-
Politikë
Tjetër grup në PD! Kadilli del me ‘Iniciativën Demokratike’, i bashkohen edhe Ivi Kaso, Enno Bozdo, Arben Ristani: Partia në krizë të thellë
Fatbardh Kadilli u propozoi demokratëve sot një alternativë të re opozitare. Nisma e quajtur Iniciativa Demokratike, synon sipas tij ringritjen e PD në një kohë kur për shkak të përplasjes Berisha-Basha ndodhet në një krizë të rëndë, e përçarë dhe me lidership të kompromentuar.
28 Shtator 2021, 13:41 -
Politikë
‘Beteja’ kundër Berishës, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Basha mbështetje të pakufishme nga Kim, jo nga demokratët! Kadilli: S’ka ambasador në botë të bërtasë si në shkallët e PD
Ish anëtari i kryesisë në Partinë Demokratike Fatbardh Kadilli, kryetari i FRD Sali Shehu dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Aulon Kalaja të ftuar në emisionin "Pa protokoll" në Report Tv kanë qenë të një mendimi se Kim sot përmes deklaratave të saj dha një mbështetje si asnjëherë më parë ndaj Bashës.
24 Shtator 2021, 22:01 -
Politikë
Debatet në PD, Kadilli: Përplasja mes Bashës dhe Berishës e panevojshme, po e bëjnë për interesa personale, demokratët po dëmtohen
Nga përplasja e Sali Berishës me kryetarin e PD-së Lulzim Bashën, demokratët po dëmtohen dhe debati politik mes tyre, por bëhet vetëm për interesa personale të secilës palë dhe jo në interes të elektoratit të djathtë. Kështu ka deklaruar në Report Tv, Fatbardh Kadilli, i cili nënvizoi se ky është një derbi nga i cili nuk ka përfitim askush e aq më pak demokratët, duke shtuar se të dy janë një barrë për PD-në
21 Shtator 2021, 18:49 -
Politikë
Programi 'Rama 3', Kadilli: Programi i Ripërtypjes, si faturë pagesash si qoka për ortakët
Ish-anëtari i kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli e ka konsideruar programin e qeverisë 'Rama 3' si 'programin e ripërtypjes' ku përsëriten të njëjtat premtime që nuk janë mbajtur gjatë mandateve të tjera.
16 Shtator 2021, 09:58 -
Politikë
Largimi i Berishës nga grupi parlamentar, Nishani: Basha skuth, argat i Ramës që tenton të zhbëjë PD! Kadilli: Partia humbi liderin dhe ish-liderin, të dy janë falsë!
'Vendim prej skuthi të Bashës' e ka cilësuar i ish-kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar. Ai e quan Bashën 'argat' të Ramës, teksa thotë se misioni i tij është zhbërja e PD-së. Kadilli thotë se në PD humbi liderin dhe ish-liderin, ndërsa të dy, Bashën dhe Berishën, i cilëson si njerëz fals, pa moral e parime. Sipas Kadillit, vendimi i Bashës ishte i bazuar në llogari, për të mbajtur karrigen e kryetarit, jo të ardhmen e PD.
10 Shtator 2021, 07:44 -
Politikë
REAGIMET/ Berisha jashtë grupit të PD, Strazimiri: Basha s'ka kompetencë! Topalli: Vendim si i Enver Hoxhës, të largohet nga partia! Kadilli: Ish-kryeministri viktimë e një skuthi
Në Partinë Demokratike kanë filluar sulmet ndaj kryedemokratit Lulzim Basha pas vendimit që mori për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar. Jozefina Topalli thotë se ishte një vendim si i Enver Hoxhës , ndërsa bën thirrje për largimin e Bashës nga partia. Sipas Gent Strazimirit, Basha nuk ka kompetencë për largimin e Berishës. Ndërsa për Fatbardh Kadillin, ish-kryeministri ka rënë viktimë e një skuthi.
