-
Politikë
Surpriza në zgjedhjet për kreun e PD/ Kandidon Agron Shehaj: Duhet vizion dhe drejtim i ri! Elezi: Vetëm dorëheqja e Bashës garanton shanse të barabarta! Tërhiqet ish-nënkryetari i FRPD
Në ditën e fundit të regjistrimit të kandidatëve për kryetarë të Partisë Demokratike ka shpallur kandidaturën edhe Agron Shehaj, një emër i përfolur më parë por që nuk kishte shfaqur në asnjë moment ambicien për të qenë pjesë e kësaj gare. Shehaj bëhet kështu i katërti që zyrtarizon emrin e tij si kandidat për kryetar përballë Lulzim Bashës në Partinë Demokratike.
22 Maj 2021, 11:18 -
Opinion
'Inflacioni' me kandidaturat, garanton fitoren e sigurt të Lulzim Bashës
Vendimi i Lulzim Bashës për të mos u larguar, u shoqërua menjëherë me zëra kritikë të cilët nuk kanë më besim se ai do e çojë PD-në drejt pushtetit. Kundërshtarët që dikur kanë pasur edhe detyrat të larta shtetërore, u bënë pjesë e një grupimi brenda PD-së, të cilën e quajtën: “Për PD-në”.
22 Maj 2021, 10:04 -
Opinion
Kjo verë e 'nxehtë' për Partinë Demokratike
Lulzim Basha i ka harruar ose do të bëjë sikur “nuk i harron” zgjedhjet. Më tepër rëndësi, ka sot për kryetarin e opozitës, rënia e hijes së Doktorit.Në derën e partisë së tij, ka trokitur Departamenti Amerikan i Shtetit, dhe ka sjellë “mandatën” për Sali Berishën.
21 Maj 2021, 13:26 -
Politikë
Gara për kreun e PD, ironizion Kreshnik Spahiu: Kadilli, Harxhi dhe Basha, 3 kandidatë për 1 zëvendëskryetar të Berishës
Kur deri më tani janë bërë publike emrat e disa kandidatëve që do të jenë në garë, Kreshnik Spahiu ironizon duke thënë se ata janë kandidatë për zv/kryetar të Sali Berishës, duke nënkuptuar se PD drejtohet ende nga ky i fundit.
21 Maj 2021, 12:47 -
Opinion
Një grua për të mposhtur maskilizmin politik
Partia Demokratike në 13 Qershor do të mbajë zgjedhjet për Kryetarin ose Kryetaren e re të Partisë. Ne jemi të gjithë të vetëdijshëm për faktin se fjala “ Kryetare ” është e huaj për zhargonin politik shqiptar por në fakt me shkatërrimin e të gjitha parimeve në kodin politik nga politikat që kanë drejtuar vendin, ka ardhur koha që të thyhet kodi i heshtur midis burrave i cili rëndon gratë dhe i fuqizon ata në kurriz të këtyre të fundit.
21 Maj 2021, 12:27 -
Politikë
Zgjedhjet në PD/ Basha përballë Fatbardh Kadillit, Edith Harxhit, Ibsen Elezit dhe Lisandër Hoxhës! Grupi 'Për PD': Gara asimetrike dhe jo e mbështetur në rregulla
Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi, Ibsen Elezi dhe Lisandër Hoxha duket se do të jenë kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën në garën për kreun e kësaj force politike. Basha, Kadilli dhe Harxhi kanë dorëzuar sot kërkesat zyrtare, ndërkohë që Elezi dhe Hoxha do të shfrytëzojë ditën e fundit të afatit për të zyrtarizuar kandidaturën.
21 Maj 2021, 12:11 -
Politikë
Zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë, anëtari i 'Grupimit për PD': Ibsen Elezi dhe Edith Harxhi dy emrat që do dorëzojmë! Jemi në një garë të pabarabartë
Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi janë dy emrat që 'Grupimi për PD' do të propozojë për garën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Kjo u bë e ditur nga Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, i cili tha në studion e "Report TV" se mund të jenë po ashtu edhe emra të tjerë për të qenë pjesë e garës.
