-
1 vit nga tërmeti/ Opozita akuza qeverisë, Basha: Do t'u japim të prekurve atë që meritojnë! Kryemadhi: Shqipëria pati një përballje katastrofike
Kryetarët e partive opozitare, në 1 vjetorin e tërmetit tragjik të 26 nëntorit të kaluar ku humbën jetën 51 persona, kanë hedhur akuza kundrejt qeverisë, e cila sipas tyre ka lënë në "qiell të hapur" shumë familje të dëmuara.
26 Nëntor 2020, 13:25 -
Humbën nënën dhe djalin nga tërmeti, Basha në familjen e Bujar Çukës! Vajza: Kërkoj drejtësi, s'jam e zonja të shkoj sipër te varrezat e tyre (VIDEO)
Në 1 vjetorin e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, Kryetari i PD Lulzim Basha ishte sot në familjen e Bujar Çukes në Thumane. 1 vit pas tërmetit dhimbja e familjes Çuka që humbi nënën dhe djalin në këtë tragjedi është e madhe. Vajza e shtëpisë ka delaruar se kërkon drejtësi për nënë e vëllain e saj, duke kërkuar që të ndëshkohen sipas saj personat përgjegjës.
26 Nëntor 2020, 13:12 -
Nisi sot në Ndroq ndërtimi i 74 shtëpive ku do strehohen 350 banorë të dëmtuar nga tërmeti! Veliaj: Shqipëria ringrihet edhe më e fortë
Teksa ishte i pranishëm mëngjesin e sotëm nga Njësia Administrative Ndroq, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri me dije se 350 banorë të cilët mbetën të pastrehë nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, do të sistemohen në një lagje të re, të urbanizuar, me shtëpi të reja.
26 Nëntor 2020, 13:04 -
Tërmeti shoi familjen Lala/ I afërmi: Kudo që shkelim kemi kujtime të këqija! Nuk kthehemi më në Durrës...fëmijës nuk ia kemi përmendur fare (VIDEO)
8 pjesëtar të familjes Lala humbën jetën nga tërmeti tragjik në Kënetë të Durrësit. I afërmi, Blerim Lala shprehet se 2019 për ta ishte një vit i zi që nuk do e harrojnë dot. Mes lotëve që nuk i mbajti dot, Lala tha se nuk do të kthehen më në Durrës, pasi aty kanë kujtime shumë të këqija.
26 Nëntor 2020, 12:35 -
Durrësi 1 vit pas tërmetit! 600 familje u rikthyen në banesa! Sako: Brenda 6 muajsh ndërtohen 35 pallate të reja
Një vit pas termetit të 26 nëntorit, sfida mbetet ende e madhe për Bashkinë e Durrësit. Kryebashkiakja Sako në një intervistë tha se aktualisht 600 familje janë sistemuar, pra kanë dalë nga skema e bonusit.
26 Nëntor 2020, 12:04 -
Tërmeti/ Veliaj për Report Tv: 70% e familjeve në fshat janë akomoduar! Në qytet na duhet 1 vit kohë, COVID-i na pengoi! Injorojmë ato që u shtuan me 4 vila
Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj në një intervistë për Report Tv tha se në fshatrat e Tiranës janë akomoduar 70% e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit ndërsa tha se COVID-i vonoi procesin e rindërtimit dhe se duhet 1 vit kohë për strehimin e banorëve të prekur në Tiranë.
26 Nëntor 2020, 11:58 -
Varhelyi: BE në krah të Shqipërisë në procesin e rindërtimit
Një vit pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin tonë, atë e ka rikujtuar edhe komisioneri Evropian për Zgjerimin Olivier Varhelyi.Varhelyi me anë të një postimi theksoi edhe njëherë mbështetjen që BE, i ka dhënë Shqipërisë në procesin e rimëkëmbjes.
26 Nëntor 2020, 11:56 -
-
Soreca publikon videon nga tërmeti: Sot kujtojmë viktimat dhe solidaritetin e BE! Tani të punojmë për të ndërtuar së bashku
Ambasadori i BE, Luigi Soreca një vit pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit të vitit 2019, ka publikuar një video dhe shkruan se të gjithë kujtojnë 51 viktimat dhe solidaritetin e BE.Ndërkaq ai thekson se tani është koha për të punuar dhe për të rindërtuar së bashku.
26 Nëntor 2020, 11:33 -
Kryemadhi me akuza: 1 vit pas tërmetit, familjet që mbijetuan janë lënë rrugëve! Shqipëria pati një përballje katastrofike
Ashtu sikurse kanë bërë disa politikanë, edhe Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në 1 vjetorin e tërmetit tragjik të 26 nëntorit e ka kujtuar këtë ditë duke thënë se humbja e 51 jetëve tronditi zemrat e shqiptarëve.Por nga ana tjetër ajo nuk ka ndalur akuzat ndaj qeverisë duke thënë se ende sot, 1 vi
26 Nëntor 2020, 11:25 -
'Babi më ndihmo të dal...!' 'Fundi i botës', dhimbja e papërshkrueshme e Ajetit që humbi familjen 1 vit më parë (VIDEO)
Tërmeti i mori familjen Ajet Meçajt, qytetarit nga Durrësi i cili rrëfen ekskluzivisht për Report Tv fatkeqësinë e asaj nate. Histori dhe kujtime që nuk do t’i shlyejë kurrë nga kujtesa për Rozën bashkëshorten, vajzën e tij Dienën dhe Ejselen mbesën 8-vjeçare.
