-
'Të rënët e Luftës II Botërore pa dallim kombësie, feje, krahine, ideje'! Rama: Unë dhe qeveria nuk kemi interes të ndërhyjmë në punët e historianëve
Në aktivitetin e organizuar në COD, në kryeministri, mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama i cili përshëndeti aktivitetin, duke kujtuar se fakte të tilla dhe kërkimet historike i japin historisë një përmasë përtej atyre fakteve që kemi trashëguar nga një tjetër regjim. Rama shprehu bindjen se historianët e angazhuar në studimin e Luftës së Dytë Botërore, do nxjerrin një produkt relativisht objektiv, të distancuar nga emocionet dhe prirjet individuale.
29 Nëntor 2024, 14:02 -
Tiranë/ Nis puna për ndërtimin e Kampusit të Kolegjit të Europës, do përbëhet nga 4 godina! Studentët do kenë akses në biblioteka, muze dhe ambiente sportive
Kryeministri Edi Rama ishte prezent në kantier, për të ndjekur nga afër nisjen e punimeve së bashku me drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Rektoren e Kolegjit të Europës me qendër në Bryzh, Federica Mogherini.
29 Nëntor 2024, 12:34 -
Berisha doli ditën e Pavarësisë dhe mbron faljen e kufijve në favor të Greqisë: Ishte marrëveshje e mirë
Berisha doli ditën e Pavarësisë dhe deklaroi se marrëveshja e re për ujërat territoriale është shumë më e pafavorshme për Shqipërinë krahasuar me atë të nënshkruar nga qeveria e Partisë Demokratike, të cilën Gjykata Kushtetuese e rrëzoi. Ai theksoi se Shqipëria humbi për shkak të qëndrimit të pasigurt dhe të pavendosur të qeverisë aktuale, ndërsa Greqia përfitoi nga e drejta ndërkombëtare për të zgjeruar ujërat e saj në 12 milje.
29 Nëntor 2024, 12:01 -
'Sakrifica e tyre është amaneti ynë', presidenti Begaj uron për 80-vjetorin e Çlirimit: Shqipëria u reshtua në anën e duhur të historisë
President Barjam Begaj ka uruar me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë prej pushtuesit nazi-fashist.Begaj shkruan në rrjete sociale se vendi doli triumfues kundër pushtuesit dhe u rreshtua në anën e duhur të his
29 Nëntor 2024, 10:55 -
80-vjetori i Çlirimit, Meta uron nga burgu: Të rinjtë dhe të rejat sakrifikuan gjithçka për Shqipërinë! Sot jemi të rrezikuar nga tradhtarët e Atdheut
Kreu i PL-së Ilir Meta nga qelia e burgut 313 në Tiranë, ka uruar me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesi nazifashist. Meta shkruan se të rinjtë dhe të rejat në atë kohë janë një shembull pasi sakrifikuan çdo gjë dhe dolën në mbrojtje të atdheut.M&eum
29 Nëntor 2024, 10:38 -
80-vjetori i Çlirimit/ PL te Varrezat e Dëshmorëve, Tedi Blushi: U penguam në hyrje nga Garda me urdhër të Ramës
Sot në ditën e 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi nazi-fashist, Partia e Lirisë shkoi për të bërë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve. Por para se të futeshin për të bërë homazhe përfaqësuesit e PL-së u ndaluan për një moment nga
29 Nëntor 2024, 10:24 -
29 Nëntori/ Krerët e shtetit homazhe në Varrezat e Dëshmorëve! Ambasada e SHBA-së: Koha për të nderuar sakrificat që i dhanë formë historisë!
