-
Raporti/ Alqi Bllako afera me tendera si drejtor i Agjencisë së Ujësjellës-Kanalizimeve, 220 mijë USD për punë të pakryera, favorizime dhe procedura me shkelje të rënda
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar abuzime të rënda në Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve gjatë kohës kur drejtohej nga ish deputeti Alqi Bllako që u arrestua me urdhër të SPAK-ut
23 Qershor 2022, 18:59 -
Përfitoi rreth 15 milionë lekë nga inceneratori i Fierit, Apeli i GJKKO lë në burg Alqi Bllakon! Kërkoi masë më të lehtë sigurie
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako do të mbetet në burg. Apeli i GJKKO vendosi sot konfirmimin e vendimit të shkallës së parë për masën e sigurisë 'arrest me burg' për ish-deputetin, duke ia rrëzuar kërkesën Bllakos.
14 Maj 2022, 11:22 -
Në burg se akuzohet se përfitoi 15 mln lekë nga Inceneratorët, Alqi Bllako depoziton në Apelin e GJKKO kërkesën për lirim: S’kam rrezikshmëri dhe nuk i shmangem hetimit
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako i cili ndodhet në burg se akuzohet se ka përfituar 15 mln lekë për shkak të shkeljeve për Inceneratorin e Fierit, ka depozituar sot në Apelin e GJKKO kërkesën për ndryshimin e masës së arrestit.
18 Prill 2022, 12:35 -
Akuzohet se përfitoi 1.2 mln euro në inceneratorin e Fierit, Lefter Koka dëshmon në SPAK: Kam zbatuar të gjitha procedurat, gjejini ju se të kujt janë shoqëritë që kanë marrë lekët
Ish ministri Lefter Koka ka dëshmuar në SPAK lidhur me inceneratorin e Fierit, në të cilin akuzohet se ka përfituar 1.2 mln euro. Koka tha se nuk ka asnjë lidhje me këtë aferë, se ai i ka zbatuar të gjitha procedurat dhe se nuk ka përfituar asgjë nga shoqëritë e inceneratorit të Fierit pasi nuk i njeh.
15 Prill 2022, 09:24 -
Afera me inceneratorët, Alqi Bllako 2 orë në SPAK: S'kam pasur rol vendimmarrës, thjesht kam përcjellë shkresën te Këshilli i Ministrave! Nesër pyetet Lefter Koka
Pas 2 orësh, SPAK ka përfunduar marrjen në pyetje të ish-deputetit socialist Alqi Bllako, lidhur me aferën 4.9 mln euro me inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit. Në dëshminë e tij, Bllako ka mohuar që të ketë rol vendimmarrës te inceneratorët, duke thënë se detyra e tij ka qenë vetëm të përcjellë shkresën për miratim te Këshilli i Ministrave.
14 Prill 2022, 11:08 -
Lefter Koka mbetet në burg, Gjykata e Lartë i refuzon rekursin! Akuzohet se përvetësoi rreth 5 mln euro nga inceneratorët në Elbasan dhe Fier
Ish ministri Lefter Koka do të mbetet në burg! Gjykata e Lartë i ka refuzuar rekursin për tu liruar nga masa e sigurimit 'arrest me burg' pas akuzave për aferën 3.7 milionë euro për çështjen e inceneratorit të Elbasanit. Ai u la në burg nga apeli i GJKKO më 25 shkurt.
4 Prill 2022, 11:17 -
Vakanca nga dorëheqja e Alqi Bllakos, KQZ i jep zyrtarisht mandatin Pandeli Majko
Ditën e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kaluar mandatin e deputetit Pandeli Majkos. Që nga ky moment, Majko është zyrtarisht deputeti i Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërisë, duke plotësuar vakancën e krijuar nga Alqi Bllako, tashmë i arrestuar për dosjen e inceneratorit të Fierit.
