-
Politikë
Analiza e zgjedhjeve, Çupi: Pse i kërkojmë PD-së që të fitojë? Nuk ka fituar kurrë dhe s'ka dalë forcë e parë! Elezi: Nuk është reale dhe e mbështetur në standarde
Partia Demokratike ka përfunduar analizën e bërë në bazë për zgjedhjet e 25 prillit ku ka dalë në 13 përfundime, të cilat sipas tyre kanë ndikuar në humbjen në këtë garë elektorale
15 Korrik 2021, 22:27 -
Politikë
Elezi në Repolitix: Nesër Harxhi do bëjë publike provat se si u manipuluan zgjedhjet brenda PD! Garë farsë
Anëtari i Grupimit për PD Ibsen Elezi ka deklaruar se nesër Edith Harxhi do të bëjë publike të gjitha provat sesi janë manipuluar zgjedhjet brenda Partisë Demokratike. I ftuar në Repolitix në Report TV Elezi tha se procesi zgjedhor ka qenë i njollosur në çdo aspekt duke theksuar se nukka pasur një garë të ndershme por vetëm një farsë.
15 Qershor 2021, 23:04 -
Politikë
'Zgjedhjet në PD mund të shpallen nul nga gjykata, Lulzim Basha nuk ka dorëzuar ndryshimet në statut', Kulluri në Report Tv: Kjo parti shkel ligjin
Zgjedhjet në PD mund të shpallen nul nga gjykata pasi të gjitha ndryshimet e bërë në statutin partisë nuk janë dorëzuar në Gjykatën e Tiranës ashtu sicc parashikohet nga Ligji. Deklaratën e bëri në Report Tv, anëtari i grupimit "Për PD-në", Edvin Kulluri.
11 Qershor 2021, 13:11 -
Opinion
Nëse demokratët nuk kanë nxjerrë mësim nga i 100-ti leksion, meritojnë fundin
Qershori është prova e madhe e Partisë Demokratike, aq e madhe sa edhe ajo e prillit, ku shqiptarët me një zë të fortë e të dukshëm u thanë jo politikanëve më destruktivë, më antishtet që Shqipëria jonë e vogël pati fatin e keq të njihte
6 Qershor 2021, 13:20 -
Politikë
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Treçereku i Kryesisë nuk besojnë që Basha fiton përballë Ramës (VIDEO)
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha tha sot në emisionin "Repolitix" se treçereku i Kryesisë së kësaj partie, jashtë kamerave, nuk besojnë se kryetari në detyrë, Lulzim Basha do të mund të fitonte zgjedhjet përballë Edi Ramës. Megjithatë, ai shtoi se kur vjen puna për të ndërmarrë vendime politike, ata rreshtohen krah Bashës.
3 Qershor 2021, 21:30 -
Politikë
Çudia e garës brenda PD, Ibsen Elezi: S'e di ende pse jam skualifikuar, PD s'më informon! Do e padis nesër në gjykatë, do kërkoj anulim të zgjedhjeve
Gara për kryetarin e ri në PD , përveç kritikave të ashpra për paaftësinë e Lulzim Bashës për të fituar dhe se gara është e pabarabartë, në të ka edhe çudira nga strukturat drejtuese të saj. Ibsen Elezi ende nuk e di se kush janë arsyet dhe kriteret mbi të cilat kandidatura e tij nuk është pranuar.
1 Qershor 2021, 22:15 -
Politikë
‘Gjuajti me gurë partinë’, ish-kreu i PD Kukës, Elezi: Deputeti i Bashës kandidoi dy herë kundër PD, pres përgjigje nga kryesia për përjashtimin nga gara
Vendimi për skualifikim nga gara për kryetar të PD, nuk është pritur mirë nga ish-kreu i PD në Kukës Ibsen Elezi. Një prej emrave që doli haptazi kundër Elezit ishte Kreshnik Çollaku, i cili në argumentin e tij tha se ai ka gjuajtur me gurë PD-në
27 Maj 2021, 21:04 -
Politikë
U skualifikua nga gara për kryetar, grupi 'Për PD-në' kërkon rikthimin e Ibsen Elezit! Berisha 'non grata'? Harxhi-Nishani: Basha doli me qëndrim hipokrit e individual, s'u konsultua me partinë
Grupi për PD ka kërkuar rikthimin në garë të Ibsen Elezit si kandidat për kreun e PD në zgjedhjet që do të mbahen 13 qershor. Duke e cilësuar aktin e përjashtimit të tij si antistatutor, anti-demokratik dhe që deformon procesin zgjedhor në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Grupi për PD thonë se kërkon ndryshimin e menjëhershëm të këtij vendimi dhe lejimin e kandidimit të Elezit duke shtuar se ai ka kontribute reale dhe është një nga anëtarët më aktiv të PD-së
25 Maj 2021, 11:13 -
Politikë
Kandidatët për kreun e PD në sytë e Elezit: Shehaj s’di të artikulojë, Basha mjeshtër ‘i mbajtjes peng’! Kadilli ishte njeri i afërt i kryedemokratit, Harxhi diplomate
Ibsen Elezi ka bërë një koment për secilin nga kandidatët për kreun e Partisë Demokratike. Mes tyre, ai shprehet se “ndër të preferuara” është Edith Harxhi.
