-
Afera i inceneratorit të Fierit, GJKKO dënon me 6.8 vite burg ish-ministrin e Mjedist Lefter Koka! 2.8 vite burg për Alqi Bllakon! Dervishaj dhe 2 të tjerë të pafajshëm
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka marrë vendimin për Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe 13 të pandehurit e tjerë. Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg, ndërkohë ish- sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit Alqi Bllako do të vuajë 2 vite e 8 muaj burg
25 Shtator 2023, 08:43 -
Kuvendi përballë kërkesës për arrestimin e deputetëve, pas 2012 iu hoq imuniteti i plotë! Precedentët e mëparshëm, nga Mark Frroku e Tom Doshi tek Saimir Tahiri e Alqi Bllako
Kërkesa për mandatin e Arben Ahmetaj, ka rikthyer vëmendjen tek precedentët e mëparshëm në Kuvendin e Shqipërisë. Si ka ndodhur përballë një kërkese për arrestimin e deputetit.
10 Korrik 2023, 17:18 -
Inceneratori i Fierit, SPAK kërkon 6 vite e 8 muaj burg për Lefter Kokën! 4 vite e 8 muaj për Bllakon, 8 vite për Zoton! Kërkohet konfiskimi i pasurive
Prokuroria e Posaçme, paraqiti sot pretencën për rastin e inceneratorit e Fierit. Kërkon dënimin me 6.8 vjet burg për ish ministrin e Mjedisit. Për ish deputetin socialist, kërkon ndryshimin e akuzës, duke i rikthyer akuzën fillestare për “shpërdorim detyre” si funksionar i lartë shtetëror dhe jo si funksionar publik, gjë e cila rëndon pozitën e Bllakos. Dhe për Arben Dervishin u ndryshua akuza nga korrupsion në sektorin privat në korrupsion publik.
12 Qershor 2023, 11:22 -
GJKKO e la në ‘arrest me burg’ Vangjush Dakon, avokatët apelojnë vendimin: Mbajtja në qeli e pajustifikuar
Avokatët e Vangjush Dakos kanë nisur përgatitjen e ankimit kundër masës arrest me burg. Ata pretendojnë se ish kryebashkiaku nuk ka rrezik ikje, dhe se mbajtja në qeli është e pajustifikuar me nivelin e provave në dosje dhe kohën e veprave penale të pretenduara.
9 Qershor 2023, 15:37 -
GJKKO i caktoi masën e sigurisë, Dako transportohet në burgun e Durrësit, ku ndodhen Lefter Koka dhe Alqi Bllako të arrestuar për inceneratorët
Ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është dërguar në burgun e Durrësit, në të njëjtën paraburgim me ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka ish deputetin Alqi Bllako dhe Arben Dervishin të cilët mbahet të arrestuar pë
8 Qershor 2023, 21:00 -
Shtyhet sërish seanca për inceneratorin e Elbasanit, mungonte avokati i Klodian Zotos
Seanca për inceneratorin e Elbasanit është shtyrë sërish. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e një prej avokatëve të Klodian Zotos. I pranishëm në sallë ishte edhe ish sekretari i ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, ndërsa ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka nuk ishte i pranishëm.
8 Qershor 2023, 10:34 -
Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit, mungonin avokatët! I pranishëm në seancë edhe Alqi Bllako
Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë seanca për inceneratorin e Elbasanit. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës. I pranishëm në seancë ishte edhe Alqi Bllako.
1 Qershor 2023, 10:20 -
Afera me inceneratorin e Fierit, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për 16 të pandehur! Përfitojnë edhe Lefter Koka e Alqi Bllako
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e gjykimit të shkurtuar për 16 të pandehur për inceneratorin e Fierit, teksa gjatë seancës togat e zeza kanë vendosur rrëzimin e kërkesës së supervizorit të punimeve Arben Dervishaj dhe Regan Merdanit për shpalljen e moskompetencës nga kjo Gjykatë.
29 Maj 2023, 11:26 -
Shtyhet seanca për inceneratorin e Fierit, Lefter Koka, Alqi Ballko dhe Arben Dervishi u paraqitën për gjykim të shkurtuar
Seanca e radhës ndaj të akuzuarve për inceneratorin e fierit u shty për shkak të kërkesave të avokatëve. Megjithëse ish ministri Lefter Koka dhe Alqi Bllako u paraqitën në sallë, gjykata e shtyu procesin për në 20 maj për shkak se kërkoi kohë për të shqyrtuar pretendimet e mbrojtjes për shpalljen e moskompetencës dhe pavlefshmëri për disa prova.