26 Nëntor 2020, 11:17 -
Humbi 3 fëmijët, gruan dhe nusen e djalit/ Albert Cara për Report Tv: Ishte vendim i Zotit, i kam në memorie të gjitha....fjalët 'magjike' që thotë për 3 engjëjt e tij (VIDEO)
Të gjitha ato momente tragjike nga tërmeti i 26 nëntorit, i ka të fiksuara në memorie. Ai ishte i vetmi nga familja e tij që ia doli të mbijetoni, teksa humbi 7 anëtarë nga familja e tij, por nuk është i mërzitur me fatin e tij, e ka pranuar si vullnet të Zotit. Për mikrofonin e Report Tv,
26 Nëntor 2020, 11:10 -
SPECIALE/ Çfarë është bërë me rindërtimin deri më sot një vit nga tërmeti tragjik? (VIDEO)
Në një vit rindërtim pas tërmetit tragjik të nëntorit janë hedhur 530 milionë euro në projekte, nga të cilat 260 milionë euro janë donacionet e ndërkombëtarëve dhe mbi 267 milionë euro të buxhetit të shtetit. Brenda këtij viti janë rreth 1 mijë familje që do të hyjnë në banesat e tyre të reja, ndërsa 1200 familje vijojnë të jenë në çadra.
26 Nëntor 2020, 11:04 -
-
Tërmeti/ Xhaçka: U ringritëm edhe më të fortë se më parë
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka kujtuar sot tërmetin tragjik të 26 nëntorit që mori 51 jetë njerëzish.Ajo shkruan se jemi ringritur më të fortë se më parë."U ringritëm edhe më të fortë se më parë. I paharruar kujtimi i viktimave të 26 nënt
26 Nëntor 2020, 10:59 -
Veliaj kujton tragjedinë e një viti më parë: Të brishtë në fatkeqësi, të fortë në ringritje ne, shqiptarët e bashkuar
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka përkujtuar përmes një postimi 1-vjetorin e tërmetit fatkeq të 26 nëntorit 2019.Veliaj shkruan se parë tërmeti fatal provoi brishtësinë tonë njerëzore, por që shqiptarët ditën të ngrihen edhe më të fortë.
26 Nëntor 2020, 10:49 -
'Nëse kam me vdek, të vdes!' Historia e familjes që i 'ndau' tërmeti...Gjyshja në shtëpinë e dëmtuar, të tjerët në çadër
Edhe pse ka kaluar një vit nga tërmeti i 26 nëntorit, për familjen Murati në Fushë-Milot të Kurbinit, çadra është ende streha e vetme e tyre. Kryefamiljarët Tahir dhe Dëshira tregojnë se kushtet në të cilat ato jetojnë janë mjaft të vështira, teksa shpresa se shtëpia e tyre do të ndërtohet ka humbur.
26 Nëntor 2020, 10:46 -
Të gjakosur, dëmtime në kokë, e këmbë për t’ia ‘mbathur’ lëkundjeve...Mjeku i ‘tërmetit’ rrëfen tragjedinë e 26 nëntorit (VIDEO)
Në një rrëfim për Report Tv, mjeku i qendrës shëndetësore të Fushë-Krujës, rrëfen momentin e parë kur teksa ishte në detyrë ndjeu lëkundjet e fuqishme të tërmetit të 26 nëntorit. Teksa na tregon për pritjen njëra pas tjetrës të rasteve me dëmtime, mjeku Isuf Balliu thotë se nuk do ta harrojë kurrë dramën që shkaktoi ai tërmet.
26 Nëntor 2020, 10:38 -
Report Tv në shkollën e parë të rindërtuar në Durrës! Nxënësit flasin për rrugëtimin e vështirë drejt godinës së re (VIDEO)
“Neim Babameto” është e para shkollë, nga 3 të rindërtuara në Durrës që u pas tërmetit shkatërrus së 26 nëntorit. Sot e gjejmë të transformuar, ndërsa nxnësit na shprehin emocionet e rikthimit në bankat e shkollës së tyre pas peripecive t ëmësimit me turne në godina të tjera.
26 Nëntor 2020, 10:25 -
'S'ka më fëmijë me qa për nënën, s'ka më nënë me qa për fëmijët'...dedikimi prekës për anëtarët e familjes Cara
Tërmeti i 26 nëntorit në Thumanë shoi familjen Cara. 5 persona, Fatmira, Almiri, Stela, Erisa dhe Hasani gjetën vdekjen nën rrënoja. Të afërmit e tyre kanë bërë një dedikim prek&eu
26 Nëntor 2020, 10:20