-
BSH: Qeveria nuk duhet të ulë vigjilencën ndaj inflacionit! Rishikoni skemën e pensioneve, ka kosto për buxhetin
Banka e Shqipërisë i sugjeron qeverisë të mos ulë vigjilencën ndaj inflacionit, pasi mbetet rreziku kryesor edhe për ecurinë ekonomike të vitit që vjen. Guvernatori Gent Sejko tha se buxheti i vitit 2024 është realist, por duhet të rishikohet skema e pensioneve.
10 Nëntor 2023, 14:18 -
Shtohen rreziqet për një tjetër rritje të çmimeve të ushqimeve e naftës, BSH: Rritëm normën e interesit për të mbajtur në kontroll inflacionin
Banka e Shqipërisë i druhet një tjetër vale inflacioni që mund të ndikohet nga situata në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë. Kjo mund të çojë në rritjen e çmimet të ushqimeve, ndërsa në rast se inflacioni do të jetë mbi pritshmëritë e saj, banka qendrore planifikon të rrisë sërish normën bazë të interesit.
9 Nëntor 2023, 14:28 -
BSH prezanton strategjinë për menaxhimin e rreziqeve klimatike në sektorin financiar! Banka Botërore: Investoni për të ulur ndikimin negativ
Guvernatori Gent Sejko në konferencë me përfaqësuesit e Bankës Botërore u shpreh se rreziqet që vinë nga ndryshimet klimatike janë më të prekshme për 3 sektorë kryesorë të ekonomisë.
8 Nëntor 2023, 10:38 -
Rritja e normës bazë të interesit në 3.25%, reagon Konfidustria: BSH nuk ka arsyetuar për pasojat anësore që sjell për qytetarët dhe bizneset
Konfindustria ka shprehur shqetësim pas rritjes me 0.25% të normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë. Në reagimin e bërë, Konfindustria argumenton se rritja e normës bazë të interesit duke e çuar në 3.25% do të ketë si pasojë të parë forcimin e lekut dhe dobësimi i monedhave të huaja.
7 Nëntor 2023, 09:58 -
Rritet në 3.25% norma bazë e interesit, shkak inflacioni i lartë! BSH: Po shtrenjtohet nafta, lufta në lindjen e mesme po rrit çmimin e karburantit
Banka e Shqipërisë ka rritur përsëri normën bazë të interesit për shkak të inflacionit të lartë, që nuk po ulet siç ishin pritshmëritë. Guvernatori Gent Sejko tha për mediat se inflacioni ka mbetur i qëndrueshëm, ndërkohë që tensionet e jashtme politike po shtrenjtojnë naftën.
1 Nëntor 2023, 16:16 -
Eduard Zaloshnja: Nga rënia e Euros përfitojnë disa, por humbasin shumë e shumë të tjerë…
Nga një model statistikor që kam ndërtuar me të dhënat e matricës input-output të INSTAT-it, si dhe të dhënat e Bankës së Shqipërisë, më rezulton se nga rënia e Euros poshtë kuotës 110 lekë dhe e Dollarit Amerikan poshtë kuotës 100 lekë, përfitojnë kryesisht importuesit e mallrave të konsumit dhe importuesit e karburanteve.
29 Tetor 2023, 10:26 -
Pse Banka e Shqipërisë garanton ruajtjen e fuqisë blerëse të shqiptarëve?
Në Raportin e Qëndrueshmërisë Financiare për gjashtëmujorin e parë janar-qershor 2023, të publikuar më datë 5 tetor, Banka e Shqipërisë vlerëson se veprimtaria e sektorit bankar u zhvillua në mënyrë të qëndrueshme, ku vlerat nominale të zërave kryesorë të bilancit u ndikuan nga efekti pakësues i rritjes së kursit të këmbimit të lekut.
26 Tetor 2023, 09:19 -
Normat e interesit të kredive për shtëpi në lekë prekin nivelin më të ulët në më shumë se një vit
Normat e interesit të kredive për shtëpi në Lekë pësuan përsëri rënie në muajin gusht. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit për kreditë e reja në Lekë gjatë muajit gusht zbriti në 3.89%, nga 4.04% që kishte qenë në muajin korrik.
24 Tetor 2023, 07:30 -
Përjashtimet tatimore sjellin më shumë kosto se përfitime, BB: Mbështetja e bizneseve dhe familjeve në nevojë të mos bëhet me heqje taksash
Favorizimet e bizneseve përmes lehtësimit në taksa, kanë më shumë kosto për buxhetin e shtetit se sa përfitime. Për këtë arsye Banka Botërore i sugjeron Ministrisë së Financave të heqë dorë nga përjashtimet tatimore në paketën e re fiskale dhe bizneset apo shtresat në nevojë ti mbështesë me skema të tjera financiare
20 Tetor 2023, 15:55 -
Rritet kërkesa për kredi! Bizneset marrin hua për investime, qytetarët për shtëpi
Kriteret e dhënies së kredisë për individët u lehtësuan në tremujorin e tretë të vitit, duke bërë që kërkesa për kredi të rritet. Sipas Bankës së Shqipërisë, qytetarët po marrin më shumë kredi për blerje shtëpie, ndërsa bizneset po investojnë më shumë. Ndërkohë normat e rritura të interesit po frenojnë disa sipërmarrje të marrin kredi.