22 Maj 2023, 11:07 -
Inceneratori i Elbasanit, SPAK kërkon 10 vite burg për Lefter Kokën e 4 vite për Alqi Bllakon! Nga 10 vite Zoto e Mërtiri, 7 vite për Gugalljan! Kërkohet konfiskimi i kompanive të tyre
Prokuroria e Posaçme paraqiti në gjykatë pretencën ndaj të akuzuarve për incineratorin e Elbasanit. Organi i akuzës ka kërkuar nga dhjetë vjet burg për Lefter Kokën, Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton si dhe 4 vjet heqje lirie për ish deputetin Alqi Bllako
18 Maj 2023, 10:01 -
Inceneratori i Elbasanit, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe 7 të pandehurit e tjerë
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e ish ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, ish sekretarit të kësaj ministrie Alqi Bllakos dhe 7 të pandehurve të tjerë për gjykim të shkurtuar për çështjen e Inceneratorit të Elbasanit.
5 Maj 2023, 16:54 -
Inceneratori i Fierit, GJKKO vendos kalimin për gjykim të dosjes! Të akuzuar Lefter Koka, Alqi Bllako dhe 8 të tjerë
Në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar edhe Korrupsionit ështe vendosur sot në seancë paraprake që dosja e inceneratorit të Fierit të kalojë për gjykim. Çështja ndaj Lefter Kokës, Alqi Bllakos dhe 8 të tjerëve tashmë do të gjykohet në themel.
24 Mars 2023, 11:39 -
Italiani në kërkim për inceneratorët, Ciafaglione: S’e punësova unë babanë e Alqi Bllakos, ekspertizë firmës! Borderotë i firmosja ‘letra të bardha’
Ish administratori i inceneratorit të Tiranës, Italiani Giuseppe Ciafaglione, i shpallur në kërkim nga SPAK, pretendon se i është falsifikuar firma dhe nuk e ka bërë ai punësimin fiktiv të babait të Alqi Bllakos.
24 Shkurt 2023, 16:25 -
Inceneratori i Elbasanit, nis procesi në GJKKO, nën akuzë 10 të pandehur dhe 2 kompani! S'ka vendim për 'gjykimin e shkurtuar', shqyrtohet gjatë procesit në themel
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar edhe Korrupsionit ka vendosur fillimin e gjykimit për dosjen e inceneratorit të Elbasanit, me 10 të pandehur dhe dy kompani nën akuzë. Ka qenë gjyqtarja Rudina Palloji që ka marrë vendimin, ndërkohë që është refuzuar, të paktën për momentin për t'u parë më pas në gjyqin e themelit, kërkesa për gjykim të shkurtuar të shumicës së të akuzuarve.
21 Shkurt 2023, 12:22 -
Inceneratorët, GJKKO nuk bashkon dosjet e Elbasanit dhe Fierit! Lefter Koka në seancë: Po bëj burg prej një të çmendure si Monika Kryemadhi
Në seancën paraprake që zhvillohet sot për Inceneratorin e Fierit, gjyqtarja Flojera Davidhi ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos, ndërkohë që më herët e njëjta kërkesë është rrëzuar edhe nga gjyqtarja Rudina Palloj, që po e gjykon çështjen e Elbasanit në seancë paraprake. Lefter Koka u largua me ambulanca nga GJKKO pasi pati shqetësime nga zemra.
15 Shkurt 2023, 12:07 -
Inceneratori i Elbasanit, Lefter Koka dhe Alqi Bllako kërkojnë t’u hiqen akuzat! Shtyhet seanca paraprake
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar edhe Korrupsionit ka shtyrë seancën paraprake për kalimin ose jo për gjykim të dosjes së inceneratorit të Elbasanit, me 10 të pandehur dhe dy kompani.
14 Shkurt 2023, 15:29 -
Afera me inceneratorin e Fierit, Apeli i GJKKO lë në fuqi arrestin në qeli për Arben Dervishajn, Regan Merdanin e Enver Shehin
Apeli i Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurimit arrest me burg caktuar nga Shkalla e Parë për Arben Dervishajn, biznesmeni që mbikëqyrte punimet i inceneratorit të Fierit ndërsa akuzohet se paraqiste raporte fiktive në ministritë e linjës. Dervishaj kishte Apeluar masën e GJKKO duke kërkuar ndryshimi e saj, kërkesë që u rrëzua këtë të enjte në Apel
29 Dhjetor 2022, 12:43 -
Afera me inceneratorin e Fierit, SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon
Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka mbyllur hetimet për Inceneratorin e Fierit, ndërsa u komunikuan akuzat për 21 të pandehurit, mes tyre ish-deputeti Alqi Ballko dhe ish-ministri Lefter Koka. Sipas hetimeve të SPAK, 4 milionë euro janë paguar për inceneratorin e Fierit për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit.
20 Dhjetor 2022, 10:05 -
SPAK çon për gjykim inceneratorin e Elbasanit, të pandehur 10 persona dhe 2 kompanitë! Prokuroria e Posaçme: Hetimet nuk ndalen, vijojnë për të dhënat e tjera
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për inceneratorin e Elbasan. SPAK përmes një njoftimi bën me dije se dosja e mbyllur hetimore çon për gjykim të akuzuarit Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe 2 kompanitë shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.
12 Dhjetor 2022, 16:23