-
Klosi në ‘Repolitix’: Meta ka bërë shkelje të qarta, duhet shkarkuar! Nazarko: Kreu i shtetit ka tejkaluar rolin e tij! Malko: ‘Kushtetuesja’ me ritme të shpejta, Presidenti i përgatitur për çdo vendim
Analisti Shpëtim Nazarko, deklaroi se Ilir Meta i ka tejkaluar pozicionet që duhet të mbajë një President, dhe në këtë rast ndëshkimi duhet t'i vijë nga Gjykata Kushtetuese. Ndërsa ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Gent Malko, është i mendimit se ‘Kushtetuesja’ me vendimin e saj do vendosë një lloj standardi dhe të vendosë kufijtë që sjellje të tilla në të ardhmen të mos ndodhin, siç flitet që Meta ka tejkaluar kompetencat e kreut të shtetit.
3 Shkurt 2022, 21:58 -
Meta e pranon që s'është president mbi palët: Jemi në funksion të opozitarizmit! Mua s'më shkarkon njeri!S'do mërzitesha nëse Kryemadhi do shpallej 'Non Grata'
Ilir Meta e ka pranuar se tashmë nuk është një president mbi palët. Në një kohë kur ai është në Gjykatën Kushtetuese, Meta shprehet i bindur se ai nuk do të shkarkohet.
3 Shkurt 2022, 21:30 -
‘Mprehja e sfurqeve e sopatave’: Gjykata Kushtetuese pyet Metën për deklaratat gjatë fushatës zgjedhore
Përfaqësuesit e presidentit Ilir Meta paraqitën parashtrime vetëm për aspektin procedural të procesit hetimor parlamentar duke ngritur pretendime për mungesë të procesit të rregullt ligjor, ndërkohë që trupa gjykuese bëri pyetje për deklaratat publike të kreut të shtetit.
3 Shkurt 2022, 20:46 -
Është relator në çështjen për shkarkimin e tij, Meta thirrje për aplikime për zëvendësimin e anëtarit të Kushtetueses, Përparim Kalo! Afati mbaron nesër
Me 22 dhjetor të vitit 2021, me kërkesë të kryetares Vitore Tusha, Gjykata Kushtetuese ka vendosur mbarimin e mandatit për dy anëtarë të saj, Përparim Kalos dhe Altin Binajt.
3 Shkurt 2022, 15:54 -
Shkarkimi i Metës në Kushtetuese, Presidenca paraqet qëndrimin e saj: Kuvendi ka shkelur procedurat, bëri puç institucional! Seanca shtyhet për të hënën
Gjykata Kushtetuese vendosi të enjten të shtyjë sërish seancën publike për çështjen me objekt shqyrtimi, vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Shtyrja erdhi pas kërkesës së përfaqësuesit të presidentit për 48 orë kohë, për të përgatitur përgjigjet për pyetjet që i drejtuan gjyqtarët dhe kërkuesit.
3 Shkurt 2022, 08:19 -
Astrit Patozi: Dëmi është bërë njësoj, cilido qoftë vendimi për Ilir Metën
Vendimi i nesërm i Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin ose mosshkarkimin e Presidentit të Republikës nuk është aspak i lehtë për t'u parashikuar. Në radhë të parë për faktin se në Shqipëri drejtësia zakonisht bën politikë, ndërkohë që partitë japin verdikte drejtësie.
2 Shkurt 2022, 20:49 -
Shkarkimi i Presidentit, Frrok Çupi: Nëse gjyqtarët në Gjykatën Kushtetuese nuk vendosin 100% kundër Metës, tregues korrupsioni! Do përfundojë si Berisha, qesharak nëpër rrugë
Për analistin Frrok Çupi, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin apo jo të Ilir Metës si President, do të vërë në provë drejtësinë shqiptare.
2 Shkurt 2022, 12:18 -
Dy qëndrimet e Metës për Vitore Tushën, dje i kërkoi dorëheqjen pasi nuk i komandon dot votën! Në 2018: Ka integritet të lartë moral dhe profesional, e denjë për KLSH-në
Ilir Meta kujtohet pas 5 vitesh se Vitore Tushës i ka mbaruar mandati dhe e akuzon për shkelje. Ndryshoi qëndrim kur humbi kontrollin mbi votën e saj. Në 2018 e propozim për kryetare të KLSH dhe i thuri elozhe.
2 Shkurt 2022, 07:49 -
Skënder Minxhozi: Berisha-Meta, një ‘dasëm’ e vonuar 30 vjeçare
Në fund dolën zbuluar. Më e ndershme kështu. Sepse deri më sot, 30 e kusur vite pluralizëm, Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk kanë qenë kurrë personalisht aleatë në një fushatë elektorale. Para zgjedhjeve kanë qenë përherë formalisht kundërshtarë.
1 Shkurt 2022, 20:17 -
Video/ Me kafe në dorë dhe duke i dhënë makinës, Kryemadhi ‘harron’ seancën ndaj bashkëshortit të saj në Kushtetuese: Gëzojeni shpirtin
Teksa shfaqet e qeshur, e relaksuar dhe më një kafe në dorë duke i dhënë makinës, Kryemadhi ka vendosur të ‘harrojë’ që sot zhvillohet seanca në gjykatën kushtuese ndaj bashkëshortit të saj, për shkarkimin ajo të tij nga posti i Presidentit.
