-
Inceneratori i Tiranës, nis në GJKKO gjyqi ndaj Alqi Bllakos! Pranohet gjykimi i shkurtuar, ish-deputeti akuzohet për korrupsion
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Mministrisë së Mjedisit akuzohet për “korrupsion pasiv” në dy raste, në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës. Bllako kërkoi gjykim të shkurtuar, kërkesa u pranua. Akuzohet se përfitoi rreth 120 mijë euro si pagesë për makinerinë e verërave të të atit dhe 7 milionë e 520 mijë lekë nga shoqëria koncesionare
14 Janar, 13:55 -
Moratoriumi nuk do rinovohet më? Qeveria bën gati ligjin e ri/ Zonat për gjueti do jepen me qira, test për gjuetarët e gjobë deri 1.3 mln lekë
Kur kanë mbetur më pak se 1 vit nga skadimi i afatit të moratoriumit të gjuetisë qeveria ka gati draft-ligjin për kufizimin e këtij aktiviteti. Parashikohet që gjuetia të lejohet vetëm në zonat e miratuara me ligj, që do të jepen me qira. Gjuetarët do të kalojnë një test për të marrë lejen 5 vjeçare për të ushtruar këtë aktivitet
4 Dhjetor 2024, 16:53 -
Punë të kufizuar në privat, opozita kundër aktit normativ për mjekët: Nuk zgjidh hallet! PS: Emergjent pas rastit të Onkologjikut
Ndryshimet e bëra në ligjin për ‘Urdhrin e Mjekut’ që kufizojnë orët e punës që një mjek mund të bëjë në privat, janë kundërshtuar nga opozita, e cila i konsideron ‘zallamahi’ që nuk zgjidh asgjë. Me ndryshimet e bëra pas skandalit në Onkologjik, mjekëve nuk u lejohet të punojnë në spitalet private më shumë se 12 orë në javë.
6 Shtator 2024, 17:58 -
Shqipëria s'mund të pranojë rikthimin e anijeve me 816 ton mbetje toksike pa prova!' Ministria e Infrastrukturës dhe e Mjedisit dalin me deklaratë të përbashkët
Ministria e Infrastukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Turizmit e Mjedisit kanë dalë me një deklaratë për median në lidhje me skandalin me 816 ton të dyshuara mbetje toksike të cilat kanë dalë nga porti i Durrësit me destinacion Tajlandën por dhe ngarkesën me 115 kontejnerë drejt Kinës.
24 Gusht 2024, 18:12 -
Propozimi i Konfindustrisë: Të ndahet Ministria e Mjedisit dhe Turizmit në 2 portofole, po dëmtohet sezoni turistik
Problematikat e shkaktuara gjatë këtij sezoni sjellin edhe reagimin publik të shoqatës së biznesit, që shpreh shqetësimin se po dëmtohen investimet në turizëm dhe mjedis
6 Gusht 2024, 10:50 -
Ndotja e ajrit dhe mjedisit, drafti i ri rrit gjobat me 30%! Të gjitha masat që parashikohen për bizneset
Gjobat për bizneset që ndotin mjedisin dhe ajrin do të rriten me 30%. Ministria e Turizmit ka hedhur në konsultim publik dy projektligje për rritjen e gjobave me qëllim që të ulet ndotja në vend. Referuar drafteve gjobat për ndotësit do të fillojnë nga 690 mijë lekë deri në 2.6 milionë lekë në varësi të shkeljes. Ndërsa në ligjet aktuale gjoba maksimale është 2 milionë lekë.
23 Shkurt 2024, 16:25 -
Flamingot dhe pelikanët ‘pushtojnë’ Kune-Vainin në dimër! Ekspertët: Favorizohen nga klima e butë dhe ushqimi në lagunë
Flamingot në lagunën e Kune-Vain ofrojnë pamje spektakolare dhe të pazakontë për stinën e dimrit. Ato janë shpendë migrator që shtegtojnë drejt vendeve të ngrohta, por këtë vit ndryshe nga herët e tjera kanë qëndruar edhe gjatë dimrit, favorizuar nga klima e butë dhe ushqimi i bollshëm
5 Shkurt 2024, 16:35 -
Këtë vit gjoba të kripura për bizneset e qytetarët që ndosin ajrin dhe mjedisin! Rishikohen 6 ligje, në fokus mjedisi e trajtimi i mbetjeve
Të gjithë bizneset e qytetarët që ndotin mjedisin apo ajrin si edhe subjektet që shkelin lejet mjedisore ose ushtrojnë aktivitetin pa një leje, do të përballen me gjoba të kripura. Brenda vitit qeveria do të rishikojë 6 ligje për me synim ashpërsimin e gjoba, kjo edhe në kuadër të rezultateve të Këshillimit Kombëtar, që ishin pro rritjes së ndëshkimeve.
6 Janar 2024, 21:59 -
Zhurmat 'shurdhojnë' qytetet, ligji për ndotjen akustike mbeti në letër, nuk u zbatua siç duhet nga ministria e Mjedisit dhe e Shëndetësisë
Ligji për kufizimin e zhurmave ekziston që prej vitit 2007 në Shqipëri duke përcaktuar institucionet përgjegjëse për kontrollet dhe ndëshkimet e abuzuesve, megjithatë zbatimi i tij ka mbetur ne letër. Institucionet në varësi të ministrive të Mjedisit dhe Shëndetësisë kanë detyrën kryesore për matjen e zhurmave dhe gjobitjen e shkelësve deri në ndalimin e dëmit. Policia e Shtetit, ka vetëm rol ndërhyrje kur nuk zbatohen masat e vëna më herët nga institucionet tjera.