9 Shtator 2021, 23:09 -
Politikë
Berisha 'non grata', Kadilli: Do ta mbajë fatin e PD të lidhur me të vetin, Basha po e lw partinë në udhëkryq të rrezikshëm! Kryesia dhe Grupi Parlamentar të marrin një vendim
Ish-anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, i ka bërë thirrje Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të të djathtëve që të marrin në dorë 'fatet' e partisë dhe të vendosin nëse Berisha do të jetë apo jo pjesë e deputetëve. Ai thotë ish-kreu i kësaj partie kërkon ta lidhë fatin e PD me fatin e tij 'non grata' dhe se heshtja e Bashës po e lë partinë në udhëkryqe të rrezikshme politike.
6 Shtator 2021, 10:03 - Politikë
-
Politikë
U la jashtë Kryesisë, Kadilli ironizon Bashën: Topi është i imi, penalltinë e gjuaj vetë
Fatbardh Kadilli ishte një nga emrat kritikë që u la jashtë Kryesisë së PD përmes procesit të votimit nga demokratët. Vetë Kadilli ka reaguar me ironi ndaj këtij votimi, duke e cilësuar si një vendim jo rastësor, ndërsa sjelljen e Bashës e krahason me një lojë 'luftash' në filmat për fëmijë.
31 Gusht 2021, 20:02 -
Opinion
Lorenc Vangjeli: Mark Marku, një bubullimë në shkretëtirë dhe kush e ndjek në ikje
Deri më sot politika shqiptare i ngjan asaj amvisës tipike që nuk vendos kurrë të shkundë dollapet nga vjetërsirat e pavlefshme, me idenë se mund t’i hyjnë ndonjëherë më punë. Por “amvisa” më të reja, po japin sinjalet se po ndryshon ky detaj. Të tjera largime po vijnë rrotull nëpër ajër. Largimet nga qeveria e kanë rradhën të parët.
29 Gusht 2021, 17:15 - Opinion
-
Politikë
Kadilli: Reflektimet që bëri Mark Marku për lënien e mandatit duhet t'i kishte bërë Basha, të mbante përgjegjësi dhe të jepte dorëheqjen! Nuk heq dorë nga përpjekjet për të marrë PD-në
Anëtari i kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli tha në një intervistë për Report Tv se reflektimet që bëri Mark Marku për të lënë mandatin e deputetit, duhet që t'i kishte bërë Lulzim Basha dhe se ai duhej të dorëhiqej
27 Gusht 2021, 20:55 -
Politikë
Kadilli në Report Tv: Berisha s'duhet të ishte në politikë që në 2013, imponon modelin e tij në PD prej mefshtësisë së Bashës! Heshtja e tij po inkriminon partinë në marrëdhëniet me SHBA
Anëtari i kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli ka shpërthyer ndaj Lulzim Bashës duke thënë se mefshtësia dhe heshtja e tij para kërkesë së SHBA-së për moslejimin e futjes së Berishës në Kuvend, po inkriminon marrëdhëniet e partisë me një prej aleatët më të fortë. Për të Berisha duhet të ishte larguar që prej 2013 nga politika, dhe sot Berisha po mban peng partinë lidhur me ngërçin me SHBA. Kadilli bëri të qartë se ai nuk do të heq dorë nga përpjekja për të marrë PD.
27 Gusht 2021, 13:05 -
Opinion
Fatbardh Kadilli: Humbësi nuk lëshon karrigen e PD-së! Ish-kryetari ka mbetur si gjyle nëpër këmbë
Nuk kemi asnjë projekt të ri. Kemi po atë kryetar që dështoi 8 vjet dhe që nuk garanton se nuk dështon më. Që nuk ka në mend të lëshojë monopolin dhe po humbi prapë pas katër vjetësh. Kemi edhe ish-kryetar që ka mbetur si gjyle në këmbët e partisë. Jo thjeshtë për raportet me SHBA. Por, sepse nuk jep më asgjë të re dhe vazhdon të gravitojë gjërat rreth vetes. Na mban larg mundësisë që të formulojmë një PD të re, një opozitë të re.
