-
Në janar u dha më shumë kredi, u tërhoqën 23.3 mld lekë! U rritën kursimet në lekë u ulën në valutë
Bizneset dhe qytetarët kanë tërhequr 23.3 miliardë lekë kredi në muajin e kaluar, vlera më e lartë e regjistruar prej 2016. Nga ana tjetër muajin e kaluar është rritur edhe vlera e kursimeve. Në këtë fillim viti raportohet për forcim të pozitave të lekut.
28 Shkurt 2024, 18:53 -
Programe mësimore nëpër shkolla për financat e kursimet! BSH miraton strategjinë e edukimit
Qytetarët shqiptarë kanë njohuri të ulëta financiare në raport me indeksin global. Për të rritur edukimin financiar Banka e Shqipërisë ka miratuar strategjinë 2024-2026, ku synohet që edukimi të nisë që në 9-vjeçare me orë mësimore për kursimin, të vijohet me një tekst të ri për gjimnazet mbi financat personale dhe me leksione në universitete për bankat, financat dhe ekonominë.
27 Shkurt 2024, 18:43 -
Forcimi i lekut 'faktor kyç' në uljen e inflacionit edhe për këtë vit! BSH: Rënia e valutave shkaku i tretë për uljen e eksporteve
Banka e Shqipërisë vlerëson se forcimi i lekut kundrejt valutave ka pasur kontribut të rëndësishëm në rënien e çmimeve në vend, por nga ana tjetër i konsideron si shkak kryesor për rënien e tregtisë së mallrave. Përpos pritshmërive në raport theksohet se kursi aktual i këmbimit do të vazhdojë i tillë përgjatë gjithë vitit 2024
18 Shkurt 2024, 21:02 -
Banka e Shqipërisë: Vendi mund të përballet me valë inflacioni! Shkak konfliktet rajonale dhe mungesa e punëtorëve
Vendi mund të përballet me një tjetër valë inflacioni, për shkak të konflikteve rajonale, pasigurisë në çmimin e naftës e karburantit si dhe prej mungesës së punonjësve. Ky është vlerësimi i bërë së fundmi nga Banka e Shqipërisë, e cila parashikon që inflacioni të zbresë në 3% këtë vit, dhe se në rast nevoje do rrisin normën bazë të interesit.
15 Shkurt 2024, 17:32 -
Pse u shtrenjtuan apartamentet? BSH: 1/3 e banesave u blenë nga të huajt, çmimet u rritën me 24.5% nga viti 2020
Prej vitit 2017, shtrenjtimi i apartamenteve nuk ka ndalur, thuhet në një analizë të bërë mbi këtë treg nga Banka e Shqipërisë. 1/3 e apartamenteve në Shqipëri po blihen nga të huajt e kjo sipas Bankës së Shqipërisë, ka çuar në shtrenjtimin e tyre me 24.5% nga viti 2020 deri në fund të 2023-shit.
12 Shkurt 2024, 16:22 -
Bien në 4.7% kreditë me probleme, niveli më i ulët prej 2008-ës! Banka e Shqipërisë: Në fund të 2023-shit, kredia e keqe ishte 35.2 mld lekë
Edhe pse norma bazë e interesit është rritur disa herë në vitet e fundit, duke shkaktuar shtrenjtim të kredive për qytetarët e bizneset, Banka e Shqipërisë raporton se kreditë me probleme përgjatë 2023 kanë zbritur në nivelin më të ulët historik.
9 Shkurt 2024, 14:31 -
Në vitin 2023 u rritën kursimet, por u shtua edhe kreditimi! Qytetarët ‘heqin dorë’ nga valuta, kredi e kursime në lekë
Gjatë vitit 2023 është regjistruar rritje e kredive të miratuara nga bankat, por janë shtuar gjithashtu edhe depozitat. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vitin e kaluar, si kreditë ashtu edhe depozitat janë orientuar drejt lekut, për shkak të zhvlerësimit të fortë të valutave
5 Shkurt 2024, 20:15 -
Jashtë bankave qarkulluan 393 mld lekë vitin e kaluar, rekordi i dy dekadave
Kryerja e pagesave me para në dorë në Shqipëri ka arritur në rekord historik në dy dekada, fenomen që shton informalitetin. Sipas Bankës së Shqipërisë gjatë vitit 2023 paraja jashtë bankave u rrit me 6 miliardë lekë krahasuar me vitin 2020. Qeveria kërkon masa shtesë nga banka qendre për të luftuar këtë dukuri.