4 Prill 2022, 10:56 -
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre për aferën e Inceneratorit të Fierit, GJKKO lë në burg Alqi Bllakon! Avokati: Vendim i padrejtë! Ish-deputeti shiti gjysmën e pronave para se të linte mandatin
Gjykata e Posaçme la në arrest me burg ish-deputetin Alqi Bllako që u filmua me pranga në duar teksa doli nga seanca me dyer të mbyllura. Avokati tha se Bllako nuk ka lidhje me aferën e inceneratorëve pasi nuk i ka prodhuar ai dokumentet e shpronësimit por thjesht i ka përcjellë aktet qeverisë për kontratën koncensionare.
2 Prill 2022, 11:02 -
Arrestimi i ish-deputetit Alqi Bllako dhe përplasja me armë në Elbasan mes Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit, Gledis Nano takim me Arben Krajën në SPAK
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, po zhvillon një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, në ambientet e SPAK. Burime nga policia pohojnë se takimi ka në fokus bashkëpunimin dhe diskutimin mbi ngjarjet e fundit, përfshirë edhe arrestimin e ish-deputetit Alqi Bllako. Ky i fundit do të dalë sot para GJKKO, ku do të njihet me masën e sigurisë. Fokus diskutimi është edhe ngjarja e datës 29 mars në Papër të Elbasanit, Ku Nuredin Dumani tentoi t'i bënte atentat Talo Çelës, por mbeti vetë i plagosur.
2 Prill 2022, 10:15 -
Në hetime kanë dalë emra të tjerë të pa përmendur në komisionin e inceneratorëve! Kush është personazhi misterioz që përmendi Lorenc Vangjeli?
Një ditë para se SPAK të lëshonte urdhër-arrestin për deputetin socialist Alqi Bllako, analisti Lorenc Vangjeli, në studion e Kontrast, përballë ministres Elisa Spiropali, e paralajmëroi këtë ngjarje në studion e ‘Kontrast’. Por këtë të premte, Vangjeli tha se të tjerë personazhe mund të përballen me drejtësinë për çështjen e ‘Inceneratorëve’.
1 Prill 2022, 19:55 -
Rasti i Bllakos/ Hajdari: T’i ikim mentalitetit lindor, arrestimi nuk nënkupton fajësim! Presidenti i ri? Kandidat konsensual, dialogu të bëhet mbi tavolinë dhe jo nëpër ferra
Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari tha për ‘Kontrats’ në Report TV se organi i akuzës duhet të jetë shumë i kujdesshëm kur kërkon në Gjykatë urdhër-arreste për një qytetar. Sipas Hajdarit, kërkesa duhet të shoqërohet me prova të forta, por edhe me verifikim mbi pasuritë dhe paratë e personit që kërkon të vihet nën pranga. Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari tha se pasuesi i Metës në Presidencë duhet të jetë një figurë konsensuale.
1 Prill 2022, 18:55 -
Arrestimet për Inceneratorët, Xhixho në Report TV: Drejtësia ka vepruar me vonesë, hetimi i SPAK të shtrihet deri në kupolën qeverisëse
Afera e Inceneratorëve ka çuar pas hekurave një ish-ministër dhe një ish-deputet, por për nënkryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, drejtësia ka vepruar me vonesë. E ftuar në Report Tv, Xhixho thotë se hetimet e SPAK nuk duhet të mbeten në nivel dytësor, por të shtrihen deri në kupolën qeverisëse.