21 Maj 2021, 12:04 -
Politikë
Berisha në 'listën e zezë të SHBA', Kulluri i drejtohet Bashës: Nuk ke si fshihesh më, duhet ta kuptosh vetë që koha jote ka mbaruar! Boll më gënjeshtra
Pasi DASH shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha 'non grata', Kulluri i drejtohet kreut të PD-së, Lulzim Bashës, duke i thënë se tashmë nuk ka ku fshihet më dhe se duhet ta kuptojë që i ka mbaruar koha.
21 Maj 2021, 09:20 -
Opinion
Kreshnik Spahiu: 10 arsye pse Berisha duhet shpallet kryetar i PD në 13 qershor dhe mos fshihet më pas emrit të Lulzim Bashës
Këto 8 vitet e fundit Sali Berisha hidhte gurin dhe fshihte dorën. Këto 8 vitet e fundit Sali Berisha nuk ishte kryetar por kumbar i opozitës shqiptare por edhe i Presidencës. Këto 8 vitet e fundit ai e menaxhoi opozitën me mekanizmat e një organizate mafioze, ku padrino nuk e ka emrin e tij, në administrimin e bizneseve por i vendos ato në emër të tjerve. Këto 8 vitet e fundit ai mori peng opozitën dhe me emrin e Lulit pastroi dhe largoi çdo personalitet.
21 Maj 2021, 09:15 -
Politikë
Berisha në ‘listën e zezë’ të DASH, grupimi ‘Për PD’ kërkon shtyrjen e zgjedhjeve brenda partisë! Do propozojë 2 emra për kryetarin e ri
Report TV mëson se grupi më kritik ndaj kreut të PD Lulzim Basha, grupimi ‘Për PD’ për shkak të situatës ku ndodhet Partia Demokratike ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve për kryetarin e ri të partisë të planifikuara më 13 qershor. Burime për gazetaren e Report Tv Daniela Maloku bëjnë me dije se ndërkohë grupi për PD do të propozojë dy emra për garën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.
20 Maj 2021, 13:38 - Opinion
-
Opinion
Partia Demokratike 'ka vdekur' apo nuk 'ka lindur'...
Shumë kush thotë që PD duhet të rilindë kurse unë them se duhet të lindë. Nëse ka kontigjent demokratësh që mund ta realizojnë këtë proces, le ta marrin përsipër. Mos të hallakaten e të humbin kohën e mendjen nëpër silogjizmat e grupimeve konkurrente për Kryetar të PD në zgjedhjet e 13 qershorit 2021.
19 Maj 2021, 11:46 -
Politikë
Zgjedhjet brenda PD, Arben Imami: Komisioni, i kapur nga Basha! Jemin Gjana, i njëanshëm, gara s'është e ndershme! Të enjten shpallim kandidaturën e grupit 'Për PD'
Anëtari I PD dhe pjesë e grupit "Për PD" që kërkon largimin e Bashës, Arben Imami nuk ka kursyer akuzat për Jemin Gjanën i vendosur si kryetar i Komisionit të Zgjedhjeve në PD për garën për kreun e partisë më 13 qershor. Imami tha se ai është i njëanshëm dhe se nuk duhet të ishte në krye të këtij komisioni, pasi kjo tregon qartë se komisioni është i kapur nga Basha dhe dihet se si do të shkojë gara, ndërsa shtoi se në ngritjen e komisionit duhet të merrnin pjesë të gjitha palët dhe të jepnin propozimet e tyre për anëtarët.
18 Maj 2021, 21:54 -
Politikë
Kreu i komisionit zgjedhor në PD, Gjana: Jemi të interesuar për proces të drejtë! Pjesëmarrja në fushatë nuk është kriter i përjashtuar
Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve brenda PD-së, Jemin Gjana në një deklaratë për medie, tha se PD por dhe vetë ai, janë të interesuar për një proces të drejtë zgjedhor.
