-
E hënë e “zezë” për valutat, Euro në rënie të lirë, nënçmohet me mbi 12%! Arsyet pse ky zhvlerësim kundrejt lekut
Euro e ka nisur javën me rënien më të madhe që prej korrikut të vitit të kaluar, dhe po këmbehet me 100.7 lekë, kurse dollari ka zbritur në 94 lekë. Kjo rënie e vazhdueshme sipas Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë ka si shkak kryesor fluksin e lartë të turistëve dhe investimet e huaja
15 Prill 2024, 15:22 -
BSH: Kreditë e këqija prekin nivelin më të ulët në 16 vite! Bien në 4.6%
Kreditë me probleme në fund të muajit shkurt, zbritën në 4.6% që është niveli më i ulët që prej vitit 2008. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vlera e kredisë së keqe përllogaritet në 344 milionë euro.
9 Prill 2024, 17:08 -
Në 2 muaj, bizneset dhe qytetarët morën 516 mln euro kredi, u dha 166 mln € më shumë se vjet
Muajt e parë të 2024 kanë rritur kërkesat e qytetarëve dhe bizneseve për të marrë kredi. Në janar dhe shkurt sipas Bankës së Shqipërisë janë dhënë mbi 516 milion euro kredi nga bankat e nivelit të dytë. Por janë ulur kursimet e qytetarëve
28 Mars 2024, 21:16 -
Guvernatori i Bankës, Gent Sejko takohet me homologun kroat
Guvernatori Sejko falënderoi Guvernatorin Vujčić për vizitën dhe vlerësoi stadin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe bankave qendrore respektive, duke shprehur besimin se potenciali mbi mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe teknik midis tyre mund të zhvillohet më tej. Gjithashtu, ai theksoi se Kroacia mund të shërbejë si udhërrëfyes në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
28 Mars 2024, 17:00 -
Investimet e huaja vjet arritën afër vlerës 1.5 miliardë euro, pasuritë e paluajtshme sektori i preferuar! Më shumë u investua nga Holanda, Italia e Turqia
Viti 2023, ka regjistruar vlera rekord sa i takon investimeve të huaja. Banka e Shqipërisë raporton se vjet investimet e huaja arritën në afro 1.5 miliardë lekë, një shifër rekord dhe që është 120 milionë euro më e lartë se e vitit 2022.
25 Mars 2024, 17:39 -
Shtimi i emigrantëve po rrit fluksin e remitancave, BSH: Në vitin 2023 remitancat arritën në 929 mln euro, vlera më e lartë prej 2008-ës
Banka e Shqipërisë raporton se vjet janë regjistruar vlera rekord për remitancat, pasi emigrantët sollën në vend 929 milionë euro, vlera më e lartë që prej vitit 2008.
25 Mars 2024, 16:34 -
Shifra rekord/ Të ardhurat nga turizmi arritën në 4.1 mld euro vjet! Optimizmi rritet edhe për 2024, në janar-shkurt hynë në vend 970 mijë të huaj
Bumi turistik i vitit 2023 është shoqëruar me rritje të fortë të ardhurash nga sektori i turizmit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë vjet të huajit kanë shpenzuar në vend 4.1 miliardë euro, ose rreth 1.3 miliardë euro më shumë se në 2022. Këto fitime do të ishin edhe më të larta nëse sektori do të ishte i formalizuar, pasi vjet 4500 struktura akomoduese, ushtruan aktivitetin në paligjshmëri.
25 Mars 2024, 16:00 -
Edhe Shqipëria drejt përdorimit të kartave të kreditit, BSH: Mbështesim kompanitë Fintech, po avancojme drejt pagesave online si në gjithë BE-në
Revolucioni digjital, produktet inovatore dhe kalimi nga pagesat me cash tek ato online, ishin në fokus të aktivitetit ‘E ardhmja e Fintech’. Banka e Shqipërisë, përfaqësues të qeverisë dhe biznese, teksa diskutuan për përparimin teknologjik në vend, e vunë theksin tek pagesat elektronike dhe rëndësia e anëtarësimit të vendit në SEPA.