Në 80-vjetorin e Çlirimit të vendit Kryeministri Rama, Presidenti Begaj, Spiropali si dhe Veliaj zhvilluan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve dhe vendosën kurora me lule në memorialin “Nëna Shqipëri”. Në urimin e tij, kreu i shtetit tha se 80 vite më parë vendi ynë u rreshtua në anën e duhur të historisë
29 Nëntor 2024, 08:13 -
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
Juristi Kreshnik Spahiu, në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, u shpreh se Sali Berisha u lirua nga masa e arrestit në shtëpi nga gjyqtarja, pasi kjo e fundit është shantazhuar për 10 muaj.‘Nëse kjo çështje nuk do të ishte për ish-kryeministrin dhe do të kishte një ndryshim mase ne s’
28 Nëntor 2024, 22:06 -
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
Juristi Kreshnik Spahiu, në emisionin ‘Frontline’ mbrëmjen e sotme teksa foli për 28 nëntorin, ai u shpreh se është shprehur se kryeministri Edi Rama dhe Albin Kurti duhet që të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor 2024, 21:19 -
Festa e Pavarësisë/ Shkrihen 'akujt', Rama dhe Kurti qëndrojnë krah për krah në Vlorë dhe të qeshur (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka ndarë edhe një video në rrjetin social Facebook, ku shihen momente të veçanta nga festimet sot në Vlorë, ku mes tyre shfaqet dhe homologu Albin Kurti. Dhe pamjet tregojnë të kundërtën e asaj çfarë është aluduar prej kohësh. Rama dhe Kurti shihen duke qeshur në një nga kafet e Vlorës, ndërkohë që edhe gjatë nderimeve shtetërore qëndrojnë afër njëri-tjetrit
28 Nëntor 2024, 19:59 -
Endri Tafani: Takimi i Berishës me 'të rinjtë', PD duhet të ndërrojë urgjentisht marketingun politik!
Shikoni pamjet. Eventi quhet takim me të rinjtë ndërkohë që mosha mesatare e pjesëmarrësve është e barabartë me atë të Ismail Qemalit. Akoma më mjerane është kjo pamje kur shikon qe në rrugët e Tiranës, Vlorës por dhe në qytetet e tjera ka atmosferë festive me parakalime nga mbi 300 grupe shqiptarësh nga e gjithë bota, dhe ti si PD je veçmas, në një sallë të vogël të mbyllur me 40 pleq.
28 Nëntor 2024, 18:22 -
Akuzat e Bardhit në 2021: Suel Çela në shërbim të Berishës e Nokës, u mblodhi firma për Kuvendin e PD! Si përdori në të njëjtën periudhë Artan Hoxha foton e Ramës me Çapjan për ta sulmuar (VIDEO)
Gazment Bardhi, sot krah Sali Berishës, dikur e akuzonte këtë të fundit për bashkëpunim me Suel Çelën në mbledhjen e firmave për Kuvendin e PD. Sips Bardhit gjithçka bëhej me dijeni edhe të Flamur Nokës. Rreth së njëjtës periudhë, Çela urdhëroi përmes gazetarit Artan Hoxha publikimin e një fotoje të Ramës me Ardian Çapjan, duke nxitur sulme ndaj kryeministrit.
28 Nëntor 2024, 17:02 -
Vlorë/ Rama inspekton punimet në Qendrën Multifunksionale dhe Aeroportin e ri: Ambicie të mikpresim ajkën e inovacionit! Punë ditë-natë, natë-ditë
Pas ceremonisë së ngritjes së Flamurit në Vlorë, Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në kantierin e Qendrës Multifunksionale për Zhvillim Rajonal së bashku kreybashkiakun Ermal Dredha, deputeti Bledi Çuçi si dhe drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli. Më vonë Rama pa nga afër dhe ecurinë e punimeve në Aeroportin e Vlorës.
28 Nëntor 2024, 14:22 -
Evi Kokalari reagon për lirimin e Berishës: Mos u gëzoni kot, s’ka lidhje administrata e Trump! Më intereson investigimi i kullës së malit, për atë më bënë kurban!