24 Maj 2021, 20:41 -
Politikë
Debate në kryesinë e PD-së, miratohen 4 kandidatatët për kryetarin e ri! Në garë përballë Bashës, Kadilli, Shehaj dhe Harxhi! Skualifikohen 5 të tjerë, anëtarja e grupit 'Për PD': Akt i rëndë
Kryesia e Partisë demokratike miratoi me debate 4 kandidatë për kreun e PD, Lulzim Bashën, Fatbardh Kadillin, Edit Harxhin dhe Agron Shehajn, ndërsa janë skualifikuar 5 të tjerë përfshirë edhe Ibsen Elezin, pasi nuk kanë plotësuar kriteret. Fatbardh Kadilli tha pas mbledhjes së nuk u pranua propozimi i tij për zhvillimin e debateve publike mes kandidatëve.
23 Maj 2021, 09:20 -
Opinion
Mero Baze: Rivali i Bashës, duhet të bëj betejë me Berishën
Shikoj që shumë vet janë gëzuar pse ka kandiduar Agron Shehaj. Ndoshta ngaqë nuk vjen nga një histori e lidhur me Berishën në PD. Ndoshta ngaqë nuk e njef dhe fare Beirshën për fat të mirë të tij. Por nëse edhe ai nuk e kthen këtë betejë si garë me Berishën për dëmin që Berisha i sjell PD, Shehaj do ti ngjaj Bashës dhe do mundet prej tij. Mes njërit që e shet partinë për vila, e tjetrit që mund të shes vilat për të blerë partinë, nuk ka ndonjë diferencë. Të dy tregtarë janë. Diferencën e bën kush bën betejë me Berishën.
22 Maj 2021, 18:37 -
Politikë
Surpriza në zgjedhjet për kreun e PD/ Kandidon Agron Shehaj: Duhet vizion dhe drejtim i ri! Elezi: Vetëm dorëheqja e Bashës garanton shanse të barabarta! Tërhiqet ish-nënkryetari i FRPD
Në ditën e fundit të regjistrimit të kandidatëve për kryetarë të Partisë Demokratike ka shpallur kandidaturën edhe Agron Shehaj, një emër i përfolur më parë por që nuk kishte shfaqur në asnjë moment ambicien për të qenë pjesë e kësaj gare. Shehaj bëhet kështu i katërti që zyrtarizon emrin e tij si kandidat për kryetar përballë Lulzim Bashës në Partinë Demokratike.
22 Maj 2021, 11:18 -
Politikë
Zgjedhjet në PD/ Basha përballë Fatbardh Kadillit, Edith Harxhit, Ibsen Elezit dhe Lisandër Hoxhës! Grupi 'Për PD': Gara asimetrike dhe jo e mbështetur në rregulla
Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi, Ibsen Elezi dhe Lisandër Hoxha duket se do të jenë kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën në garën për kreun e kësaj force politike. Basha, Kadilli dhe Harxhi kanë dorëzuar sot kërkesat zyrtare, ndërkohë që Elezi dhe Hoxha do të shfrytëzojë ditën e fundit të afatit për të zyrtarizuar kandidaturën.
21 Maj 2021, 12:11 -
Politikë
Zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë, anëtari i 'Grupimit për PD': Ibsen Elezi dhe Edith Harxhi dy emrat që do dorëzojmë! Jemi në një garë të pabarabartë
Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi janë dy emrat që 'Grupimi për PD' do të propozojë për garën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Kjo u bë e ditur nga Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, i cili tha në studion e "Report TV" se mund të jenë po ashtu edhe emra të tjerë për të qenë pjesë e garës.