18 Maj 2021, 14:19 -
Opinion
Loja e ankimimeve me kufi 15 qershorin
Ashtu siç pritej, për më tepër që opozita ka patur kontestime për zgjedhjet dhe PD është shrehur se nuk njeh as rezultatin, beteja është shvendosur në KQZ. Procesi i ankimimeve do të zërë faqet kryesore mediatike deri në datën 15 qershor kur është afati përfundimtar i ankimimeve për zgjedhjet e 25 prillit.
18 Maj 2021, 13:42 -
Politikë
Ç'do të ndodhë me kritikët e Bashës? Zgjedhjet për kryetar në PD, Komisioni tregon kriteret për kandidatët: Të kenë mbrojtur interesin e PD-së
Në Partinë Demokratike mund të ketë debate jo vetëm për procesin zgjedhor brenda saj por edhe për kandidatët që do të lejohen të kandidojnë. Përmes një njoftimi për mediat Komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike në vendimin e tij të parë ka vendosur që të caktojë modalitetet për paraqitjen e kandidaturave.
18 Maj 2021, 11:53 -
Politikë
Lista sekrete e mbushje kutish/ Historia e manipulimit të zgjedhjeve në PD që Basha e Berisha janë gati ta përsërisin më 13 qershor! Denoncime e fakte deri tek përgjuesit në dhomat e votimit
Dy masakra zgjedhore brenda PD-së dhe përgatitja për të tretën. Si u manipuluan zgjedhjet në 22 korrik të 2013 dhe 2017 për të nxjerrë Bashën fitues. Në listën sekrete të zgjedhësve vetëm votuesit e Bashës, fletët e votimit me numra për identifikimin votuesit dhe preferencës. Kamera të fshehta në dhomat e votimit dhe disa shenja për atë që do të ndodhë në zgjedhjet e radhës të 13 qershorit 2021. Si e ktheu Berisha 22 korrikun në simbol të manipulimit për të kontrolluar Partinë Demokratike
18 Maj 2021, 10:30 -
Politikë
Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD, Nishani: Vendimi është i imponuar dhe i pakonsultuar, duket qartë se ka një tentativë për t'u manipuluar (VIDEO)
Vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për të zgjedhur kryetarin e ri të Partisë Demokratike, është një vendim i pakonsultuar dhe që qartazi duket se ka një tentativë për manipulim. Kështu është shprehur i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, kryetari i Këshillit Kombëtar në PD, Bujar Nishani
17 Maj 2021, 21:15 -
Opinion
Monumenti i rrëzuar
Të shohim çdo të ndodhë deri në qershor: do ta lerë partia demokratike monumentin e liderit të vet ashtu të përmbysur në sallën e madhe të mbledhjeve të Këshillit Kombëtar apo do ta ngrerë atë sërish që ta udhëhiqet prej tij? Nëse po, do të gënjejë vetëm veten që është parti europiane. Se, sa për shqiptarët, vështirë të besohet.
17 Maj 2021, 20:39 -
Politikë
Kadilli për Report TV: Basha ka fytyrën e humbjes, çdo kauzë e lë përgjysmë! Në PD ka 1000 veta më të mirë se ai, u kthye në një inventarizues votash të vjedhura
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli tha se problemi me Lulzim Bashën në 8 vite drejtim në krye të PD i solli asaj vetëm humbje duke u kthyer në një person të pabesueshme që ka fytyrën e humbjes dhe jo shpresës për një qeverisje më të mirë. Në lidhje me zgjedhjet për kryetarin e ri të PD më 13 qershor, Kadilli tha se ka një asimetri të madhe pasi Basha ka një makineri elektorale në dispozicion dhe këtë e bënë atë të pabarabartë përpara kandidatëve të tjerë.
17 Maj 2021, 19:13