1 Prill 2022, 17:43 -
KQZ nis procedurat për zëvendësimin e Alqi Bllakos, Pandeli Majko drejt Kuvendit! Procedura që do ndiqet
Me largimin e Alqi Bllakos për shkak të arrestimit të tij nga SPAK për afera korruptive me inceneratorët, KQZ do të marrë në shqyrtim rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit, për të përcaktuar emrin e kandidatit që fiton mandatin nga lista shumëemërore. Kandidati pasardhës rezulton të jetë Pandeli Majko, i renditur i 19-ti në listën me 8785 vota të fituara nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
1 Prill 2022, 12:42 -
Inceneratorët/ Alqi Bllako i arrestuar, policia Tiranë: U vetëdorëzua mbrëmë! SPAK sqaron: Vendimi i gjykatës u ezekutua në 3:30 të mëngjesit, policia u njoftua 12 orë më herët
Zbardhet 'misteri' se ku ndodhet ish-deputeti Alqi Bllako, për të cilin GJKKO, caktoi masën ‘arrest me burg’ për aferën e inceneratorit të Fierit. Një ditë pas lajmeve që shkuan deri në dyshimet e një arratisje të mundshme, Policia thotë se ish-deputeti është vetëdorëzuar dhe ka qenë në Drejtorinë e Tiranës prej mbrëmjes së 31 marsit. Ndërsa Prokuroria e Posaçme SPAK thotë se vendimi i masës së arrestit u ekzekutua nga policia në orën 03:30 të mëngjesit të 1 prillit.
1 Prill 2022, 07:35 -
Ish-deputeti Alqi Bllako në kërkim, Kryemadhi: Qytetarët presin drejtësi, jo regji me qeveritarë në arrati
Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur ish-deputetin në kërkim, Alqi Bllako, për aferën e incereratorëve. Kryemadhi shkruan se qytetarët presin drejtësi e jo regji me qeveritarë të cilët ndodhen në arrati.
31 Mars 2022, 23:39 -
Debate për Bllakon/ Tabaku: Kërkoni ndjesë! Spiropali: Foli reforma në drejtësi! Alibeaj: Jeni në sëkëlldi, mbylleni gojën! Ahmetaj: Silleni si inkuizitor populist
Lënia e mandatit nga Alqi Ballko pas kërkesës për arrestimin e tij nga SPAK të përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit, ka shkaktuar debate në kuvend.
31 Mars 2022, 12:36 -
Arrestohet Alqi Bllako! SPAK: Kompania që ndërtoi inceneratorin e Fierit i pagoi 15 mln lekë ryshfet përmes babait të tij! Akuzohet për korrupsion e shpërdorim detyre
Për ish-deputeti socialist, Alqi Bllako është marrë masa e 'Arrest me burg' nga GJKKO, i vënë në akuzë për aferën në inceneratorin e Fierit. Vendndodhja e deputetit është ende mister pasi askush prej palëve nuk jep një version të saktë. Bllako akuzohet nga SPAK se kompania që ndërtoi inceneratorin e Fierit i pagoi 15 mln lekë ryshfet përmes babait të tij
31 Mars 2022, 11:16 -
SPAK kërkon arrestimin e Alqi Bllakos për aferën e inceneratorëve, Rama: Përgjigje për ata që nuk besonin në Reformën në Drejtësi! Përgjegjësia individuale
Kërkesën e SPAK për arrestimin e Alqi Bllakos lidhur me aferën e inceneratorëve, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një përgjigje e qartë për të gjithë ata që nuk besonin në një Reformë në Drejtësi. Në aspektin njerëzor, Rama u shpreh se ndjen keqardhje, por në nivelin e detyrës sheh rezultatet e asaj që është bërë në Reformën në Drejtësi
30 Mars 2022, 17:13 -
Afera e inceneratorëve/ Alqi Bllako dorëzon zyrtarisht shkresën për lënien e mandatit! Kuvendi njofton SPAK! Hapet rruga për arrestimin! PD-Kuvend përplasen për procedurat
Alqi Bllako ka dorëzuar zyrtarisht mandatin e deputeti, pasi Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka kërkuar arrestimin e tij, lidhur me aferën e inceneratorëve. Në Kuvend ka mbërritur letra e deputetit socialist që tashmë përballet me drejtësinë pa imunitet dhe ato kanë njoftuar SPAK-un, për rrjedhojë I hapet rruga arrestimit, që ditën e sotme.
30 Mars 2022, 14:38