20 Tetor 2023, 14:10 -
Bizneset po marrin borxh tek të huajt e familjarët! Banka e Shqipërisë: Normat e larta të interesit po ulin kërkesën për kredi
Për shkak të normave të larta të interesit, bizneset po ulin kërkesën për kredi nëpër banka, dhe për të mbuluar nevojat po marrin borxh tek shtetas të huaj dhe tek familjarët. Banka e Shqipërisë thotë se, bankat janë burimi i katërt i financimit të bizneseve.
13 Tetor 2023, 13:56 -
Mete me zyrtarët e lartë të BB dhe FMN: Ekonomia shqiptare tregoi rezistencë, iu kthye shpejt rritjes
Këtë javë zhvillohen takimet Vjetore të Bankës Botërore (BB) dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) që po mbahen në Marrakesh, Marok. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete kryeson delegacionin e përbashkët me Bankën e Shqipërisë
12 Tetor 2023, 15:54 -
Inflacioni dhe normat e interesit rrisin kreditë e këqija! BSH: Situata mund të përkeqësohet prej kostove të shtuara të jetesës
Megjithëse kreditë me probleme për shkak të inflacionit dhe normave të larta të interesit, u rritën lehtë në muajin gusht, Banka e Shqipërisë thotë se situata mund të përkeqësohet edhe më tej prej kostove të shtuara të jetesës dhe rënies së fuqisë paguese të kredimarrësve.
10 Tetor 2023, 16:42 -
Çmimet e larta ulin fuqinë paguese të familjeve! BSH: 37% e tyre marrin boxh për konsum
Çmimet e larta dhe rritja e kostove të jetesës, ka përkeqësuar gjendjen financiare të familjeve, të cilat kanë marrë më shumë borxhe për konsum. Një vrojtim i bërë nga Banka e Shqipërisë nxjerrë në pah se shumica e familjeve me të ardhura deri në 50 mijë lekë, kanë ngarkesën më të lartë me borxh dhe se fuqia e tyre paguese është përkeqësuar
8 Tetor 2023, 20:27 -
BSH rregullore për monitorimin e kredive për pasuri të paluajtshme, eksperti Danaj: Do sjellë uljen e çmimeve të apartamenteve
Eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj i ftuar në “Studio Live” tha se rregullorja e Bankës së Shqipërisë “Për raportimin e të dhënave, identifikimin dhe monitorimin e treguesve mbi kredidhënien dhe investimet për prona të paluajtshme” do sjellë ulje të çmimeve të apartamenteve.
6 Tetor 2023, 19:03 -
Çmimet e apartamenteve po rrisin kërkesën për kredi/ BSH miraton rregulloren për të monitoruar kredidhënien për pasuri të paluajtshme, përbën rrezik
Përballë çmimeve të larta të banesave qytetarët po ju drejtohen gjithnjë e më shumë bankave për të marrë kredi. Por ekspozimi i bankave duke dhënë shumë kredi për sektorin e pasurive të paluajtshme mund të kufizohet nga banka e Shqipërisë nëse bie fuqia paguese e qytetarëve ose e bizneseve. Këtë e ka parashikuar në një rregullore të miratuar posaçërisht për kreditimin e sektorit të pasurive të paluajtshme.
5 Tetor 2023, 14:58 -
Forcimi i lekut, Sejko: S’ndërhyjmë, po frenohet inflacioni! Duhet kujdes, zhvlerësimi i monedhave do vazhdojnë
Banka e Shqipërisë ka lënë të pandryshuar normën bazë të interesit, ndërkohë që pret ulje të inflacionit në 3% në mesin e vitit të ardhshëm. Guvernatori Gent Sejko në konferencë tha se luhatjet në kursin e këmbimit do vazhdojnë po banka nuk do ndërhyjë pasi forcimi i lekut po mban në kontroll inflacionin
4 Tetor 2023, 17:23 -
Banka e Shqipërisë: Bie me 2.4% besimi në ekonomi! Konsumatorët shqiptarë pesimistë për blerje të mëdha
Besimi në ekonomi në vend shënon rënie edhe për muajin shtator për shkak të përkeqësimit të treguesve në sektorin e ndërtimit dhe në atë të shërbimeve dhe tregtisë. Konsumatorët janë pesimist për blerjet e mëdha dhe situatën aktuale të ekonomisë
2 Tetor 2023, 20:44 -
Depozitat me afat në lekë, në rënie për të dhjetin vit radhazi
Depozitat me afat në lekë po vazhdojnë edhe këtë vit rënien, për të dhjetin vit radhazi. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit korrik vlera e këtij segmenti të depozitave zbriti në 200.4 miliardë lekë, në rënie me 4.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
2 Tetor 2023, 07:14