-
Plotësimi i 1 vendi vakant në Kushtetuese, Gjykata e Lartë: Kanë aplikuar 5 kandidatë, lista në KED
Brunilda Kadi, Ilir Toska, Holta Zaçaj, Manjola Xhaxho dhe Tartar Bazaj për të plotësuar në Gjykatën Kushtetuese vendin e lënë vakand nga Gani Dizdari që duhet plotësuar nga Gjykata e Lartë. Lajmin e ka bërë me dije vetë Gjykata e Lartë e cila thotë se lista i ka kaluar KED-së.
17 Dhjetor 2021, 10:35 -
Meta kundërshton Kushtetuesen për zgjedhjet vendore? PS: Kjo punë ka marrë fund, morën mësimin e duhur! Fitoi e drejta e shqiptarëve për të votuar
Për Partinë Socialiste kundërshtimi dhe komentet që Presidenti i Republikës po i bën vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 janë të kota. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se pasi foli Kushtetuesja tashmë mbetet vetëm bindja ndaj vendimit të saj.
9 Dhjetor 2021, 11:51 -
Ylli Pata: Çfarë tregon refuzimi i Metës për të dekretuar zgjedhjet e pjesshme
Ilir Meta nuk doli vetë, po natyrisht autorizoi zyrtarët e tij për të sulmuar Gjykatën Kushtetuese. Një veprim i çuditshëm, që vjen nga logjika se ai ishte më i zellshmi që kërkonte instalimin e institucionit që bën intepretimin e ligjit themeltar të shtetit
8 Dhjetor 2021, 18:25 -
U shkarkua nga detyra pasi u arrestua nga SPAK! Fatos Tushe çon në Kushtetuese vendimin e Qeverisë për shkarkimin si kryebashkiak i Lushnjës
Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimi e tij nga detyra.
8 Dhjetor 2021, 13:37 -
Drejtësi e vonuar, drejtësi e munguar/ 'Odisea' 3-vjeçare e një të moshuari dyerve të gjykatave për pensionin e tij përfundon në Kushtetuese: 'Boshatisja' e gjykatave i shkeli të drejtat
Historia e një pensionisti shqiptar që prej tre vitesh priste në dyert e Gjykatës së Lartë për të marrë drejtësi, ka detyruar Gjykatën Kushtetuese të kërkoj që çështja të mbyllet brenda qershorit 2022.
8 Dhjetor 2021, 12:45 -
Skënder Minxhozi: Me ose pa Kushtetuese, presidenti nuk ndryshon
Ishte ai që disa vjet të shkuara bërtiste më fort se të gjithë të tjerët “Na lanë pa Gjykatë Kushtetuese”, “I prenë kokën shtetit”, “S’duan dëshmitarë në vjedhjet e tyre” etjetj. Ishte ai që për emërimin e gjyqtarëve të këtij institucioni bëri sherrin më të madh të viteve të fundit me parlamentin dhe shumicën qeverisëse
7 Dhjetor 2021, 19:22 -
Zgjedhjet e 30 qershorit, Presidenca: Gjykata Kushtetuese i zhgënjeu të gjithë me vendimin, nuk i dha zgjidhje përfundimtare çështjes, por ia la politikës
Nëpërmjet përfaqësuesve të tij, Presidenti Meta tha se vendimi i Kushtetueses për zgjedhjet lokale të 2019, ishte zhgënjyes dhe nuk i dha një zgjidhje përfundimtare 30 Qershorit. Presidenca akuzoi se edhe opinioni i Komisionit të Venecias për zgjedhjet e fundit vendore ishte i paracaktuar
7 Dhjetor 2021, 17:12 -
Marsida Xhaferllari dhe Vitore Tusha 'tradhtojnë' dyshen Meta-Berisha!? Një mesazh që ka alarmuar Presidentin për fatin në janar
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë në 18 janar vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta për shkelje të rënda të Kushtetutës, provokimin e cenimit të marrëdhënieve me SHBA, shantazh ndaj drejtësisë, thirrjeve për veprime të dhunshme, nxitje urrejtje, cenim të sigurisë publike etj. Që Ilir Meta të shkarkohet, pro vendimit të Kuvendit duhet të votojnë të paktën 5 anëtarë.
7 Dhjetor 2021, 15:04 -
Votimi/ Gruaja e Andi Bejtjas sfidoi ‘Venecian’ dhe doli në krah të Metës, e vetmja në Kushtetuese që kërkoi përmbysjen e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019
Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Sonila Bejtja rendit argumentet kundër zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, e vetmja që kundërshtoi opinionin e Venecias që kërkesa e Shoqatës së Bashkiake të mos merrej në shqyrtim. Sonila Bejtja është bashkëshortja e Andi Bejtjas, analist pranë LSI-së dhe themelues i një televizioni pranë Familjes Berisha, Meta e emëroi në mënyrë të diskutueshme në Kushtetuese.
6 Dhjetor 2021, 16:24 -
Zgjedhjet lokale legjitime, Kume: Gjykata Kushtetuese ktheu opinionin e 'Venecias' në vendim të saj! Duhej të krijonte mekanizma për të mos u përsëritur 30 qershori
Në studion e Report TV, Kume tha se me rëndësi ishte që Gjykata Kushtetuese të krijonte mekanizma për të mos u përsëritur më situata të tilla si ajo e 30 qershorit.