Aktivistja reagon me një postim në Facebook, ku thekson se lirimi i kreut të PD nga arresti shtëpiak nuk ka lidhje me “non gratën”. Kokalari shprehet se tani që Grenell nuk u bë Sekretar, planet u janë bërë lëmsh Ramës dhe Berishës. E quan vendim të “Gjykatës së Ramës”, për fitoren e “këtij të fundit në zgjedhjet e 2025”
27 Nëntor 2024, 19:28 -
Ministri Mazniku në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion: Pjesa më e madhe e pronave të paregjistruara në emër të bashkive, duhet të lehtësohet procesi
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku në fjalën e mbajtur në komisionin e Posaçëm të Antikorrupsionit, ngriti shqetësimin se pjesa më e madhe e pronave janë të paregjistruara në emër t&eum
27 Nëntor 2024, 16:47 -
Misioni diplomatik në Bruksel hap dyert për shqiptarët, Rama: Bëhu pjesë e 'Team Albania', kontribuo në anëtarësimin e vendit në BE
Misioni diplomatik i Shqipërisë në Bruksel ka hapur dyert për shqiptarët që duan të bëhen pjesë e ‘Team Albania’. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale.
27 Nëntor 2024, 16:35 -
'Me teknologjinë bëjmë hapin e fundit në BE', Rama: Më parë në gjyqet e pronave palosej dhe shpalosej harta në seancë dhe vendimi nuk merrej pasi prona ishte në vrimë
Kryeministri Rama ishte pjesë e tryezës së Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion ku theksoi se ky komision do të jetë një mjet suksesi për anëtarësimin në Bashkimin Europian.Rama tregoi edhe avna
27 Nëntor 2024, 13:40 -
'Me Inteligjencë Artificiale transferojmë në kohë të shkurtër legjislacionin e BE-së', Rama: Kroacisë iu deshën 7 vjet, angazhuan përkthyes të shumtë
Kryeministri Rama ishte i pranishëm sot tek tryeza e organizuar nga Komisioni i Posaçëm i Antikorrupsionit. Rama theksoi se ky Komision do jetë një mjet suksesi për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Nga ana tjetër vuri në dukje dhe rolin e teknologjisë në këtë proces, me anë të Inteligjencës Artificiale e cil
27 Nëntor 2024, 13:35 -
Rama në tryezën e organizuar nga 'Antikorrupsioni': Ky Komision do nxjerr maksimumin e mendimit intelektual! Do zbatojmë detyrat për të kapur standardet e BE-së
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në tryezën e organizuar nga Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion ku e çmoi këtë komision si një sukses të jashtëzakonshëm për anëtarësimin në BE.'Përfshirja e kaq mase të shoqërisë, p&eum
27 Nëntor 2024, 13:31 -
Rama në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion: U bë target gjithfarëlloj akuzash, por do jetë mjet i pazëvendësueshëm pë anëtarësimin në BE
Kryeministri Rama iu bashkua sot tryezës së Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion ku sqaroi se ky komision do jetë i përhershëm në Kuvend dhe pikë referimi për të gjithë institucionet. Rama më tej vuri në pah edhe akuzat që i janë bërë që në fillim këtij komision
27 Nëntor 2024, 13:26 -
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm sot në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për çështjet dhe sfidat e lidhura me Pronën, në kuadrin e negociatave të anëtarësimit në BE.
