-
Ish-ministri Lefter Koka në gjendje të rëndë shëndetësore, lë qelinë dhe shtrohet në reanimacion pasi shfaqi probleme kardiake
Ish-ministri Lefter Koka është dërguar me urgjencë në spitalin e Brugut. Report Tv mëson se ka shfaqur probleme kardiake dhe nga 313 është dërguar në spitalin e burgut. Mësohet se është futur në reanimacion.
22 Korrik 2022, 15:54 -
Gjykata e Lartë i refuzoi zhbllokimin e kantinës së Verës në maj, Lefter Koka sërish rekurs, kërkon lirimin e katër pasurive të tjera
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, nga qelitë e paraburgimit, i akuzuar për aferën e inceneratorëve, kërkon zhbllokimin e pasurive të tjera në Gjykatën e Lartë. Koka ka bërë rekurs pranë Supremes edhe pse kjo e fundit e refuzoi në muajin maj për zhbllokimin e pasurive të sekuestruara për inceneratorin e Elbasanit.
16 Korrik 2022, 12:19 -
Të gjithë zyrtarët sëmuren kur shkojnë në burg! Nga Fatos Tushe, tek Lefter Koka, kush janë 'pacientë'! Asnjë hetim për raportet e lëshuara
Kur një zyrtar i nivelit të mesëm si ai, ia kishte dalë mbanë të siguronte për alibinë e tij një sërë shkresash, si ai i invaliditetit, sipas Shoqatës së Invalidëve të Punës së Shqipërisë me nr.120, vërtetim page të aftësisë së kufizuar, lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Shërbimi Social Shtetëror dhe nga Njësia Administrative Bashkia, Lushnjë me nr.4821 prot, asnjë nga zyrtarët e tjerë të nivelit më të ulët apo më të lartë se ai, rezulton se nuk e kanë pasur të vështirë të sigurojnë dokumente që tregojnë se ata vuajnë nga problemet shëndetësore.
4 Qershor 2022, 22:20 -
Lefter Koka në qeli me 2 masa sigurie, Apeli i GJKKO nuk pranon t’i japë lirinë për inceneratorin e Fierit
Lefter Koka do të rrijë në qeli edhe për çështjen e inceneratorit të Fierit, pra me 2 masa me ‘arrest me burg’. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se Apeli i GJKKO nuk pranoi lirinë. Koka kërkoi masë më të butë sigurie me pretendimin se ka respektuar ligjin dhe nuk ka kryer asnjë shkelje gjatë dhënies me koncension për ndërtimin e inceneratorit.
18 Maj 2022, 10:11 -
Nesër vendimi i Apelit të GJKKO-së për Lefter Kokën, avokati: Masa e dytë e sigurisë, cenim i të drejtave të njeriut! Ish-ministri nuk ka pse të jetë bashkëpunëtor i drejtësisë
Koka ka kërkuar masë më të butë sigurie me pretendimin se ka respektuar ligjin dhe nuk ka kryer asnjë shkelje gjatë dhënies me koncension për ndërtimin e inceneratorit, ndërsa Apeli i GJKKO-së pritet që të marrë një vendim nesër nëse do të lihet i lirë apo do të mbahet në qeli.
17 Maj 2022, 14:00 -
Koka mbi 3 orë në pyetje për inceneratorin e Fierit, zbardhet dëshmia: kam zbatuar të gjitha procedurat, gjejini ju se kush janë shoqëritë që kanë marrë lekët
Ish ministri Lefter Koka është marrë në pyetje për më shumë se 3 orë, ndërsa në dëshminë e tij ka thënë se i ka zbatuar të gjitha procedurat dhe se nuk i njeh shoqëritë e inceneratorit të Fierit. Ai tha se duhet ta gjeje SPAK se kush janë shoqëritë që kanë marrë lekë
15 Prill 2022, 13:48 -
Akuzohet se përfitoi 1.2 mln euro në inceneratorin e Fierit, Lefter Koka dëshmon në SPAK: Kam zbatuar të gjitha procedurat, gjejini ju se të kujt janë shoqëritë që kanë marrë lekët
Ish ministri Lefter Koka ka dëshmuar në SPAK lidhur me inceneratorin e Fierit, në të cilin akuzohet se ka përfituar 1.2 mln euro. Koka tha se nuk ka asnjë lidhje me këtë aferë, se ai i ka zbatuar të gjitha procedurat dhe se nuk ka përfituar asgjë nga shoqëritë e inceneratorit të Fierit pasi nuk i njeh.