21 Mars 2024, 18:08 -
Inflacioni po ulet prej rënies së çmimeve në tregjet e huaja! Sejko: Situata ekonomike pozitive! Është herët për të ulur normën bazë të interesit
Banka e Shqipërisë thotë se çmimet në vend po ulen, për shkak të rënies së inflacionit në tregjet e huaja, por kostot e prodhimit në tregun vendas mbeten të larta. Guvernatori Gent Sejko veçoi se situata është pozitive si për inflacionin edhe për ekonominë, por është ende herët për të ulur normën bazë të interesit
20 Mars 2024, 18:13 -
Pagesat online/ BSH projekt-rregullore me kriteret e anëtarësimit në SEPA, ul kostot e transfertave jashtë
Banka e Shqipërisë ka hartuar projekt-rregulloren që përgatit vendin drejt anëtarësimit në Tregun Unik të Pagesave në Euro. Në të janë caktuar kushtet dhe kriteret që do të zbatohen për pagesa e transferta nga Shqipëria drejt BE. Fuqizimi i pagesave elektronike thotë Shoqata e Bankave është me rëndësi edhe për të ulur përdorimin e parave cash.
19 Mars 2024, 16:53 -
Pas 1 dekade, Shqipëria drejt një reforme të re pensionesh! BB për Report Tv: Skema sfidohet nga rënia e kontribuuesve, plakja e popullsisë e informaliteti! Ja ku duhet ndërhyrë
Numri i ulët i kontribuuesve, plakja e popullsisë, emigrimi, dhe punësimi informal janë kthyer në sfida për skemën e pensioneve. Banka Botërore apelon se kjo skemë duhet rishikuar dhe se reforma e re duhet të jetë e drejtë. Në një intervistë për Report TV, Emanuel Salinas thekson se propozimet e bankës synojnë të ulin rreziqet dhe të rrisin qëndrueshmërinë e skemës së re
19 Mars 2024, 15:37 -
Nis 'Java e Parasë', Sejko: Aktivitete për menaxhimin dhe mbrojtjen e parave! Teknologjia rrezik për mashtrimin financiar
Për të kursyer para por edhe për tu mbrojtur nga mashtrimet online, Banka e Shqipërisë, ka nisur nisur atë që quhet Java e Parasë, ose e thënë ndryshe edukimi dhe ndërgjegjësimi i popullatës për të qënë të siguritë në financat e tyre.
18 Mars 2024, 15:06 -
Italia ndihmë Shqipërisë për ngritjen e sistemit të pagesave, Sejko takon Guvernatorin e Bankës Italiane
Transferta më të shpejta dhe me kosto më të ulët, mbi këtë synim në Shqipëri do të ngrihet një sistem për pagesat elektronike. Italia do të japë asistencë teknike për të ngritur një sistem të ngjashëm me atë që përdorin vendet e BE-së.
14 Mars 2024, 15:36 -
Qeveria dhe BSH duhet të bëjnë më shumë për të frenuar skemën piramidale të mikrokreditit
Disa kompani që pretendojnë se ofrojnë produkte financiare novatore janë duke i dhënë disa shqiptarëve të paditur kredi me normë interesi mbi 100% në vit. Qeveria dhe Banka e Shqipërisë dukshëm janë duke qëndruar mënjanë duke mos kryer funksionet e veta bazë
12 Mars 2024, 14:53 -
Rriten kreditë e këqija, shkak, çmimet dhe këstet e larta! BSH: Niveli i huave me probleme në janar ishte 34,8 mld lekë
Banka e Shqipërisë raporton se është rritur niveli i kredive të këqija në janar krahasuar me dhjetorin 2023. Shkak është bërë shtrenjtimi i vazhdueshëm i ushqimeve që boshatis xhepat e qytetarëve dhe rritja e këstit mujor të kredive
11 Mars 2024, 12:04 -
‘Micro Credit’ i pezullohet licenca! Banka e Shqipërisë: Shkelje me kontratat e kredisë, s’mori masa për ndalimin e pastrimit të parasë
Banka e Shqipërisë ka pezulluar për herë të dytë licencën e institucionit financiar jo bankë ‘Micro Credit Albania’, i cili nuk do të japë dhe as nuk do të ristrukturojë kredi deri në qershor të këtij viti.
6 Mars 2024, 15:39 -
Qytetarë e biznese pesimistë, bie me 2.6% besimi në ekonomi! BSH: Rënie në të gjithë sektorët, përveç ndërtimit
Besimi në ekonomi ka rënë në shkurt me 2.6% në raport me muajin janar. Banka e Shqipërisë thotë se përveç ndërtimit, të gjithë sektorët e tjerë përfshirë edhe konsumatorët janë pesimist për të ardhmen ndikuar prej situatës ekonomike, çmimeve dhe mungesës së punonjësve.
1 Mars 2024, 19:13