-
Studentët nuk i falin Konin e Kulen për diplomat: Përgjegjësit para drejtësisë, të bëhet mësim
Me firmosjen e diplomave, studentët e ekonomikut tërhiqen nga dërgimi në gjykatë i çështjes që i la prej 1 viti pa kartonin e masterit. Por nuk do të ndalen për të çuar para drejtësisë, përgjegjësit, rektorin e Universitet të Tiranës Mynyr Koni, dhe dekanin, Dhori Kule. Studentja Ines Mulellari shprehet për ReportTv se kjo situatë duhet të shërbejë si një mësim për drejtuesit e rinj që do të dalin nga zgjedhjet në universitete.
16 Korrik 2020, 16:13 -
Koni refuzon serish të firmosë 315 diploma për 'Ekonomikun', studentja: Afati deri më 8 korrik, më pas çështja në Gjykatën Administrative
Rektori i Universitetit të Tiranës refuzon të firmosë diplomat e 315 studentëve të ekonomikut, edhe pas urdhrit të ministres së Arsimit, Besa Shahini. Koni shprehet se firmosjen do ta bëjë vetëm pasi procedura të kryhet sipas rregullave. Nga ana tjetër studentët në përfundim të afatit që i lanë institucioneve deri më 8 korrik, në gjykatë do të kërkojnë edhe dëmshpërblim.
29 Qershor 2020, 18:14 -
Studentët e Ekonomikut pa diploma, Koni: Do firmos kur dekani të më përcjellë listën përfundimtare! Shahini e njëanshme
Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, i është përgjigjur ministres së Arsimit Besa Shahini, lidhur me disa studentë të Fakultetit Ekonomik, të cilët ende nuk janë pajisur me diploma.
29 Qershor 2020, 15:44 -
Konflikti Kule-Koni mban 'peng' studentët, prej një viti sorollatje për diplomat: Nëse nuk zgjidhet për 10 ditë e çojmë në gjykatë
315 studentë të Fakultetit Ekonomik prej një viti po sorollaten për të marrë diplomat, kjo prej konfliktit mes dy titullarëve, dekanit Dhori Kule dhe rektorit Mynyr Koni. Sot studentët dorëzuan një peticion në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, dhe lanë10 ditë afat për zgjidhje para se ta çojnë çështjen në gjykatë.
24 Qershor 2020, 12:07 -
Paditi anëtarët e KIZ për zgjedhjet gjatë pandemisë, Prokuroria rrëzon kallëzimin e Mynyr Konit
Prokuroria e Tiranës vendos të mos fillojë procedimin penal ndaj anëtarëve të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve (KIZ) të kallëzuar nga Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni se kishin filluar veprimet për procesin zgjedhor në kundërshtim me urdhëresat dhe aktet ligjore në fuqi gjatë pandemisë, si dhe në kundërshtim me urdhrat dhe porositë e rektorit.
10 Qershor 2020, 17:44 -
Mynyr Koni letër publike Ramës: 4 persona pengojnë funksionimin normal të UT-së
Koni thekson se është njoftuar për këtë mbledhje më 14 maj dhe një ditë para se të zhvillohej, më 20 maj, iu ka dërguar një letër të gjithë anëtarëve të Senatit Akademik, duke iu sqaruar hollësisht arsyet pse kërkesa e paraqitur nga Artur Sula nuk ishte kompetencë e Senatit Akademik.
22 Maj 2020, 22:33 -
Senati akademik rrëzon vendimin e Mynyr Konit, kthen në detyrë Majlinda Ketën! Reagon rektori: Akt nul
Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka shpallur të pavlefshëm vendimin e Rektorit të UT, Mynyr Koni shkarkimin nga puna të Majlinda Keta kryetare e KIZ si dhe të personelit akademik, Bernard Dosti, Oriona Muccollari, Ardian Doka dhe Eglantina Gishti. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Konit duke e cilësuar vendim nul.
22 Maj 2020, 14:41 -
Zgjedhjet në Universitete/ Rektori Mynyr Koni kallëzon Majlinda Ketën dhe anëtarët e KIZ për shpërdorim detyre
Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranë Majlinda Ketën dhe anëtarët e tjetër të KIZ , Bernard Dosti, Oriona Muçollari, Ardian Doka, Eglantina Gishtisi, për shpërdorim detyre.
13 Maj 2020, 11:44 -
Studentët rikthehen në auditore pas tërmetit, Mjekësia dhe Politekniku rinisin më 13 dhjetor
E ndërsa pjesa më e madhe e fakulteteve pas procesit të verifikimit të sigurisë ka hapur dyert për studentët, Universiteti i Mjekësisë dhe Politekniku do të rinisin mësimin me datë 13 dhjetor.
10 Dhjetor 2019, 14:41