësia është gati sa dyfishi i mesatares kombëtare dhe Tirana e ka papunësinë 4.2 pikë përqindje më të lartë se mesatarja kombëtare.
13 Shtator 2018, 08:05 -
Raporti i INSTAT/ Zbulohet shifra, në Shqipëri kanë ardhur 4000 muxhahedinë
Raporti i INSTAT thotë se nga Irani, kanë marrë leje qëndrimi në vendin tonë 4158 persona brenda dy viteve. Burime të Report TV bëjnë me dije se 4 mijë prej këtyre personave janë muxhahedinë, ndërkohë që pjesa tjetër janë diplomatë apo azilantë
23 Gusht 2018, 15:15 -
Përgjaken rrugët, 2 të vdekur, 5 të plagosur/ INSTAT publikon shifrat e frikshme: Në 7 muaj 116 viktima
Në 7 muaj 116 persona kanë vdekur nga aksidentet bëjnë me dije të dhënat e INSTAT. Ajo që bie në sy nga këto të dhëna është fakti se 74% e aksidenteve kanë ndodhur për shkak të gabimeve të shoferëve.
22 Gusht 2018, 14:26 -
Ka punë po s’ka profesionistë?! Profesionet më të kërkuara në Shqipëri, call center, fason dhe kamerierë
Lista e profesioneve më të kërkuara reflekton modelin e ekonomisë së Shqipërisë, e cila është e është e orinetuar nga shfrytëzimi i burimeve natyrore dhe sektorët me vlerë të ulët, të tilla si sektori fason dhe tregtia me pakicë.
19 Gusht 2018, 08:30