5 Shkurt 2024, 15:28 -
Nisma e qeverisë për uljen e përdorimit të parave ‘cash’, Çoçoli: Ja kategoritë që do përfitojnë llogari bankare pa tarifa! Gjokutaj: I shërben ekonomisë
Lidhur me projektligjin që pritet të votohet së shpejti në Kuvend, ekspertët e ekonomisë Fatos Çoçoli dhe Eduart Gjokutaj, të ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv shpjeguan për çfarë bëhet fjalë konkretisht dhe diskutuan mbi pasojat që mund të sjellë ulja e përdorimit të parave ‘cash’.
2 Shkurt 2024, 19:47 -
Viti 2024 nis me rënien e besimit në ekonomi! Ndërtimi e turizmi, pesimizëm për aktivitetin dhe punësimin! BSH: Bizneset presin ulje çmimesh, konsumatorët pesimistë
Besimi në ekonomi është përkeqësuar në janar edhe pse bizneset presin rënie të çmimeve. Banka e Shqipërisë në vrojtimin e fundit thotë se konsumatorët, sektori i ndërtimit dhe ai i shërbimeve janë pesimistë për situatën ekonomike. Qytetarët thonë se situata financiare e tyre është përkeqësuar, ndërsa industria e tregtia, kanë pritshmëri pozitive.
1 Shkurt 2024, 15:56 -
Bankat do të shtrëngojnë kushtet në 2024-ën, më pak kredi për shtëpi dhe për bizneset! Viti 2023 u mbyll me rritje të refuzimeve për dhënie kredie
Qytetarët dhe bizneset do e kenë më të vështirë të marrin kredi përgjatë këtij viti. Bankat kanë paralajmëruar se do të jenë më të kujdesshme në dhënie kredie kryesisht për qytetarët që duan të blejnë shtëpi. Po ashtu pritet të rriten kushtet për për të dhënë hua për bizneset e mëdha.
21 Janar 2024, 15:51 -
Sejko: Inovacioni teknologjik sfidë edhe për bankat qendrore! Ekonomia e qëndrueshme, presim ulje inflacioni
Në forumin "Euromoney" të zhvilluar në Austri mes shteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore rreziku nga luhatjet e inflacionit dhe sfidat e zhvillimit teknologjik ishin në fokus të diskutimeve. Guvernatori Gent Sejko tha se teknologjia, ka sfiduar bankat qendrore dhe se duhet treguar kujdes. Sa i takon ekonomisë, Sejko tha se është pozitive, përpos kostove të rritura prej inflacionit.
18 Janar 2024, 11:32 -
Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme! FMN: Emigrimi dhe plakja e popullsisë, rrezik! Forcimi i lekut ndikoi pozitivisht
Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon një ngadalësim të lehtë të rritjes ekonomike për këtë vit, si pasojë e emigrimit të fuqisë punëtore dhe plakjes së popullsisë. Nga ana tjetër, FMN vëren se çmimet do të ulen vetëm nëse Banka e Shqipërisë rrit më tej normën bazë të interesit.
12 Janar 2024, 16:37 -
Ulen normat maksimale të interesit të kredisë konsumatore për jo-bankat
Institucionet jo-banka që japin kredi konsumatorë do të vendosin norma më të ulëta interesi për qytetarët. Në tavanet e reja të miratuara nga Banka e Shqipërisë, përcaktohet se norma maksimale për kreditë deri 200 mijë lekë do të jetë deri 100% nga rreth 119% që ishte, ndërsa interesat më të ulëta janë për kreditë e marra në euro.
11 Janar 2024, 16:28 -
Kreditë me probleme u ulën në 5.07% në nëntor 2023, Huatë me probleme ishin 36.6 mld lekë
Edhe pse norma bazë e interesit u rrit disa herë në vitet e fundit, duke shkaktuar shtrenjtim të kredive për qytetarët e bizneset, Banka e Shqipërisë raporton se kreditë me probleme përgjatë vitit 2023 kanë qenë në rënia.
10 Janar 2024, 19:23 -
Viti 2024 nis me pritshmëri pesimiste për uljen e inflacionit! BSH: Të gjithë sektorët e ekonomisë presin rritje çmimesh
Muajit e parë të këtij viti do të shoqërohen me çmime më të larta për konsumatorët. Vrojtimi i fundit i Bankës së Shqipërisë tregon se të gjitha sektorët e ekonomisë presin rritje të çmimeve të paktën për tre muajit e parë të 2024. Ndërsa nga ana tjetër në dhjetor u përmirësua besimi në ekonomi, pas që prej muajve të verës.
5 Janar 2024, 20:13