21 Maj 2021, 12:04 -
Politikë
Berisha në ‘listën e zezë’ të DASH, grupimi ‘Për PD’ kërkon shtyrjen e zgjedhjeve brenda partisë! Do propozojë 2 emra për kryetarin e ri
Report TV mëson se grupi më kritik ndaj kreut të PD Lulzim Basha, grupimi ‘Për PD’ për shkak të situatës ku ndodhet Partia Demokratike ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve për kryetarin e ri të partisë të planifikuara më 13 qershor. Burime për gazetaren e Report Tv Daniela Maloku bëjnë me dije se ndërkohë grupi për PD do të propozojë dy emra për garën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.
20 Maj 2021, 13:38 -
Politikë
Berisha 'non grata' në SHBA, Fatos Klosi: DASH bëri hapin, që Shqipëria s'e bënte dot! Nuk është më i paprekshëm! Ibsen Elezi: Për mua Saliu nuk shkon në Kuvend në shtator, jep dorëheqjen
Ish kreu i SHISH, Fatos Klosi tha se vendimi i SHBA është i kopsitur dhe se provat për akuzat ekzistojnë, pastaj është në dorë të drejtësisë shqiptare se si do të reagojë për rastin. Ai tha se SHBA bëri hapin e parë që në Shqipëri nuk e bënte dot. Ndërsa Ibsen Elezi tha se Berisha vetë nuk ka për të shkuar në Kuvend në shtator për të pranuar mandatin e deputetit pasi do të japë dorëheqjen dhe do të përballet me akuzat.
19 Maj 2021, 22:07 -
Politikë
Shpërbëhet PD, dy sekretarë qëndrorë dhe drejtues lokalë japin dorëheqjen! Harxhi: Shembull për Bashën! Elezi: Pas tyre, Lulin do e braktisin të gjithë, varka e tij në mbytje
Humbja në zgjedhjet e 25 prillit po pasohet me dorëheqje në PD. Pas kërkesës publike të qindra drejtuesve dhe militantëve drejtuar Lulzim Bashës, duket se ka pasur reagime në nivelet e larta drejtuese të PD.
9 Maj 2021, 15:26 -
Politikë
Dega 5 e PD mbështet Bashën: Na presin beteja të reja, nën drejtimin tuaj fitorja e patjetërsueshme! Ish-kreu i PD Kukës: Si PPSH kur kërkonte nga rrethet të mbronin shokun Enver
Dega 5 e Partisë Demokratike Tiranë, ka dhënë mesazhin e saj për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 25 prill. Sipas Degës 5 të PD në Tiranë zgjedhjet parlamentare ishin një zhgënjim për shqiptarët, pasi u shkel çdo parim demokracie
2 Maj 2021, 14:06 -
Politikë
Demokratët kërkojnë largimin e Bashës, protesta gjatë gjithë ditës para selisë blu! Ish kreu i FRPD: Të hapet debati politik brenda partisë! Kadilli: Problemi i tij nëse shqiptarët zgjedhin një thes me miell para tij (VIDEO)
Të zhgënjyer nga humbja e thellë e zgjedhjeve të 25 prillit, demokratët kërkojnë largimin e Lulzim Basha nga drejtimi i Partisë Demokratike, pasi e bëjnë përgjegjësin kryesor për humbjen. prej tre ditësh para selisë blu po zhvillohen protesta, nga grupe të ndryshme demokratësh që kërkojnë reformimin e partisë dhe largimin e Bashës, të cilën e bëjnë përgjegjës kryesor të humbjeve të njëpasnjëshme të PD.
30 Prill 2021, 11:28 -
Politikë
Kërkohet dorëheqja e Bashës: Zemërimi i demokratëve do ta nxjerrë prej leckash! E kam gris teserën PD-së me firmën e tij! Mund ta zëvendësoj edhe Agron Shehaj (VIDEO)
Një militant i revoltuar tha se zhgënjimi i të gjithë demokratëve në mbarë Shqipërinë do të vijë dhe do ta nxjerrë prej leckash Bashën nga zyra. I pyetur se kush mund ta zëvendësoje Bashën në krye të PD-së, ai tha se ka plot dhe se Agron Shehaj mund të jetë një prej tyre
29 Prill 2021, 11:36