16 Nëntor 2023, 17:06 -
EKSKLUZIVE/ Ekspertja e SPAK: Inceneratori i Elbasanit kushtoi 22 mijë euro më shumë nga sa pagoi buxheti i shtetit! Punimet në përputhje me kontratën (DOKUMENTET)
Bien poshtë akuzat dhe shfryhet flluska e opozitës? Zbulohet akti i ekspertimit të ekspertes së caktuar nga SPAK për inceneratorin e Elbasanit, ku tregohet se përputhet preventivi i kontratës se bërë nga Albtek dhe Ministria e Mjedisit me situacionin përfundimtar të punimeve.
29 Nëntor 2022, 15:28 -
Projektligji/ Gjobat për ndotësit e mjedisit do të rriten me 30%, rreth 2 mln lekë për ata që i djegin vetë plehrat
Ngrihet struktura e posaçme për mbrojtjen e mjedisit! Qeveria propozon të ashpërsojë me 30% gjobat për të gjithë ata që ndotin mjedisin, transportojnë mbetje në kundërshtim me ligjin dhe që i djegin ato pa kriter. Projektligji i ri i hedhur për konsultim publik rrit edhe vlerën e gjobave për të gjithë ata që përdorin, prodhojnë dhe importojnë qese plastike njëpërdorimshme që prej 2 muajsh në vend janë të ndaluara.
29 Korrik 2022, 16:07 -
Vëzhgimi i Report Tv/ Shitësit s’i 'tremb' gjoba, shesin me qese njëpërdorimshe
Edhe pse këtë fillim korriku hyri në fuqi gjobitja e subjekteve që vazhdojnë të përdorin qese plastikë më të holla se 70 mikron, të shumta janë ato biznese që vazhdojnë të shesin me qese njëpërdorimshme. Nga një vëzhgim i Report Tv rezulton se shumica e zbatojnë ligjin, por thonë se njerëzit ngurrojnë t’i paguajnë qeset shumëpërdorimshe
1 Korrik 2022, 18:04 -
Ndalimi i qeseve plastike njëpërdorimshe, nga 1 korriku nisin gjobat për bizneset! Rama: Mbrojmë Shqipërinë dhe fëmijët
Prej 1 korrikut do të nisin gjobat për të gjitha bizneset që nuk respektojnë ligjin dhe përdorin qeset plastike njëpërdorimshme. Kryeministri Edi Rama shkruan se duhet të zëvendësojmë qeset e dëmshme me ato prej letre, pasi duhet të mbrojmë shëndetin e fëmijëve dhe mjedisin.
26 Qershor 2022, 12:30 -
Kërkohet sot arrestimi, roli i Alqi Bllakos në dosjen e inceneratorit të Fierit! Falsifikoi dokumente dhe përfitoi 15 mln lekë! I sekuestrohet shtëpia e babait 144 mijë euro
Emri i Alqi Bllakos është më i rëndësishmi pas atij të Leftër Kokës në dosjen e madhe të SPAK për abuzimet me inceneratorët në Elbasan dhe në Fier. Në Kuvend ka mbërritur sot kërkesa nga akuza për autorizim për arrestim pasi mbi të rëndojnë akuza si ajo për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
29 Mars 2022, 14:06 -
Festat i kaloi në qeli, Lefter Koka lihet sërish në burg nga Apeli i GJKKO! Kërkoi lirinë pas arrestimit për përfitim të 3.7 mln eurove nga Inceneratori i Elbasanit
Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka do të qëndrojë sërish në burg. Ai ka dalë sot para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme të Apelit pasi kërkoi lirinë dhe pretendoi për masë më të butë sigurie pasi është një person që nuk ka rrezikshmëri shoqërore, dhe as mund të prishë ndonjë provë.
2 Janar 2022, 11:08 - Sociale
-
Kronikë
Hapet sezoni turistik në Berat, Klosi: Më 15 qershor të përfundojë pastrimi i rrugëve! Prioritet siguria e jetës dhe shtimi i vizitorëve
Ministri i turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi nga Berati foli për masat dhe përgatitjen e objektivave për fillimin e sezonit të turizmit 2021. Prioritet sipas ministrit, do të jetë shtimi i vëmendjes për përmirësimin e infrastrukturës dhe shtimi i vizitorëve dhe ofertave turistike.
27 Maj 2021, 17:45 -
Fabrika e çimentos në Krujë makth, banorët: 'Titan'-i punon në errësirë pa filtra (VIDEO)
Prej vitesh retë e zeza të tymit që dalin nga oxhaqet e fabrikave të çimentos mbulojnë natë e ditë qytetin e Krujës dhe rrethinat duke u kthyer në makth për banorët. Por një nga ndotësit më të mëdhenj sipas banorëve është fabrika gjigante me emrin e frikshëm TITAN e cila është inauguruar në vitin 2010.
23 Qershor 2019, 14:52