10 Gusht 2021, 10:13 -
Politikë
Kadilli mesazh të fortë për Berishën: Nuk është i domosdoshëm për PD, do ketë parti edhe pa të
Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka ripërsëritur edhe një herë qëndrimin e tij se Sali Berisha duket të distancohet nga PD-ja për të mirën e partisë pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA dhe ultimatumit të ambasadores së SHBA, Yuri Kim që të mos jetë pjesë e parlamentit në shtator.
1 Gusht 2021, 22:22 -
Politikë
SHBA ultimatum Bashës pa Berishën në Parlament, Tritan Shehu i kthehet Kadillit pasi ai mbështeti SHBA: Flet sikur të kishte zbuluar talebanët në PD! Berisha promotor i dashurisë për Amerikën
Tritan Shehu thotë se Kadilli foli 'sikur të kishte zbukuar talebanët në PD. Sipas Shehut, Dashuria e respekti për SHBA ka qen ëthemel në PD q ënë lindje dh evazhdon të jetë, ndërsa thekson se promotor për këtë ka qenë pikërisht Berisha.
31 Korrik 2021, 19:51 -
Politikë
Ultimatumi i Kim ndaj Bashës për Berishën, Kadilli: E pafalshme që vendimet e nesërme të jenë në kundërshtim me kërkesat e SHBA!
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Fatbardh Kadilli ka reaguar lidhur me ultimatumin e ambasadores Yuri Kim për kreun e PD Lulzim Basha të cilit i dha mesazh të qartë se SHBA nuk e do Berishën në Kuvend në shtator pas shpalljes "Non Grata"
30 Korrik 2021, 15:55 -
Politikë
Dorëheqjet masive të PD në Korçë, Kadilli: Shpërthim nga shpërfillja, gati të largohen kryetarë të tjerë degësh! Berisha e Basha viktima të njëri-tjetrit
Dorëheqjet e kryetarit të PD në Korçë Andrea Mano, Sekretarit të Përgjithshëm, Devis Osmani dhe 13 anëtarëve të kryesisë sipas anëtarit të Këshillit të PD Fatbardh Kadalli kanë ardhur pasi nuk kanë marrë mirënjohje për punën që kanë bërë.
28 Korrik 2021, 21:45 -
Politikë
PD pas Kuvendit Kombëtar, Kadilli: Asnjë vendim! Të ndahemi nga çdo e keqe e së kaluarës, edhe nga ato që na la Berisha! Fjalimi i Bashës? Askush s'mban mend asgjë
Fatbardh Kadilli e konsideron Kuvendin Kombëtar të PD si një aktivitet që nuk dha asnjë përgjigje se si do të jetë opozita e re. Sipas tij nuk pati një demonstrim të qartë që do të tregonte reflektim. I pyetur se ç'shije i la fakti që kur mori fjalën në Kuvend Basha iku, Kadilli thotë se kreu i PD do të duhet ta dëgjonte fjalimin e tij dhe jo ato fjalime që i kishte lexuar më parë
21 Korrik 2021, 19:16 -
Politikë
Kuvendi i PD-së, Bozdo: Nuk solli asgjë të re, duhet të ishin analizuar gabimet e Bashës! Platforma e Kadillit, e vetmja që rrëzon Ramën
Kuvendi i Partisë Demokratike nuk solli asgjë të re. Kështu deklaroi në një intervistë në Report Tv Enno Bozdo, ish-koordinator i Partisë Demokratike, ku tha se u trajtua vetëm çështja e manipulimit të votës, që është e rëndësishme, por kjo ishte një pjesë e shteruar. Sipas Bozdos duhet që kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe vëtë Kongresi i PD-së, të mos ndalej vetëm në këtë çështje, por të rikthehej drejt vetes, se çfarë është bërë mirë dhe çfarë është bërë gabim
19 Korrik 2021, 18:52