-
Dështon seanca e parë për inceneratorin e Elbasanit, mungojnë 2 avokatë! Shtyhet për më 7 prill
Seanca e parë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për inceneratorin e Elbasanit ka dështuar në themel. Shkak u bë mungesa e dy avokatëve, përkatësisht i Etleva Kondit, e cila ishte e pranishme, por kërkoi të ishte i pranishëm edhe avokati që ndodhej jashtë Shqipërisë ë, dhe avokati i kompanisë "Albtek Energi shpk".
30 Mars 2023, 10:26 -
Pjesë e grupit kriminal që dërgonin emigrantët me viza false për 10 mijë euro në SHBA e Britani, arrestohet 54-vjeçari në Tiranë! I dënuar nga GJKKO me 7 vite burg
Një 54-vjeçart është arrestuar nga Polciia, i cili është i dënuar nga GJKKO me 7 vjet e 4 muaj burgim pasi ndihmonte emigrantët që me pasaporta false të shkonin në Angli dhe Amerikë.
29 Mars 2023, 13:15 -
Apeli i GJKKO rrëzon Arben Ahmetajn, kontrolli në vilën e bashkëjetueses së tij është i rregullt! Ish-zv. Kryeministri pretendoi se ishte i paligjshëm
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka refuzuar ankimimin e Arben Ahmetajt për kontrollin e banesës së bashkëjetueses së tij. Përmes këtij vendimi Apeli e konsideron të rregullt kontrollin e para 20 ditësh ndërkohë që duket mbetet në fuqi sekuestroja që i është vendosur banesës.
29 Mars 2023, 11:13 -
Dosja 'Gërdeci'/ Shtyhet sërish seanca paraprake për Mediun! GJKKO s'pranon familjarët e viktimave si palë në çështje
Për të dytën herë radhazi është shtyrë sërish seanca paraprake në GJKKO për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Seanca paraprake do të zhvillohej sot për të vendosur nëse çështja e Gërdecit do të kalojë ose jo për gjykim, por gjykata nuk ka pranuar që familjarët e viktimave të jenë palë në këtë proces.
23 Mars 2023, 11:24 -
Merrte ryshfet për t’u mundësuar ish-pronarëve kompensimin e pronave, GJKKO lë në burg ish-punonjësin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave
GJKKO (Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar), ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për ish-inspektorin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave Ilir Kapetani, i arrestuar për korrupsion. Ai doli këtë të mërkurë para gjykatës së Posaçme ku mohoi akuzat e bëra ndaj tij.
22 Mars 2023, 12:52 -
Koka e grupit të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Danimarkë, GJKKO dënon më 13 vite e 6 muaj burg Jetmir Kastratin
Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici), kreu i një grupi kriminal që merret më trafikim të lëndëve narkotike në Danimarkë, është dënuar nga GJKKO me 13 vite e 6 muaj burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar i padehuri është dënuar përfundimisht 9 vjet burgim, dënim të cilin duhet ta vuajë në burg të sigurisë së lartë
21 Mars 2023, 11:26 -
Rrëmbimi dhe vrasja Jan Prengës, Apeli i GJKKO konfirmon dënimin burg përjetë për kopshtarin e kompleksit ‘Golden’, Festim Bexhdilit
Festim Bexhdili, ish kopshtar i Kompleksit ‘Golden’ do të mbetet në burg përjetë. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la sot në fuqi vendimin e “Shkallës së Parë” për Bexhdilin si i përfshirw në pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengws.
20 Mars 2023, 15:41 -
Ankimimi i familjarëve për sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, ‘Apeli’ lë në fuqi vendimin për sekuestrimin e pasurive të të shumëkërkuarit
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për të shumëkërkuarin, Ervis Martinaj edhe pas ankimimit të vendit nga familjarët e tij.
20 Mars 2023, 11:35 -
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, rifillon në Gjykatën e Posaçme gjykimin për Dritan Rexhepin dhe 6 të akuzuar të tjerë
Në Gjykatën e Posaçme ka rifilluar gjykimi pas një vit pezullimi për shkak të mosmarrëveshjes të të pandehurve, Dritan Rexhepi i arrestuar në Ekuador, Gentian Funiqi arrestuar në Spanjë, Geraldo Martini, Aldo Majnishta, Martin Bleta, Korado Gështenja e Artan Docaj, të akuzuar si grup i strukturuar kriminal për rrëmbimin e Jan Prengës.
