-
Banka Botërore jep shifra të zymta për ekonominë e Shqipërisë, rënie prej -8.4% në vitin 2020
Banka Botërore rishikon rënien ekonomike të vendit tone dhe thekson se ajo do të jetë në nivelin 8.4% dhe jo 5% sa ishte parashikuar më herët. Sipas bankës botërore 41% e familjeve shqiptare do të shpenzojnë vetëm 5.5 dollarë në ditë për person. Shkak për rënien ekonomike është pandemia Covid-19.
7 Tetor 2020, 11:21 -
Punonjësit informal mbrojtën pronarët, nuk denoncuan që punonin pa sigurime, humbën pagat e luftës
Edhe të padeklaruar edhe humbësit më të mëdhenj. Kjo është situata aktuale me të punësuarit në të zezë. Burime nga Tatimet pohojnë se asnjë punonjës nuk denoncoi biznesin në mënyrë që të merrnin pagat e luftës. Ata zgjodhën të mbronin pronarët dhe humbën paratë.
9 Shtator 2020, 17:10 -
Rënia e të ardhurave në vend nga pandemia, Banka Botërore: Më e lartë se 11%
Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit sipas Bankës Botërore do të ulet me 11% këtë vit si pasojë e pandemisë. Në vlerësimin e fundit institucioni ndërkombëtar pret që varfëria të rritet deri në 5% dhe të ulen të ardhurat për frymë. Nga ana tjetër banka thotë se duhet rritur menaxhimi i financave publike.
26 Gusht 2020, 17:23 -
Qeveria kërkon kredi 80 mln $ nga BB! Ministria: Do të përdoret për përmirësimin e financave dhe monitorimin e PPP-ve
Qeveria kërkon përsëri borxh nga institucionet e huaja financiare. Ministria e Financave kërkon kredi prej 80 milionë dollarësh nga Banka Botërore me synim përmirësimin e financave publike si dhe forcimin e transparencës. Po ashtu do të forcohet edhe monitorimi nga Partneriteteve Publike e Private.
25 Gusht 2020, 14:57 -
Projekti për Covid-19 i BB: 32 ambulanca, 300 punonjës vullnetarë shtesë dhe trajnim për specialistë në laboratorë
Banka Botërore ka zbardhur dokumentin e miratuar nga Bordi që mbështet Shqipërinë me 15 milionë euro, për të përballuar situatën e krijuar nga COVID-19. Referuar dokumentit, thuhet se numri i pacientëve që kërkojnë kujdes mjekësor për COVID-19, në një moment, mund të tejkalojë kapacitetin aktual të sistemit shëndetësor shqiptar.
12 Gusht 2020, 08:27 -
Banka Botërore 15 milionë euro për Shqipërinë për të përballuar pandeminë! Mbështet testimin masiv të popullatës
15 milionë euro është financimi që do të jap Banka Botërore për Shqipërinë pas kërkesës së qeverisë. Ky financim i miratuar pak orë më parë do të përdoret për të ndihmuar parandalimin, zbulimin dhe veprimin ndaj pandemisë së COVID-19 dhe ky fond pritet të përdoret edhe për fuqizimin e sistemit shëndetësor, për të ruajtur shëndetin publik.
31 Korrik 2020, 10:18 -
Banka Botërore: Plani 'Shqipëria 2030' qasje e mirë për rigjallërimin e ekonomisë shqiptare
E pyetur lidhur me paketat financiare të qeverisë në zbutjen e situatës së krijuar nga COVID-19, Salim tha se “Qeveria shqiptare e kuptoi këtë që në fillim të krizës dhe miratoi e zbatoi menjëherë paketat e politikave ekonomike. Këto masa kanë ndihmuar në amortizimin e disa humbjeve të sektorit privat, përmirësimin e likuiditetit të bizneseve dhe mbështetjen e familjeve të prekura”.
12 Qershor 2020, 09:44 -
Dimri mund të rikthejë fuqishëm pandeminë, shkak ndotja që krijohet! BB: Korça ndër qytetet më të ndotura, Tirana më e pastra në Ballkan
Pak ditë më parë Banka Botërore publikoi dokumente studimore për shëndetësinë, varfërinë, arsimin, punën, mbrojtjen sociale dhe cilësinë e ajrit në Ballkanin Perëndimor, ku një nga çështjet shqetësuese të ngritura është edhe ndotja e ajrit.
4 Qershor 2020, 19:32 -
Raporti i BB-së, Ahmetaj: Fotografim i dëmeve momentale! Pagën e luftës e kanë marrë 64 mijë e 919 punonjës
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj i ngarkuar me përgjegjësinë për menaxhimin e situatës së COVID-19, tha se raporti i publikuar nga Banka Botërore për varfërinë nuk është përfundimtar, por është një fotografim i dëmeve momentale nëse nuk merren masat. Sipas tij ata që e trajtojnë ndryshe këtë raport duan të dezinformojnë.
1 Qershor 2020, 17:20 -
COVID-19 do të zhysë në varfëri 400 mijë persona në Ballkan! Banka Botërore: Në Shqipëri varfëria arrin në 43.6%
Parashikimet për rënien ekonomike dhe tkurrjen e të ardhurave si pasojë e pandemisë COVID-19, sa vjen dhe bëhen më pesimiste. Në një studim të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, thuhet se më shumë se 400 mijë qytetarë rrezikojnë të zhyten në varfëri, shifër e cila mund të arrijë deri në 950,000 në rast të zgjatjes në kohë të krizës dhe klasa e mesme do të tkurret ndjeshëm.
31 Maj 2020, 17:17 -
Pasojat nga Covid 19 në ekonomi, Shqipëria ndër vendet me varësi më të lartë nga turizmi në botë
Shqipëria vlerësohet si një nga shtetet që do ta vuajë më shumë pandeminë e Covid-19 në ekonominë e saj, me një rënie që varion nga -5% sipas FMN dhe Bankës Botërore, deri në -9%, sipas BERZH. Varësia e lartë nga turizmi, është një prej arsyeve kryesore, që i bën pesimiste parashikimet e institucioneve ndërkombëtare.
25 Maj 2020, 08:02