1 Shkurt 2022, 09:41 -
'Kushtetuesja' pranon kërkesën e Presidencës, shtyn të enjten në 10:00 vendimin për shkarkimin ose jo të Metës! Çfarë ndodhi në 9 orë seancë
Të enjten në orën 10:00 do të rinisë seanca në Gjykatën Kushtetuese ku do të vendoset për shkarkimin ose jo të Presidentit Ilir Meta. Pas një seance maratonë, që nisi sot që nga ora 10:00, e zgjati deri në 19:00, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha vendosi shtyrjen e saj për ditën e enjte, pas kërkesës së bërë nga juristi i Presidencës, Bledar Dervishaj. Ky i fundit, kërkoi që përgjigjet e mbi 70 pyetjeve që Gjykata i bëri Kuvendit, të njihet edhe presidenti Ilir Meta. Kërkesa e tij u pranua nga Gjykata.
1 Shkurt 2022, 07:38 -
Vishaj: Jemi në një moment që Metës i duhet një avokat dhe jo përfaqësuesit ligjorë të Presidencës
Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë në 1 shkurt për fatin e Ilir Metën. Për të komentuar rreth asaj që e pret Presidentin, ‘Kontrast’ kishte në një lidhje direkte avokatin e njohur Saimit Vishaj.
31 Janar 2022, 21:39 -
Nesër Ilir Meta përballë 'togave të zeza' të Gjykatës Kushtetuese! Shqyrtohet shkarkimi i tij si President, si e shtoi presionin ditët e fundit
Tetë muaj pasi 104 ligjvënës në Kuvendin e Shqipërisë morën vendimin për të shkarkuar Presidentin e Republikës Ilir Meta për shkelje të rënda të Kushtetutës, më në fund Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë seancën plenare për ta shqyrtuar këtë çështje kaq të ndjeshme të politikës shqiptare.
31 Janar 2022, 13:30 -
I ka mbaruar mandati që në 2017-n, Gjykata e Lartë rihap procedurat për zëvendësimin e Vitore Tushës
Kryetares aktuale të Gjykatës Kushtetuese Vitore Tushës i ka mbaruar mandati si anëtare që në vitin 2017, por që sipas ligjit mund të qëndrojë në detyrë deri kur të zëvendësohet. Tërheqja e kandidates Zhaklina Peto bëri që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të ndërpriste në dhjetor vijimin e procedurave për plotësimin e vendit të lënë vakant prej saj pasi konstatoi se numri i kandidaturave për vendin vakant ka rënë nën tre.
31 Janar 2022, 13:08 -
Neni që ka tërbuar Ilir Metën, privilegjet që humbet nëse shkarkohet, nga ruajta me gardistë tek pagat pas mandatit deri në 2025, ja pse po e kërcënon Kushtetuesen
Ilir Meta humbet privilegjet e parashikuara për funksionarët e lartë nëse shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese, përveç njollës si politikan nuk do t’i njihet statusi i ish presidentit. Presion anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese tre ditë para mbledhjes për shkarkimin e tij.
29 Janar 2022, 17:40 -
Shkarkimi/ Ilir Meta i ankohet Gjykatës Kushtetuese: Më vendosni në dispozicion provat si u caktua relatori! Nuk më keni informuar seriozisht
Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një shkresë kryetares së Gjykatës Kushtetuese ku i ankohet për mënyrën jo profesionale sipas tij që është sjell me të. Meta kërkon t’i vihet në dispozicion procedura e ndjekur për çështjen e shkarkimit të tij, duke thënë se përgjigjet e mëparshme kanë qenë jo përmbajtësore.
29 Janar 2022, 15:37 -
Meta: Rama e Basha vranë 4 protestues më '21 janar'! Vrasjet ishin planifikuar, më njoftuan miqtë përtej Oqeanit! Nëse shkarkohem, do ankimoj vendimin e 'Kushtetueses'
Kreu i shtetit theksoi se disa miq të huaj e kanë telefonuar dhe i kanë thënë se në atë protestë ishte planifikuar të vriteshin njerëz. Ndër të tjera kreu i shtetit tha se pasi mori këtë telefonatë, njoftoi Berishën i cili asokohe ishte kryeministër, se Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë planifikuar të vrasin njerëz në protestë.
26 Janar 2022, 22:02 -
Mungesat e Gjykatës së Lartë pengojnë plotësimin e Gjykatës Kushtetuese
Gjykata e Lartë bën me dije nuk mund të zgjedhë dot gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, kjo për faktin se do të duhej që në përbërjen e saj të ishin të paktën 10 gjyqtarë për të konsideruar të vlefshme mbledhjen e posaçme, por në fakt në përbërjen e saj janë vetëm 9 gjyqtarë nga numri i përgjithshëm prej 19 gjyqtarësh.
26 Janar 2022, 15:59