27 Nëntor 2024, 13:11 -
Siguria në shkolla/Rama njofton planin e masave: Kamera në shkolla dhe kontroll dixhital për çdo mjet metalik në çanta! Konsultime për mbylljen e TikTok dhe SnapChat
Ashtu siç paralajmëroi disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama ka nisur konsultimet me prindërit për mbylljen ose filtrimin e dy platformave më të përdorura nga të fëmijët dhe adoleshentët, SnapChat dhe Tik Tok
26 Nëntor 2024, 13:59 -
'Mos dëgjoni Sudet dhe Rrapushët', Rama në Bulqizë: Rruga është drejt BE-së në 2030! Do i lëmë një horizont atyre që do marrin stafetën
Kryeministri Edi Rama etiketoi edhe një herë partitë e opozitës si 'Sude dhe Rrapush', firmat pirmidale të 1997.Me banorët në Bulqizë teksa po prezantonte projektin transformues të një zone ushtarake me shërbime të ndryshme hotelerie dhe argëtimi, Rama i thotë banorëve të mos d&
26 Nëntor 2024, 11:36 -
'Narrativë perverse dhe diabolike', Rama: Ne nuk kemi investuar në veri? Rruga e Arbrit nuk është në jug! Nga Shkodra në Velipojë e premtonin dhe harronin kur merrnin votat
Kryeministri Rama e quajti narrativë perverse dhe diabolike narrativën e PD-së se qeveria e tij nuk ka investuar dhe ka lënë në harresë veriun. Rama renditi disa akse kombëtare dhe disa rrugë që janë ndërtuar nga qeveria e tij pas vitit 2013. 'E paimagjinueshme që narrativa perverse diaboli
26 Nëntor 2024, 11:30 -
Bulqizë/ Rama prezanton projektin transformues të zonës ushtarake: Dibra do kthehet në periferinë e gjelbër të kryeqytetit! Rruga e Arbrit drejt përfundimit, Tuneli i Murrizit pati marrje mësysh
Kjo zonë ushatarake në Bulqizë pritet të kthehet në një park tematik që sipas Ramës do i shërbejë udhëtarëve, turistëve por edhe banorëve të zonës apo atyre që jetojnë në kryeqytet për të ardhur 30-35 minuta larg në Bulqizë për të kaluar fundjavën. Parku Tematik Retro i mbiquajtur 'Divizioni' do jetë një model turizmi e cila do transformojë këtë zonë dikur ushtarake, por tashmë të degraduar, në një destinacion të ri turistik.
26 Nëntor 2024, 11:20 -
Operacioni i SPAK në Elbasan, Ngjela në Report Tv: SPAK në veprim, kriminaliteti i rritur te moshat e vogla! Berisha me regjim burgu, s’ka njerëz për të bërë revolucion
Me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO, u ndërmor sot një operacion blic në Elbasan për ekzkutimin e 19 urdhërarresteve dhe dy masa sigurie, ku në pranga ranë ish-gjyqtar, avokat. Lidhur me këtë operacion avokati Spartak Ngjela u shpreh se SPAK është duke vepruar.
25 Nëntor 2024, 19:12 -
Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë
Kreu i qeverisë, Edi Rama, shprehet se ky investim do ta kthejë këtë zonë në një hapësirë rekreative në shërbim të qytetarëve, me gjelbërim të shtuar, zonë për këmbësorët, pistë biçikletash, terrene sportive dhe zonë të dedikuar për fëmijë
25 Nëntor 2024, 16:13 -
Trafikanti që mbështet Berishën: Nuk më lejuan të futesha në sallën ku Rama mbajti takimin! Isha i maskuar po më njohën
Enkeleid Homi, një personazh i dënuar për trafik qeniesh njerëzore në Britani, është ankuar në televizionin e familjes Berisha, se nuk e kanë lejuar të futej në sallën ku u mbajt takimi i Ramës me emigrantët shqiptarë në Londër
25 Nëntor 2024, 13:05 -
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
Ish-kryeministri Sali Berisha, në arrest shtëpie prej një viti për aferën në dosjen “Partizani”, ka sulmuar nga ballkoni i banesës në fjalimin e mbrëmjes së sotme kryeministrin Edi Rama, për atë që e quajti “dhuna barbare” ndaj emigrantëve shqiptarë që protestuan në Londër. Thotë se po përdor dhe vrasjen e 14-vjeçarit për të mbyllur TikTok-un
