-
Mamaja me COVID, vajza me simptoma, pezullohet provimi te Politekniku
Pezullohet provimi tek Politekniku, pasi një studente e Teknologjisë së Informacionit shfaqi shenja koronavirusi. Mamaja e vajzës ka rezultuar pozitive më parë, studentes do t’i bëhet tamponi për të parë nëse është e infektuar. Pas pezullimit, po shikohet mundësia që provimi të bëhet online.
29 Qershor 2020, 13:42 -
Punonjës doli pozitiv me COVID-19, dezinfektohet porti i Vlorës
Mëngjesin e sotëm është bërë dezinfektimi i portit të Vlorës për shkak të rastit pozitiv me koronavirus të zbuluar së fundmi. Personi në fjalë ishte një punonjës i ngarkim shkarkimit në port, ndërsa mësohet se e ka marrë nga të afërmit.Si rrjedhojë e ndalimit t&
29 Qershor 2020, 11:32 -
Ishte në dasmë, infektohet një grua në Kurbin, rasti i dytë në një fasoneri
Sot janë shënuar 4 raste të reja me COVID-19 në Lezhë, që janë kontakte të personave të infektuar më parë dhe nuk kemi të bëjmë me vatër të re infeksioni. Ndërsa 2 rastet në Kurbin janë një punonjëse fasonerie dhe një tjetër grua që ka marr pjesë në nj&
29 Qershor 2020, 11:03 -
I afërmi infekton punonjësin e portit në Vlorë, 13 raste të reja në Krujë
Sot në Krujë janë shënuar 13 raste të reja me COVID. Rastet janë kontakte të të prekurve të mëparshëm. Dje janë bërë rreth 30 tamponë nga ku rezultuan 13 të infektuar. Në Vlorë është regjistruar vetëm një rast sot, i cili është një punonjës porti ngarkim sh
29 Qershor 2020, 10:52 -
I infektuar me COVID, ish-mjeku i hematologjisë i intubuar te Infektivi
Në spitalin Infektiv janë 84 pacientë të shtruar, mes të cilëve 2 janë të intubuar, njëri prej tyre është Arjan Pushi 58 vjeç ish-mjek në QSUT në repartin e hematologjisë (sëmundjet e gjakut), aktualisht pedagog në universitet. Kujtojmë që reparti i
29 Qershor 2020, 10:55 -
59 viktima/ Dita e dytë radhazi me 3 humbje jete! U dërgua nga spitali privat, pacientja vdes në QSUT (64 raste të reja) një mjek i intubuar, infektohet n/ kryetarja e bashkisë Shkodër
Në 8 ditët e fundit 14 viktima/ Ministria e Shëndetësisë: Për të katërtën javë vazhdon një situatë serioze e rasteve të konfirmuara pozitive me Covid19, e atyre që kanë kërkuar shtrim në spital apo në terapi intensive. Një tjetër trend në rritje janë edhe rastet që kanë pësuar humbje jete. 64 raste të reja, 3 humbje jete, 54 të shëruar në 24 orët e fundit. Vatër e re në Pogradec, një grua në Kurbin infektohet me COVID në dasmë, problem përhapja nga fasoneritë, në Vlorë preket një punonjës i portit. Në Tiranë përhapja është komunitare, por edhe në biznese dhe institucione shtetërore.
29 Qershor 2020, 10:33 -
Apeli i fortë i mjekut Kalo: Covid-i është ulur këmbëkryq mes nesh, t'i përqendrojmë energjitë në mirëmenaxhimin e situatës
Mjeku Tritan Kalo ka dhënë një mesazh të fortë se virusi është ulur këmbëkryq në vendin tonë dhe mënyra e vetëm për ta përballuar atë është të respektojmë masat dhe t'i përqendrojmë energjitë në mirëmenaxhimin e kësaj situate.
29 Qershor 2020, 09:09 -
Mbi 10 milionë raste me COVID-19 në botë, SHBA, Brazil, Rusi vendet me numrin më të lartë të rasteve
Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe Rusia janë vendet me numrin më të lartë të rasteve në terma realë, me rekorde që arrijnë përkatësisht në 2,5 milionë, 1,3 milionë dhe 634 000 raste.
28 Qershor 2020, 20:27 -
Koronavirus, çfarë përhapet kur nuk e përdor maskën? Ja pamjet që e dëshmojnë
Një mjek amerikan ka kryer një demonstrim duke u kollitur, kënduar dhe teshtitur në pllakëzat ekzaminuese të baktereve për të parë se çfarë rezulton nga një njeri që mbrohet nga maska dhe një tjetër që nuk e vendos atë. E ka bërë këtë me dhe pa maskë të vendosur në fytyrë dhe rezultatet janë të menjëhershme, të ndryshme dhe shumë domethënëse, pavarësisht se nuk bëhet fjalë për virusin SARS-CoV-2.
28 Qershor 2020, 19:46 -
Mjeku Sallabanda kritika Ministrisë së Shëndetësisë: Spitalet s'duhet të ktheheshin në vatra infeksioni, ligj për mbajtjen e maskës me detyrim
Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda ka dhënë kritika të forta për Komitetin Teknik të Ekspertëve dhe Ministrinë e Shëndetësisë duke u renditur sipas tij disa pika se ku po gabojnë dhe se duhet të bëjnë më mirë në mënyrë që situatë të mos përkeqësohet edhe më shumë dhe Shqipëria të mos përballet me një izolim të dytë.
28 Qershor 2020, 19:02 -
Mjeku Harxhi apel qytetarëve: Sjellja individuale e rëndësishme në parandalimin e COVID-19 (VIDEO)
Nga ambientet e jashtme të spitalit Infektiv të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, mjeku i njohur shqiptar Arjan Harxhi ka apeluar për të gjithë shqiptarët kujdes me qëllim parandalimin e COVID-19.
28 Qershor 2020, 10:34 -
4 raste të reja me COVID-19 në Sarandë, zyrtari i klubit të futbollit Butrinti infekton prindërit dhe dy shokët e tij
4 raste të tjera me koronavirus janë konfirmuar mbrëmjen e sotme në Sarandë. Të 4 personat e infektuar janë kontakte të afërta të rastit të konfirmuar pozitiv të një zyrtari të klubit të futbollit, Butrinti.
27 Qershor 2020, 22:38 -
Ulet ndjeshëm numri i vdekjeve në Itali, regjistrohen 8 viktima dhe 969 të shëruar nga COVID-i në 24 orët e fundit
Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 8 viktima nga koronavirusi, për një total prej 34 716 që nga fillimi i emergjencës shëndet&eu
27 Qershor 2020, 17:43