15 Prill 2022, 09:24 -
2 orë në SPAK, zbardhet dëshmia e Alqi Bllakos për aferën e inceneratorëve: S'kam pasur rol vendimmarrës, thjesht kam përcjellë shkresën te Këshilli i Ministrave
Zbardhet dëshmia e Alqi Bllakos para SPAK. Për gati 2 orë, ai ka sqaruar rolin ë tij në aferën e inceneratorëve, ku ka mohuar që të ketë pasur rol vendimmarrës. <
14 Prill 2022, 16:46 -
Afera me inceneratorët, Alqi Bllako 2 orë në SPAK: S'kam pasur rol vendimmarrës, thjesht kam përcjellë shkresën te Këshilli i Ministrave! Nesër pyetet Lefter Koka
Pas 2 orësh, SPAK ka përfunduar marrjen në pyetje të ish-deputetit socialist Alqi Bllako, lidhur me aferën 4.9 mln euro me inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit. Në dëshminë e tij, Bllako ka mohuar që të ketë rol vendimmarrës te inceneratorët, duke thënë se detyra e tij ka qenë vetëm të përcjellë shkresën për miratim te Këshilli i Ministrave.
14 Prill 2022, 11:08 -
I refuzoi lirimin, zbardhet vendimi i plotë i Gjykatës së Lartë për ish-ministrin Lefter Koka: Vendimet e GJKKO të rregullta, nuk ka shkelje
Gjykata e Lartë ka nënvizuar gjithashtu se nuk është një gjykatë fakti dhe nuk merret me pretendimet për vlerësim të gabuar të provave. Sipas saj Koka ka paraqitur si shkaqe rekursi të njëjtat pretendime si në ankimin te Gjykata e Apelit. Sipas gjyqtarëve të lartë asnjë nga pretendimet e ngritura në rekurs nuk janë të ligjshme.
13 Prill 2022, 11:41 -
Rama: Nuk rishikojmë kontratat koncesionare të inceneratorëve! Tabaku: Ose je i paaftë ose i korruptuar! Të ndërpriten pagesat sa më shpejt
Kontratat koncesionave për inceneratorët nuk do të anulohen, deri sa gjykata të japë një vendim përfundimtar për zyrtarë e ish-zyrtarë që janë arrestuar dhe po përballen me akuzat. Kjo ka qenë deklarata e kryeministrit Edi Rama, i cili sqaroi se kjo nuk do të ndodhë sepse do të ishte një shkelje e ligjit.
7 Prill 2022, 13:03 -
Lefter Koka mbetet në burg, Gjykata e Lartë i refuzon rekursin! Akuzohet se përvetësoi rreth 5 mln euro nga inceneratorët në Elbasan dhe Fier
Ish ministri Lefter Koka do të mbetet në burg! Gjykata e Lartë i ka refuzuar rekursin për tu liruar nga masa e sigurimit 'arrest me burg' pas akuzave për aferën 3.7 milionë euro për çështjen e inceneratorit të Elbasanit. Ai u la në burg nga apeli i GJKKO më 25 shkurt.
4 Prill 2022, 11:17 -
Dokumenti/ Zbardhet kërkesa e SPAK për Kuvendin për arrestimin e Alqi Bllakos
Është zbardhur kërkesa që SPAK i ka dërguar Kuvendit për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllakos. Në shkresën drejtuar Kuvendit jepen të njëjtat argumente që SPAK ka në dosjen hetimore, ku thuhet se Bllako, me detyrë ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, në bashk&
29 Mars 2022, 15:46 -
'Kam dëshmuar për 5 orë në SPAK'/ Sot kërkohet arrestimi, si u mbrojt Alqi Bllako në komision Hetimor
SPAK i ka kërkuar Kuvendit leje për arrestimin e deputetit të PS, Alqi Bllako, i akuzuar si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit ku ka përfituar mbi 14 mln lekë duke favorizuar shoqërinë e Klodian
29 Mars 2022, 13:16