6 Dhjetor 2021, 13:19 -
Anëtari i ri i Kushtetues, KED lejon vazhdimin e garës për Sandër Becin, anëtarin e KLP
Sandër Becin, anëtari i KLP, vazhdon garën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. KED kaq vendosur lejimin e garës për të për 2 vakancat e Vitore Tushës dhe Fatmir Hoxhës. Në garë ishte edhe Vate Staka, i cili më parë është tërhequr nga gara.
4 Dhjetor 2021, 09:55 -
Kronikë
9 anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, Sokol Binaj zgjidhet kryetari i ri! Emrat që përfaqësojnë 6 institucione të sistemit të drejtësisë (VIDEO)
Në fund të dhjetorit i përfundon mandati 1 vjeçar i anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. KED ka në përbërje 9 anëtarë. KED e re do të funksionojë përgjatë vitit 2022. Sipas ligjit kryetari i ri do të jetë Sokol Binaj si përfaqësues i Gjykatës së Lartë.
3 Dhjetor 2021, 11:09 -
Opinion
Heshtja që flet dhe i bën njësoj përgjegjës
Tani që Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin për rrëzimin e kërkesës, që kontestonte zgjedhjet lokale të qershorit 2019, del më e qartë panorama e përgjegjësisë së rëndë politike të atyre, që atëherë udhëhiqnin dhe përfaqësonin opozitën.
2 Dhjetor 2021, 19:10 -
Politikë
Rrëzoi kërkesat për jo kushtetuetshmëri të zgjedhjeve lokale, Kushtetuesja zbardh vendimin: Nuk është në juridiksionin tonë! Voltana Ademi s'na vinte dot në lëvizje
Më 4 nëntor, pas gati 2 vite e gjysmë sagë të zgjedhjeve lokale të qershorit të vitit 2019, Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kërkesave që pretendonin jo kushtetuetshmëri e zgjedhjeve, kërkesa këto të bëra Voltana Ademi si kryetare e shoqatës së bashkive dhe të mbështetura fuqimisht nga Presidenti Ilir Meta dhe partitë opozitare.
2 Dhjetor 2021, 15:36 -
Bota
Masat anti COVID/ Gjykata Kushtetuese Gjermane: Nuk janë shkelur të drejtat e njeriut
Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë vendosi, se vendosja e masës për frenimin e pandemisë së Coronës në nivel federal nuk ishte shkelje e të drejtave kushtetuese, megjithë ndërhyrjen në të drejtat bazë
30 Nëntor 2021, 11:06 -
Kronikë
Më 3 dhjetor zgjidhet KED e re, hidhet në Presidencë shorti për anëtarët e rinj! Listat e kandidatëve nga Kushtetuesja, KLGJ dhe KLP
Në fund të dhjetorit i përfundon mandati 1 vjeçar i anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. KED ka në përbërje 9 anëtarë. KED e re do të funksionojë përgjatë vitit 2022.
24 Nëntor 2021, 12:21 -
Kronikë
Përdhunoi të bijën 14 vjeçe, 'Kushtetuesja' i mbyll dyert e burgut Tom Bregut, historia që shokoi opinionin publik 7 vite më parë
Gjykata Kushtetuese rrëzon pretendimet e Tom Bregut për të rrëzuar vendimet e gjykatave që e kanë dënuar në vitin 2014 me 28 vite burg për abuzim seksual me të bijën 14 vjeçe
23 Nëntor 2021, 15:44 -
Politikë
Meta: Nuk i prisja akuzat e Bashës, ka qenë me muaj të tërë te shtëpia ime! Përgjohem nga shërbimet sekrete, të brendshme dhe të huaja! Berishën e kam mbështetur pasi u shpall non grata
Presidenti Ilir Meta deklaroi këtë mbrëmje në një intervistë për mediat se nuk i priste akuzat nga kryedemokrati Lulzim Basha. Për vendimin e opozitës për të djegur mandatet, Meta tha se ishte një vendim i çmendur dhe anti-shqiptar. Sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila la në fuqi zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Meta paralajmëroi se mund ta çojë çështjen në Gjykatat Europiane. Ndërsa një deklaratë e fortë ishte kur Meta tha se përgjohet nga shërbimet sekrete, të brendshme dhe të huaja.
22 Nëntor 2021, 21:16 -
Politikë
U padit nga Meta për shpërdorim detyre, SPAK 'rrëzon' presidentin, kërkon pushimin e çështjes për ish-kreun e KED, Ardian Dvorani
Në shkurt të vitit 2019 Presidenti Ilir Meta firmosi kallëzimin penal kundër kryetarit të atëhershëm të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, pasi e akuzonte për "shpërdorim detyre" dhe "përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore".
22 Nëntor 2021, 12:44 -
Kronikë
Penalitetet ndaj notereve deri në ndjekje penale, Gjykata Kushtetuese rrëzon nenin që u hiqte licensën
Neni 26 i ligjit për noterin i cili në pikën një të tij kushtëzonte ushtrimin e këtij profesioni për shkak të shkeljeve disiplinore është shfuqizuar nga gjykata kushtetuese. Ky ligj pritet të riformulohet nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa do të mbetet pezull edhe zbatimi i identifikimit dhe nënshkrimit biometric në zyrat noteriale deri sa të bëhet ligji i ri.
20 Nëntor 2021, 15:20