-
Ambasadorja e SHBA-së: Të vazhdohet lufta kundër krimit të organizuar në Shqipëri
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim mori pjesë në një ceremoni të ndarjes së medaljave për dy pjesëtarë të ambasadës bashkë me ministrin Sandër Lleshaj dhe Drejtorin e Përgjithshëm të policisë, Ardi Veliu.
28 Qershor 2020, 11:39 -
Ambasadorja e SHBA-së vizitë tek Autoriteti i Dosjeve: Varrosja e të vërtetave i kthen në fantazma që ndjekin ndërgjegjen e dikujt!
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, vizitoi sot Autoritetin për Informimin për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Me anë të një postimi në Twitter, Kim tha se varrosja e të vërtetave në errësirë i kthen ato në fantazma që ndjekin ndërgjegjen e dikujt.
26 Qershor 2020, 19:13 -
Mesazhi i Yuri Kim/ Ja si KLGJ mban peng Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë! Urdhri i Kuvendit: Shpall menjëherë të gjitha vakancat
KLGJ shpalli vetëm 6 vende vakante nga 16 në Gjykatën e Lartë duke humbur kohë, plotësimi i Gjykatës së Lartë kusht për zgjedhjen e 3 anëtarëve në Kushtetuese. Kuvendi hedh poshtë justifikimet e KLGJ dhe e urdhëron përmes një rezolute të nisë menjëherë procedurat për plotësimin e 10 vakancave të fundit
26 Qershor 2020, 16:07 -
Deklarata e fortë për reformën në drejtësi, Xhafaj del në krah të Yuri Kim
Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka shpërndarë në twitter mesazhin e ambasadores amerikane e cila kërkonte prej klasës politike shqiptare që të çojë përpara reformën në drejtësi e cila ndodhet në fazë kritike pasi po sulmohet nga ata që nuk e duan dhe kanë frikë nga drejtësia e re.
25 Qershor 2020, 19:08 -
Ambasadorja e SHBA: Reforma në Drejtësi ka bërë përparim por ndodhet nën sulm! 'Venecia'? Mos shpallni fitore, ngrini Kushtetuesen
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka komentuar për herë të parë opinionin e Komisionit të Venecias për debatin për emërimet në Gjykatën Kushtetuese duke fshikulluar të gjitha palët, përfshirë edhe Presidentin që e shpalli si fitore. "Ambasada e SHBA është në një mendje me Komisionin e Venecias. Nuk është rasti për akuza apo valle fitoreje", thotë Kim, që shton më tej se "asnjë institucion nuk ishte tërësisht fajtor dhe asnjë nuk e kishte tërësisht drejt apo tërësisht gabim".
25 Qershor 2020, 18:01 -
SHBA-ja grant 800 mijë $ për kalatë e dëmtuara nga tërmeti, Kim: Kënaqësi të jem pjesë e ringritjes (FOTO)
Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim nënshkroi një grant prej pothuajse 800 mijë dollarë të Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore, për restaurimin e fortifikimeve në Krujë, Durrës, dhe Prezë, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.
23 Qershor 2020, 18:44 -
Ekskluzive/ Marrëveshja për 'Zgjedhoren' në fije të perit, Basha i shkon në shtëpi Yuri Kim
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvillura një takim rreth 60 minuta në rezidencën amerikane me ambasadoren Yuri Kim. Në fokus të takimit mendohet të ketë qenë reforma zgjedhore, që vijon të mbetet peng i riformatimit të KQZ.
19 Qershor 2020, 17:38 -
Yuri Kim me shoqërinë civile: Zëri juaj forcon demokracinë, faleminderit që sfidoni pikëpamjet e mia
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim është takuar sot me përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutuar mbi çështjet kryesore të vendit. Pas takimit Yuri Kim thekson rëndësinë e zërit të shoqërisë civile si të rëndësishëm në demokracinë e një vendit.
18 Qershor 2020, 18:28 -
Ambasadorja Yuri Kim takohet me Rudina Hajdarin: E respektoj luftën e saj parimore për më shumë
Në një kohë që opozita parlamentare ka kërkuar dorëheqjen e deputetes Rudina Hajdari si bashkëkryetarë e Komisionit të Reformës Zgjedhore, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim është takuar sot me të dhe e ka përgëzuar për angazhimin në Reformën Zgjedhore. Ndërsa deputetja Rudina Hajdari, pas takimi me diplomaten amerikane, ka falenderuar ambasadoren për mbështetjen që i jep në luftën për forcimin e demokracisë.
14 Qershor 2020, 19:19 -
PD letër SHBA-BE: Kryebashkiakun e PS-së Agron Malaj e kap dekriminalizimi, KQZ-ja ta shkarkojë
Partia Demokratike i kërkon KQZ mbledhje të menjëhershme për shkarkimin e kryebashkiakut të Matit Agron Malaj. Demokratët përmes letrës së dërguar, vënë në dijeni edhe ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca për rezultatet e Prokurorisë së Përgjithshme. PD thotë se sipas ligjit për dekriminalizimin Malaj është në kushtet e ndalimi për të kandiduar dhe mbajtur një funksion publik.
12 Qershor 2020, 11:22 -
Musai në Report Tv: Rama do futet në histori, ka bërë revolucion, e votoj 'Zgjedhoren' nëse na premton se kushtet plotësohen në fazën e dytë
Pak minuta para se të takojnë Edi Ramën, kryetari i njërit prej tre grupeve të opozitës në parlament, Nimet Musai paralajmëroi tërheqjen me një premtim. Musai u shpreh se nëse do të marrë fjalën e kryeministrit Edi Rama sonte në orën 19:00 se listat e hapura, depolitizimi dhe vota e emigrantëve do të realizohen në fazën e dytë do të votojë reformën zgjedhore në Kuvendin e Shqipërisë.
10 Qershor 2020, 18:14 -
Kaso zbulon prapaskenat e takimit për 'Zgjedhoren': Si u arrit në një marrëveshje dhe garancia që kërkonte Basha
Sekretari për çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka zbuluar prapaskenat e takimit të tryezës së Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore në ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve dhe se si u arrit që të gjendej dakordësia mes palëve.
8 Qershor 2020, 22:30 -
Marrëveshja për 'Zgjedhoren'/ Gjoni: Anti- shqiptare, vota ime kundër! Opozita e re do presë penalltinë e Lulit e topin do ia gjuajmë në fytyrë Ramës e Bashës
Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, deputeti i opozitës së re Ralf Gjoni e cilëson si thellësisht anti-kombëtare dhe e thotë qartë që nuk do të japë votën e tij në Kuvend. Ai e quan një marrëveshje turpi, për të cilën shprehet se i vjen në ndihmë vetëm Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, por kurrsesi jo shqiptarëve, e aq më tepër për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
7 Qershor 2020, 10:59 -
Bindi PS-PD, por jo 3 kryetarët e grupeve të opozitës parlamentare! Murrizi flet pas takimit me ambasadoren e SHBA: I thamë, s'e votojmë Zgjedhoren, kemi 3 kushte
Në takimin që zgjati 90 minuta paraditen e sotme ishin tre kryetarët e grupeve parlamentare, Myslim Murrizi i grupit Demokrat, Nimet Musai i grupit të Pavarur, Edmond Stojku i grupit “Demokraci dhe Drejtësi”, por edhe Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni. Murrizi: 39 deputetët e opozitës në Kuvend nuk do ta votojnë reformën zgjedhore pa u plotësuar kushtet
6 Qershor 2020, 09:02