-
Koronavirusi dhe kufiri i mbyllur nuk ndalin dashurinë e një çifti 80-vjeçar
Ai shkon në kufi me biçikletë, ajo me makinë. Pastaj vendosin karriget përballë njëri-tjetrit dhe kalojnë ca kohë së bashku. Kufiri midis Gjermanisë dhe Danimarkës u mbyll dy javë më parë për shkak të pandemisë. Por këta dy të moshuar nuk ka asgjë që t’i ndalojë.
31 Mars 2020, 14:28 -
Në Itali ulet numri i viktimave dhe të shëruarve, rriten të infektuarit në 24 orët e fundit! Ritme të larta në Spanjë, Britani e Gjermani
Situatë tejet dramatike po përjeton kryeqyteti Madrid ku janë regjistruar më shumë se një e treta e të gjithë numrit të të prekurve nga infeksioni
29 Mars 2020, 12:34 -
Gjermani/ Vetëvritet Ministri i Financave të landit të Hessen, ekipet e shpëtimit i gjejnë trupin pranë një linje hekurudhore
Vetëvritet Ministri i Financave të landit të Hessens, Thomas Schaefer në Gjermani. Ekipet e shpëtimit gjetën trupin e tij të shtunën në mëngjes në një linjë hekurudhore në Hochheim am Main, ndërsa prokuroria Wiesbaden dhe Policia bëri publike ngjarjen mbrëmjen e kësaj të shtune. Bazuar në rrethanat e përgjithshme, hetuesit supozojnë se ai bëri vetëvrasje. Politikani i CDU ishte 54 vjeç dhe baba i dy fëmijëve.
29 Mars 2020, 03:18 -
Doktoresha shqiptare në Gjermani: Bie miti që COVID-19 prek vetëm të moshuarit! Jini human të respektoni rregullat për të shpëtuar jetë
Referuar situatës në Shqipëri, doktoresha tha se paniku është real edhe për shkak se nuk janë kushtet spitalore për të përballuar një situatë me të prekur të shumtë me koronavirus që kanë nevojë për trajtim në spital.
24 Mars 2020, 13:47 -
Koronavirusi/Ulen shifrat e viktimave dhe të infektuarve në Itali në 24 orët e fundit! Shënohet dita e parë pozitive në Lombardi! 14 700 viktima në botë (VIDEO)
Ndërsa në botë numërohen më shumë se 14 700 viktima dhe 340 mijë të infektuar, ku më shumë se gjysma janë në Europë, SHBA me më shumë se 35 mijë raste pozitive të koronavirusit, kanë kapërcyer Spanjën duke u bërë vendi i tretë nga numri i të infektuarve, pas Kinës dhe Italisë. Italia për të dytën ditë radhazi ka shënuar ulje të numrit të viktimave dhe numrit të të infektuarve.
23 Mars 2020, 08:52 -
Koronavirusi/ Me 793 viktima në 24 orë, Italia në ditët e saj dramatike. Piku i infeksioneve ndoshta pas 2 javësh. 11,942 të vdekur në të gjithë botën
Shkon në 4,825 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali, ndërsa 793 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit. Ky është numri më i lartë i të infektuarve brenda një dite, i arritur deri tani. Sipas të dhënave të fundit nga autoriteti shëndetësor ka arritur në 53.578 numri i përgjithshëm i të infektuarve. Një rreze drite në errësirën që ka kapluar vendin ditën e sotme ishte numri i përgjithshëm i të shëruarve, 943 duke kaluar numrin e të vdekurve 793.
21 Mars 2020, 09:19 -
Shqiptarja për Report Tv: Edhe në Gjermani ka mungesë maskash dhe dezinfektuesish! Javën e kaluar pati ulje çmimesh në dyqane se kishte fluks
Njësoj si shumë shtet te tjera të botës të prekur me koronavirus, edhe Gjermania vuan mungesën e maskave dhe mjeteve dezinfektuese. Megjithatë, ajo që të bën përshtypje, krahasuar më Shqipërinë, nuk ka pasur rritje çmimesh, përkundrazi. Në një lidhje për Report Tv, shqiptarja në Gjermani, Kristiana Allkanjari tha se javën e kaluar ka pasur ulje në dyqane për shkak të fluksit të madh.