17 Mars 2023, 14:46 -
EKSKLUZIVE/ Autori i vrasjes së Behar Sofisë, Ernejt Shyti dëshmon në GJKKO: Porositësit do më paguanin 500 mijë euro për një vrasje tjetër në Gjermani! Paratë do m’i jepte ‘Bajlozi’
Në dëshminë e tij disi të cuditshme në gjykatë, autori i vrasjes së Behar Sofisë në 2021, Ernejt Shyti thotë se një person me nofkën “Bajlozi” do ti jepte 500 mijë Euro për të bërë një vrasje në Gjermani.
16 Mars 2023, 12:05 -
U kap me 324 kg kokainë në Portin e Durrësit, shoferi i kamionit dënohet me 12 vite burg! Përfiton gjykim të shkurtuar, do vuajë vetëm 8 vite
Gjykata e Posaçme dënon me 12 vite burg Nazif Ajrofskit, maqedonasin që u arrestua në vitin 2021 për sasinë 324 kg kokainë të kapur në Portin e Durrësit, shofer i kamionit.
12 Mars 2023, 15:38 -
-
Sot seanca paraprake për Mediu në GJKKO për Gërdecin, familja Durda paraqitet në gjykatë
Zamira Durda dhe Feruzan Durda, të cilët humbën djalin e tyre 7 vjeçar në shpërthimin e Gërdecit ka mbërritur sot në gjykatës, ku po mbahet seanca paraprake për ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun sa i takon dosjes së ‘Gërdecit’. Gjyqtarja, Irena Gjoka do të vendosë nëse do t&e
8 Mars 2023, 13:13 -
Do të shkojë për gjykim dosja 'Gërdeci'? Shtyhet për më 23 mars seanca paraprake në GJKKO për Mediun! Mungojnë prokurorët
Është shtyrë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit seanca paraprake për ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun sa i takon dosjes së ‘Gërdecit’. Prokurorët e çështjes munguan dhe Gjyqtarja, Irena Gjoka caktoi datën 23 mars për të marrë një vendim nëse do të kalojë çështjen për gjykim. Avokatët kërkojnë pushimin e çështjes, por në rast se çështja nuk pushohet, avokatët do të kërkojnë gjykim të shkurtuar
8 Mars 2023, 11:10 -
-
Apeli i GJKKO konfiskon përfundimisht pasuritë e të fortit të Beratit, kalojnë në pronësi të shtetit 3 apartamente, 2 ndërtesa dhe 3 sipërfaqe truall
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka vendosur konfiskimin përfundimtar të pasurive të Edison Çobo një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Apeli i GJKKO i ka konfiskuar përfundimisht Çobos, i cili njihet ndryshe edhe si i forti i Beratit, 8 pasuri, 3 apartamente 2 ndërtesa dhe 3 sipërfaqe truall.
6 Mars 2023, 14:48 -
-
Dosja 'Gërdeci'/ Në 8 mars mbahet seanca paraprake në GJKKO për Mediun! Vendoset nëse çështja do të kalojë për gjykim
Në 8 mars në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit do të mbahet seanca paraprake për ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun sa i takon dosjes së ‘Gërdecit’.
1 Mars 2023, 12:45 -
Apeli i GJKKO shton dënimin e ish kreut të Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe duhet të rikthehet në burg për 1 vit! Fajtor edhe për shkelje të barazisë në tendera
Apeli i GJKKO shton dënimin e ish kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, duke e shpallur fajtor atë edhe për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Më parë nga shkalla e parë Tushe ishte dënuar vetëm për shpërdorim detyre dhe lejim të ndërtimeve pa leje, kur u dënua me 2 vite e 4 muaj burg.
1 Mars 2023, 10:57 -
Trafikonin makina të vjedhura nga Kosova drejt Shqipërisë, GJKKO kalon për gjykim dosjen e grupit kriminal! 7 të pandehur, mes tyre 3 punonjës policie
Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen e 7 të pandehurve të akuzuar për trafik të mjeteve motorike nga Kosova. Mes të pandehurve janë edhe 3 punonjës policie, përkatësisht Vojsava Doda, Endi Ahmetaj, Ftari Braha.
28 Shkurt 2023, 10:51