24 Nëntor 2024, 20:35 -
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
“Turp e faqja e zezë për Edi Ramën e Sali Berishën”, e cilësoi Lulzim Basha, duke sulmuar lidershipin e të dy partive më të mëdha, mazhorancës dhe opozitës, me një postim sot në rrjetin social Facebook
24 Nëntor 2024, 18:23 -
Spahiu: Protesta e PD me autobusë nga fshatrat dhe sufllaqe me vete nuk mirëpritet në Tiranë nga qytetarët! Berisha i refuzuar nga militantët
Opozita dhe kreu i PD, Sali Berisha, që ndodhet nën arrest shtëpiak prej një viti për aferën në dosjen “Partizani”, ka thirrur protestë kombëtare në Tiranë më 26 Nëntor (të martën).Kreshnik Spahiu tha ndër të tjera në Report TV, në Studio Live, se tash
24 Nëntor 2024, 18:09 -
Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm
Juristi Kreshnik Spahiu foli në Report TV edhe për intervistën e kreut të SPAK, Altin Dumani dhe përshtypjeve që ajo i la.Ai e vlerësoi si pozitive dhe punën e institucionit si të suksesshëm, madje si një moment kulminant pjesën kur Dumani u shpreh se “hetojnë me prova dhe jo me grafikë”, pavar&a
24 Nëntor 2024, 17:39 -
Kreshnik Spahiu në Report TV: “Paketa e maleve” pozitive, por jo të gjithë emigrantët mund bëjnë bujtina apo hotele! Duhen oferta për kthimin e profesionistëve
Edi Rama premtoi “Paketën e maleve” për emigrantët e Britanisë që kthehen për të investuar në Shqipëri, duke u hequr taksat për 10 vite. Juristi Kreshnik Spahiu e sheh pak me skepticizëm për shkak se mungon oferta konkrete për zgjidhjen e problemit më madhor, ikjen e ‘trurit&am
24 Nëntor 2024, 17:07 -
Spahiu: Antimitingu me 100 veta shumë i vogël, prisja më shumë emigrantë kundër...
Kreshnik Spahiu kritikoi një pjesë të fjalimit të kryeministrit Edi Rama për faktin se foli për kundërshtarët e tij politikë, kur kishte shkuar atje për Diasporën që është e të gjithë Shqipërisë dhe jo vetëm e një krahu të caktuar.Ai tha se kreu i qeveri
24 Nëntor 2024, 16:45 -
Spahiu: Ja 3 shkaqet pse pjesëmarrja e emigrantëve do jetë deri në 70 mijë votues! Nuk janë pak, përkthehen në 7 mandate deputeti
Kreshnik Spahiu deklaroi se vetëm 6-7% e emigrantëve shqiptarë mendonte se do merrnin pjesë zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri. E përkthyer në numra ishte 50-70 mijë persona votues, që gjithsesi ai nuk e quajti numër të vogël, por të konsiderueshëm.Sepse sipas Spahiut këto kthehen në t&e
24 Nëntor 2024, 16:21 -
Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje
Juristi Kreshnik Spahiu foli në Report TV edhe në lidhje me propozimin e kryeministrit Edi Rama për ligjin e regjistrimit të shqiptarëve.Pra për të gjithë ata emigrantë që kur kanë shkuar në ishullin britanik janë regjistruar si kosovarë dhe kanë vështirësi dokumentacionesh apo bashkimi fa
24 Nëntor 2024, 16:01 -
Takimi i Ramës në Londër/ Parashikimi i Spahiut për diasporën në Report TV: Maksimumi 6-7% e emigrantëve do votojnë në zgjedhjet e 2025!
Juristi ndan mendimet e tij dhe analizën për fjalimin e kryeministrit Edi Rama sot me Diasporën shqiptare në Britaninë e Madhe. Në Report TV, Spahiu u shpreh se mendonte që nuk do merrnin pjesë më shumë se 50-70 mijë emigrantë në votime, për shkak të vështirësive logjistike dhe infrastruktore. Çfarë mendon për ligjin e propozuar nga Rama për emigrantët e regjistruar si kosovarë
24 Nëntor 2024, 15:52