16 Mars 2020, 16:31 -
Koronavirusi/ 3,285 viktima, 95,413 të infektuar. Gjermania cilëson COVID -19 pandemi: Anulohet eksportimi i paisjeve mbrojtëse, duhen për mbrojtje kombëtare
Shkon në 3,285 numri i të vdekurve nga koronavirusi, 3,012 prej të cilëve janë shënuar në Kinë. Jashtë Kinës, vdekjet më të shumta janë raportuar në Itali me rreth 107 viktima deri tani, 92 në Iran dhe 35 në Korenë e Jugut. Ndërsa, mbi 95,000 persona janë konfirmuar të infektuar në të gjithë botën, shumica dërrmuese e të cilëve, sërish në Kinë. Italia ka urdhëruar mbylljen e shkollave deri në 15 mars për shkak të situatës kritike, ndërsa në SHBA rreth 1000 njujorkezë u është kërkuar të vetëkarantinohen për mospërhapjen e virusit. Ministri gjerman i Shëndetësisë e ka konsideruar tashmë koronavirusin një pandemi, ndërkaq OBSH refuzon ta bëjë një gjë të tillë duke thënë se nuk ka prova të mjaftueshme.
5 Mars 2020, 05:51 -
Koronavirusi/ Rritet numri i të infektuarve në Gjermani, pritet përkeqësim i mëtejshëm i situatës
Rritet në 318 numri i të infektuarve me Coronavirus në Gjermani, pasi 17 persona janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa shifrat pritet të rriten më tepër. Gjatë fjalimit të tij në Bundestag ditën e djeshme, Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn foli për fillimin e një epidemie dhe duke pranuar se situata mund të përkeqësohej më tej në ditët në vijim.
5 Mars 2020, 05:03 -
Hyn në fuqi ligji i ri për fuqinë punëtore në Gjermani! Çfarë duhet të dini
Më 1 mars hyn në fuqi ligji i ri për fuqinë punëtore në Gjermani. Ai u drejtohet forcave të kualifikuara të punës jashtë BE. Çfarë rregullon ky ligj dhe çfarë duhet të kesh parasysh për ardhjen në Gjermani?
1 Mars 2020, 11:23 -
Gjermani, makina drejt turmës gjatë karnavaleve, mes të plagosurve edhe fëmijë, arrestohet shoferi (VIDEO)
Mediat gjermane, duke cituar dëshmitarë, thonë se shoferi ishte drejtuar nga turma me paramendim. Aksidenti ndodh më pak se një javë pas masakrës së Hanau, ku një njeri i armatosur vrau 11 persona, përfshirë edhe veten.
24 Shkurt 2020, 16:33 -
Masakra e urrejtjes në Gjermani: Homazhe për viktimat në Portën e Brandenburgut dhe në tapetin e kuq të Bienale-s
Në Gjermani, qindra njerëz u mblodhën në Portën e Brandenburgut në Berlin për të nderuar viktimat e masakrës që ndodhi dje në Hanau, një akt terrorist, i nxitur nga urrejtja, racizmi, nga ksenofobia e autorit, 43-vjeçari Tobias Rathjen
21 Shkurt 2020, 10:13 -
Hapet në Gjermani qendra për njohjen e diplomave për punëtorët e huaj, keq për Ballkanin
Gjermania ka nevojë për fuqi të huaj punëtore, ndaj qeveria po përshpejton procesin e ardhjes së ekspertëve të huaj. Në Bonn është hapur një shërbim i ri që do të koordinojë procesin e njohjes së diplomave.
20 Shkurt 2020, 09:51